Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Halit Bogaj: Amerikani në Paris

| E diele, 20.12.2009, 08:53 PM |


TRE FILMA/ 1/AMERIKANI NË PARIS/1951/   

/Laureat i 6 çmimeve oskarë/

Xhin Keli dhe Lesli Karon

Nga Halit Bogaj

Edhe Amerikani në  Paris është ndër filmat më të bukur të zhanrit mjuzikëll në të  cilin aktrojnë, këndojnë dhe vallëzojnë actorët:  Xhin Keli, Lesli Karon Oskar Levant dhe Nina Foh.

Edhe këtë film e ka raealizuar regjisori ishquar Vinsente Mineli/një specialist i madh për filmat e këtij lloji/ . Se çfarë rëndësie kishte filmi”Amerikani në Paris” tregon edhe numri i çmimeve oskarë të  cilat i fitoi . Xhin Keli ,me rolin e tij fenomenal është fascinues dhe çdo lëvizje e tij nëpër skenat e filmit tregon se ai ishte një mjeshtër dhe valltar i pashoq.

“Amerikani në Paris” është një  Sagë e vërtetë që i kushtohet vallëzimit dhe këndimit në film.Sidomos është e paharruar skena kur Xhin  Keli dhe Lesli Karon kërcejnë 18 minuta! Edhe skenografia e filmit ishte shumë e shtrenjtë me ç’ rast baleti kishte kushtuarnjë  gjysmë milion dollarë që ishte një shumë  e madhe financiare për atë kohë.

Xheri Maligan/Xhin Keli/ kishte shkuar në Paris që të bëhej piktor, kurse shoku i tij Adami/ Oskar Levant/ donte të bëhej pianist.Maligan bie në dashuri me vajzën franceze Lisa/Lesli Karon/, por ajo kishte një lidhje dashurie me Henrin i cili ia kishte shpëtuar familjen gjatë luftës së Dytë botërore.

Filmi arrti sukses të madh dhe bashkë me krijimtarinë tjetër artistike ia solli Xhin Kelit Oskarin për vepër jetësore i cili u është dhënë vetëm aktorëve më të mëdhenj amerikanë.

Edhe filmi”Amerikani në Paris “ ishte një ngjarje e madhe e kohës e cila ka mbetur e skalitur si  një vlerë fundamentale e artit të shtatë dhe e Kompanisë MGM si gjiganti më i madh i asaj kohe e cila krijoi vepra të rralla dhe të shpërblyera me shumë çmime oskarë.

Filmi glorifikon gëzimin jetësor se jeta duhet jetuar me të vërtetë.Vallëzimet dhe kërcimet virtuoze të Xhin Kelit kanë mbetur legjendare dhe të paharruara asnjëherë.

Në film përveç veteranit Xhin Keli shquhet edhe 19 vjeçarja Lesli Karon si                           një zonjushë parisiene e cila do të bëhet shumë e njohur edhe me disa filma të tjerë si”Zhizhi”,”Fani” etj.Edhe emri i saj do të shkruhet me shkronja të arta në artin filmor.Ajo i dha force dhe energji filmit si    një femër e re dhe perspektive.Me debutimin e parë në këtë film tregoi se do të bëhej një aktore e shquar dhe shumë e kërkuar.

Filmat”Amerikani në Paris”,”Të këndojmë në shi” dhe”Zhizhi” i përkasin edhe epokës së artë të filmit amerikan.