Kulturë
Halit Bogaj: Ana Manjani
E shtune, 19.12.2009, 10:17 PM
ANA
Nga Halit Bogaj
Në vargun e disa aktoreve evropiane që arritën suksese
të jashtëzakonshme në botën filmore,bën pjesë edhe – Ana Manjani,me emrin
e së cilës është e lidhur edhe një epokë markante e filmit evro-amerikan.Ashtu
si edhe;Brizhit Bardo,Sofia Loren,Klaudia Kardinale,Gjina Llollabrixhida dhe
disa akore të tjera , edhe Ana Manjani bëri emër të shquar në kinematografinë
amerikane.Me një intelegjencë të posaçme dhe talent specifik,ajo arriti që të
bëhej shumë shpejt një aktore e shquar dhe një yll i shkëlqyer i
botës filmore edhe në suazat internacionale.Bashkë me aktoren Gjulieta Masina
krijojnë dy kulte të pavdekshme dhe dy ikona të paharruara që jetojnë
vazhdimisht në kujtimet tona.Ana Manjani ishte simbol i epokës së artë të
neorealizmit italian. Në ato vite të gjithë shkonin në kinema dhe ne u
besonim filmave të tillë ngase na përvetësonin në mënyrë të sinqertë ,duke qenë
realizime të famshme me aktorë të ndritur si Ana Manjani dhe të tjerë.Edhe Ana
ishte pjesë e një kohe dhe e një mënyre jetësore e cila interpretonte
amviset dhe femrat e rëndomta që bënin një jetë tejet të vështirë,por që ishte
edhe luftëtare e përhershme dhe rebele për një jetë më të mirë.Të rralla
janë aktoret e sotme që kishin një imixh të tillë si të Anës së pavdekshme e
cila realizonte role autentike ,të fuqishme dhe të jashtëzakonshme.Me Ana
Manjanin mahniteshin aktorë dhe regjisorë të ndryshëm që punonin me të,në mesin
e të cilëve bënte pjesë edhe Bert Llankaster me të cilin ajo luajti në filmin
”Trëndafili i tetovuar”,që ka mbetur edhe njëra ndër kryeveprat më të
fuqishme filmore. Sytë e saj të zi shpesh na bënin
përshtypje të shumta
se në vete ajo kishte dhembje të mëdha dhe të çuditshme të cilat ishin
prezente edhe kur qeshte.Çfarë ndryshimi i madh mes saj dhe aktoreve të
shumta amerikane që ishin mësuar me një jetë tjetër mondane dhe të pabrenga dhe
tek të cilat asnjëherë nuk shihnim diçka të tillë pesimiste.Ana vazhdimisht
na dukej si një vullkan i pashuar filmor që nuk kishte të ndalur dhe që
shkëlqente me talentin e saj të ndritur i cili e solli edhe në Akademinë
nacionale të arteve filmore dhe teatrore.Që ta mbante familjen e vetë të
varfër , paralelisht këndonte dhe vallëzonte edhe në lokale të natës,duke
e provuar jetën në drejtime të ndryshme gjersa bëhet edhe aktore fenomenale me
të cilën mburrej mbarë bota.Mbase edhe ato angazhime të llojllojshme
ndikuan edhe në profiliizimin e saj si aktore e përmasave kolosale, çfarë e
kishim parë rrallë herë në ekranet e mëdha.Edhepse merrte pjesë në Teatër ,Ana
nuk kishte dëshirë dhe nuk ishte e sigurtë se do të arrinte ndonjë sukses të
madh edhe në kinematografi dhe pikërisht pas filmit të parë”Skampolo”
ajo sikur ishte e dëshpëruar, prandaj edhe iu përkushtua kryesisht Teatrit.
Pasiqë ishte bërë një aktore e famshme teatrore – Ana nuk luan në film deri në
vitin 1934.Në fillim interpretonte vetëm role të dorës së dytë nga të
cilat më i suksesshmi ishte nga filmi”Tereza Venerdi”/1941/,por duhet
theksuar edhe rolin e saj mastral nga filmi”Kalorësia”/1936/.Suksesin e
saj më të madh e arrin pas luftës me filmin”Roma qytet i hapur”/1945/
për të cilin e fiton Plaketën e argjendët dhe atë të kritikëve filmorë
italianë.”Roma qytet i hapur” arriti sukses të madh edhe jasht
Italisë,me ç` rast ajo bëhet yll me përmasa ndërkombëtare,duke u ngjitur
edhe shkallëve më të larta të neorealizmit italian.Vitorio De Sika dhe
Zhan Renoar jepnin mendime superiore për yllin e lindur italian,kur De
Sika me të drejtë kishte thenë”se ajo ishte aktorja më e madhe e vendit të
tij. Renoar ishte shprehur “se ajo ishte aktorja më e famshme me të
cilën kishte punuar ndonjëherë”,duke menduar për filmin”Karroca e artë”nga
viti 1955.Se sa kishte arritur ajo të dominonte në kinematografinë italiane ,më
së miri dëshmojnë katër shpërblimet e fituara për filmat:”Deputeti dhe
Angjelina”/1947/,”Dashuria”/1948/,”Më e bukura”/51/dhe “Motra
Leticia”/1956/,të cilët i kishin realizuar regjisorët:/sipas radhës/:Luigji
Zampa, Roberto Roselini, Lukino Viskonti dhe M.Kamerini.Në kulmin e
krijimtarisë së saj në vitet `5o-ta ,shkon në Holivud për ta
provuar fatin me filmin e lartëpërmendur”Trëndafili i tetovuar”,në
regjinë e kolosit Entoni Men.Për këtë film fiton çmimin Oskar në vitin
1955,kurse për filmin e Xhorxh Cukorit”Era e egër ”/1957/, shpërblehet
në Festivalin filmor të Berlinit.Aktorja e talentuar fillon pauzimin e saj të
gjatë dhe nuk duket në ndonjë film deri në vitin 1972, kur e realizon filmin
tjetër të shquar, prapë me titullin”Roma”, në regjinë e klasikut –
Federiko Felini.Anna Magnani