Kulturë
Qerim Rexhaj: “Misioni Sekret” i autorit Muharrem Blakaj
E diele, 20.12.2009, 08:07 PM
![]() |
Muharrem Blakaj |
Misioni sekret
Roman
Recension nga Prof. Qerim Rexhaj
Romani i titulluar “Misioni Sekret” i autorit Muharrem Blakaj është një vepër letrare që për nga motivi sjell një frymë të re në letrat shqipe. Autori për gjithë gjatë strukturës të këtij romani shpalon një dramë rrëqethëse e cila ndërtohet mbi fatin individual, familjar të n jë populli në rrethanat e një tragjedie të përmasave apokaliptike. Autori i këtij romani për temën e veprës së tij trajton punën e shërbimit serb në vlimet e politike në vitet e nëntëdhjeta gjatë periudhës së fundit të luftës në Kosovë dhe deri në përfundimin e saj.
Kapitulli i parë i këtij romani fillon me pasqyrimin e ngjarjeve të stuhishme të protestave dhe demonstratave përmes të cilave një popull i tërë si uragan, kundërshtoj aneksimin juridik të Kosovës dhe suprimimin e autonomisë nga ana e Serbisë. Në këtë kontekst, autori përmes strukturës tematike dhe personazheve të veprës pasqyron angazhimin e tërë një makinerie dhe të gjithë segmenteve tjerë, më këtë rast edhe të shërbimit sekret serb, për ta mposhtur rezistencën gjithë popullore, si dhe inspiruesit dhe organizatorët e tyre. Duke lexuar këtë vepër mund të pikasët forca motivuese, pjekuria dhe mbarështrimi kompozicional i veprës dhe në veçantia zhdërvjelltësia dhe pjekuria e autorit për të krijuar rrethana të efektshme, duke pasqyruar veprimet, rrethanat dhe metodat mbi të cilat vepron ky shërbim, autori arrin që pikërisht përmes këtyre të demaskoj fytyrën kriminale, abuzuese e të pamoralshme të këtij shërbimi policor. S’do mend, së pjesë e këtij shërbimi janë edhe disa shqipfolës, të cilët me vetëdije e bëjnë lojën e djallit në dëm të kombit të tyre. Filli i ngjarjeve në këtë roman fillon në kryeqytetin provincial të Kosovës por, përmes një artikulimi të mirë të ngjarjeve nga autori, postohet sa në një vend në një vend tjetër, duke pasq1yruar gjithë ato rrethana të jashtëzakonshme, gjithë atë tragjedi që shkarkohej mbi një popull nga pjesë të padukshme, veprime të nëndheshme që shpesh herë i shohim para syve tonë por nuk jemi në gjendje t’i akceptojmë.
Krahas veprimeve që merr shërbimi sekret serb, për ta mposhtur rezistencën që bëhet në Kosovë, atij i duhen njerëz të përgatitur, njerëz të kamufluar, për t’i dhënë goditje vdekjeprurëse mërgatës politike shqiptare në Evropë, e në këtë rast në Zvicër, aty ku

Fer Gjergjlekaj personazh kryesor i romanit “Misioni sekret” pasqyron prototipin e mercenarit, servilit dhe njeriut pa moral në shoqërinë shqiptare. Edhe në kohën kur fillon kthesa e madhe për pavarësinë e Kosovës, ai nuk parapëlqen të shkëputët nga vargonjtë e tradhtisë dhe krimit ndaj popullit të vet. Përmes protagonistëve të Ferit, Momës, Mishës, Nebojshës autori arrin të zbulojë një labirint të tërë me plot të panjohura të shërbimit sekret serb duke e pasqyruar pikërisht këtë shërbim si mekanizëm të krimit të organizuar, prostitucionit, drogës, pastrimit të parave të pista, kurdisjes së atentateve politike dhe mafioze dhe në fund qërimit të hesapeve në mes tyre, për t’i humbur gjurmët e krimit. Këtu janë ndërlidhur jo vetëm ambasadat e shtetit jugosllav, por edhe strukturat më të larta të këtij shteti.
Do theksuar së romani Misioni sekret i autorit Muharrem Blakaj është një vepër e strukturuar dhe e ndërtuar mirë si në planin ideor ashtu edhe në planin artistik. Autori përmes këtij romani është dëshmuar si mjeshtër i hollë i kompozicionit, lëvrimit të temës, dialogiimit, përshkrimit të situatave etj. Gjuha e pastër, stili i thjeshtë, pa ngarkesa simbolike dhe metaforike, bënë që kjo vepër të lexohet me një frymë dhe të mbahet gjatë në kujtesë.
Komentoni
Artikuj te tjere
Hilmi Saraçi: Vepër me vlerë për veprimtarinë humanitare dhe shëndetësore gjatë luftës
Alma Papamihali: Intervistë me sopranon Oriana Kurteshi
Kasam Shaqirvela: Fisit tim
Përparim Hysi: Ta pësosh kot?!
Halit Bogaj: Ana Manjani
Zef Mulaj: Një telefonatë në orën dy pas mesnatës
Sabit Rrustemi: Vjen një grishë prej mali (Cikël poezish)
Kostaq Duka: I panginjur për jetën (Cikël poetik)
Sami Islami: Nëna ime
Skënder R. Hoxha: Gjenealogji e familjes Demaliaj
Ndue Ukaj: Trajtat e rrëfimit orfik
Gjon Keka: Abuzimi me idealin e demokracisë
Baki Ymeri: Prezantime të reja shqiptare në gjuhën rumune
Demir Krasniqi: Dy elegji ndër perlat më të njohura të këngëve popullore shqiptare
Albina Idrizi: Sa shumë ngjajmë
Blerim Rrecaj: Për borën që ra
Alban Bala: Ngjyra mbi Det (Cikël poetik)
Arif Molliqi: Përrallë e “ Një mijë e një netëve“
Cikël poetik nga Xheladin Mjeku
Një libër për veprimtarinë e sherbimëve sekrete Serbe kundër Kosovës