E enjte, 08.05.2025, 02:41 AM (GMT+1)

Kulturë

Shaban Cakoli: Thërras Rapsodin

E merkure, 30.12.2009, 07:59 PM


Shaban Cakolli

THËRRAS RRAPSODIN

Saherë vijnë këngëtarët n´mërgim
mbushet gëzime mërgimtari

dojnë pak shlodhje edhe dëfrim
zemra t´zhuritura nga malli,

Vijnë shumë turma
djalë pas djali
ndihen lehtë,e hedhin halle
mos po vjen ndonjë lloj këngëtari
që ju sjell vlera shqiptare.

Do djem t´ri rrinin te dera
thonin se janë t´njohur për vlera
nuk të lënë t´hedhësh këmbë te porta
pa i mbushë xhepat me monedha.

Se s´kan vlerë më pat shkue mendja
qesh vendosur të mos i ndjek pas
por më ftuan disa hera
për të bërë një reportazh.

Hapën perdet u err skena
kur janë dalë t´quajturit rokera
me gjysmë mjekrrash e bishtaleca
hundë e buzë ngarkuar plot tela.

As s´kuptohej melodia
as nuk dihej çka po flasin

si ti kishte nxënë rakia
kërcenin,rrëzoheshin edhe piskatnin.

Nuk ish punë më reportazhi
mu dridh dora e n´tokë m´ra lapsi
nga shpirti një thirrje m´plasi
oh ku je o Agim Gashi?

Merr kostumet edhe nisu
e shtërngo sharkinë me tela
mërgimtarëve të mos ua prishni
s´po kanë vesh për antivlera.

Më mori malli dhe u ligështova
kisha dashur me derdhë dhe lot
Agim Gashi sa fort t´kërkova
t´kisha pas sot në Dysseldorf.

Me ja dridhë telin sharkisë
e njëherë me dredhë mustakun
me i këndu trimat e historisë
mos me i lanë korbat t´krrokasin.

Me i shpalosë këmbëkryq legjendat
mërgimtarët si e kanë lakmi
me u treguar antivleristëve
shqipja jonë ka begati.

Ka më trete o Agim Gashi?
Dua të kem këtu jo në You Tube
me i kënaq zemrat e mërgimtarëve
Na e heq qafe këtë muzikë zhuge.


Sylë Mujaj:
Agim Gashit /akrostik/


Ah, te lumtë zemra për fjale goje
Gezur artisteve Vitin 2010-te me sharki...
Ish një varg poezi, mjaltë me hoje
Mall mërgimi, për Agimin e Ri

Gëzohet artisti kur sjell freski
Anembanë globit „fishkullon te keqen“
Sharkia jote jep force e krenari
I madhi Agim dridhe mysteqen.

Syle Mujaj, Lugano

 
Nehat Jahiu:
Te lumte Agim Gashi!

Le te jahojne malet e fushat nga kenga yte...!
Vërejtje Shkruaj ...Oh, Miku im z. Shaban...! Cfare komenti te beje ,or miku im...!? Kur te gjitha i ke thene! Po, or mik po..Une e kam thene ca e ca here ...! Shume keq jemi ,or mik...! Syte na u kane mbyllure...! E nuk po shohim...! Kur hutat e korbat na kendojne...! E bilbalat na qajne...! Kur vlerat i cvleresojme...! E antivlerat i vleresojme...! Eh, Noli...! Noli...! "Vaj vatani e mjere mileti ku e lame e ku na mbeti"!...
Te lumte or miku im...!
Te pergezoj...!
Duhet ta ngrisim zerin njehere e pergjithmone...! Ti themi : STOP!...! Korbave e hutave...!


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx