Kulturë
Agim Bacelli: Spartanet
E shtune, 26.12.2009, 07:43 PM

Nga Agim Bacelli
Kalimtar, shko u thuaj spartanve se ne vdiqem sipas Ligjit Spartan!
Pamje nga beteja e Termopileve
Kush ishin Spartanet?
Isha femije kur degjoja burrat e fshtatit qe thoshin se po humbet tradita e lashte e shqiptarit i cili ka qene nje spartan i vertete. Nuk e kisha fare idene se c'ishte nje spartan megjithese nga anet tona fjala spartan perdorej shume kur deshen te krahasonin femijet trima dhe te zote.

Filmi “300”
Madheshtia e Ushtrise Spartane, sot shembull lirie Neper kinemate e Amerikes dhe tere botes, ka kohe qe qarkullon filmi kushtuar ketyre heronjeve te medhenj. Kete film pata mundesine ta shoh keto dite dhe me frymezoi te shkruaj keto reshta jo aq shume per nderin e tyre sesa per shembullin qe ata na kane lene sidomos kombeve qe jane te pushtuar apo kercenohen me pushtim e roberi nga te huajt. Atyre kombeve qe dine te terhiqen aq lehte para cdo lajke, sulmi apo qe sugjestionohen lehte nga te huajt. Histori te tilla si ajo e Spartes ne kohen e Leonidhes, mendoj se jane ilaci me i mire per sherimin e shqiptareve dhe popujve te tjere te sotem te cilet jane te coroditur, te frikesuar dhe pa identitet te plote kombetar.
Kjo eshte Sparta
Monumenti i Leonidhes ne Sparte

Orakulli me i mire eshte dashuria, trimeria dhe forca per te mbrojtur Atdheun.
Leonidha shkoi ne Olimp tek orakujt pleq e te shemtuar te cilet e keshilluan te dorezohet dhe te mos beje lufte me perandorine me te madhe te botes se do te gjente vdekjen. Leonidha qe ishte mesuare te vdiste per Atdheun, nuk i mori parsysh keshillat e tyre por shkoi ne Sparte dhe beri thirrje per lufte kunder persve qe po vinin nga deti me nje ushtri qindra mijeshe. Keshilli i luftes e keshilloi te kete parsysh parashikimin qe i dhane orakujt pasi ne keshill kishte nje tradhetar (Theronin) te lidhur me perset qe ndikoi shume tek keshilltaret e tjere. Leonidha, trim dhe i forte, i ushqyer me dashuri te pakufishme per Atdheun dhe popullin e tij te cilet deshte ti shikonte vetem te lire dhe te pavarur, mblodhi 300 ushtaret e tij me te mire qe ishin gati te vdisnin me mbretin e tyre dhe u nis per ne lufte kunder ushtrise se Kserksit, birit te Darit te Famshem te Persise qe kishte erdhur ne krye te mijra ushtareve.
Ana e pasme e madheshtise
Filmi na jep nje detaj shume simbolik ne momentet e nisjes se mbretit me treqind spartanet e tij, na nxjerr ne dukje, me anen e nje gungaci te shemtuar, shemtimin qe ka brenda nje pjese e cdo ushtrie e cila gjendet tek egoizmi, etja per lavdi per para dhe femra qe shpesh gjendet ne ushtrite e popujve, pamvarsisht se nje gje e tille nuk ka ekzistuar kurre tek ushtria dhe populli spartan pasi sic e thame me siper, meshkujt spartane seleksionoheshin qe porsa lindenin e derisa vdisnin e mes tyre nuk gjeje asnje mashkull me te meta fizike por vetem meshkuj te bukur,(brenda dhe jshte), te forte dhe te zgjuar. Gungaci Efialt ne historine spartane nuk ishte spartan ndersa ne film ai eshte nje spartan!! Regjizori amerikan nuk duhet kritikuar per kete "lajthitje" por duhet lavderuar. Ky gungac i kerkoi Leonidhes qe ta merrte ushtar dhe kjo eshte ironia me e madhe e shemtise kundrejt bukurise se ushtrise leonidhiane. Leonidha per te mos e fyer i tha qe te punonte ne prapavije te ushtrise se tij. Sic duket Efialti perfaqeson veglen qorre te kundershtareve te mbretit spartan dhe kjo duket ne film kur ai hidhet kunder ushtrise se Leonidhes duke u treguar perseve shtegun sekret qe u binte ushtareve te Leonidhes pas shpine.
Te gjithe per nje, nje per te gjithe!
Te treqindet kishin zene nje gryke mali, e vetmja rruge, nga ku ushtria e Kserksit do te mund te depertonte per ne Sparte pa kaluar mbi te 300! Zenia e kesaj gryke qe e vetmja menyre per te luftuar me sukses kunder nje ushtrie disa dhjetra mijeshe qe vinte nga Azia e paisur me elefante dhe me rinoceronte, kafshe te llahtareshme qe spartanet nuk i kishin pare kurre. Ata u vendosen ne formen e nje pyke ne hyrje te ngushtices qe quhet Termopile dhe atje zmbrapsen njerin pas tjetrit sulmet e "njeqind popujve aziatike." Ushtria perse po zvogelohej dita me dite dhe pirgu me kufoma te ushtareve te saj po behej mal. Spartanet qendronin si nje trup i vetem duke mbrojtur njeri tjetrin dhe keshtu gjendeshin te mbrojtur nga te gjithe anet shume mire. Leonidha kishte urdheruar qe krahun e majt te cdo ushtari te tij ta mbronte shoku ne te majte dhe krahun e djathte ta mbronte vete ushtari. Te githe gjendeshin te mirembrojtur nen parrullen te gjithe per nje, nje per te gjithe.
Realizimi filmik
Filmi ka nje realizim te persosur, nje teknike qe te mrekullon dhe nje loje origjinale te cilat i ka ne persosmeri vetem filmi amerikan pasi ne realizmin e tij derdhen disa miliona para, mijra njerez marrin pjese ne realizimin e tij dhe ku perdoret tekonoligjia e filmit me te perparuar qe ka bota sot. Ne kete film, gjate betejave midis spartaneve dhe persianve, ne shikojme sesi fluturojne ne ajer koke, kembe dhe krahe njeriu, ndersa koka keputet prej shpates, trupit pa koke i dridhen muskujt per nje moment qafa e prere tregon lekuren, mishin, shtyllen kurrizore dhe gjakun si nje shatrivan! Pamjet jane rrenqethese dhe sidomos kur filmin e shikon ne kinema. Ne kete film jepen pamje origjinale te nje beteje te vertete. Mund te them se per mua eshte filmi i pare qe nga ana teknike nuk ka asnje te share. Po ashtu, nje gje tjeter mbreselenese ne film eshte panorama e dy ushtrive te kunderta; ushtria e spartaneve eshte teper njerezore e mbushur plot dashuri dhe respekt per njeri tjetrin, ashtu sic jane vetem ushtrite qe mbrohen, ushtria perse eshte nje ushtri mercenare, ashtu sic jane te gjitha ushtrite pushtuese, ne kete ushtri evidentohet bukur detyrimi per te luftuar, madje dhe dhuna qe i detyron fatzinjte ushtare te bejne nje gje qe nuk u pelqen. Ushtria e Kserksit duket si nje ushtri kafshesh qe kane vetem instikte shtazarake te mbarsura me frike dhe egersi dhe heret a von do te perfundojne ne thertoren qe s’ka varre por vetem kufoma te percudnuara qe i hane kafshet e egra dhe shpendet grabitqare. Eshte kjo thirrja me e fuqishme dhe me e bukur qe filmi u ben ushtrive pushtuese te botes se soteme. Vlerat e filmit jane te medha dhe per kete merita qendron tek skenaristi, regjizori, tek i gjithe stafi realizator qe nuk dua ti permend pasi jane te shumte.
Lavdia Spartane
Nga humbjet e shumta ne njerez dhe materiale, Kserksi duke njohur forcen dhe trimerine e te treqindeve, detyrohet ti beje perseri thirrje Leonidhes te dorzohet pasi me ndihmen e shemtaraqit gunganc mundi ti dale nga prapa, ai i premton gjithecka, mjafton qe Leonidha ti gjunjezohet dhe ta njohe ate si zotin e tij. Leonidha i mesuar tere jeten qe ti gjunjezohet vetem Spartes e refuzon oferten dhe u ben thirrje ushtareve te tij:
- Spartane! Behuni gati per lavdi! Spartani kurre s'terhiqet, spartani kurre nuk dorezohet!
Ky ishte dhe ligji numur nje i Spartes sic u theksua ne fillim te ketij shkrimi. Deri ne castet e rrethimit te plote, ishin vrare shume pak spartane dhe ne kete kontekst dua te permend vrasjen e nje ushtari te ri qe ishte ne lufte se bashku me te jatin i cili qe nje nga kapitenet me te mire te ushtrise se Leonidhes. I jati qan, gje e pa zakonte per nje ushtar spartan. Kur Leonidha e pyet pse ai nuk e permban dot veten sic i ka hije kapitenit me te mire spartan i cili ka erdhur ne kete lufte te pashembullt per te vdekur se bashku me te birin, kapiteni i pergjigjet me fjalet e me poshteme qe te prekin shume dhe mendoj se do te jete e veshtire per cilindo qe e shef kete skene, te mbaje lotet.
- Mbreti im! Nuk vajtoj pse djali mu vra per atdhe por per nje gje tjeter; sipas ligjit spartan, kurre nuk i thashe dot njehere te vetme sesa shume e desha. Ai me ka qendruar ne krahun tim si gjeja me e mire qe une kam patur per tere jeten dhe nuk isha ne gjendje qe ta falenderoja qofte dhe nje here!
- Beteja e Fundit ose Lavdia e Perjeteshme
The battle at Thermopylae, 490 BC.
Ky eshte vendi i betejes se Termopileve, sot dhe dije.
Beteja e fundit e te treqindeve eshte monumentale qofte si veper luftarake, qofte si ideal i larte human e qofte si shembull i arte i qendreses se lavdishme njerzore perballe vdekjes e cila vjen jo si nje menxyre ne jeten e njeriut por si nje kurore lavdie apo si nje kapak floriri sic thuhet shpesh per vdekjen e bukur ne disa krahina te Shqiperise.
Ne momentet e fundit para vdekjes se sigurte, Leonidha gjunjezohet dhe Kserksi gezohet pa mase duke menduar qe po i gjunjezohej atij. Gjunjezimi i Leonidhes u be per Sparten, per token e tij te shenjte se ciles ai i kerkoi te falur qe nuk ishte ne gjendje ta mbronte kur gjendej i rrethuar ne nje rreth fare te ngushte nga mijra armiq. Ai leshoi armet per toke dhe e puthi ate pastaj u ngrit ne kembe duke rrembyer nga toka heshten e tij dhe sokelliu:
- Spartane! Le te vdesim si spartane!
Heshta e tij fluturoi drejt Kserksit duke i care bullcine. Mijra shigjeta, heshta, shpata,sopata, thika dhe mjete te tjera luftarake u derdhen mbi spartanet trima. Ata rane te gjithe per toke. Nje ushtar qe ishte duke vdekur, zgajti doren drejt mbretit me fjalet e bukura:
- Mbreti im, jam i lumtur qe po vdes prane teje.
- Ushtari im, kam qene i lumtur qe rrojta prane teje, - ju pergjegj mbreti dhe te dy vdiqen sakaq.
Atje ne Termople edhe sot gjenden fjalet e fundit te Mbretit me te Lavdishem Spartan, Leonidhes, para vdekjes:
Kalimtar, shko e u thuaj spartanve se ne vdiqem sipas Ligjit Spartan!
Komentoni
Artikuj te tjere
Sabile Keçmezi-Basha: Ëndrrat e kuqe
Fabula nga Vangjush Saro
Cikël poetik nga Rexhep Bajrami
Valentina Prifti: Ku është Evropa?
Pjetër Mëshkalla: Krishtlindje në Shkodër
Poezi nga Jusuf Zenunaj
Namik Selmani: Besimi mysliman dhe folklori i krahinës së Çamërisë
Hajdin Islami: Promovohet DVD-ja “Talentat me Lalën”-pak humor e pak satirë...
Don Noshi: Për shumë mot Kërshëndellat (Krishtlindjet) dhe gëzuar vitin 2010
Zef Ndrecaj: Krishtlindjet
Keze (Kozeta) Zylo: Pema me e famshme ne bote ndodhet ne qendren Rockfeler ne Manhattan
Përparim Hysi: Thirrje Krishtit!
Suzana Kuqi: Dhuratat e këtij viti
Xhevat Rexhaj: Urime për festat e fundvitit
Adem Berisha: Gëzuar 20 vjetorin e LDK-së dhe Krishtlindjet
Sadik Bejko: Blloshmi, Leka dhe liria krijuese në izolim
Baki Ymeri: Poezi rumune - Monica Mure?an
Remzi Salihu: Provokimi metaforik në poezinë e Kalosh Çelikut
Xhenc Bezhi: Urime Krishtlindjen
Halit Bogaj: ''Vendi diell'' dhe ''Zhizhi''