Kulturë
Hajdin Morina: Letërnjoftimi im
E merkure, 23.12.2009, 09:07 PM

LETËRNJOFTIMI IM
Sipas shënimeve në Zyrën
E gjendjes civile në Ujmirë
Jam lindur më 15.12. 1961
Xhaxhi Jonuz që i mbante mend
Shumë mirë datat
Më thoshte se jam lindur më 15.11.1961
Nëna më thoshte të kam lindur biro
Dy javë pas Shën Mitrit ditë e hënë
Ishte ftohtë baltë e madhe ishte terr
U gëzova shumë kur hyra në klasë të parë
Thosha librat kanë zbritur nga qielli
Pos prindërve dhe mësuesve
Njerëz të tjerë nuk më zinte syri
Në gjimnaz më mësuan mësues të mirë
Që e donin Shqipërinë
Çuditërisht shpejt e shpejt
Na lanë Shqipërinë në zemër
Pastaj dikush në burg dikush vdiq
Dikush u sëmur
E morëm vesh mirë
Shqipëria nuk ish lojë fëmijësh
Më 1980 në Prishtinë u bëra student i Shqipes
Për besë vetëm pse e doja shumë
Në vitin e parë të studimeve
Në natën e së mërkurës më 11 mars 1981
Nuk bëmë gjumë në Prishtinë
Digjeshim në përqafim të Lirisë
Më 11 mars 1982
Në përvjetorin e parë të festës së Demonstratave
Na i vunë prangat rojat besnike të robërisë
Kur ishim në kulmin e magjishëm
Në dhomën numër 11
Në Burgun e qarkut në Prishtinë
Peng më mbeti pranvera e vitit 1982
Nëpër zyrat e hetuesisë
Shqip e serbisht më kanë torturuar
Shqip e serbisht ma kanë sharë
Nënën time dhe tuajën
Dhe dikush prej tyre sot në Demokraci
Paskësh të drejtë
Analist ekspert i Republikës të jetë
Do t’ju sjell edhe të dhëna të tjera biografike
Për derën e nënës dhe të babait
Për emrat e fëmijëve për librat që lexova
Krejt një Shqipëri përpara do t’ju sjell
Në e desha dje në e dua sot
Flet ajo vetë
Komentoni
Artikuj te tjere
Kalosh Çeliku: Pula kur këndon si gjel
Milazim Kadriu: U përurua libri “Ta kujtojmë historinë” i Sylejman Lutollit Në Besianë
Botohet libri "Sekreti më i Madh" i britanikut David Icke
Brittany Murphy: Ylli kinematografik shuhet në moshën 32 vjeçare
Mazllum Saneja: Ditari im (II)
Zef Ndrecaj: Fjalët e urta, vlera ,rëndësia dhe veçantia e tyre nder popuj
Demir Krasniqi: Shantazhimi i jetimëve në këngët tona popullore
Agron Tufa: Strehimi dhe shpëtimi i poetit tek gjuha
Sinan Sadiku: Një libër i rrallë me lirika sociale
Cikël poetik nga Sabit Idrizi
Dalan Luzaj: Martesa
Ekrem Ajruli: (si)-mik
Sejdi Berisha: Krijuesit janë ambasadorë të vlerave shpirtërore të kombit
Entela S. Kasi: Bisedë me Eugene Schoulgin, Kujtime të Mirelës, letërsia dhe bota e sotme
Poezi nga Ferit Ramadani
Sabile Keçmezi-Basha: Amaneti i babait
Vangjush Ziko: Tri kartolina
Faik Krasniqi: Koalicioni ne krize
Remzi Salihu: Lirika moderne dhe avangardja në letërsinë gjermane
Albert Zholi: Flet këngëtarja e këngës popullore, Mimoza Gjoni