E diele, 28.04.2024, 05:40 AM (GMT+1)

Kulturë

Mesazh urimi për vitin e ri 2010 nga z. Gani Geci

E shtune, 02.01.2010, 06:56 PM


Mesazh urimi për vitin e ri 2010 nga z.Gani Geci- Deputet dhe Kryetar i Komisionit parlamentar për Intelegjencë të Republikës së Kosovës.

Qytetarë të nderuar të Republikës së Kosovës,

Në vigjilje të Vitit të Ri 2010, vit veçanërisht i rëndësishëm për të ardhmen e vendit tonë, ju dërgoj, nga thellësia e zemrës sime urimet me dëshirat më të mira për lumturinë Tuaj dhe të Familjeve Tuaja.
Uroj që viti 2010 të jetë një vit i perparimit më të madh për Kosovën, një vit më veprues për një zhvillim më të hovshëm ekonomik dhe për një mirëqenie të qëndrueshme për të gjithë qytetarët.
Në këtë natë gëzimi t’i bëjmë bashkë dëshirat, vullnetin e mirë dhe veprimet për një Kosovë me prosperuese, më të fortë e më të lumtur.
Të kujtojm me krenari arkitektin e shtetit të Kosovës Dr.Ibrahim Rugoven dhe të gjithë ata që ranë për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës.

Të nderuar bashkëqytetarë,

Këto vite konsolidojn bindjen në rrugën e drejtë që nisëm së bashku shumë vite më parë. Nga piedestali i këtyre viteve, unë ju falenderoj dhe ju shpreh mirënjohjen për besimin që më keni dhënë.
Ju keni ushqyer tek unë vendosmërinë për t’i çuar gjërat përpara, për t’i parë ato me syrin e së ardhmes.
Sot, unë jam i sigurtë më shumë se çdo herë tjetër se asgjë nuk duhet të na bëjë pesimistë, përkundrazi, kemi të gjitha arsyet për të qenë ndryshe, për ta parë perspektivën me ngjyra më të çelëta.
Ajo është e ardhmja jonë, e fëmijëve tanë. Për të duhet të përpiqemi e të luftojmë së bashku, duke besuar në çdo çast se kemi bërë e po bëjmë më të mirën

Zonja dhe zotëri,
Uroj që ju dhe familjet tuaja të gëzoni lumturi dhe begati përgjatë vitit të ardhshëm!
Me fat Viti i Ri 2010.
Gëzuar.

Ju falemnderit.
Gani Geci-Deputet i Parlamentit te Republikës së Kosoves dhe Kryetar i Komisioni per Intelegjencë



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora