Kulturë
Arsim Halili: Inercion pozitiv në vargje mallëngjyese
E enjte, 31.12.2009, 07:28 PM

Dinamika e poetshës së re vazhdon të jap frytete e saj të suksesit. Ajo vazhdon të shkruaj edhe pse barrierat e kohës, ndonjëherë vijnë tinzishtë për të ja ndal hapin, sigurisht se te Lorita nuk e arrijnë një qëllim të tillë. Madje ajo çdo ditë e ndërton vargun edhe më të fortë. Posa e lexova librin poetik ” Ëndërr e përlotur”, kuptova se këtë përmbledhje poetike e ndërton në këto shtylla: Dashuria ndaj atdheut, familjes, rrethit ku jeton,poezi për mërgimin. Lorita duke qenë ende në banka shkollore, nuk përjashton nga fjalori i saj poetik edhe dashurinë ndaj mësuesit. Nonëse poezinë e fillon me poezinë “Pavarësia”, përmes vargut të saj na jep të kuptojmë se e përjeton emocionalisht tërë atë odisejadë, për aq kohë sa ka dëgjuar në rrugtimin e gjatë deri në realizimin e kësaj aspirate. Është mbase intersante, korelacioni nga poezia parë tek poezia e dytë, duke e shprehur herë me tonalitet të dhembjes e herë të krenarisë, se realizimi i aspiratës kombëtare është rezultat i sakrificës së sa e dëshmorëve. Lorita nga njëherë fluturon si pëllumb i paqes, apelon përmes vargut të saj ta ndërtojmë paqen . Me një fjalë Lorita ndonjëherë di të jetë si shqiponjë dhe të jetë krenare për popullin e saj liridashës dhe di të jetë si pëllumb paqe ta kërkoj dashurinë ndaj njëri tjetrit, tolerancën dhe gjithëçka në shërbim të së ardhmes pa dhunë. Krijimtariae Loritës në tërësin e saj ka vlera të mbrehta, përballë të kalurës sonë, duke treguar edhe sensin e saj krijues e artistik . E përshkon vargun me ngjyra dhe variacione, duke e interpretuar vargun herë të rimuar, të shumtën e herave vargu i bardhë, nganjherë gjysmëhermetik. Këtë gjë më së miri e shohim tek poezia “Vetëm me Diellin”:
Ngarkuar në djep
Sikur nënëna fëmijnë
Diell mos harrove
Ta ngrohësh Shqipërinë.
Megjithë prirjen në ndërtimin e vargut të saj dhe përjetimet ideo-emocionale do të pyesnim:
- Çka e karakterizon poezinë Loritës?
- Cilat janë vlerat koherente të poezisë së Loritës?
Për të kuptuar më mirë vargun e saj, objektivisht lexuesi duhet të jetë më afër këtij libri jo vetëm në kuptimin fizik, por edhe atë emocional, për të krijuar përshtypjet rreth këtij libri. Poezia e Loritës është e kapshme , koherente, por që detajizon pragmatikisht emocionet e saja poetike. Mund të themi se vargjet e saj nga njëherë ngërthejnë në vete mjaft tema interesante, duke transponuar, pjesë të jetës e të fatit, qoftë kolektiv , qoftë individual, të tilla vargje i shohim te sa e sa poezi kushtuar mërgimit siç janë: Vetëmia/ Rrrugë e gjatë/Vazhdo rrugën/Valët e detit. Janë ndjenjat e saj emocionale që i shpalos në vrullin e sa poetik. Mënyra se si e artikulon mendimet, dëshmon se megjithë moshën e re ajo e percepton mirë, mjeshtrinë e saj artistike.
Për të kuptuar më mirë vargun e saj lexuesi duhet të jetë më afër librit të saj jo vetëm fizikisht, por edhe shpirtësrisht.Lorita shpeshherë shpreh me vrullin e saj poetik edhe vargje me toanalitet mallëngjyes, sepse si e tillë vet jeta ndonjherë është e padrejtë për disa në mesin e shoqërisë sonë njerëzore, prandaj ajo ndjen dhembje, ndonëse nuk ka mundësi fizike t’i ndihmoj, sa e sa e bashkëmoshatarve të vet, ajo dërgon mesazhin e saj poetik sa e është e vështirë të jetosh në kushte ekstremisht të pavolitshme për jetë. Prandaj duket se ëndrra e saj është ndonjëher mallëngyese, loton me shumë emocion, por që është shumë këmbëngulse në realizimin e qëllimeve të veta, prandaj jo rastësisht e titlloj recensionin tim të lartë përmendur, shpresojm dhe besojmë se Loritës nuk do t’i mungoj pasioni në të ardhmen, që të na sjell edhe më tej vepra kualitative.
Arsim Halili
Recenzent i librit “ Ëndërr e përlotur” Lorita Ismaili
Komentoni
Artikuj te tjere
Fotaq Andrea: Dine Doraci
Medije Vraniqi: Dedikuar bijës time Valona Vraniqit
Demir Krasniqi: Festat e fundvitit i kanë emërtimet e veta
Sami Islami: Pse ankohet Gjuha Shqipe?
Rafail Anastasiu: Si arriti Pandele Vangjeli të bëhet prefekt i Korçës
Engjëll Koliqi: Cikël poetik (26 tetor - 5 nëntor)
Zef Mulaj: Kufitë që vranë dashurinë
Shaban Cakoli: Thërras Rapsodin
Remzi Salihu: Performanca alkimiste e një shpirti të shqetësuar poetik
Blerim Rrecaj: Ardhja e fundvitit
Agim Gashi: Lulja në lum
Poezi nga Ekrem Ajruli
Cikël poetik nga Përparim Hysi
Poezi nga Andreas Altmann, përktheyer nga Remzi Salihu
Halit Bogaj: Viti i Ri 2010
Agim Gashi - Drenica: Në vend të urimit
Poezi nga Kasam Shaqirvela
Albërie Hadërgjonaj: Si po censurohet kënga për Ibrahim Rugovën
Puntorie Ziba: Harta sekrete (Komedi)
Teuta Shala: Qytetet dhe kështjellat e Shqipërisë në veprën e dijetarit dhe albanologut Milan Shuflaj