Kulturë
Cikël poetik nga Përparim Hysi
E merkure, 30.12.2009, 07:45 PM

Nga Përparim Hysi
1.Pse?
Pse më bëhet mua sikur,
Sikur është tani me mua?
Mikeja që paçë dikur
Është...apo kështu dua?!!!
Sikur vjen e me mua "loz"
Loz or loz si njëherë vakti
Ja,e shoh, u bëtë "nervoz?!"
Epo plasni nga inati!!!
Sepse miken e kam pranë
Sado vet jam,këndej...larg
Se më thotë që më ka "xhan"
Tash u bindët që kam hak.
Ja dhe pyetja mor përgjigje
Kot nuk jam hazërxhevap
Hajde,hajde,o moj mike
Se dhe zemra ma bën dang...
7 dhjetor 2003
2.Gjuha shkon ku dhëmb dhëmballa
Gjuha shkon ku dhëmb dhëmballa
(tash dhëmballa më shumë dhëmb)
Bukuroshja nga mëhalla
Dhe mua plakun po më çmënd.
M'i hedh çapat si atlete
Pa me sy zë më zhbiron
Tash jam unë që s'jam në vete
Sepse syri mirë shikon.
Po kur kollet,e bën enkas
(duket mua më shtie çik)
E përgjoj ,që,thoni,fshehtas
Sepse dihet:unë kam "cipë?!"
Ndaj zë më dhëmb dhëmballa
Dhe nga"dhimbja"ulërij
Zogëzë me krahë të bardha
Dua të zë,po nuk arrij...
10 dhjetor 2003
3.Dhe tani...
Dhe tani... s'kam nga ia mbaj
Ta hajë dreqi:kam rënë "brenda"
Sa me sy unë të përrlaj
Aq më fort,moj,më rreh zemra.
Ti e sheh dhe kokën ul
Se përballë ke "atë"
Kurse mua më zë me shkumë:
Dua me shqelma të përzë.
Ta përzë,po s'është aq lehtë
(unë e ti e dimë mirë!)
Po jam bërë tani me fletë
Sikur jam palobandill.
"Gjëndja" sa vjen e rëndohet
(a më duket kështu mua?!)
Shiko plaku zë tërbohet
Të më marri dreqi mua!...
15 dhjetor 2003
4.Ah,ç'më kënaqe!
Sa e hape gjirin,buisën manushaqe
Fillova të "pirin";ah,ç'më kënaqe!
Dhe ta putha buzën;derdha mallin tim
Në buzë hasa shpuzën;zjarr më qe:kaminë!
Kohë kishim pa parë;mënd shkuan 5-vjet
Mu si lumë me valë,unë vërshova vet
Por lumit me valë,iu përgjigj një det
Të "vrava"pulëbardhë;rashë "vrarë" dhe vet.
18 dhjetor 2003
5.Hardallosem fare kot
Hardallosem fare kot(qejfin zë dhe i bëj vetes)
Për një mike njohur sot(them e njoh që hera-herës?!)
Dhe në fakt,asgjë s'ka ndodhur(po ku mbhahemm unë,"qejfliu")
Miken që sot kam njohur(e shoh më?S'e di,ditëziu?!)
Kapërdisem si maçoku;si maçoku mu në thekër
Sikur ja,unë,"babloku",bëj "qametin"me një femër
Por se ndryshe,fare ndryshe,më është fakti që ka ndodhur
Mos vazhdoj me si a qyshe?S'e pashë më miken e njohur.
18 dhjetor 2003
6.Po pres
Po pres,po pres.E di që do vish
I mbushur me shpresë.dyshues s'jam hiç
Vonesa nuk më trëmb;as nata pa hënë
Se shpresa më vë pëndë dhe frikën ha me dhëmbë.
Po ja tek ndihen çapa;të lehta si një shpezë
Si ditë m'u bë nata;me krahë e imja shpresë
Krahët ndej përpara dhe të rrëmbej si dre
Dhe zëmë retë e bardha(atje na gjen ne)
19 dhjetor 2003
7.Më vjen ndërmend
Më vjen ndërmend çahiri në maj
Mbi barin e njomë,një det me lule
Lulet i mblidhja dhe tufën asaj
Asaj që sot kujtesës më prure.
Çuditem me vete dhe pak arsyetoj
Si në dhjetor,më kujtohet çahiri?
Më erdhe paritur,si atëhere,moj!
Emrin s'ta them,se s'jam "faqenxiri.."
19 dhjetor 2003
8.Ah,hiret e tua!
Me hire je mbushur;sa hire!
Që mënd më ngrenë avadan
Dhe Zoti punokërka me "hile"
Mëdysh u nda imi xhan.
Hiret më ngasin,më ngasin
Dhe kurbën e nepsit ma ngrenë
Ah,hiret e tua që më "vrasin"
Dhe nga mëndja më bëjnë ujem..
21 dhjetor 2003
9.Çast
Një brishtësi prej vese në sy
Një purpur si lulkuq në faqe
Kaq mjafton që unë ty
T''i puth me gushë me faqe.
Mandej ndodh "mrekullia"
Vesën me buzë zë e pi
Dhe "dehur"pastaj nga "rakia"
Se ç'bëj? E kush... e di?!...
22 dhjetor 2003
10.Vullkani i shuar
Zemra jote-vullkan i shuar
Nën magmë-llava e nxehtë
Kur ja,papritur dhe kujtuar
Takimi si tërmet.
Nga dridhmat,magma seç u ça
Dhe llava zu vërshoi
Se mali i vjetër;sa vjete?Sa?
Si lumë i zjarrtë na përvëloi.
23 dhjetor 2003
11.Kur...
Kur degët e pemëve era rreh me furi,
Dhe drurët përpëliten nga e ftohta
Prej së largu unë vij e rri me ty
Dhe përzëmë dimirn me puthjet e ngrohta.
S'ka gjë në se dimri aty është i egër
Dhe hedh dëborë në rrugë apo shqotë
Nga malli ne përqafohemi dhe më tepër
Dashuria na mban valë,të ngrohtë.
24 dhjetor 2003
12.E,megjithëse...
"E,megjithëse nuk më dashuron,Lëmëni t'ju dashuroj!"
Bajron
E,megjithëse unë të desha,
Ti u tregove fare mospërfillëse
Unë as të talla dhe as të qesha
Se ndjenja ime qe e tëra molisje.
E vite shkuan.Ti mbete beronjë *
Kryeneçësia është e keqe të zot.
Po unë prapë pse ju dashuroj?
Pse më ke mallkuar,o Zot?!
*shterpë(këtu pa martuar)
24 dhjetor 2003
13.... dhe qenka një zog
(sioas Collen McCullogh)*
Dhe qenka një zog që këndon vetëm një herë dhe vdes
Vdes kur lë folenë...dhe vdes me këngë
Dhe unë jam si ai zog, pranoj të vdes
Veç me një kusht:në tuajat këmbë...
*Zogjtë vdesin duke kënduar
23 dhjetor 2003
14.Në dritaren tënde
Hedh sytë në dritaren tënde
Dhe them:-Ishalla të shoh!
Me ty jam në zemër dhe në mëndje
Del apo s'del?Njësoj:obobo!...
24 dhjetor 2003
15.Femrat
Gjithmonë vras mëndjen:-Pse na joshin?
Ç' mister kanë me vete që na tundojnë?
Ah,sa të mira!Ato "mos qofshin?!"
Kur dhe ca me thiinja,pas tyre vrapojnë.
Dhe e dinë mirëfilli që nga ne pëlqehen
Nisen e stolisen sikur shkojnë për sfilatë
Kush nuk humb pusullën?Sa të tjerë"dehen"
Nga sharmi i tyre,tundohet dhe një plak.
24 dhjetor 2003
__________
Dashuri,kurrë nuk më ke velur
Nga Përparim Hysi
1.Dashuroj prapë
Më ka marrë malli,s'kam si e mohoj
Unë,mallpashuari,prapë dashuroj
Dashuroj prapë,megjithëse jam plak
Jam pak i prapë apo dreq-o plak
Dreq-o plaku-djalë që belanë kam gjetur
Unë,një kokëbardhë dhe pak "mendjerrjedhur..."
7 dhjetor 2003
2.M'u kujtua mike e vjetër
M'u kujtua mikie e vjetër
Dhe më hapi plagë të re
Nuk e them dot as me letër
Sa më dhëmb që olele!!!
Se tani që unë u plaka
Më s'duroj e s'kam fuqi
Se të dhëmb,që thoni,plaga
Plagëmadhja-dashuri.
7 dhjetor 2003
3.Dëshirë
Një buzë dua ta puth,
Një gji dua ta thithë
Se ika,mbarova
Po sosem i gjihtë.
Ashtu si qiriri
Kullon pkë-pikë
Ashtu,unë,fakiri
Po tretem dhe pikë.
Se zë më ha buza
Dhe nepsi s'më lë
O vajzë,po s'të putha,
Mua dita s'më zë.
Se s'mbahem nga malli
Lëshohem-rrufe!
Ashtu siç bën djali
Me vajzën e re.
Fuqi vërtet s'kam
(se iku fuqia)
Po jap çfarë kam
Nga dashuria.
I jap unë të tëra
Me erz e me nder
(Ç'më duhen të tëra?)
Pa ty,buzësheqer?!...
8 dhjetor 2003
4.Ç'më bëre kështu?
Ç'më bëre kështu,moj balukedredhur?
Më erdhe këtu,fare papandehur
Fare papandehur,si një befasi
Në kokë më je hedhur,porsi gjarpëri.
Në kokë më je hedhur,porsi gjarpëri
Me ty jam"përleshur",ah,i varfëri!
Malli yt i mbledhur(kaq vjete pkë-pikë)
Mbi mua është derdhur;de,më rëntë një pikë!...
9 dhjetor 2003
5.Dashuri,kurrë s'më ke velur!
I vetmuar kam mbetur unë;shpreh dëshira pak azat
Se i gjej pak vetes"punë";dua të heqë një taksirat
Taksirati është i rëndë,më ka peshën e një mali
Veçëse ti ma kthen në pëndë;ke"ilaç" me pika malli.
Ke ilaç me pika malli që s'e gjen në spiceri
Dua ta pi,rrënjëdali,i mësuar që në rini
I mësuar në rini;tash e dua dhe më tepër
Dashuri,moj dashuri,mua kurrë s'më ke velur.
8 dhjetor 2003
6.Ah,ju ëndrra!
Ah ju ëndrra që s'm'u ndatë!
Asnjëherë pa parë s'më lini
Dhe s'm'u ndatë,nuk m'u ndatë
Kaq i madh më është mallëngjimi.
Gjumin fare ju ma prishët
Gjumë,o gjumë,i bërë me copa
Të fanepste kur s'të lipset
Të vjen mikeja mu tek koka.
Le të vijë,mirëse të vijë
(mos e merrni aq të lehtë?!)
Se jam plak dhe pak"mbërdhij"
Se s'kam çap më për "atlet?!"
E që thoni,mbesë syhapur
Mikja s'luan,po mu aty
Gjumi shkoi,gjumi vajtur
Që më plaçin që të dy...
9 dhjetor 2003
7.Zogë,ku je nisur?
O moj zogë,për ku je nisur?
Se sa mirë që je ujdisur
Syrin tim e ke gremisur
Për tek ty është arratisur.
Buza jote e ormisur
Edhe gjoksi i dalldisur
Më bëjnë mua plak të azdisur
Se me ty jam sevdallisur.
Dua të sos mallin e nisur
I penduar që jam mbollisur
Sulmoj tash si një i krisur
Të "vrasë" zogën e ujdisur.
9 dhjetor 2003
8.Pse më bëhet sikur vjen
Pse më bëhet sikur vjen
(vjen një mikja ime e shtrenjtë?!)
Vjen apo zëmra mua ma ndjen
Që ta kem në këtë moment?!
Zemra heq edhe rënkon
Sepse shpirti aq ma do
Ah,moj zemër,që s'harron!
Ç'të harrosh që obobo?!
Obobo si më ka qenë
(çfarë të them,i ziu,më parë?)
Ju them trroç:shpirti më dhëmb
Se më qe "përsheshi"i parë.
Malli,domosdo,s'harrohet
Se më qe si det me dallgë
Mike,moj,më kujtohesh
edhe shpirtin ma bën plagë.
11 dhjetor 2003
9.Nuk e di
Nuk e di se ç'do kesh thënë
(i pranoj,s'do mend:të gjitha!)
Në se "dorë" mbi ty s'kam vënë
Nuk e bëra,moj,nga frika.
Friikë nuk njoh dhe jam azgan
(po m'u duke flu si drita!)
Dhe e humba unë "davanë"
Them të drejtën:u mahnita!
U mahnita;mbeta ngrirë
aq emadhe qe topitja
Ndaj t'u duka"djall me brirë"
veç,kur ike,më dol "pija"
Se u "deha" unë pa pirë
Sa të pashë,o moj,me sy
Ti më more për fakir
Ke të drejtë dhe jam me ty...
12 dhjetor 2003
10.Dashuri gruaje
Për time shoqe
Sa herë që kotem mbi divan
Fap dhe dikush më hedh diçka
Është gruaja,"vigjelente" që ruan
E njëta kujdesje mbi dyzet vjet e ca
S'do mend që ndihem i këndellur
Nga "vigjilenca" e shënjtë e saj
Dashuria e saj kurrë nuk më ka velur
Ndaj dhe këto vargje ia kushtoj asaj.
Se ja tek kaluan plot 47 vjet
Dhe ajo një herë të vetme s'harron
Ajo për një "djall",shënjtëria vet
Por dhe "djalli" me një ëngjëll shkon.
27 dhjetor 2009
______________
Kam rënë në sevda
Nga Përparim Hysi
1.Ç'bëre,Përparim?
Muhabeti fjollë...po më tutje,çfarë?!
Seç më zu një kollë;ghë-ghë si dajll!
Kolla keq më zuri si t'qe butër pelash
Ma mikja si nuri,veshur ngjyrë ylberash.
Faqet si qai,buza e saj ,e mjaltë
Sytë e saj të zi,ma ngrenë mëndjen"fap!"
Tani mëndje ngritur,s'dihet se ç'veprim?
Ç'pret nga i"lajthitur?Ç'bëre,Përparim?!!!
14 dhjetor 2002
2.Sinqerisht
Për T...
Kur të thashë që dardhën e qullur e ha breshka
Unë qëllimisht e thashë për shortin tënd
Por ja që,kështu,e paskërka jeta
Ju shoh bashkë të dyve dhe zëmra më dhëmb.
Është njësoj si të bashkosh floririn me qymyrin
Kaq të ndryshëm jini ju,cilësisht,si çift
S'ka pse e mohoj: e them trroç mendimin
As që u honeps dot bashkë,sinqerisht...
25 dhjetor 2002
3.Dhëmb plaga,kur e rëmon
Dhe ndodh që,befasisht,sheh "dikë"
Esheh,papritur,dhe zëmra sa s'ndalon.
Se hiç nuk e prisje ta shihje këtu "atë"
Një lemëz të zë dhe grri-grriq të mundon.
Se befasia qe aq e madhe
Sa zëmra zë të rrehë mbushur emocion
Pe "dikë" dhe të ngriti në alarme
Ah,plagë e vjetër!Dhëmb kur e rëmon...
26 dhjetor 2002
4.Hiret e tua
Në më iknin ca vite nga supet,
M'i hiqnin veç hiret e tua
S'është se kështu mua më duket
Djalosh më ktheje,pothua.
Se s'kish si të ishte ndryshe
Që,unë,plakarushi,bëhesha i ri
Ah,ç'hire!Çfarë hire më kishe!
I kujtoj me mall dhe tani.
Se vije me vrull çapkënërie
Dhe mua më "shkundje"si tërmet
Jakë,t'hu,o kohë dashurie!
Ç'më bëre?Ç'më bëre,kurbet?!...
27 dhjetor 2002
5.Kam rënë në sevda
Dhe buza më ha,dhe zëmra më hidhet
Kam rënë në sevda;kjo duket e shihet
S'ka si të jetë ndryshe;të tepërta llafet
Për ty,dallandyshe,mua zëmra më çahet.
Më çahet dysh,po ndahet në copa
S'ka si e qysh?Po ika unë...cofa
Ta gjesh nga s'e pret:rrufe a vetëtimë?
Sevdaja të "vretë" më keq nga një minë.
8 dhjetor 2003
6.Një lot malli
Një lot malli ra mbi faqe,
Një lot malli...edhe
Seç më ngriti në alarme
Në më ngriti,e di pse?
Se më kot nuk më ra loti
Në atë lot seç ka një pse?
Ja,e shhni!U "ngroh"moti
Mu si gusht,më qe shëndre...
28 dhjetor 2002
7.Një mike që m'u qas
Një mike që vet m'u qas
(po provoja që ta "ngas")
Po kam frikë se mos bërtas?!
Dhe më nxjerr ndonjë avaz?!
Çfarë të bëj?Sa s'po pëllcas
Se më qesh;më qesh me kast
Frikaman nuk jam,t'ia mbath
Rast,o rast,ku je,o rast?
Vjen një herë,po nuk kthen prapë
E di mirë se kot s'jam plak
E zë miken "fap" e "fap"
Dhe i jap goxha"dajak..."
28 dhjetor 2002
8.Natyrë e "qetë"
I hoqe rrobat me terezi
Sikur për mua do të "pozoje?!"
"Piktori" e humbi tani
Me "ah" e"ëh" seç rënkoje...
28 dhjetor 2002
9.Letër për P...
Ti lozje teatër(gjoja,digjeshe për mua?!!!)
Këto shtirje s'i dua,hapur po ta them
Unë s'prentedoj që të digjesh,as që dua
Që loz e shtiresh,aspak s'më pëlqen.
Se kjo jetë nuk shtyhet me aluzione
Mëdyshje s'ka.Ka po ose jo.
Ti loz teatër,moj zonjëza "kokone"
Por unë s'tundohem.Djallëzinë e njoh.
Kot që të ra hunda,kur të përzura
Se lojte një rol që s'ia thoshe hiç
Ti kujtoje se pas teje pusullën e humba
Tash ul kokën dhe më sheh veç skiç.
Më mirë kështu.U vunë pikat mbi i
Secili prej nesh në punën e vetë
Moshë nuk kishe të lozje me djallëzi
Le të jetë ky një"leksion" të të vlejë në jetë.
Të shoh që më ndjek tinëzisht
Por unë më nuk kthehem prapa.
Më ndale e më the se më deshje sinqerisht
Po vet i dogje ca "etapa..."
30 dhjetor 2002
10.Pse çuditi?!
Seç më vjen veshur patina
Seç më vjen,o miq,bjondina
Një bjondinë me flokët"alle"
Oh,si ishte!Hajde-hajde!
Një bëluzë të kuqe flakë
Gjiri pjepër dimarak!
M'i ngul sytë mbushur bajame
Dhe më ngriti në alarme!
Dhe më ngritti,më vërviti
Thashë se më doli shpirti
E thëthita,më thëthiti
Ja "jezitka",ja "jeziti!...
Kështu ndodhi,pse çuditi?!!!...
30 dhjetor 2002
____________
Më "thumboi" bleta
Nga Përparim Hysi
Më "thumboi" bleta,keqas më"helmoi"
Ç'është e vërteta,mbeta unë pa gojë
Mbeta me gojë haptë si nga gjellë e nxehtë
Ç't'u desh,more plak,që zë "loz" me bletë.
Seç m'u hodh në qafë,duarët vu kular
Sa s'bëra "bërdaf",aq më ka shtrënguar
Njërën dorë e hoqi,e çoi tatëpjetë
Thuaj në prush më poqi,aq më qe e nxehtë.
Dorën poshtë ma çoi,në një"vënd të fshehur"
Aq keq më thumboi,desh mbeta i vdekur
Sa më qe e ëmbël!Mjaltë pa vënë në zjarr
Dhe më del në ëndërr,tash që jam kokëbardhë.
Dhe më del në ëndërr apo ma do qejfi
Dua të bëhet zhgjëndërr;vdiqa unë"qenefi"
O moj "bletë e bukur" ku më je,tash,vallë?
Dua veç një të puthur që të krrej unë mall.
Më thumboi atëhere,më dhëmb dhe tani
Seç kish një"koshere",më ra vilani
Plagë e vjetër dhëmb,e kam thënë herë tjetër
Mbresa zë më çmënd,jam goxha i vjetër.
Zë e kujtoj"bletën" dhe gjurmën që la
Të them të vërtetën,e kam dashur sa...
Sado kalon kohë,atë s'e harroj
Ndaj zë e bëj "oh!"...gjithmonë e kujtoj.
26 nëntor 2009
_____________
Ëndrra
Nga Përparim Hysi
1.Shigjetlla
Ç'është ky trup si fidan,sikur je shigjetull
Unë e shoh dhe sa s'bëj"bam",nga meraku,tretur.
Se po tretem si qiriri,sa të pashë me sy
Mbetur është pas teje syri;gjumë nuk vë në sy.
Si të vë gjumë në sy?Le të mbesë pa fjetur
Mbetur hapur sytë e mi mbi gjrin e derdhur
Si të"prerë" me gërshërë;mbërthyer me burgji
Ah,ta dish,se si jam bërë!Ta dish,dashuri!
Jam holluar is fije bari,për ty,trupshigjetull
A e di që më griu malli,të ha atë vetull
Atë vetull,ata sy që më ranë në qafë
Dua ta thithë atë gji;ndryshe bëra "baf!"
Do të plas si flluskë sapuni;do ndahem thërrmia
Ku të pashë,moj,i paudhi?Vdiqa nga zilia
Gjumë hiç nuk po fle fare;u liga,u treta
Do të marrë se nuk kam çajre;pritëm trupshigjetlla!
4 nëntor 2003
2.Di si bëhen "ato punë?"
Di si bëhen "ato punë",se jam"mjeshtër me patentë"
Dhe me ngutë s'e marrë unë,se nuk jam adoloshent.
E filloj me buzë e gushë;mbasandaj sulem nga gjiri
Edhe pak zë"luaj arushë",se më kot nuk jam qafiri.
Është një "lojë" që di ta"luaj";natyrisht,nuk bredh me vrap
Edhe shumë jo,jo nuk "vuaj",se më kot tani s'jam plak.
Goxha plak jam nga mosha,po nga huqet s'hoqa dorë
Ah ,se ç'bëra që mos qofsha!Se ç'të"vrava",luleborë!!!
4 nëntor 2003
3.Në...
Në po thahesh,në po fishkesh,natyrisht e ke nga vitet
Unë s'do pres që prapë të rihesh,se i kam në vënd çeçitet.
Për mua ke prapë atë sharm që më kishe në të ri
Atë mall që kisha,kam:je e madhja dashuri.
4 nëntor 2003
4.Do të zhvishja
Do t'i zhvishja një nga një;me fustan e me këmishë
Si në "filmat pa zë",do të puthja pleqërisht
Pleqërisht e dalëngadalë;nuk e marrë me yrysht
Në se bëra pak "zarar";qe"biçaku i fildisht"...
4 nëntor 2003
5.Ëndrra
Ëndrra gjumin seç ma çarti:
Fundi,-tha,-pothuajëse të erdhi!
Në dhjetor të vjen "kasapi"
(Edhe iku sikur erdhi?!)
Sa për Sikën,s'më tha gjë *
Por u hodh që nga ballkoni?!!!
Askurkush s'më ndalon më
Ç'ta dua jetën,pa të,thomëni!
Ndaj dhe mbeta si i ngrirë
Sytë i hodha mbi krevat
Përbri Sikën e shoh shtrirë
Mallkoj ëndrrën si luvgat!
Se ma çarti gjumin mua
Parathënat qenë të zeza
Kur kam Sikën,s'pyes pothua:
Ëndrrën e përzë me shqelma.
*Sika-ime shoqe
3 nëntor 2003
6.Mikja
Mu në moshë të tretë seç kam zënë një mike
Seç kam zënë një mike që e kam vërsnike
Dhe e kam vërsnike,dhe e kam ashike
Pesë para sehiri:një gërxho,një vide.
6 nëntor 2003
7.Po pastaj?
Derën ma hape.Po pastaj?
Pastaj e pashë që "Janina kish dava"
Them të drejtën se nuk është aq kollaj
S'është kollaj që të marrësh një"kala..."
7 nëntor 2003
8.E ndiej aromën tënde
E ndiej aromën tënde
Dhe nga larg hunda më fërgëllon
Aromë,moj aromë,e di që më çmënde
Kam aq neps sa zëmra gati më pushon.
8 nëntor 2003
9.Ajo këmbëka jote
Ajo këmbëka jote,futur në sandale
Seç më fut në një botë pak si në alarme
Më tej është kërciri:më tutje është kofsha
Po unë"faqenxiri",çfarë dua që mos qofsha?!...
10 nëntor 2003
10. Mall
U tha pema që kisha para shtëpisë
Se askush nuk i bëri shërbim
Jam i stresuar prej nostalgjisë
Mbledhur grusht këtu,në mërgim.
Lule nuk çeli këtë pranverë
Dhe gjethet i ranë që në vjeshtë të parë
Ky lajm që më vjen,në zëmër-zeher
Brengosem e brengosem dhe bluhem mall
Më bren malli çdo ditë e nga pak
Ashtu siç bren mola trarin
Në shpirt zë më hapet një plagë
A s'dhëmb plaga kur i heq guallin?
Dhëmb plaga ime;do dhëmb me domosdo
Se tani jam larg dhe goxha burrë i vjetër
Gulçoj nga dhëmbja dhe bëj"oh"
Këtë dhimbje s'e kam provuar herë tjetër.
Se,mjerisht,jam larg nga vëndi im
Dhe,për t'u kthyer,më duhet"liçencë"
Malli më bloi dhe krejt jam thinj
Dhe pres e pres me shpresë.
Shpresa a nuk është"malli që shitet më lirë?!" *
Shpresa a nuk vdes e fundit?
Mall,o mall,më bëre fir
Më mpake dhe më plake mua,të paudhit...
*në thonjëza janë fjalët e Asdrenit.
12 nëntor 2009
Komentoni
Artikuj te tjere
Poezi nga Andreas Altmann, përktheyer nga Remzi Salihu
Halit Bogaj: Viti i Ri 2010
Agim Gashi - Drenica: Në vend të urimit
Poezi nga Kasam Shaqirvela
Albërie Hadërgjonaj: Si po censurohet kënga për Ibrahim Rugovën
Puntorie Ziba: Harta sekrete (Komedi)
Teuta Shala: Qytetet dhe kështjellat e Shqipërisë në veprën e dijetarit dhe albanologut Milan Shuflaj
Engjëll Kengji: Pasvdekje!
Minica Mure?an: Një thesar i pjekur ideshë poetike
Nehat Jahiu: Buzëqeshja…
Mexhit Prençi: Ismail Kadare, Tragjikomikja dhe modernja te “Darka e gabuar”
Demir Krasniqi: Mirë se vjen o Viti i Ri
Grigore Brâncu?: Lidhje linguistike rumuno-shqiptare
Kostaq Duka: Motive në prag fundviti
Virgjil Muçi: Urdhri i së Bukurës në romanin e ri të Petraq Ristos
Vladimir Marku: Cikël me poezi nga libri: Nga “Leonardo Da Vinçi” tek “Pearson”
Albert Zholi: Mevlan Shanaj “grindet” me Ibrahim Kovaçin e vërtetë
Përparim Hysi: Kur qelepiri të delë nga hundët
Demir Krasniqi: Gazelet turkoaziatike - virus në muzikën shqipe
Halit Bogaj: Zhan Mare (1913 – 1998)