Arsim Halili: Inercion pozitiv në vargje mallëngjyese
| E enjte, 31.12.2009, 07:28 PM |
INERCION POZITIV NË VARGJE MALLËNGJYSEDinamika e poetshës së re vazhdon të jap frytete e saj të suksesit. Ajo vazhdon të shkruaj edhe pse barrierat e kohës, ndonjëherë vijnë tinzishtë për të ja ndal hapin, sigurisht se te Lorita nuk e arrijnë një qëllim të tillë. Madje ajo çdo ditë e ndërton vargun edhe më të fortë. Posa e lexova librin poetik ” Ëndërr e përlotur”, kuptova se këtë përmbledhje poetike e ndërton në këto shtylla: Dashuria ndaj atdheut, familjes, rrethit ku jeton,poezi për mërgimin. Lorita duke qenë ende në banka shkollore, nuk përjashton nga fjalori i saj poetik edhe dashurinë ndaj mësuesit. Nonëse poezinë e fillon me poezinë “Pavarësia”, përmes vargut të saj na jep të kuptojmë se e përjeton emocionalisht tërë atë odisejadë, për aq kohë sa ka dëgjuar në rrugtimin e gjatë deri në realizimin e kësaj aspirate. Është mbase intersante, korelacioni nga poezia parë tek poezia e dytë, duke e shprehur herë me tonalitet të dhembjes e herë të krenarisë, se realizimi i aspiratës kombëtare është rezultat i sakrificës së sa e dëshmorëve. Lorita nga njëherë fluturon si pëllumb i paqes, apelon përmes vargut të saj ta ndërtojmë paqen . Me një fjalë Lorita ndonjëherë di të jetë si shqiponjë dhe të jetë krenare për popullin e saj liridashës dhe di të jetë si pëllumb paqe ta kërkoj dashurinë ndaj njëri tjetrit, tolerancën dhe gjithëçka në shërbim të së ardhmes pa dhunë. Krijimtariae Loritës në tërësin e saj ka vlera të mbrehta, përballë të kalurës sonë, duke treguar edhe sensin e saj krijues e artistik . E përshkon vargun me ngjyra dhe variacione, duke e interpretuar vargun herë të rimuar, të shumtën e herave vargu i bardhë, nganjherë gjysmëhermetik. Këtë gjë më së miri e shohim tek poezia “Vetëm me Diellin”: Ngarkuar në djep Sikur nënëna fëmijnë Diell mos harrove Ta ngrohësh Shqipërinë.Megjithë prirjen në ndërtimin e vargut të saj dhe përjetimet ideo-emocionale do të pyesnim:- Çka e karakterizon poezinë Loritës?- Cilat janë vlerat koherente të poezisë së Loritës?Për të kuptuar më mirë vargun e saj, objektivisht lexuesi duhet të jetë më afër këtij libri jo vetëm në kuptimin fizik, por edhe atë emocional, për të krijuar përshtypjet rreth këtij libri. Poezia e Loritës është e kapshme , koherente, por që detajizon pragmatikisht emocionet e saja poetike. Mund të themi se vargjet e saj nga njëherë ngërthejnë në vete mjaft tema interesante, duke transponuar, pjesë të jetës e të fatit, qoftë kolektiv , qoftë individual, të tilla vargje i shohim te sa e sa poezi kushtuar mërgimit siç janë: Vetëmia/ Rrrugë e gjatë/Vazhdo rrugën/Valët e detit. Janë ndjenjat e saj emocionale që i shpalos në vrullin e sa poetik. Mënyra se si e artikulon mendimet, dëshmon se megjithë moshën e re ajo e percepton mirë, mjeshtrinë e saj artistike.Për të kuptuar më mirë vargun e saj lexuesi duhet të jetë më afër librit të saj jo vetëm fizikisht, por edhe shpirtësrisht.Lorita shpeshherë shpreh me vrullin e saj poetik edhe vargje me toanalitet mallëngjyes, sepse si e tillë vet jeta ndonjherë është e padrejtë për disa në mesin e shoqërisë sonë njerëzore, prandaj ajo ndjen dhembje, ndonëse nuk ka mundësi fizike t’i ndihmoj, sa e sa e bashkëmoshatarve të vet, ajo dërgon mesazhin e saj poetik sa e është e vështirë të jetosh në kushte ekstremisht të pavolitshme për jetë. Prandaj duket se ëndrra e saj është ndonjëher mallëngyese, loton me shumë emocion, por që është shumë këmbëngulse në realizimin e qëllimeve të veta, prandaj jo rastësisht e titlloj recensionin tim të lartë përmendur, shpresojm dhe besojmë se Loritës nuk do t’i mungoj pasioni në të ardhmen, që të na sjell edhe më tej vepra kualitative.Arsim HaliliRecenzent i librit “ Ëndërr e përlotur” Lorita Ismaili
Bujanoc, 30 dhjetor 2009
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.