Kulturë
Halit Bogaj: Ava Gardner
E enjte, 31.12.2009, 08:54 PM

/Njëra ndër aktoret më të bukura amerikane/
Nga Halit Bogaj
E lindur me emrin – Ava Lavina Gardner në vitin ,
aktorja e ardhshme posedonte një bukuri të rrallë dhe thuajse përrallore e cila
e ngriti në shkallët më të larta të botës së pashterrshme filmore.
Duke pasur veti të tilla aq specifike çfarë nevojiteshin
për femrat që ishin aktore, Ava bëhet ndër vedetat më të kërkuara të
kohës, duke interpretuar role të llojllojshme dramatike, romantike,aventura
dhe filma aksionalë, duke luajtur përherë me aktorë të mëdhenj si:Klerk Gebëll,
Gregori Pek, Elizabet Tejllor, Riçard Barton, Riçard Haris, Bert Llankaster dhe
të tjerë.
Karierën e saj artistike e filloi si fotomodele,duke
përfunduar në Kompaninë më të njohur filmore”Metro-Golduin- Majer” në të
cilën realizon disa filma të saj të shquar.
Starton me filmin”Vrasësit”/1946/ në të cilin
luan me aktorët e shquar – Bert Llankaster dhe Edmond O Brajen , duke
shkëlqyer me bukurinë e saj fascinuese.
Ngase ishte e tillë dhe që binte në sy tek shumë
regjisorë dhe producentë eminentë, Ava Gardner dashurohet edhe në burrin e saj
të ardhshëm – Frenk Sinatra, atëbotë shumë i popullarizuar si aktor dhe
këngëtar me renome të madhe.Më parë ishte e
martuar me aktorin Miki Runi me të cilin jeta i ishte bërë ferr i vërtetë.
Po ato vite interpreton një rol tejet simpatik në filmin”Heskersët”/1949/,për
t` u ngritur në piedestal me filmin’Borërat e Kilimanxharos” – sipas
veprës homonime të shkrimtarit të madh – Ernest Hemingueji,me Gregori Pekun në
rolin kryesor.
Gjithashtu bëhet shumë e popullarizuar edhe me filmin”Mogambo”,me
partnerët e saj – Klerk Gebëll dhe Grejs Keli/e njohur nga filmi i
Fred Cinemanit”Pikërisht në mesditë”/, e më vonë princeshë e Monakos.
Ava shkëlqen sërish edhe me filmin’Kontesha këmbëzbathur”
për t` u ngjitur edhe më lart me imixhin e saj të popullarizuar dhe për të
arritur edhe suksese të tjera të mëdha.
Ajo ishte e martuar tri herë por asnjëra nga ato martesa
nuk ishte fatlume.Burrat e saj:
Frenk Sinatra,Miki Runi dhe Arti Sho thuajse ishin të
paknaqur me gruanë e tyre skandaloze e cila një pjesë të jetës së vetë e
kalonte si alkooliste kronike.Shkruhej se më së tepërmi e kishte dashur aktori
Frenk Sinatra i cili asnjëherë nuk ishte shëruar nga mania që kishte ndier ndaj
saj për të cilën është xhiruar edhe një serial me mjaft sukses,
në të cilin i shohim ngritje dhe rëniet e divës
mahnitëse që pushtonte mbarë botën me sharmin e saj karakteristik.
Në vitin 1964 Ava Gardner realizoi edhe një film tjetër
fenomenal të titulluar”Shtatë ditë në Maj” në të cilin luante
bashkë me Kirk Dagllasin e sprovuar në shumë filma, i cili tri
vite më parë e kishte përfunduar spektaklin e tij antologjik”Spartaku”.
Dy vite më vonë e shohim në filmin”Netët e
iguaneve” në të cilin shkëlqen bashkarisht me aktorët fenomenalë:Riçard
Barton dhe Elizabet Tejllor,për të treguar edhe një herë se ajo ishte po ajo
Ava e dikurshme që dinte dhe mundej të krijonte edhe role të tilla aq të fuqishme
siç e shohim në filmin e përmendur.
Ava Gardner ishte e njohur edhe për probleme të shumta
private të cilat e përcillnin në jetën e përditshme si një femër e pavendosur
në qëllimet e saj tç mçtejme jetësore.Siç thamë edhe më lart,ajo konsumonte
alkool deri në skajshmëri të plotë me ç` rast e humbte edhe vlerën e vetë si
një femër e adhuruar nga mbarë bota artdashëse.
Në ato raste të shumta ajo I humbte simpatitë edhe tek
artdashësit e saj të pasionuar ngase binte në situate të pakontrolluara dhe
skandaloze.
Ava Gardner na la një numër filmash nga të cilët duhet
përmendur sidomos:”Leja vrasje vrasje”/1975/,”I
shenjti”/1976/,”Ura e Kasandrës”/1976/,”Zogu i kaltër”
/1976/,Gatori”/1976/,”Qyteti në zjarr”/1978/,”Kidnapimi
i presidentit”/1980/,”Prifti
Ava Gardner edhe sot na zgjon asociacione të fuqishme si
një aktore dhe femër e përmasave marramendëse me të cilën joshej mbarë
bota që i shikonte filmat e saj monumentalë me të cilët ka mbetur në historinë
e artit të shtatë si një damë e rendë e Holivudit legjendar.Ava Gardner dhe Frank Sinatra
Të pakta janë ato femra klasike dhe me bukuri antike siç
ishin: Ava Gardner, Elizabet Tejllor, Xhoan Kolins, Suzan Pleçet, Xhina
Llollabrixhida dhe Sofia Loren, të cilat, përveç bukurisë së tyre
karakteristike, realizuan edhe shumë role markante me të cilat do mbesin
përherë të pavdekshme.
Edhe Ava Gardner realizoi kryevepra të dalluara, disa
nga të cilat edhe nga romanet e shkrimtarëve dhe piktorëve më të
njohur botërorë, në mesin e të cilëve është edhe filmi”Maja lakuriqe”,
sipas veprës së piktorit spanjoll – Francisko Goja.
Ava Gardner kulmin e saj brilant e kishte arritur me
filmat e saj të mëhershëm, pikërisht atëherë kur shkëlqente me bukurinë e
vetë të posaçme, me të cilën nuk mund të krahasohej thuajse asnjë femër tjetër e
shoubiznesit filmor.