E enjte, 01.05.2025, 09:23 PM (GMT+1)

Kulturë

Milazim Kadriu: U përurua libri “Ta kujtojmë historinë” i Sylejman Lutollit Në Besianë

E merkure, 23.12.2009, 08:02 PM


Në Besianë

U PËRURUA LIBRI “TA KUJTOJMË HISTORINË ” I SYLEJMAN LUTOLLIT


Kaluan re të zeza mbi plisin e tim et
Por prapë mbeti i bardhë
Kaluan stuhi të fuqishme mbi këto troje
Por u qëndroi krenar.

Nga Milazim KADRIU

Në Besianë u bë përurimi i librit “Ta kujtojmë historinë” të poetit  llapjan, Sylejman Lutolli, që para lexuesve  vjen me librin e tij të dytë me poezi atdhetare. Në poezinë e Sylejman Lutollit vend qendror zë tema atdhetare ku u këndon personaliteteve të njohura kombëtare. Ai është përkushtuar që para lexuesit të sjell poezitë që pasqyrojnë veprën e atdhetarëve llapjanë e në masë të madhe atyre nga vendlindja e tij Llapashtica. Ai thur poezi për shumë personalitete që ndoshta shumë edhe nga vetë llapashticasit nuk kanë pasur njohuri të duhura për veprën e tyre. Lutolli shkruan për trimat nëpër periudha të ndryshme që kanë luftuar për çlirimin e vendit që nga Lufta e Dytë Botërore e deri në luftën e lavdishme të UÇK-së. Për librin e Lutollit foli recensenti i librit Milazim F. Kadriu, si dhe Bajrush Behrami e Avdullah Blakçori. Kadriu ndër tjera tha se : Nëpërmes këtyre vargjeve të librit “Ta kujtojmë historinë ” krijohet përfytyrimi për heroizmin, atdhedashurinë, virtytet, idealin, trimëritë e figurave që në periudha të ndryshme zhvilluan luftë kundër pushtuesit shekullor serb. Pushtues ky që ndaj popullit autokton shqiptarë në këto troje  zhvilloi terror e krime  deri në luftën e fundit kur djemtë më të mirë të popullit shqiptarë të  rreshtuar në radhët e UÇK-së dëbuan njëherë e përgjithmonë nga vatrat e tyre okupatorin serb.

Libri “Ta kujtojmë historinë ”  i Sylejman Lutollit  sikurse edhe libri i parë i tij me poezi kushtuar dëshmorëve të UÇK – së të ZOLL – it, me titull “Ritme Lirie”, shënon një etapë të historisë së lavdishme të popullit shqiptar dhe sakrificën deri në flijim për t’u çliruar nga pushtuesit është shprehur Kadriu.

Autori i librit, me një ndjenjë të hollë iu ka qasur portretizimit të personazheve  të këtij libri  të etapave të ndryshme ku shumica  janë nga fshati Llapashticë i Besianës por edhe të disa trimave  personaliteteve që kanë dhënë kontributin e tyre të çmuar për lirinë e Kosovës.

Edhe në këtë libër sikur në librin e parë në poezinë e autorit Sylejman Lutolli tema e Kosovës zë vend qendror, në radhë të parë personalitetet e shquara të kombit, e në veçanti ato të trevës së Llapit ( e në këtë rast të Llapashticës ), ndaj të cilëve autori ndjen obligim moral, intelektual dhe kombëtar për ta strukturuar poetikisht sakrificën e tyre në shërbim të atdheut dhe të popullit në periudha të ndryshme historike e deri në ditët e sotme.


(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx