E diele, 28.04.2024, 10:49 AM (GMT+1)

Kulturë

Kasam Shaqirvela: Fisit tim

E diele, 20.12.2009, 07:16 PM


Kasam Shaqirvela

FISIT TIM

Mes jehonash dhe zërash të shuar
ushtimash e bubullimash, i vetëm kalëroj,
udhëtoj ditë e natë nëpër kohë të shkuar
dhe shkeli më këmbë trojet e mia. I provoj?!
kurrë se vura nën këmbë këtë ngastër të lëvruar?
djersë-gjaku i mjellur korrë lirinë e kërkuar!
mbamendje truri dhe dija! –edhe epopeja?
nga t’bëma individësh përplot me famë
edhe gjëma fisesh përplot ndër beteja
të vjetra, të moçme edhe të reja?!
si ajo : e Trojës, e Kosovës
e Albulenës, e Kaçanikut
Fushës së Sremit , Tivarri,
atij të mallkuar varri?!
e Prekazit, a Koshares?! ....
njësoj i bien hise, kudo ndër fise
janë të shqiptarit e shqiptares!
dhe prapë un’ Tim Fisi, Tim Lisi
i këndoj si atëherë edhe tani, se
i mbetet akoma i bardhë plisi?!
bashkë me tirqit n’gajtana t’zi
që i kishte  e do i ketë përsëri
Nënë e Atë, bija e bij, për Shqiptari!
***
Lisi i Tij degë qiti shumë
fara dhe frutet botës i shkuan lumë
trungu iu trrash’ e u bë bungë
edhe kur veshi t’bukurin kostum
e shkeli s’bashku me Amerikë ?!
në kokë  kur mbante dhe rrepublikë
dhe Evropës kur i shkonte me bastun
atëherë e sot, s’iu gjet shoku kun’?!
***
E, more Fis! -ti i Lashti Fisi im?!
si tepër i përfolur nëpër histori?!
i vrarë, i prerë e prapëseprapë trim!?
rritur pa prindë;  shpeshherë jetim?
tani koha ta miklon flokun e thinjur!
a ti po e përkëdhel ëmbël n’kujtim?!
zëri i bukur s’po del veç me një tel?
çiftelia i kërkon dy, bile në akordim
edhe n‘flamur, shqipes krahët ia hap ?
madje me dy koka, a veç një trup i mba?!
njëra drejt lindjes e hedh vështrim n’agim
e tjetra syhapur ndjek yllin n’perendim?!
syri dhe mendja sa mundet i kap
njëra sheh Hënën a tjetra Diellin?
Troje e Lis po mi mbajnë n’sogjim?!
dhimbje e këngë së bashku po ecin?!
i druhem veç Veriut se po më ngecin?
***
por, ti mos e lejo rruga të t’pritet!
shkele atdheun se e ke mëmëdhe?!
Rend e mos ndal! -që fama të rritet
edhe pas vdekjesh, prapë, aty ke me le
edhe kur derdhesh botës an’ e  mbanë
s’ta ndërruan mendjen, ezan as kambanë!
një gjuhë me dy fije të lidh që në djep
t’përcjell në jetë deri sa varr s’ta’zgjidh?!
mos i lejo tjerët fatin me ta lidh(zgjidh) !!!
për nyjën në fyt bëru Aleksandër!
le të t’shohë gordiani edhe në ëndërr?!

***
as kryqi as hëna s’të ndau për mot?!
sa e keqja e ortodokse, politika sot?
derën e hapë nga mbrenda kalaja
po hyjnë me të ça për jetë e mot
ku s’hyn plumbi depërton paraja?!
mos ba sehir ti!-duarkrkryq sot?-se
at’ po e pret armiku shekullor i jot
për pak pushtet dhe pasuri krejt?!
me u pa n’pasqyrë, i qeshur n’fytyrë?!
dimri me acar papritmas troket!
lëri pra këto naze se koha po shket !
po ik karavani e ma s’na pret?!
do apo s’do, se zemra na thërret
t’i biem punës prapa, se bëhet vonë?
qëllimi është një dhe caku dihet
e sotmja për nesër nuk bën të lihet?!
ta kryejmë me kohë ne punën tonë
at’ gjë që e di dhe Gurra ndër Lis
ashtu siç thot mendja e kokës me plis
        ***
Ata që t’thuan se ta duan të mirën?
besoju vetëm nëse rrinë n’vendin e vet?!
se unë mirë e di dhe ua kuptoj dëshirën?
por, dua vet të jem zot, n’trojet e tim Et !!!
dhe nëse ata tentojnë me t’ardhë mik n’shtëpi?
dije pra ç’është politikë që brenda të vret!
Fisi Im, ti s’lejon kush veten me ta shkri ?!
Për pa u ba ai vet hi, brenda kur të’shkel’!  
t’paktën kur veç koha po e tregon vërtet
Ti, çelja udhën vetes kur tjetri ta mshel!
***
tashmë, i kaloi koha edhe e vrapit!
kuajt e bardhë n’shalim janë lidhur?!
koburet dhe shpatat varur n’degë t’Rrapit
nuk flasin më, për at’ shesh të hidhur?
vendin ua lanë mendjes edhe lapsit
urtisë e dijes dhe forcimit të hapit!
***
krrokama sorrash e korbash të zi, apo
lehje zagarësh, s’kanë vend pranë malit?!  
paralajmërojnë të keqen se janë me kubi ?
të sojit t’vet veç hungërimën e kanë?!
pra, munde dhe ti egon për hir t’idealit!
***
Thuan se “çdo bjeshë e di borën e vet”?!
Por nuk dahet në maja apo shkrepa?  
E pret pranverën edhe diellit i thërret!?
Më të fortë se një, përherë, jan’ dy vetë!


(Vota: 23 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora