Kulturë
Valton Beqiri: Kultura shqiptare dhe përurimi i saj në botë
E shtune, 02.01.2010, 07:01 PM

"Kultura shqiptare dhe përurimi i saj në botë"
Prishtinë gusht 2009 - Në kuadër të punimeve të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, në të cilin po marrin pjesë emra të shquar të botës albanologjike nga Kosova, Shqipëria dhe vende të shumta të botës, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Valton Beqiri, mbajti një trajtesë me temën "Kultura shqiptare dhe promovimi i saj në botë", në të cilën nënvizoi se, ndonëse ngjarjet e tendosura politike gjatë shekullit të kaluar nuk kanë qenë të favorshme për zhvillimin e aq me pak për promovimin e saj në botë, kultura shqiptare, falë vitalitetit dhe karakterit te saj përherë regjenerues, ka ecur në hap me kulturat e kombeve të tjera të rajonit e me gjerë dhe, si e tillë, sidomos me individualitetet e saj krijuese dhe me kapacitetet e saj unikale të trashëguara, e ka paraqitur dhe e ka përfaqësuar në mënyrën më të dinjitetshme identitetin e gjithanshëm të botës shqiptare.
Më tutje, Ministri Valton Beqiri tha se, Kosova dhe, përgjithësisht, bota shqiptare kanë nevojë më shumë se kurrë për një prani të fuqishme kulturore në hapësirën kulturore europiane e botërore. Kjo, vec tjerash, edhe për shkak të trendeve të reja në zhvillimet globale kulturore, politike dhe ekonomike. Prania politike dhe ekonomike e një vendi nuk mund të jetë prani e plotë pa dimensionin e tij kulturor, tha Ministri Beqiri, duke shtuar se, në këtë kontekst, prania dhe përfaqësimi kulturor i botës shqiptare në ngjarjet dhe në paraqitjet me karakter ndërkombëtar vjen si një domosdoshmëri, të cilën ne shqiptarët, në Kosovë, në Shqipëri dhe më gjerë, duhet ta konsiderojmë si një investim kapital të dorës së parë.
Resurset kulturore të botës shqiptare, theksoi Ministri Beqiri, janë të shumta dhe, si të tilla, ato na japin mundësi për një paraqitje dhe përfaqësim të dinjitetshëm të identitetit tonë kulturor, politik dhe ekonomik. Këto resurse përfshijnë kulturën shpirtërore dhe materiale të botës shqiptare, e cila, duke qenë kulturë e një kombi me identitet europian dhe me një temperament jashtëzakonisht dinamik, falë fizionomisë së saj me disa nënshtresa origjinale dhe unike, mund të jetë tërheqëse për gravitetin e vendeve dhe kombeve të tjera të kontinentit tonë të vjetër e më gjerë.
Në fund të trajtesës së tij, Ministri Valton Beqiri nënvizoi se nismat dhe idetë për promovimin e kulturës shqiptare në botë nuk mund të realizohen pa një mbështetje të fuqishme institucionale dhe pa një strategji të gjithanshme, përmes të cilës kultura do të trajtohej jo si një dimension margjinal, ashtu siç po ndodh për fat të keq aktualisht, por si një nga dimensionet më të rëndësishme të zhvillimit të botës shqiptare. Kultura, përkatësisht promovimi kulturor i botës shqiptare, do të duhej të ishte një nga prioritetet tona në kuadër të lëvizjeve integruese të brendshme dhe të jashtme, tha Ministri Beqiri, duke shtuar se, për aq sa më shumë do të jemi të pranishëm në botë me artin dhe me kulturën tonë, për aq më shumë do ta rrisim dhe do ta promovojmë imazhin dhe rolin e njësisë sonë kombëtare në zhvillimet e përgjithshme rajonale, europiane dhe globale. Parë nga ky këndvështrim, promovimi kulturor i botës shqiptare është një proces, i cili duhet të mbështetet me të gjitha mundësitë dhe kapacitetet tona. Kultura shqiptare ka forcë, energji dhe potencë kreative për të qenë konkurruese e dinjitetshme në mozaikun atraktiv të kulturës së përgjithshme botërore, përfundoi Ministri Valton Beqiri.
Komentoni
Artikuj te tjere
Mesazh urimi për vitin e ri 2010 nga z. Gani Geci
Toena hedh në treg: Ismail Qemali - kujtime
Murat Gecaj: Mesazhi im i urimit, në pragun e ndërrimit të viteve
Halit Bogaj: Ava Gardner
Shkrimtarja Vilhelme Haxhiraj (Vranari) vlerësohet nga Qeveria Shqiptare
Agim Gashi: Urime Viti i Ri
Cikël poetik nga Besnik Camaj
Cikël poetik nga Adem Zaplluzha
Sylejman Aliu: Filozofia e Krrokamës - Rexhep Qosja në pasqyrë
Arsim Halili: Inercion pozitiv në vargje mallëngjyese
Fotaq Andrea: Dine Doraci
Medije Vraniqi: Dedikuar bijës time Valona Vraniqit
Demir Krasniqi: Festat e fundvitit i kanë emërtimet e veta
Sami Islami: Pse ankohet Gjuha Shqipe?
Rafail Anastasiu: Si arriti Pandele Vangjeli të bëhet prefekt i Korçës
Engjëll Koliqi: Cikël poetik (26 tetor - 5 nëntor)
Zef Mulaj: Kufitë që vranë dashurinë
Shaban Cakoli: Thërras Rapsodin
Remzi Salihu: Performanca alkimiste e një shpirti të shqetësuar poetik
Blerim Rrecaj: Ardhja e fundvitit