Kulturë
Kostaq Duka: Motive në prag fundviti
E marte, 29.12.2009, 07:54 PM

Motive në prag fundviti
Ngutje
-Meditim në fund dhjetori-
Ngutje….
Një nxitim, në tejikje….
Nguten
Të dashuruarit e ndrojtur
Fjalën magjike : të dua
Ta thonë si të mundin,
Veç ta thonë
Në çastin e këputjes së vitit……
Nguten
Borxhllinjtë e ndershëm,
Paranë ta kthejnë
Me shpresë që e nesërmja
Ti bëjë dhurues për të tjerë ….
Nguten
Mashtruesit; hajdutë ,vrasës, politikanë
“Lojën” ta mbyllin
Në hapjen qelibare të vitit të jenë “ëngjëllorë” .
Ngutje, ngutje
Një nxitim, në tejikje….
Një pacient kanceroz
Pranon operacionin
Kundërshtuar 364 ditë të vitit.
Një shkencëtar
Ngulmon
Kur sekondat e fundit godasin si vare
Formulës magjike t’i japë lirinë e zgjidhjes…
Ngutje, ngutje
Një nxitim në tejikje.
Keshtu ka për të ndodhur gjithnjë
Sa kohë ndërgjegja njerëzore
Kultivon përtëritje.
Marrëzi dhjetori
364 ditë
S’i mjaftuan
Vajzës që ëndrrën ndillte t’i thosh: Të dua.
364 ditë
Veç në dialog të paprerë e takime imagjinare
Mijraherë sajuar.
Të dua, të dua, të dua
Në mëngjes, në mesditë, natën vonë dhe në gjumë.
E përsëri
Gjithçka mbetej fillim.
Veç vajza e brishtë , djallëzore
Shikimin ia hidhte tërë dritë e shkëlqim.
Dhe në të 365-tën ditë
Portën dimërore të mëngjezit e hapi ngultas si i marrë
Mes dëborës që tallej me një qeshje të bardhë.
Rendi
Ku ajo shkeli një vit të tërë
Rendi e rendi pas gjurmëve të saj
Gjersa mbeti i ngrirë
Statujë para saj diku në një qoshe, në rrugicë
Duke shkrirë akujt e buzëve
Me fjalët që digjeshin së brendëshmi: të dua, të dua!
E dashura ime e parë ishte bora
E dashura ime e parë ishte bora.
Prej saj mbi flokët kaçurrelë pata ledhatimin e parë,
puthjen mbi buzë
ëndërrimin në pafundësi të bardha qiellore.
E dashura ime e parë ishte bora,
Lozonjarja tekanjoze që vinte e ikte pa fund
Sa nisja ta përkëdhelja e përkëdhelja gjer në lëmim e shkëlqim
Ajo tretej e tretej pafundësisht duke u bëre ujë….
E dashura ime e parë ishte bora.
Tani vjen e ikën.
Më bën të mbyll sytë, të risjell atë çast kur mbeta rob i saj
I dashuruar……. ndonse fëmijë.
Komentoni
Artikuj te tjere
Virgjil Muçi: Urdhri i së Bukurës në romanin e ri të Petraq Ristos
Vladimir Marku: Cikël me poezi nga libri: Nga “Leonardo Da Vinçi” tek “Pearson”
Albert Zholi: Mevlan Shanaj “grindet” me Ibrahim Kovaçin e vërtetë
Përparim Hysi: Kur qelepiri të delë nga hundët
Demir Krasniqi: Gazelet turkoaziatike - virus në muzikën shqipe
Halit Bogaj: Zhan Mare (1913 – 1998)
Dhurata Hamzai: “Kostumi” italian nuk e mbuloi dot dështimin e Festivalit të RTSH-së
Kalosh Çeliku: Bariu me kërrabë Qeverisë Vitin e Ri ia uron
Vangjush Saro: Kandidat për mbrëmjen e Vitit të Ri
Doli në shitje revista letrare ''Stili '97'' Nr. 49/50, 2009
Kujtim Mateli: Thëllëzat
Petraq Risto: Poezi nga libri i ri ''Apo-ka-lypsi''
Fadil Curri: Antologji e krijuesve n?n Rrap
Në vënd të një urimi për Vitin e Ri nga Julia Gjika (Cikël poetik)
Kristaq Turtulli: Peizazhi i buzë mbrëmjes
Juliana Pasha fiton Festivalin me këngën e Ardit Gjebresë, shkon në Evropian
Poezi satirike nga Nehat Jahiu
Vllasova Musta: Libri i Agim Shehut,“Ylberi i fëminisë”
Gëzim Mekuli: Baladë
Poezi nga Ekrem Ajruli