Kulturë
Halit Bogaj: Amerikani në Paris
E diele, 20.12.2009, 08:53 PM

/Laureat i 6 çmimeve oskarë/
Xhin Keli dhe Lesli Karon
Nga Halit Bogaj
Edhe Amerikani në Paris është ndër filmat më të bukur të zhanrit mjuzikëll në të cilin aktrojnë, këndojnë dhe vallëzojnë actorët: Xhin Keli, Lesli Karon Oskar Levant dhe Nina Foh.
Edhe këtë film e ka raealizuar regjisori ishquar Vinsente Mineli/një specialist i madh për filmat e këtij lloji/ . Se çfarë rëndësie kishte filmi”Amerikani në Paris” tregon edhe numri i çmimeve oskarë të cilat i fitoi . Xhin Keli ,me rolin e tij fenomenal është fascinues dhe çdo lëvizje e tij nëpër skenat e filmit tregon se ai ishte një mjeshtër dhe valltar i pashoq.
“Amerikani në Paris” është një Sagë e vërtetë që i kushtohet vallëzimit dhe këndimit në film.Sidomos është e paharruar skena kur Xhin Keli dhe Lesli Karon kërcejnë 18 minuta! Edhe skenografia e filmit ishte shumë e shtrenjtë me ç’ rast baleti kishte kushtuarnjë gjysmë milion dollarë që ishte një shumë e madhe financiare për atë kohë.
Xheri Maligan/Xhin Keli/ kishte shkuar në Paris që të bëhej piktor, kurse shoku i tij Adami/ Oskar Levant/ donte të bëhej pianist.Maligan bie në dashuri me vajzën franceze Lisa/Lesli Karon/, por ajo kishte një lidhje dashurie me Henrin i cili ia kishte shpëtuar familjen gjatë luftës së Dytë botërore.
Filmi arrti sukses të madh dhe bashkë me krijimtarinë tjetër artistike ia solli Xhin Kelit Oskarin për vepër jetësore i cili u është dhënë vetëm aktorëve më të mëdhenj amerikanë.
Edhe filmi”Amerikani në Paris “ ishte një ngjarje e madhe e kohës e cila ka mbetur e skalitur si një vlerë fundamentale e artit të shtatë dhe e Kompanisë MGM si gjiganti më i madh i asaj kohe e cila krijoi vepra të rralla dhe të shpërblyera me shumë çmime oskarë.
Filmi glorifikon gëzimin jetësor se jeta duhet jetuar me të vërtetë.Vallëzimet dhe kërcimet virtuoze të Xhin Kelit kanë mbetur legjendare dhe të paharruara asnjëherë.
Në film përveç veteranit Xhin Keli shquhet edhe 19 vjeçarja Lesli Karon si një zonjushë parisiene e cila do të bëhet shumë e njohur edhe me disa filma të tjerë si”Zhizhi”,”Fani” etj.Edhe emri i saj do të shkruhet me shkronja të arta në artin filmor.Ajo i dha force dhe energji filmit si një femër e re dhe perspektive.Me debutimin e parë në këtë film tregoi se do të bëhej një aktore e shquar dhe shumë e kërkuar.
Filmat”Amerikani në Paris”,”Të këndojmë në shi” dhe”Zhizhi” i përkasin edhe epokës së artë të filmit amerikan.
Komentoni
Artikuj te tjere
Qerim Rexhaj: “Misioni Sekret” i autorit Muharrem Blakaj
Hilmi Saraçi: Vepër me vlerë për veprimtarinë humanitare dhe shëndetësore gjatë luftës
Alma Papamihali: Intervistë me sopranon Oriana Kurteshi
Kasam Shaqirvela: Fisit tim
Përparim Hysi: Ta pësosh kot?!
Halit Bogaj: Ana Manjani
Zef Mulaj: Një telefonatë në orën dy pas mesnatës
Sabit Rrustemi: Vjen një grishë prej mali (Cikël poezish)
Kostaq Duka: I panginjur për jetën (Cikël poetik)
Sami Islami: Nëna ime
Skënder R. Hoxha: Gjenealogji e familjes Demaliaj
Ndue Ukaj: Trajtat e rrëfimit orfik
Gjon Keka: Abuzimi me idealin e demokracisë
Baki Ymeri: Prezantime të reja shqiptare në gjuhën rumune
Demir Krasniqi: Dy elegji ndër perlat më të njohura të këngëve popullore shqiptare
Albina Idrizi: Sa shumë ngjajmë
Blerim Rrecaj: Për borën që ra
Alban Bala: Ngjyra mbi Det (Cikël poetik)
Arif Molliqi: Përrallë e “ Një mijë e një netëve“
Cikël poetik nga Xheladin Mjeku