E diele, 28.04.2024, 04:28 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Profesori

E shtune, 26.12.2009, 10:29 PM


Profesori

(mësuesëve të mi,në ish-Normalen
e Elbasanit)

Nga Përparim Hysi

Prolog

      Nësër është 1 dhjetor 2009.Plot 100-vjet nga hapja e Normales në
Elbasan.Plot një shekull që kjo fidanishte e Arsimit Kombëtar  ka
nxjerrë mësues për të  shpërndarë dije në gjithë trojet ku flitet
shqip.Normalja e Elbasanit u hap me luftë e përpjekje kundër
pushtuesëve turq dhe qenë Rilindasit e mëdhenj ata që nuk u tutën,për
të ngritur këtë vatër të madhe të dijes,në kërthizë të Shqipërisë,në
Elbasan.Drejtori i parë i saj ka qenë patrioti dhe,më vonë, krahu i
djathtë i Babait të Kombit,Ismail Qemalit,Mësuesi i Popullit Luigj
Gurakuqi.Pas këtij ideatori të madh,drejtor u bë,Mësuesi i
Popullit,Aleksandër Xhuvani dhe pas...
         Jo.Nuk kam ndërmënd që të bëj historikun e Normales.As
kronologjinë e drejtuesëve të saj.Por e quaj veten me fat që kam qenë
një nga ata nxënës fatlum,që jam ulur në bankat e asaj shkolle dhe jam
diplomuar po atje.Jam fatlum dhe për një përkim tjetër:kam qenë një
nga maturantët e 50-vjetorit të shkollës.Dhe si  një nga ata,në kujtim
të asaj pune aq të madhe që bënin ata mësues të zgjedhur të asaj
shkolle,po sjell për lexuesit mbresat e mia.Natyrisht,ky tregimi
im,është veç një pasazh,por,sidoqoftë,edhe me kaq,secili nga lexuesit
do të ketë një përfytyrim të përafërt për ta.Për një gjë  vetëm më
vjen keq:që nuk pata mundësi të  isha nesër atje,në atë ceremoni të
madhe festive,ku secilit nga ata që do gjeja gjallë nga mësuesët e
mi,do t'i puthja me mall duarët e rreshkura dhe të dashura.Kurse për
ata që prehen në varreza(për fat të keq:atje janë shumica!),secilit
mbi varr do t'i vendosja një lule.Dhe do t'i ndizja një qiri.

                                      *    *    *

              Unë nuk e arrita porfesorin për të cilin do t'ju
rrëfej,por ia vlen që të shkruhet për të.Kur unë qeshë nxënës në atë
shkollë,profesori i nderuar,kishte dalë në pension.Sidoqoftë,ngjarja
për të cilën do t'ju tregoj,e lartëson atë.Dhe jo vetëm atë.Se ai
ishte vetëm njëri nga ata mësues aq të nderuar që,veç formimit të
lartë kulturor,rrezatonin displinë,egzigjencë dhe,sa për
tundim,thyerje nga ndjenjat sentimentale,as që i njihnin.Ishin sa të
ashpër,aq dhe njerëzorë.Prej tyre nuk merrje vetëm dituri,por mësoje
si të rriteshe si njeri.Formimi i tyre me kulturë prëndimore të vinte
në ngasje dhe,doje s'doje,do ta hidhje vallen sipas "muzikës"së
tyre,që,gjithësesi,qe një"muzikë",me të vërtetë,e bukur.

               Në po e lë pa emër profesorin,e kam bërë enkas.Për
arsye subjektive dhe objektive.Por,pavarësiht,kuturisjes sime,them që
ia vlen ta njihni dhe ju se çafrë ka bërë ai.Them ia vlen se-dhe kjo
më shtyti të shkruaj-shihni se ç'ndodh me shkollën  në Shqipëri dhe me
arsimin në përgjithësi.Kur pashë që ,sado që ministria për provimet
mobilizoi,gjasme,mësuesët më të mirë në Shqipëri,dhe,edhe me këta"të
zgjedhurit","ena e provimeve"rrodhi,se pati nga këta të "zgjedhurit"
që u shitën badjava,atëherë m'u kujtua ky,profesori,dhe jo vetëm
ky.Unë kam punuar si mësues për 41-vjet dhe këtë "degradim"të figurës
së mësuesit ,e përjetoj me keqardhje.Dhe them me plot gojën:-Jo.Nuk
kanë qenë  mësuesët të tillë.Ata kanë  patur dinjitet dhe,nëse ky
dinjitet i tyre u përdhos,shkaqet të çojnë larg.Larg e lart!Jo larg e
lart tek Zoti,por larg e lart tek qeveria.Tek shteti!Ky,pra,shteti,e
denigroi figurën e mësuesit dhe e detyroi atë që të shitet për për
5-aspra!Sidoqpftë,në mes asaj armate mësuesësh,ka prej tyre që jetojnë
me shpirt ndër dhëmbë,por dinjitetin nuk e shesin.

                                 *     *     *
                Mirë pra!Profesori i tregimit tim kishte nxënëse edhe
çupën e të vëllait.Kjo,e mbesa,ca se nuk e honepste dot lëndën e
tij(jepte fizikën),ca se këtë lëndë e kish me xhaxhanë e vet,as që ish
kthyer nga fizika.Shkurt:nuk mësonte.Profesori,gjithmonë,sa herë e
kish ngritur,e kish vlerësuar me notë dysh(maksimalja qe 5-sa).Veç
kësaj,ia kujtonte gjithmonë se mos kujtonte se do favorizohej,me që qe
e mbesa.I thosh ai,po çupa nuk e vinte ujtë në zjarr.Përfundimisht,e
la për në vjeshtë dhe e porositi rrept.Në vjeshtë,kur pa që e mbesa
nuk ish përgatitur,e la në klasë.-Do përsëritësh vitin,- i tha ai.E
mbesa ia dha të qarës,se kurrë nuk e priste nga xhaxhai i vet këtë
mbetje në klasë.Ashtu,me lot në sy,në vënd të drejtohej nga shtëpia,e
mbajti frymën nga Ura e Shkumbinit dhe,si la librin dhe fletoren mbi
tokë,u vërvit në lumë.Atje janë gazermat e ushtrisë dhe një
ushtar,tek ndjeu britmën për ndihmë(kontakti me ujtë e kish
kthielluar,siç duket),u hodh dhe e nxorri nga lumi.E çoi tek oficeri i
rojës dhe ky e shoqëroi për tek Komanda e vëndti(dega e brëndshme ,më
vonë).
Komandanti i vëndit,një  oficer me gradë të lartë,e mori në
pyetje.Pasi e pyeti që pse i kish hyrë një aventure të tillë,vajza i
tregoi shkakun dhe kur tha që profesori që e la,ishte as më pak dhe as
më shumë,po xhaxhai i saj,komandanti u nxeh dhe dërgoi një polic që ta
sillnin urgjent profesorin aty.Shkoi polici,e gjeti dhe e futi tek
zyra e komandantit.

          Komandanti:-E njeh këtë çupën,profesor?
-Si nuk e njoh?Kjo është çupa e tim vëllai!
-Pa pyete se çfarë ka bërë?
-Se  ç'ka bërë nuk e di,por di që e mora në provim,nuk kish mësuar dhe
e lashë në klasë!!!
-Po ti,mor profesor,nuk i vije dot një tresh sa për të kaluar
klasën,se nuk do bëhej ndonjë qamet i madh?!
Profesori:-Jo.Jo.Unë nuk kualifikoj dot njerëz të paditur.Se
dëgjo,komandant,po deshe të rrëzosh një vënd nga themelet,kualifiko
njerëz të paditur.Se i padituri,bëhet doktor dhe merr në qafë
njerëzit;bëhet ingjinier dhe rrëzon ndërtesat apo urat;por mund(këtu
duket profesori u nxheh) të bëhet dhe oficer dhe shkatërron ushtrinë.

          Komandanti duket u shkund nga mëndësitë e tij dhe hyri në
ato të profesorit,ndaj dhe i tha vjazës:-Profesori e ka mirë.Ky vit
iku,mëso këtë vit që sapo fillon.
Ja,të tillë ishin ata!Punonin jo vetëm me përkushtim,por rrezatonin në
plotëninë e tyre.Dhe,kur vinte puna,në mjedise argëtimesh me ne,ata
tjetërsoheshin dhe bëheshin aq intimë,sa të dukej se kishe përpara miq
të vjetër e shumë-shumë të dashur.Shkruaj me superlativa për ta,se
kanë qenë modele të papërsëritshëm dhe,për secilin prej tyre,mund të
shkruaj faqe të tëra.

                     *     *    *

  Dhe si epilog...

             Ju thosha që në fillim se kam qenë nxënës i asaj shkolle
në mes viteve '50-të dhe më sakt:maturant në vitin 1959.Mësuesët tanë
qenë të gjithë të mrekullueshëm:që nga ata që na jipnin lëndët
kryesore dhe deri tek ata që na jepnin
shkathëtsitë(vizatim,punëdore,muzikë e fizkulturë).Dhe mbi këtë
ansambël mësuesësh  të mrekullueshëm,të arsimuar të gjithë në
perëndim,s'mund të mos veçoj,drejtorin e shkollës,Vasil Kamami,që jo
vetëm qe një pedagog i madh,por dhe një drejtues që ka dhënë një
kontribut të madh.Nuk është vëndi këtu për të folur për të,po ky
tregim do të ishte pak i mangët,sikur mos shtoja diçka nga jeta ime në
këtë shkollë.
Drejtori i shkollës kish autoritet aboslut para nxënësve,po se po, por
dhe ndaj mësuesëve.Sado që numri i nxënësve ishte tejet i madh,nuk ma
merr mëndja që të kishte nxënës t'i shpëtonte vëzhgimit të tij.Se nga
mëngjesi deri në mbrëmje vonë e kalonte në shkollë apo në
konvikt(konvikti ishte në të njëjtën ndërtesë me shkolllën).Duke
ndjekur praktikën tonë pedagogjike,drejtori kish pëlqyer punën time si
praktikant(të më falin bashkëshokët dhe lexuesit,se nuk vuaj nga
kompleksi i Belul Gjeraqinës,por dua të jem sa më i sakt),dhe,pse kish
pëlqyer punën time,më thirri në drejtori,e më tha:-Hys(më thërriste në
mbiemër),për gjithë shkurtin(1959),nuk do vesh në shkollë,se do bësh
punën e mësuesit në Ushtrimoren tonë(dhe kjo,Ushtrimorja,qe në katin e
parë të shkollës),se mësuese Manushaqja asht me raport një mujor.
Kështu që u bëra mësues para kohe,por pa rrogë,ama.Vetëm nuk shkoja në
shkollë si maturantët e tjerë.Të them të drejtën-nuk kam pse ta mohoj-
sikur u përkëdhela në sedër nga ky vlerësim,se vlerësim ishte.Ndërsa
shokët e mi do të bënin nga 6-orë mësim,unë do të bëja 4 ose 5
orë.Mirë po kot nuk thonë që dardha e ka  bishtin prapa.Dy ditë,pasi
isha bërë "mësues",puplat m'u bënë krahë dhe mënd po fluturoja!Nuk
flitej me mua.Vjen në ora 4 të mëngjesit,kujdestari i konviktit që
t'na bënte zgjimin dhe për të dalë në gjimnastikën e mëngjesit.Ndërsa
të tjerët u ngritën,unë,"mësuesi",nuk u çova.
-Çou!-foli kujdestari.
-Kush të çohet?Po unë jam "mësues",nuk e ke marrë vesh zotrote?
-More,për ç'mësues më flet?Do çohesh pao jo?
-Jo.Nuk çohem.Do ikësh apo si e ke punën?Kaq ta bësh dhëmbin nuk  çohem.
Dhe nuk u çova.Kujdestari,priti sa vajti ora 7 e gjysëm dhe frymën tek
drejtori.Ai më thirri,më bëri për ujë të ftohtë dhe me autoritetin që
i jepte rregullorja e shkollës,aty për aty,komunikoi para
nxënësve:-Përparim Hysit i zbritet nota e sjelljes nga 5 në 4! Unë,sa
dëgjova këtë komunikim,u skuqa si kungull i pjekur në furrë dhe,në
përlotje e sipër,para syve të drejtorit,u nisa për në klasën time,tek
shokët.
-Ku shkon?-më pyeti drejtori.
-Në klasë,tek shokët,se tani nuk jam më mësues,se jam me notë të thyer
në sjellje.
-Jo,- ma preu ai,-do shkosh të japësh mësim për tërë shkurtin dhe
dëgjo:në konvikt të sillesh mirë,se të përjashtojmë fare.
Dhe shkova,Sado me sjellje katër.Pra,si mësues me sjelljen
katër,jampak unikal.Ndoshta i vetmi.Po ku të falnin ata?Sa herë kujtoj
këtë sjelljen time të thyer,më  kujtohet Ladenaku tek "Viti '93-tre"i
Hygoit.A nuk e dekoroi ai topçinë për heroizmin dhe e pushkatoi për
pakujdesinë?Ja,të tillë ishin!Të jepnin aq sa meritoje.As më pak dhe
as më shumë.Nderim dhe vetëm nderim për atë armatë aq të shquar!
Nga një qiri dhe nga një lule për secilin prej
tyre,se,mjerisht,shumica kanë ikur nga kjo botë.Sa për ata që
janë,ende ,gjallë,unë,sado që jam plakur vet,secilit do t'ia puthja
ato duar të rreshkura,që,njëherësh,sa fisnike janë,aq janë dhe të
dashura.Dhe njëherë,nderim...
                       


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora