Kulturë
Blerim Rrecaj: Ardhja e fundvitit
E merkure, 30.12.2009, 07:53 PM

Arma ime më e fortë
Ta përshkruash një ditë nuk është edhe aq e thjeshtë. Sepse jo vetëm përballesh me rrezikun e të të ashtuquajtur përsëritje por edhe se si do të gjesh elemente më pak monotone e bajate me të cilat do të përpiqesh të hartosh të ashtuquajturin shkrim. Nga t’ia fillosh o djalosh i thua vetes. Dhe për veten them se jam ende ai i papjekuri që vazhdon të piqet sikurse ndonjëri nga frutat. Të paktën sa do të dëshiroja të ishte kështu. Po nejse më duket se vetveten as se nënvlerësoj e as se mbiçmoj. Jam i vetëdijshëm në njëfarë mase për pafuqinë, padijshmërinë dhe të metat e mia. Dhe edhe unë të paktën deklarohem se lufta më e vështirë është ajo me vetveten. Luftë që në trajtë vizionesh edhe mund të të paraqitet si kacafytje me vetveten që të shpije ka rruga e dëshiruar e drejtpeshimit. Pas kësaj që thashë i shtyrë nga kushedi çfarë faktorësh dua të dal tek pyetja jote drithëruese se :“Cila është arma jote më e fortë?” Si armë më të fortë po e konsideroj lirinë time personale-gjysmake, e për shkallën e përqindjes së kësaj lirie që kështu e emërtova nuk jam i sigurtë. Lirisë së plotë nuk i besoj, por iu besojë edhe grimcave të saj dhe besoj se liria edhe kultivohet. Dashur pa dashur po i kthehem vetes se sa e njoh veten time, sa e respektoj dhe sa jam i sinqertë së pari me vetveten? Dhe kjo nuk është një përgjigjje e lehtë për t’u dhënë sepse kërkon atë përgjigjje të cilën si do që ta japësh vetë e mban përgjegjësinë për të. Dhe herë-herë më bije në mend magësia e pashmangshme . Normalisht duke besuar Zotin e Gjithëdijshëm. Kjo përgjigjje e imja bazohet në jetën time të derikëtushme por edhe në frazën ‘flas aq sa di’ ose ‘që ma merr mendja që di’. Një të mirë e kam të keqe ose një të keqe e kam të mirë e mundohem të kem bindjet e mija dhe herë-herë edhe t’i shfaq ato për persona a ngjarje të caktuara. Edhe për veprime. Sigurisht edhe intuitën do të mundohem ta vëjë në veprim. Dhe më pas përzihem në vorbullën e jetës…Po e përshkruaj me disa fjalë një ditë që kaloi dhe me këtë po mundohem të tregoj shkallën e “armës sime të fortë”. Mjaft i pëlqej ilustrimet me shembuj. Po filloj. Ndoshta do të filloj nesër. Dhe zbardhi një ditë e re e unë në këtë mënyrë po them diçka për dje:
Para Biblotekës plisbardhë zhurmë takash dhe lëvizje njerëzish e një shitës ambulant para hyrjes së Filozofikut dhe tri këmbë metalike mbajnë atë kamerë televizive. Zëra, e krrokama sorrash e korbash. Trokitje dëgjohen që i shkaktojnë punëtorët që vazhdojnë ndërtimin e kësaj katedraljeje. Dhe tri pika për fund. Titulli i këngës “Unë, ti, ajo”. Dhe mendoj për indianët që u bijnë instrumenteve qendrës së Prishtinës, qendrën tregtare “Albi” dhe gazetën “Tung”. Kjo është përgjigja e një pyetje kaq interesante që më bëtë e të cilës kurrë s’do të mund t’i përgjigjem pa një lloj droje. Edhe diçka për fund: Jam krenar që jam shqiptar dhe jam krenar që jam ky që jam…
Ardhja e fundvitit
I erdhi radha edhe një fundviti. Fundvitit të fundit deri tash! Jemi në hapat e mbramë të 2009-ës dhe në pragun e vitit me numrin pauses, të radhës. Do kem dëgjuar a lexuar diku se se përpara se t’u themi lamtumirë 300 e kusur ditëve mirë do të ishte të bëjmë ndonjë koment, analizë, bilanc a llogari, pse jo qoftshin ato edhe individuale e personale. Kushedi por ndoshta më e rëndësishme do të ishte të fillojmë prej tyre. Që ta shohim veten me dështime e suksese. Që të dalim para pasqyrës dhe më pastaj ta akuzojmë atë ose fytyrën. Data 25 e kësaj të premtjeje dhjetori më “zuri” me një të ftohur e me një fyt që më ther së brendshmi. Qielli duket i vranët. Fryen një erë mesatare që vë në lëvizje jo vetëm retë por edhe flokët e ndonjë vashe a reklamën e ndonjë firme. Derisa nxjerr tinguj nga goja diçka si hë, ëhë…më shfaqen në mendje gjithë ato urime të shfaqura gazetave, televizioneve e internetëve me: “Gëzuar festat e fundvitit!” Dhe vazhdoj të shkruaj kështu diç pas kthimit nga xhamia dhe faljes së namazit të xhumasë. Urimet për kërshëndella vazhdojnë duke dëshmuar tolerancën dhe jo ekstemitetin . Përpara tavolinës kam gazetën “Express” dhe shoh njërin nga shkrimet që mban nënshkrimin: Albin Kurti dhe që titullohet: “Rruga e mbrapshtë” dhe shtjellon procesin e decentralizimit. Titull pak frikësues dhe paralajmërues sikur për t’na përkujtuar se entuziazmi ose vetmashtrimet e (pa)arsyeshme deri diku nga qëllimet e mira s’do të ishte aq i dëshiruar. Mes shqetësimeve dhe shpresës jetojmë. Për të na u kujtuar fjala popullore: “Mos u gëzo o i gëzuar e mos u hidhëro o i hidhëruar”. Në emailin tim që sapo e hapa e pashë një urim që më kishte arritur për vitin e ri. Më pëlqeu urimi dhe ajo që ishte shkruar në fund të tij ishte “vulosur” me një:
“Shqiptarisht”.
Seç m’u kujtuan edhe fjalët e poetit Lasgush Poradeci i cili kishte thënë: “Mos e pifshim këtë gotë nëse nuk bashkohemi me Kosovën”. Pra mos e pifshim këtë gotë nëse nuk e ribashkojmë Shqipërinë. Derisa në gjysmë të fjalisë së fundit dëgjova krismën e ca bombolave që i hodhi dikush, ndoshta ndonjë fëmijë për t’iu bashkuar urimit kryesor për këtë vit. Gëzuar!
P.S. Ditët rrjedhin e bashkë me to si kalimtarë të kësaj bote edhe ne. I gëzohemi vitit të ri e ai vetëm na bën më të vjetër e më pleq thonte gjyshi dikur duke qeshur. Bombola dhe fishekzjarre kanë filluar të hidhen. Sot data 29 dhjetor. Nëse s’gaboj pardje shiu na shoqëroi gjithë ditën. E sot një ecejake nëpër Prishtinë mes fjalëve, dëshirave e shqetësimeve…Nesër kismet sikurse të ishim babadimra do të shpërndajmë ato gazeta të premtuara, pra në formë dhuratash…
Komentoni
Artikuj te tjere
Agim Gashi: Lulja në lum
Poezi nga Ekrem Ajruli
Cikël poetik nga Përparim Hysi
Poezi nga Andreas Altmann, përktheyer nga Remzi Salihu
Halit Bogaj: Viti i Ri 2010
Agim Gashi - Drenica: Në vend të urimit
Poezi nga Kasam Shaqirvela
Albërie Hadërgjonaj: Si po censurohet kënga për Ibrahim Rugovën
Puntorie Ziba: Harta sekrete (Komedi)
Teuta Shala: Qytetet dhe kështjellat e Shqipërisë në veprën e dijetarit dhe albanologut Milan Shuflaj
Engjëll Kengji: Pasvdekje!
Minica Mure?an: Një thesar i pjekur ideshë poetike
Nehat Jahiu: Buzëqeshja…
Mexhit Prençi: Ismail Kadare, Tragjikomikja dhe modernja te “Darka e gabuar”
Demir Krasniqi: Mirë se vjen o Viti i Ri
Grigore Brâncu?: Lidhje linguistike rumuno-shqiptare
Kostaq Duka: Motive në prag fundviti
Virgjil Muçi: Urdhri i së Bukurës në romanin e ri të Petraq Ristos
Vladimir Marku: Cikël me poezi nga libri: Nga “Leonardo Da Vinçi” tek “Pearson”
Albert Zholi: Mevlan Shanaj “grindet” me Ibrahim Kovaçin e vërtetë