Milazim Kadriu: U përurua libri “Ta kujtojmë historinë” i Sylejman Lutollit Në Besianë
| E merkure, 23.12.2009, 08:02 PM |
Në Besianë
U PËRURUA LIBRI “TA KUJTOJMË HISTORINË ” I SYLEJMAN LUTOLLITKaluan re të zeza mbi plisin e tim etPor prapë mbeti i bardhëKaluan stuhi të fuqishme mbi këto trojePor u qëndroi krenar.Nga Milazim KADRIUNë Besianë u bë përurimi i librit “Ta kujtojmë historinë” të poetit llapjan, Sylejman Lutolli, që para lexuesve vjen me librin e tij të dytë me poezi atdhetare. Në poezinë e Sylejman Lutollit vend qendror zë tema atdhetare ku u këndon personaliteteve të njohura kombëtare. Ai është përkushtuar që para lexuesit të sjell poezitë që pasqyrojnë veprën e atdhetarëve llapjanë e në masë të madhe atyre nga vendlindja e tij Llapashtica. Ai thur poezi për shumë personalitete që ndoshta shumë edhe nga vetë llapashticasit nuk kanë pasur njohuri të duhura për veprën e tyre. Lutolli shkruan për trimat nëpër periudha të ndryshme që kanë luftuar për çlirimin e vendit që nga Lufta e Dytë Botërore e deri në luftën e lavdishme të UÇK-së. Për librin e Lutollit foli recensenti i librit Milazim F. Kadriu, si dhe Bajrush Behrami e Avdullah Blakçori. Kadriu ndër tjera tha se : Nëpërmes këtyre vargjeve të librit “Ta kujtojmë historinë ” krijohet përfytyrimi për heroizmin, atdhedashurinë, virtytet, idealin, trimëritë e figurave që në periudha të ndryshme zhvilluan luftë kundër pushtuesit shekullor serb. Pushtues ky që ndaj popullit autokton shqiptarë në këto troje zhvilloi terror e krime deri në luftën e fundit kur djemtë më të mirë të popullit shqiptarë të rreshtuar në radhët e UÇK-së dëbuan njëherë e përgjithmonë nga vatrat e tyre okupatorin serb.Libri “Ta kujtojmë historinë ” i Sylejman Lutollit sikurse edhe libri i parë i tij me poezi kushtuar dëshmorëve të UÇK – së të ZOLL – it, me titull “Ritme Lirie”, shënon një etapë të historisë së lavdishme të popullit shqiptar dhe sakrificën deri në flijim për t’u çliruar nga pushtuesit është shprehur Kadriu.Autori i librit, me një ndjenjë të hollë iu ka qasur portretizimit të personazheve të këtij libri të etapave të ndryshme ku shumica janë nga fshati Llapashticë i Besianës por edhe të disa trimave personaliteteve që kanë dhënë kontributin e tyre të çmuar për lirinë e Kosovës.Edhe në këtë libër sikur në librin e parë në poezinë e autorit Sylejman Lutolli tema e Kosovës zë vend qendror, në radhë të parë personalitetet e shquara të kombit, e në veçanti ato të trevës së Llapit ( e në këtë rast të Llapashticës ), ndaj të cilëve autori ndjen obligim moral, intelektual dhe kombëtar për ta strukturuar poetikisht sakrificën e tyre në shërbim të atdheut dhe të popullit në periudha të ndryshme historike e deri në ditët e sotme.
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.