| E marte, 22.12.2009, 09:56 PM |
Nga Zef Ndrecaj
FJALET e urta-te thenura, aforizmat apo
maksimat janë fjale te veçanta ne literaturën e popujve, qe dikund dhe dikur
rastësisht depërtuan ne bot nga goja e popujve, para qindra e mijëra vitesh,
nga një rajon ne tjetrin. Megjithatë ne popujt e ndryshëm ato e kanë ruajtur
vlerën e tyre ndërsa tek disa popuj ato vazhduan duke u mbyllur ne etni te
veçanet qe një herit dëshmon rrjedhjet historike kulturore etnike e filologjike
te atyre popujve. Mund te thuhet se çdo popull i ka mbajtur gjalle dhe te pa
ndryshuara fjalët e veta te urta- te thenura me me një karakteristik te veçantë.
Holandezet janë pothuaj nder Popujt qe
përbejnë një etni te veçantë dhe te pasur te fjalëve te urta. Por janë pothuaj
nder popujt e fundit qe me fjalët e tyre te urta- te thenura te traditës se
tyre popullore shumë vonë ju hapen popujve te tjerë. Fjalët e tyre te
urta kanë ne veçanti një prapavijë humori, kënaqësie e qe shpesh herë pas tyre
fshihet edhe ndonjë satirë apo vic .Tek Holandezet njihet ne veçanti edhe
harmonia e fjalëve te urta, te përdorura ashtu gjithë nga goja e
popullit. Por mbledhësit e këtyre fjalëve te urta (filologet) edhe te
mbledhura ato i konservuan nga popujt tjerë . Depërtimi i fjalëve te urta
Holandeze ne literaturën Gjermane njeriu gjene shumë pak sepse nga ai
konservim u be edhe i pamundur depërtimi i tyre.
Ndërsa populli Gjerman me tepër u koncentrua ne burimet e veta te fjalëve
te urta. Qe ne fillim Christoph Martin (Wieland) është i pari qe
disa nga këto fjale te urta, humori dhe aforizma i dha te shkruara por qe edhe
vet i quajti » ochne gross resonans »-pa
ndonjë domethënie te veçantë.
Ndërsa tentimin e dyte e ndërmori Hoffman,
nga ngjarjet e jetës .Por dhe me tej pa kapshmëria e fjalëve te urta Holandeze
nga Gjermanet ishte ende e madhe edhe pse ne pikëpamje gjuhësore
dhe përmbajtjesore ishin mjaft te afërta. Kjo vazhdoi deri kah viti 1700 për
deri sa ato ne vet popullin Holandez morën karakter letrar. Ne ketë drejtim
mërit te madhe ka piktori Pieter Bruegel i cili qe ne vitin 1559
ne madhësi te ndryshme paraqiti ne pikturuara , ma se 100 piktura me tretmanin
(titullin ) « Bota e mbrapsht-die
verkehrte welt » me te cilat ne ilustrim
paraqiten shumë domethënie te fjalëve te urta nga gjeneza dhe proza popullore.
Këto pikturime depërtuan ne galerinë e Berlinit qe ne atë kohe dhe u nënshtruan
një mënyrë te veçantë studimi dhe interesimi. Ne këto pikturime paraqiten
punime nga bujqit, punëtorit e kohës, jetës por me me një veçanti nga se
këtu veçohet cili i vërtet dhe kunderthenes ne mes te mirës, dhe
te keqes, fes dhe te
pa fes, fatit dhe jo
fatit, mirë qenjes dhe jo
qenjes etj.
Ne përmbledhjet e fjalëve te
urta populli Gjerman dallohet me një etnologji edhe me te lashte se ajo e Pieter
Brugel dhe ata qe nga shkrimet e para latine . Mund te
thuhet se populli Gjerman qe nga ajo kohe i ka kështu rendësi te veçantë këtij
thesari popullor gjate gjitha kohërave dhe se është një nder popujt qe paraqet
numrin me voluminoz te fjalëve te urta nder popujt Evropian ne përgjithësi. Qe
nga etnologjia me e vjetër Gjermanet qe atëherë ne gjuhen latine përfshin
te përmbledhura ma se 1020 fjale te urta nga magjistri i njohur Egbert qe
vinte nga Lüttich i Gjermanisë. Kështu qe atëherë Gjermaneve pos Biblës ne
gjuhen e tyre ju be e mundshme te kenë edhe fjale studimore ? te urta.
Mandej mërit te madhe ka edhe
përmbledhësi Johannes Agricola i cili beri edhe një
përmbledhje tjetër (1541) te fjalëve te urta ne gjuhen Gjermane me me se
7000 fjale te urta por pa ndonjë renditje te cilat me vonë u përmblodhën dhe
renditen nga Sebastjan Franck me titull » Sprichwörter »
-fjalë te urta.
Ne vitin 1900 Gjermanet e tejkaluan
edhe një herë volumin e këtij thesari duke përmbledh vetëm nga vëllezërit Grim
(1867-1880) volumin me te madhe te fjalëve te urta nder te gjithë popujt ne atë
kohë ,me ma se 250 000 fjale te urta te përmbledhura, duke dhen
kështu një përmbledhje leksikoni me titull » Deutsches
Sprichwörter lexikon »- leksikonin Gjerman te
fjalëve te urta, te përmbledhur nga përmbledhësit e njohur Karl Friedrich
dhe Wilhelm Wander.
Ne ketë
drejtim te theksuar mes këtyre dy popujve dhe popujve tjerë te Evropës populli Shqiptar
mbet ne një mënyrë i lënur anash edhe pse ai me ter fuqinë e vete
krijuese, etnike e kulturore e ka mbajtur gjalle ne vete frymën e fjalëve
te urta qe nga e kaluara e lashte -Ilire - e bartur përmes
letërsisë gojore deri ne atë përmbledhëse e krijuese. Duke i dhen një analizë
te veçantë studiuese thesari i fjalëve te urta ne popullin Shqiptar paraqet një
etni te veçantë dhe mjaft te pasur , me një vlerë mjaft domethënëse. E veçanta
është nga se për dallim prej popujve tjerë ku këto fjale me shume i janë
përkushtuar hareve, festimeve , kënaqësive, oreksit, dashurisë etj ne popullin
Shqiptar rrjedhat historike sollën diç tjetër dhe shumë pak ne ltarin e
tij mbeten fjale mbi ato te kënaqësive , festave, por si veçori këtyre ju
imponua mbajtja gjalle e atyre fjalëve qe kanë te bëjnë me etjen për liri,
ruajtjes se etnisë,te kulturës dhe identitetit ne veçanti.
Shikuar dicidivisht fjalët e urta
nder popullin shqiptar, ishin mjafte te bujshme,me një etni te gjalle , me
bujare dhe fisnike nder fjalët e urta te te gjithë popujve Ballkanas
dhe Evropës ne përgjithësi ,kjo duke marr për bazë lashtësinë etnike qe
nga ajo Pellazgo-Ilire. Me rendësi ishte qe ajo te studiohej si thesar i
veçantë por ne studimet e deritashme botërore ajo u anashkalua u la anash
ne etnosin e vet, dhe ajo jo vetëm qe mbet e pa hulumtuar por u konservua ne
mënyrë te veçantë dhe atë nga domosdoja qe ju kushtëzua popullit pas pushtimeve
përfshire këtu kohen e periudhave te gjata Romake,Bizantine, Turke,
Sllave te cilat pa dyshim edhe lan gjurmë ne krijimin e fjalëve te urta
.
Ky konservim mjaft i veçantë u be
i domosdoshmëri e ruajtjes se bërthamës kombëtare si shkëndijë e
vetme qe populli mos te humbiste idealin e tije për liri. Nga se
kjo bërthamë (filiz) atë do ta mbante te gjalle si komb,dhe si etni. Rruga e
kësaj ruajtje popullin Shqiptar e veçon ne katër tipare apo ne katër
veçori qe atij i japin karakterin e veçanet si etni, nderi,
besa, gjuha dhe bujaria e qe me
këto tri veçori aj si komb mbajti gjithmonë gjallë ngritjen e idealit për liri
dhe çlirimin nga pushtuesit gjate gjitha pushtimeve .Kështu sado qe ato ishin
barbare, nënshtruese dhe asimiluese , ai mbajti gjallë filizen e tij kombëtare
kundrejt pushtuesve te një etnie krejt tjetër nga se ndikimet e pushtuesve
do te linin rrënjë te thella ne te e qe mund te vinte edhe deri te humbja e
etnisë, apo thënë me fjalën e ligjëruesit dhe oratorit te madhe shqiptar te
shek - XVIII- Fishtës « Fare e zezë i ka
mbijë Shqiptarisë me ardhjen e Osmanlis(Turkut)
apo atë te Nolit » Fortës
shkëmbi,tmerr tirani, s´te tremb Romani as Veneciani, as Serb Dushani
as Turk Sulltani.. »
Kështu tek populli Shqiptar ,
virtyti i lirisë mbeti thelbi kryesor ne ruajtjen e etnisë dhe po thuaj
ter fjalët e urta ju kushtuan idealit kombëtar për liri , dhe fjalët e urta po
thuaj te gjitha janë te mbërthyera rreth besës, nderit, flamurit ,atdheut sepse
ato ishin edhe te vetmet qe duhej te ruheshin dhe me to ai ruante edhe veçorin
e tij si kombe dhe etni. Thënë shkurt populli Ilir , i kohës se
mbretërive si ai i Bardhylit,Glaukut ,Agronit, Teutes,Baleut
dhe Gencit ishte i shkuar, pasi qe si mbretëri tani ishin
te shkuara, dhe pos asaj edhe fiset e përafërta ilire si ajo Maqedonase
dhe Principata e Epirit po thuaj ishin asimiluar ne tersi,dhe
koha e me pastajme me aplikimin e fes nder shqiptaret ishte mbetur pre e
pushtuesve qe paraqiste një përjetim te ri ku ai si popull nga një
filodram e shenjt kalonte ne atë te djallëzuar, dhe për te me s´bënin punë
as shkrimet Biblike te cilat nga shkretëtirat e Sinajt ishte bartur ne
etninë e tij. E vetmja qe mund te dallohej nga legjendat
Biblike munde te thuhet se ky popull nuk kërkonte tok te premtuar; por qe
ta mbroj te veten nga ajo far e lig dhe e mallkuar,apo thënë me fjalët e Çajupit »
Zot i math e i
vërtet ,çdo pune e ke
ber vet ,çdo punë e ke
ber mirë ,por një gjë e bere pa mend dhe prishe punën tende,-kur bere
derr e arin ç´deshe qe e bere Turqinë »
Pasoj e ter asaj janë se shumë pak
ne hulumtimet arkaike mund te gjinden fjale te urta qe ky vet si popull ti
lutet hyenis, sepse edhe ajo si dukej i ishte ber një milenium mashtrues dhe ne
atë jo me emrin e Maveris por te tragjedisë dhe atij si ndihmonte
as një legjendë qe thërriste me bririn e Davidit e as përmes rrugës se kryqit ,
sepse mbretëri e tij tani me ishte vete gjuha e tij ,vete besa e tij, dhe vete
atdheu i tij.
Fjalët e urta pothuaj ne
etninë Shqiptare mbeten pre e jetës se tij dhe munde te themi se ato
triumfuan sidomos me krijimin e principatave te reja sidomos atyre te
shek 12, 13, e 14.si atë te Arianiteve ,Topijave,Balshajve, Komenit,
Muzakajve, Shkurrajve Bua Shpatajve Kastrioteve Dukagjinasve , Mozakajve,
Gropajve, Matrengajve , Zenebishtit etj.
Sidomos me princin legjendar te te
gjitha kohërave Gjergj Kastriotin nga gjitha
principatat e mëdha edhe një herë ai do te triumfoi si popull për me se 25 vite
me radhe dhe jo vetëm qe triumfoi si popull por bashkë me te edhe çdo gjë
e ruajtur dhe për këto 25 vite dhe 10 vite me pas nga prijësi Lek Dukagjini
munde te thuhej se populli nuk ishte zhgënjyer me lutjet e tij qe kishte ber me
vite » ardhet mbretëria e jote »dhe gjate kësaj kohe ai
ngjalli edhe një herë idealin e zjarret te këtij populli për liri dhe nxori ne
pah gjakun e pastër te tij si etni dhe si komb me te gjitha veçorit fisnike te
tije.
Renja e fundit e Dukagjinasve
pikërisht e Shkodrës mund te thuhet se difinitivisht Shqiptaret i
la lutja për hyjni sepse zonja qe Shqiptaret i besonin »Zonja e Shkodrës
« Se bashku me tempullin (katedralen e Shkodrës) përfundoi e humbur, dhe e
vetmja qe mbeti ishte ajo qe populli ti kthehet ruajtjes se
filizes se tij kombëtare për liri , qe thënë me fjalën e kohës »
pa liri s?ka hyjni »
Tek Shqiptaret fjalët e urta u
imponuan mjaft nga rrjedhat historike, por megjithatë ato prapë ruajtjen një
vlerë te veçantë qe nga kohërat, dhe munde te thuhet se ato paraqesin një
thesar te vërtet letraro-kulturor qe kërkon një përkushtim te veçanet studimi
dhe trajektimi. Ndonëse ne to me tepër veçohet motivi patriotik ,i lirisë
dhe tiparet e lirisë nga robërimi ato prapë mbajnë vlerë te veçantë burimore me
çka edhe dallohen nga popujt tjerë .Edhe pse nga përmbledhësit dhe filologet e
ndryshëm kombëtar gjatë kohërave u bën përpjekje te duardurshme për nxjerrjen
ne pah te kësaj vlere te veçantë kulturore , depërtimi i tyre nder popujt tjerë
mbeti i harruar dhe pothuajse shumë pak . Popujt e mëdhenj, i kthyen
shpinën popullit Shqiptar , popullit me te lashte Ballkanas dhe me
gjer me tiparet me fisnike nder gjithë popujt .Kjo i ndodhi ati nga se
mbretëruan interesat përfituese se pari ndaj tij dhe dhe duke
Injoruar ketë popull injoruan drejtpërdrejt ketë thesar te veçantë
qe ne zemër pothuaj paraqet kulturën e jo vetëm te tij por edhe te vet
Evropës ku ai i takon si etni.
Veçori mbi autoktonin e
veçanet paraqesin pikërisht te drejtat zakonore te shkruara ne bazë te
etnisë dhe traditës se tij ?Kanuni,i Lek Dukagjinit, ai i
Skënderbeut, mandej ne disa rrethe edhe sherjatet si ai i
Idriz Sulit,Islihati ne një pjesë te Kosovës etj .Këto dhe fjalët
e urta u bën rrjedhshmëri e kohës dhe jetës se tij dhe bën qe ky popull te
veçohej nga fqinjët si etni.
Bujeshmeri te madhe te fjalëve
tek populli Shqiptar gjejmë edhe gjate pushtimeve Osmane si
domosdoshmëri e popullit për ruajtjen e tyre dhe vemjen ne skenë te
rilindjes kombëtare për liri. Sidomos pas luftërave te Skënderbeut-Gjergj
?Kastriotit ne to shihet çart zëri liridashës për zgjim dhe dalje
nga zgjedha pushtuese ku parashihet bashkimi i kombit si kusht dhe faktor i
domosdoshëm. Atëherë këto fjalë nuk ishin vetëm fjalë te urta por armë mjaft e
fuqishme për te ruajt filizen kombëtare. Këto i gjejmë qe nga këngët, proza,legjendat
te thenura nga populli dhe ideologët e tij , qe edhe i prin atij ne
lufte për liri.
Lirin nuk ua sjella unë,atë
e gjeta mes jush,Me mirë te vdekur nen dhe
se sa rob e gjallë mbi dhe
,Kush ka Zot e atdhe
bini Turkut si rrufe , Toskë e Gegë jem si lis
me dy degë .
Duhet thënë atë se ajo
qe mbijetoi nga bartja e fjalëve te urta ne popullin Shqiptar është diç e
rrallë e veçantë nga gjithë popujt qoftë ata Ballkanas por edhe ata Evropian e
me gjer , me një mprehtësi , mençuri qe thjeshte na ven para një filozofie qe
duket ne sipërfaqe e thjesht por është e thellë , e gjer nga studimi qe i kalon
suazat filozofike te popujve te gjitha kohërave. Me ter ketë mprehtësi dhe
filozofi mjaft te mbrehtë, vrasëse, kureshtare, domethënëse, dhe te
pacenueshme .
Përmbledhjen e par te
fjalëve te urta e gjejmë tek Frëngu i Bardh(1635) i cili qe
nga Buzuku është i pari ne letërsinë shqipe te vjetër këto
i ven ne përmbajtje te veçantë te quajtur proverba qe me ketë edhe mund te
themi se decidvishte është gjeneza e par ku datojnë përpjekjet për përmbledhjen
dhe ruajtjen e fjalëve te urta. Ndërsa numër i madh i këtyre fjalëve gjinden
tek te gjithë letraret tjerë te gjuhës se vjetër shqipe por jo te veçuara
por si te dhëna ne literaturën e përgjithshme te tyre qoftë krijuese si romane,
prozë , poezi apo vëllime letrare, kritike apo dramaturgjike..
Psh.qysh tek Buzuku
( 1560 -1619) hasen fjalët »ju te ini tek zgjedhubnit e
tineh zot,apo përherë zotyn ka meh kleneh me ju etj.
Pastaj tek Lek Matrenga . lum
kush kujton se ka me vdek, tek Pjeter Budi. si ajo te shkruajmë
nde gjuhu tanë 1566 ?1663 pastaj edhe ne ato
te viteve te rilindjes kombëtare qe është me e pasur e qe vazhdon
deri ne ditët e sotme te te gjitha krijimeve letrare.
Pothuaj ne te gjitha krijimet
letrare edhe te sotme janë prezentë fjale te urta qe ndonëse ne
përshtatje kohore por tejet tingëlluese dhe me vlerë te veçanet studiuese. Dhe
munde te thuhet dita ditës volumi i fjalëve te urta si ne popull edhe nder
krijuesit , qofte edhe ata me te rinj është ne rritje dhe atë me një tretman
dhe vlerë tejet te lart krijuese e domethënëse. Dhe si rezultat i kësaj dita
ditës edhe ky thesar po vihet ne binaret e vlerës letrare nga gjeneza popullore
ne atë krijuese e letrare, dhe është ne plotësim e sipër i ter asaj mungese te
përjetuar me vite qofte i imponuar nga rrethanat historike (pushtuese) apo
anashkaluese nga popujt tjerë. Dhe mund te thuhet se vetëm ne
analizimin e dhjet viteve te fundit ne veprimtarin krijuese ky thesar
i veçanet i krijimtarisë se popullit Shqiptar po vihet ne potencialin e vlerave
Evropiane dhe Botërore ku edhe duhej te ishte,apo i takonte te ishte edhe
si etni dhe si thesar i tij. Edhe pse nder pushtues gurra e këtij thesari te
çmueshëm su ndal kurrë por u be me e thekshme me kumbuese dhe pothuaj ne vijën
e patriotizmit kalon kufijtë e ter krijimtarisë se popujve. Apo thënë ketë me
fjalën e kolosit te tanishëm...Populli i okupuar mund te moliset , por ati i
shtohet vitaliteti i qëndresës.
VLERA STUDJUSE E FJALVE TE URTA.
FJALET e urta- te thenura janë fjale ne
veçanti ne literaturën e popujve. Ato i din dhe përdor po thuaj çdo njeri. Ato
japin mprehtësi te veçantë,shembull, mendim por edhe kujdes gjate shumë
rrjedhave te jetës. Shume nga ato kanë rreshta shume te shkurt por domethënia
mund te jete aq e gjate sa qe mbi te te përshkruhet një jete e ter , roman apo
histori. Ato shpesh janë te përgjithshme, herë herë me cil te caktuar,
herë te hapur apo shpesh me dy cile "thumbe me
dy tehe" thënë ne gjuhen e popullit. Ato
mbahen mëndë shumë lehet dhe po ashtu lehte barten nga njeriu ne njeri apo
gjenerata ne gjeneratë sepse përdoren gjithnjë qofte ne te folur, ndeje ma te
thjeshta,dhenje mendimesh, nisje parimesh apo përfundimesh, por edhe romane apo
studime kapitale e filozofike te llojeve te ndryshme. Disa qëndruan me qindra
vite te pa ndryshuara, apo te pa harruara, disa gjate kohës i përshtaten
veçorisë se tyre, dhe shumë rralle ato ndërrojnë
objektivitetin ne tersi. Disa gjate shumë te kaluarve nder popuj kanë marr edhe
mite ne emra te njerëzve qe ne ndonjë mënyrë populli i ka adhuruar apo ka edhe
sosh e qe një legjende e tillë qe s´ka ndodhe kurrë ne ata popull, por si
e iluzuar nga mendja ne mendje te atyre popujve gjatë kohës. Si
shembull marrim atë te popullit Gjerman psh. emri i përdorur si
pseudo emër, apo i ashtu quajtur Schpic name "Meister
Ds? i cili edhe pse beri disa
përmbledhje te këtyre fjalëve nga jeta, ato asnjëherë s´pan dritë dhe mbeten
anonime deri me sot. Edhe për emrin e vërtet te këtij përmbledhësi është
një anonimitet ku dihet vetëm viti i veprimit "1503-1515 e qe vinte
diku nga Bazeli qe një herit ishte edhe skulptor (i drurit" e qe
fushëveprimi i tij ishte diku nga Zvicra e Gjermania perëndimore,
me një skulpturë te karakterizuar me gedhendeje mjaft mjeshtërore. Por këtij me
pas nga gojëdhënat ju veshën edhe punime tjera por edhe fjale qe s´ishin fare
prodhim i tij por i punëtorive Gjermane ne përgjithësi.
Apo rasti tipik ne ato Shqiptare
mbi Nastradinin, mjeshtër mjaft i njohur mbi bujqësitë,
tregtitë, gdhendjet "Drurit" por i njohur edhe për dredhitë, si ato
mbi mbretërit, vezirët, hajnit, dhe thenje te ndryshme, edhe pse assesi për te
s´është i njohur e dhëna mbi datëlindjen , apo vendin e lindjes pos asaj qe
supozohej se vinte nga viset e mesme te Shqipërisë. Atij pos këtyre ju
veshën edhe shumë nga fjalët e urta , tregimet e ndodhitë si ato mbi
hajnit,dredhitë ,tregtitë, gomaret, çizmet , samarët , drutë etj.
Një iherit është prezentë tek
gjithë popujt , se fjalët e urta përdoren me kënaqësi gjate te te folurit
te përditshëm, sepse ato disi vinë vet vetiu, formulohen shumë lehtë, por
edhe shumë lehtë zejne vend pas një te vepruari dhe po ashtu shumë lehtë
kthehen ne gjuhen poetike. Nga një herë ato duken edhe magjike, herë herë
religjioze, herë herë përmbajnë rregull te jetës, dhe te ndodhive te njeriut
ne përgjithësi. Fjalët e urta përdoren edhe nga ma te medhenjet qoftë gjatë
kohërave siç ishin mbretërit,filozofet,dijetaret,poetet,luftëtaret,prifterit
por edhe njerëzit e thjesht te tretmanëve te ndryshme. Ky përdorim as qe është
zbehur as sot por gjithnjë me i theksuar e atë edhe nder liderët e edhe tek
popujt me te zhvilluar me standarde superiore ekonomike e politike. Apo thënë
ne bazë te piedestalit te lartësisë "prej fjalës Zot deri
ne atë njeri ? apo sipas thenjes Gjermane von
grüs got- bis mahlzeit.
Këto janë prezentë ende edhe ne
institucionet fetare, te te gjitha rrymave, ato partiake, grupore, e edhe ne
gjitha rrymat e shoqëri dhe krijimtarisë se etikes dhe
artit" ku si bazë - qelës merren kundërthëniet relaksive si ato
te se keqes- mirës, bukures ?shëmtuarës. Fjalët e urta i
përdorin gjithë popujt e botes ne gjitha gjuhet qe ekzistojnë, disa ne bas te
traditave te veçuara etnike, disa ne formën poetike, shtoseve, mahive
satirizmave apo edhe atë te formës si bazamente letrare. Ndonëse domethënia e disa
fjalëve te urta nga popujt , sidomos te atyre mbi jetën, ka aq ngjashmëri sa qe
s?mund asnjëherë te vihet kufi i prerë , se cilit nga
popujt i takojnë. Këtu përjashtim bëjnë vetëm ato qe janë te krijuara ne bazë
te tipareve te etnisë, legjendave,heroizmave dhe ndodhive te ndonjë populli ne
veçanti .
Shumë nga fjalët e urta flasin për
kohen, qiellin,kozmosin, punën, ndodhitë, rrezikun, religjionin, vdekjen
,pasurin,dashurin, festat , shtazët etj etj. Tek shumica është prezentë edhe
humori e qe ato i bën me një karakteristik te veçantë.
Si përfundim mund te nxirret
se fjalët e urta janë fjalët me te thekshme, me tingëlluese dhe me domethënëse
qe kanë krijuar popujt ne përgjithësi.