E merkure, 07.05.2025, 08:58 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Festat e fundvitit i kanë emërtimet e veta

E merkure, 30.12.2009, 08:54 PM


“FESTAT E FUNDVITIT” I KANË EMËRTIMET E VETA

Nga Demir KRASNIQI

Nuk jam i prirë që të shkruaj komente , nga se kjo fushë e shkrimeve nuk i takon krijimtarisë dhe profesionit tim, por kësaj radhe mu dashtë patjetër që t’i  hy kësaj pune për të cilën më shtynë dy arsye :
-    Të mësoj se a mos unë nuk kam njohuri dhe informacione  të duhura, apo
-    Dikush po mëton që t’ ua ndërrojë emërtimet reale festave tradicionale?!
Edhe laikët dhe naivët më të mëdhenj të kësaj bote e dinë se çdo festë fetare, kombëtare dhe ndërkombëtare e ka emërtimin e vet adekuat, të cilin e bartë brez pas brezi dhe shekull pas shekulli.
Mirëpo, tek ne gjatë viteve të fundit, jemi dëshmitarë se heshtazi dhe me pa përgjegjësi morale e profesionale, po mëtohet që festave tradicionale fetare, kombëtare dhe ndërkombëtare, t’iu ndërrohen emërtimet e tyre të vërteta ?!
Viteve të fundit, dy festa krejtësisht të kundërta me njëra – tjetrën , përfshihen me një emërtim të shpikur dhe të çuditshëm! Fjala është për Festën e Krishtlindjes dhe Festën e Vitit të Ri, të cilat me fjalorin “modern” po emërtohen me :”Festat e fund vitit”, e që as njëra, as tjetra nuk kanë të bëjnë asgjë me fundin e vitit!
Festa fetare e Krishtlindjes, e ka datën e vet të caktuar dhe ajo kremtohet në mbarë globin tokësor gjithandej ku ka besimtarë të fesë katolike. Andaj, në asnjë mënyrë kjo festë e Shenjtë , nuk mund të emërtohet me termin e përbashkët, si “Festë e fund vitit?!”
Gabimi tjetër që po bëhet në dëm të kësaj feste, është shprehja e pa logjikshme e disa uruesve të kësaj feste, të cilët shkruajnë dhe shprehen:”Festa e Krishtlindjeve”?!
Një gjë duhet mësuar dhe ditur secili njeri:- Se Krishti ka lindur vetëm njëherë, e jo qindra herë, sikur që na jep me kuptua termi:”Festa e Krishtlindjeve”!
Nënteksti i krejt kësaj mjegullnaje rreth “Festës së Krishtlindjes” dhe urimeve që iu drejtohen njerëzve rreth saj , është rrjedhojë e disa njerëzve fanatik të cilët artificialisht duan që t’ ia urojnë dikujt këtë festë, por që goja dhe shpirti nuk ua qet që ta shqiptojnë drejt dhe me emërtim real këtë festë, nga se i shmangen përmendjes së Krishtit !
Po ashtu edhe Festa Ndërkombëtare e Vitit të Ri, e cila kremtohet në mbarë globin tokësor nga e gjithë popullata botërore , nuk ka asgjë të përbashkët me nocionin :”Festë e fund vitit”, nga se vet emërtimi Viti i Ri , tregon qartë se këtu është fjala për fillimin e një viti të ri kalendarik  me një jetë të re dhe përcjelljen e një viti të vjetër, por jo në asnjë mënyrë nuk mund të thuhet se po  kremtohet “Fund Viti”, apo “Gëzuar Festa e Fund Vitit”!



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx