E shtune, 27.04.2024, 02:32 PM (GMT+1)

Kulturë

Doli në shitje revista letrare ''Stili '97'' Nr. 49/50, 2009

E hene, 28.12.2009, 08:35 PM


DOLI NË SHITJE REVISTA LETRARE
          “STILI ‘97” NR. 49/50, 2009

Nga Fadil Curri
 
Këto ditë në botim të Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptarë në Maqedoni (LSHSHM) u botua revista për letërsi, art, shkencë e kulturë “STILI ‘97” nr. 49/50, selia e së cilës është në Shkup. Ky dynumërsh ka mjaft materiale të rëndësishme brenda faqeve të saja. Lënda hapet me  recensionin e Kalosh Çelikut “Dashuria hyjnore dhe dehja e mistikëve”, që bën fjalë për librin poetik të Flora Kastratit – Selës: “Vazhdoj ta kërkoj të nesërmen”. Mbresa leximi shfaq edhe Rami Kamberi në tekstin kritik “Liria në Poezi”, i cili bën fjalë për veprimtarinë poetike të shkrimtarit disident nga Shipkovica e Tetovës, Sadudin Gjura. Për të njohur lexuesit e rinj me këtë poet të pathyeshëm, botohet poezia me strofë katërvargëshe dhe e rimuar me titull “Jeta e re e njerëzimit”. Nga poezia shqipe në vazhdim botohen shtatë poezi të Frederik Rreshpjes dhe katër të Hida Halimit. Xhevahir Spahiu boton shtatë poezi, kurse Pano Taçi katër. Poetja nga Prishtina, Radije Hoxha – Dija, është specifike me vargjet e saja poetike. Me ciklin poetik “Vdekja m’ shtihet burrë” botohet poezia me shqipen dialektore të Ledia Dushit. Edhe poeti disident nga Kërçova, Safet Hyseni,  boton një tufë poezish, kurse Rexhep Bajrami boton ciklin poetic: “Larg jemi ne të dy”. Autori i poezive me strofa katërshe të rimuara, Xhelal Ademi, prezentohet me një tufë poezish që pasqyron intimitetin e fatit të ndrydhur nga influenca joletrare. Edhe për poetin e persekutuar nga regjimi komunist jugosllav, Shaqir Sadiku, shkruan Safet Hyseni, kurse Kalosh Çeliku këtij poeti tashmë të ndjerë i kushton poezinë: “Dhe ndërrojmë jetë ne të pavdekshmit”. Në faqet e revistës kemi edhe tri poezi të Seida Beganoviqit, të rikënduara në gjuhën shqipe.  
             Faqet e prozës në “Stili ‘97” hapen me fragmentin nga romani “Matja e botës” e Daniel Kehlmann, të clin nga gjermanishtja e përktheu Arbër Çeliku. Nga proza shqipe botohet tregimi i Fadil Currit “Kujtimi për xhaxhain”. Me prozë joletrare, respektivisht me histori shkollore, prezentohet Nehat Jahiu me tekstin “Brez pas brezi në luftë për shkolla shqipe”, kurse për këtë studim bën fjalë Tahir Z. Berisha me tekstin “Një vepër e rëndësishme publicistiko-dokumentare’. Rami Kamberi shkruan për tre librat poetikë të Iliriana Selmanit, kurse Zejadin Ismaili shkruan për librin me poezi të Kalosh Çelikut “Atdheu, ky burrë pa grua” në tekstin: “Zëri refraktarues i ndërgjegjes intelektuale”. Safet Hyseni boton letrën e hapur përmes tekstit: “Shuplakat e nxehta të “ballistit” Vebi Xhemaili”.  Qasje ineresante ngërthen edhe teksti i Remzi Salihut: “Kultura në tabut (arkivol) të vlerave të ngushta partiake”. Prend Buzhala boton reportazhin letrar “Portiku poetik dhe hovet dashurore”, në të cilin sheshon mbresat e tija nga “Takimet nën Rrap” në Shkup dhe  në Dibër, të cilat i organizon LSHSH në Maqedoni.
             As drama nuk  harrohet, dhe kjo gjini përfaqësohet në këtë dynumërsh të revistës “Sili ’97” me krijimin e Kalosh Çelikut “Lamtumirë bërllok”, ngjarja e së cilës shtrihet në tre akte ose fytyra, siç shkruan autori. Janë  dhjetë personazhe që zhvillojnë ngjarje në Shkup dhe rrugës Kumanovë - Shkup.
             Botimi më i ri i dynumërshit (49/50) të revistës “STILI ‘97” në faqet e saja ka shumë fotografi nga manifestimi letrar “Takimet nën Rrap”. Kjo revistë ka 218 faqe.


(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora