Kulturë
Nehat Jahiu: Buzëqeshja…
E marte, 29.12.2009, 08:21 PM

Buzëqeshja…
E lamë me Miken të takohemi diku ne një pikënikë në natyrë. Une shumë e dua natyrën. Dhe bukuritë që ka ajo. Edhe Mikja ime e don shumë natyrën. Do të jemi diku larg në një lëndinë të bukur mbushur me lule të llojllojshme. Do të jemi vetëm unë dhe Mikja. Do ta shtrojmë një sofër mu në mes të livadhit. Aty pranë kroit me ujë të ftohtë. Mikja ka gatuar një pite shumë të mirë. E kosin unë e solla . Kos delesh. Lisat rreth e perqark na rrethojnë me flladin e freskët. Unë dhe Mikja nuk ngopemi dot duke ngrërë pite me kos e… Pijmë ujë të këroit. Gurgullon uji pranë nesh. Zogjtë këndojnë këngët më të bukura të tyre. Kënaqësi…! Oh, Zot…! Puhia që zbret nga lartësia e bjeshkëve aty tek livadhi. Mikes ia përkëdhel flokët e gjata mbi supe. Eshtë shumë e bukur mikja ime. Ama ,sot më duket edhe shumë më e bukur. Më duket si një Zane e malit. Vetullat e saj duken si krahët e dallëndyshes. Buzët…! Si kokërrat e qershisë në maje të degës. Po sytë!?Sytë e SHQIPONJES. Dhe shumëcka… Që vetëm Perendia ia ka falur. E unë sot me Miken time jemi në një pikënik Ajo dëshiron të shëtis rreth lumit. E në livadh mbledh tufë lulesh dhe bënë kurorë. E mi dhuron mua. E unë çfarë ti dhuroj Mikes…?!? Një tufë vargjesh poezish. Që më burojnë thellë nga shpirti im poetik. Ama vetëm Mikes sime ia dhuroj. Për ate kanë buruar nga shpirti im. E ajo më dhuron buzëqeshjen. Dhe unë i them Mikes. Po nëse na zë nata, oj mike në mes të livadhit…!? Dhe humbim rrugën…!? Ajo më thotë: Do na han ujqit, or miku im i dashur…! Eh, Mikja ime…!? Aty ku do jemi ne sonte nuk do ketë ujq. Do i vrasim…! Ne sonte do na shoqërojnë drenushat, zogjtë, hëna. E Mikja më dhuron BUZEQESHJEN e saj të ëmbël. Sa natë e këndshme…! U kënaqëm…! U tretëm…! U…! Ecëm e ecëm rreth lumit. U kthyem përsëri në livadh. U shtrimë në atë bari të njomë me aromë lulesh borziloku. E futa nën sqetulla Miken. Mos të frikësohet prej ujqve. Fillova të ia përkëdheli flokët e saja te gjata mbi supe. E ajo u shtri në prehrin tim. Hëna na bënë dritë. Oh, Zot…! Perqafime…! Buzeqeshje…! Puthje…! Nga shpirti..! U kënaqëm…! Unë dhe Mikja ime. Kurr nuk do e harrojmë këtë natë. Nuk ka gjumë…Tërë natën dashuri. Edhe zogjtë. Hëna na e kishin zili . Dhe dikur vonë. Që të dyve na kishte marrë gjumi. Ashtu të përqafuar njëri me tjetrin. Dhe kur hëna donte të ik pas bjeshkëve të larta. E rrezet e para të diellit ndrroheshim me rrezet e hënës…! Na gjetëm në mes të livadhit të perqafuar. Djersët e ballit mi fshiu Mikja me flokët e saja të mëndafshta. U zgjuam…! I dhuruam ca e ca puthje njeri tjetrit. I lamë sytë me ujin e ftohtë të kroit. U ndam. Kujtimet na mbetën të paharruar ne shpirtin tim e të Mikes sime. Do të takohemi përsëri…
Komentoni
Artikuj te tjere
Mexhit Prençi: Ismail Kadare, Tragjikomikja dhe modernja te “Darka e gabuar”
Demir Krasniqi: Mirë se vjen o Viti i Ri
Grigore Brâncu?: Lidhje linguistike rumuno-shqiptare
Kostaq Duka: Motive në prag fundviti
Virgjil Muçi: Urdhri i së Bukurës në romanin e ri të Petraq Ristos
Vladimir Marku: Cikël me poezi nga libri: Nga “Leonardo Da Vinçi” tek “Pearson”
Albert Zholi: Mevlan Shanaj “grindet” me Ibrahim Kovaçin e vërtetë
Përparim Hysi: Kur qelepiri të delë nga hundët
Demir Krasniqi: Gazelet turkoaziatike - virus në muzikën shqipe
Halit Bogaj: Zhan Mare (1913 – 1998)
Dhurata Hamzai: “Kostumi” italian nuk e mbuloi dot dështimin e Festivalit të RTSH-së
Kalosh Çeliku: Bariu me kërrabë Qeverisë Vitin e Ri ia uron
Vangjush Saro: Kandidat për mbrëmjen e Vitit të Ri
Doli në shitje revista letrare ''Stili '97'' Nr. 49/50, 2009
Kujtim Mateli: Thëllëzat
Petraq Risto: Poezi nga libri i ri ''Apo-ka-lypsi''
Fadil Curri: Antologji e krijuesve n?n Rrap
Në vënd të një urimi për Vitin e Ri nga Julia Gjika (Cikël poetik)
Kristaq Turtulli: Peizazhi i buzë mbrëmjes
Juliana Pasha fiton Festivalin me këngën e Ardit Gjebresë, shkon në Evropian