Kulturë
Halit Bogaj: Zhan Mare (1913 – 1998)
E hene, 28.12.2009, 08:56 PM

Edhe Zhan Mare bënte pjesë në plejadën e aktorëve më të shquar francezë i cili krijoi disa nga kryeveprat më të dalluara filmore me të cilat joshej njerëzimi në mbarë botën.
Nga Halit Bogaj
Zhan Mare u përkiste atyre aktorëve të njohur që filmin e kishin profesion e kurrsesi vetëm hobi. Shikuar në këtë drejtim, jemi të bindur se Franca do të ishte mjaft e varfër pa aktorin – Zhan Mare i cili na kishte mësuar të na dhuronte role të fuqishme poliedrike me të cilat begatohej mbarë kultura filmore.Filmat që na i la Zhan Mare shikoheshim me admirim të madh nga të gjitha shtresat njerëzore ngase kishin porosi të qartë, duke na shërbyer edhe si mësim se si duhej ta respektonim lirinë njerëzore.Zhan Mare interpretonte heronj të mëdhenj të popujve të ndryshëm por më së tepërmi trimat e paepur të atdheut të vetë nga fimat”Kalorësi Gungaç”, ”Fantomasi”, “Misteriet e Parisit” dhe heronj të tjerë të shquar të periudhave të ndryshme të historisë njerëzore.Edhe Zhan Mare na ka
![]() |
Jean Marais |

Siç theksuam edhe më lartë, Zhan Mare ishte ndër aktorët më të shquar francezë i cili realizoi shumë filma por ai, që na ka mbetur më së tepërmi në kujtesë është pikërisht’’Konti i Monte Kristos’’në të cilin Zhan Mare luan rolin e kalorësit dhe oficerit Emond Dantes.

Pas kthimit të tij në Paris fillon hskmarrja e tij legjitime ndaj njerëzve që ia kishin kurdisur kurthin , njëri nga të cilët /Vilford, i cili kishte qenë edhe shoku më i ngushtë i tij/ia kishte marrë të fejuarën me emrin Mercedes.
Edmond Dantes një hero shumë i dashur për shikuesit e të gjitha meridianve është ndër figurat më të dhembshme të letërsisë dhe kinematografisë botërore, ngase pa asnjë faj burgoset në një ishull mes detit për ta vuajtur dënimin e rëndë dhe të pamerituar , duke u bërë viktimë e padrejtësisë më të fëlliqur e cila as që mund të merrej me mend nga askush.Në fund të filmit, Edmond Dantes makmerret në mënyrë të përsosur/dhe të dëshiruar edhe për shikuesin/, sikur ta kishte dërguar vetë Perëndia në një rrugë të tillë interesante.Dhe secili nga personazhet e implikuara në komplot ndaj tij , e merr dënimin e merituar nga Njeriu i befasimeve të shumta me pseudonimin Konti i Monte Kristos.
Komentoni
Artikuj te tjere
Dhurata Hamzai: “Kostumi” italian nuk e mbuloi dot dështimin e Festivalit të RTSH-së
Kalosh Çeliku: Bariu me kërrabë Qeverisë Vitin e Ri ia uron
Vangjush Saro: Kandidat për mbrëmjen e Vitit të Ri
Doli në shitje revista letrare ''Stili '97'' Nr. 49/50, 2009
Kujtim Mateli: Thëllëzat
Petraq Risto: Poezi nga libri i ri ''Apo-ka-lypsi''
Fadil Curri: Antologji e krijuesve n?n Rrap
Në vënd të një urimi për Vitin e Ri nga Julia Gjika (Cikël poetik)
Kristaq Turtulli: Peizazhi i buzë mbrëmjes
Juliana Pasha fiton Festivalin me këngën e Ardit Gjebresë, shkon në Evropian
Poezi satirike nga Nehat Jahiu
Vllasova Musta: Libri i Agim Shehut,“Ylberi i fëminisë”
Gëzim Mekuli: Baladë
Poezi nga Ekrem Ajruli
Poezi nga Yll M. Lajçi
Gjon Keka: Trazimi i martesës politike
Demir Krasniqi: Më shkoj jeta krejt me tutë
Mazllum Saneja: Ditari im (III)
Dhurata Hamzai: Parid Teferiç: “Onufri” kthehet tek Onufri
Remzi Salihu: Struktura ironike e muzës poetike