E diele, 28.04.2024, 03:55 PM (GMT+1)

Kulturë

Ferit Ramadani: Percaktimi i vlerave krijuese (II)

E diele, 03.01.2010, 08:54 PM


PERCAKTIMI I VLERAVE KRIJUESE

Nga Ferit Ramadani

2.PËRNDJEKJA DHE BURGOSJA E KRIJUESIT

Krijuesi shqiptar, vecmas ai qe jetoi ne kthetrat e roberise se Maqedonise, u detyrua te jete per gjithe kohen i perndjekur. Bile, dhe i burgosur. Prandaj, shkrimet per nga vellimi per krijuesin e tille mbeten te pa perfunduara. Ai i ngjante Antonia Porchias, i cili per se gjalli beri vetem nje veper te vogel te titulluar “Voce “ e cila nuk i kaloj as 100 faqe , por per realitetin e kohes mbeti nje veper e plote dhe me shume domethenie! Po kjo nuk ndodhi me të gjithë! Bie fjlala, Pelush Teneqja sa here ka dashur te beje shkarravina ia botonin shtepite botuese.Bile, me aq perkujdesje te madhe, per te zanë gjithe mundesitë e zhvillimit, vellezerit e linjes e Pepave, Zaranëve e Maçulëve , që i kishte nga koha e babait me patllake, ia mundesuan te mbaje nje Fantom shtepi Botuese, pa asnje procedure regjistrimi. Aty dhe ne emer te saj, ai bente vjedhjen e te hollave, gjojase shkrimtareve qe deshen te botojne libat e vet do t'u ofroje sherbime botim!

Prandaj, krijuesi shqiptar ketu ne kete vend te roberuar, nuk arriti te dale i plote ! Jo se ai ishte si Antonio, por, se ndjenjen e tij e vrane perndjekjet. Dhe burgosjet. E vodhen dhe e mashtruan Pelushat !

Nuk eshte i vogel ai numer krijuesish qe kaluan vite me radhe neper zendanet e krijuara te sistemit maqedonas. Po te hidhet nje sy dhe te behet drite mbi gjendjen e krijuar te ketyre viteve, do te dale, se maqedonasit me nje barbari te papare kane ditur si te veprojne kunder krijueseve shqiptare. Ata, duke angazhuar deri ne ekstrem metoden e perndjekjes, arriten te pergatisin shume skenare per krijuesit. Dhe qellimi i tille ishte si te arrijne te fusin ne rrathet e kurthave te gjithe ata qe do te guxonin te benin nje ze te artikuluar qe do te mbante jehonen e nje kushtrimi per te ndergjegjesuar masat. Këtu, nuk ndejti anësh Pelush Teneqja ! Ai si nje njeri viktimë, u leshua gjoja se kerkon shtigje te dalin ne siperfaqe pendat e ndrydhura nga pushteti, por, beri nje ndrydhje te tmerrshme duke sjell ne siperfaqe hibride shkarravinash te letersisë mulate. Ai nuk gjeti mundesi kurre te botojë nje veper te nje krijuesi te vertete, por , e krimbi me nus prodhime vlerore te shundit e te prostitucionit përmasën letrare, per te nxjerr ne shesh nje plejadë letrare qe vajtonin me gotat e verës nën Rrap!

Ndersa krijues qe rane nga skenaret e tille, nuk hynë ne plejaden e Pelush Teneqes, me vone do te dalin te gjykohen si njerez me qellime shume te rrezikshme. Si njerez organizues per rrenimin e sistemit. Si njerëz kriminele! Ne varganin e tyre do te hyjne edhe prifterinj qe mbanin liturgji ne kisha. Edhe hoxhallare qe mbanin derse ne medrese. Mesues qe u shpjegonin shkronjat vogelusheve dhe kishin theksimin se gjuha shqipe kishte ca shkronja te vecanta qe gjuha e maqedonasve nuk i kish! Profesore qe kishin shpjeguar mbi bazen e veprimit te Rilindjes kombetare, e cila tok me Lidhjen shqiptare te mbajtur ne Prizren, kishte tendenca te nje shteti real shqiptar, ku gjeografia e teresise territoriale nuk i ngjante nje Shqiperie tabut, të prere nga politika e kohes se Evropes, ne te kunderten, do te ishte nje Shqiperie etnike! Ndersa Pelush teneqet u kendonin linjave te Trigllavit dhe të Gjevgjelisë nëper gazetat e perditshme, dhe botonin shkarravina se Dielli i tyre ishin miqte e babait me Patllake. Ne realitet kush ishin ata famozë, pos Rankoviqistave. Millani i Reshtanit që nuk u nderrua nga UDB-ja, dhe qe kurrë nuk e la pa furnizuar Minçe Patllaken me fishekë qe i gjuante rast e pa rast, per te treguar se sa i pushtetshem ishte!

Kishte e cka nuk kishte te burgosur! Bie fjala çiftat e Mehmet Geges dhe Shaban Xheladinit. I pari, nje militant mesues qe fliste se nuk jemi turq qe te shperngulemi per ne Turqi. Se keto vatra te paret tane na i lane amanet ne t’i trashegojme ! Dhe, i dyti, pasi mori gradat e oficerit , nga Beogradi ku shikonte se si po behej diskriminimi shqiptare, filloj te shkruaj letrat qe kishin nje permbajtje te kerkesave per barabarësi te shqiptareve me te tjeret. Terë kjo, kishte nje esence, se liria e shqiptareve ishte asgje, dhe se ata ma keq se ne kohen e kralit, i kalonin ditet duke rendur ne cdo kantier per te fituar kafshaten e bukes. Ashtu si nuk mundeshin te dalin jasht ata të Çukës nga Kapuç Bardhi qe ua zgjaste mbiemrat me oski. E keni pa dokumentin zyrtar te Pelush Teneqes, e ka Teneqoski!

Me keto veprime bizare ata arritën te bejnë krim.
Kjo perndjekje e ketyre personave nuk kishte perzgjedhje. Aty hynin dhe permbyteshin shume shtresa shqiptaresh. Edhe atë, ata të ndershmit qe ishin barinj, bujq, shtepiake te devotshem. Qe ishin gurbetqare, zejtare e tregtare. Sipas deshires dhe perzgjedhjes. Si sot ! Pelush Teneqja , sado nuk ka force se nuk i ka mbetur asgje nga çifligmirasi i grabitur, dhe i harxhuar, ai sërish nxjerr ne aren ato lepurusha e ca kulimë, që nuk kane asnje haber nga shkrimi!

Atij nuk i ra nderment se barinjtë ishin po ata si Avniu. Bile i kujtohet mire edhe Nazimi qe ia burgosen babain. Nërsa për Avniun nuk ka degjuar se ai me tufan e vet kish hy neper sinuret qe i ruanin njerez te armatosur maqedonas. Ata çiftat e Millanit, Zoranit dhe Pepit ! Dhe,ata ose nga kurdisjet apo nga kercenimet qe do t'i benin ne mbremje sapo te binte erresira, ose do te zhduknin bariun, qe pastaj te niste perndjekja kush e vrau tek vatha, ose, do t’ia dergonin policine qe ta prangoste se ai kishte demtuar pronat e sinureve te fshatrave maqedonas.
Prandaj i duhej Patllakja Minqe Patllakes , per ato aksione! E nga kjo, realizoheshin dy qellime.

I pari , qe, do te vepronte gjykata, duke marre llojlloj vendimesh, ku bariu edhe dy tufa te tjera te shiste , nuk do te arrinte te paguaj tarifat e gjykates. Dhe, u ngritej nami sovraneve se ishin te prekrahurit e komiteteve, se u shkon fjala, dhe se kush e cenon sinurin e tyre, ashtu do te pesoje.

Por, kjo kenge e Mukes, nuk u kendua gjate. Me 1980, mesuesi i ri, Avni Elmazi i Sermenoves, i cili, te shtunave dhe te dielave, per te dale krah i ndihmes, merrte bagetine e familjes, qe t’ua mundesoje edhe vellezerive qe te rehatoheshin, dhe te pushonin nga aktivitetet e javes. Dhe, nëper keto zigzake te jetes, ai u ndesh me banoret e Leunoves , ca komitetxhinj te njohur te asaj ane qe e dridhnin Gostivarin. Ata te armatosur , me pretekst se mesuesi Avni, duke kullotur tufen, ka bere shkelje ne territorin e tyre. E sulmojne por nuk arrijne te fitojne. Mesuesi Avni, me dy qent e tij dhe me shkopin e bariut, arrin te mposhte grupin e armatosur, prej ku nje del i vdekur dhe kater me duar e kembe te thyera e te kafshuara nga qentë.Histori e njejte si Qeni i Halitit me Kapuçbardhin e aratosur me patllake!

Jehona mori dhene. Avniu u burgos. Dhe u denua 11 vjet heqje lirie ne burgun famkeq te Idrizoves, ku njohu shume patriote te burgosur. Ai atje nuk ndejti si i burgosur. Me aq sa pati mundesi, me aq sa e mbajti elani dhe ndjenja e tij prej patrioti, krijoi vepren madhore te titulluar :Idrizova Shtepia e ferrit . Edhe pse per nga vellimi e vogel, me nje tufe poezishe, dhe me nje tufe tregimesh, ajo ka arritur te tregoje nje realitet shume domethenes, per jeten e te burgosurve. Per rethanat e krijuara ne burg, per brutalitetin e tyre .

Sa eshte e vlershme vepra e ketij martiri, po dhe e shpallur si e rrezikshme, flet ajo se, ai edhe pas daljes nga burgu, nuk kishte rehati. Ai perndiqej nga strukturat qe kishte instaluar pushteti ne fshatin e tij, duke ngritur nje qender policore, dhe nje Bashkesi lokale dhe ofiqari, prej ku shkonin varg informatat per cdo ndodhi. Edhe kur iu promovua vepra, po i njejti Pelush Teneqja, me ordine e tij , deshi ta quaj bari, por jo poet!
Ky fshat, per arsye te aktivitetit te me parme, kur vepronin me heroizem forcat e Ballit kombetar, ishte bere arena e veprimtarise se Avniut dhe Naser Veliut ! Prandaj, edhe pushteti, kishte pergatitur shume bashkepunetor,veprimtarë qe u jepnin lajme! Per, kete arsye, nga rrethanat e keqesuara te veprimit dhe te mbijetimit, edhe Avniu edhe Naseri do te braktisin vendlindjen dhe do te shkojne ne Zvocer. Atje , do te koordinojne aktivitetin per te pergatitur kryengritjen e armatosur.
Me keto ide , ky tip i krijueseve, nuk arriten te bejne vepra madhore, por, lane gjurme te medha ne historine e lavdishme te mbrojtjes dhe clirimit te tokave te roberuara, edhepse Shoqate e udhehequr nga Pelushi, akoma nuk i ka bere anëtar, as qe ka fol nje fjlae per ta...!


(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora