Kulturë
Murat Gecaj: Kur ikën një vit dhe një tjetër vjen...
E shtune, 02.01.2010, 07:35 PM

Meditime:
KUR IKEN NJE VIT DHE NJE TJETER VJEN…
(ose pak për filozofinë e jetës)
Prof. as. Dr. MURAT GECAJ
LEMË PAS NJË VIT TË VJETËR DHE…
-Na është mërzitur veshja e mëparshme,
-Habitemi se si ikën ditët, javët e muajt aq shpejt,
-Kuptojmë se iu shtua jetës sonë edhe në vit më tepër,
-Ndjejmë se jemi më të pafuqishëm,
-Kuptojmë se jemi lodhur nga politika,
-Na rritet dëshira për të jetaur sa më shumë,
-Sjellim ndërmend të mirat që patëm në vitin e vjetër,
-Analizojmë të metat e dobësitë e punës sonë,
-Shprehim kënaqësinë për njerëzit e mirë, që na rrethuan,
-Pezmatohemi nga cmiret dhe qëllimet dashakeqe të dikujt,
-Nga pësimet, bëjmë plane për të mos na ndodhur ndonjë e papritur,
-Prandaj i themi vitit plak: “Lamtumirë!”
-Përmbledhurazi:
Çdo gjë e vjetër, sado ta ndërrojë pamjen, është e tillë.
PRESIM NJË VIT TJETËR TË RI DHE…
-Harrojmë se jemi plakur edhe një vit më shumë,
- Që të përshtatemi me kohën, blejmë një veshje të re,
-Shpresojmë gjitnjë për më mirë,
-Me optimizëm, bëjmë plane për të arritur qëllime të mira,
-Mobilizojmë energjitë tona për punë, mësim e dituri,
-Presim të përshihemi në aksione e detyra të reja,
-Ato, që nuk i kryem një vit më parë, i kemi në “planin e veprimit”,
-Nga pësimet, na interesojnë më tepër xhepi e mirëqënia dhe jo politika,
-Mundohemi të ecim me hap të shpejtuar, por dhe të matur, që mos të rrëzohemi,
-Shohim fillimin e vitit, por nuk e kemi mendjen te fundi i tij…
-Kështu kalojnë përsëri: ditët, muajt dhe tërë viti i ri, i cili pas 12 muajsh bëhet dhe ai plak.
E, plakun, nuk e do dhe as nuk e pëlqen askush,
Ndërsa, prapë presim diçka të re, me shikimin përpara.
Prandaj i drejtohemi vitit të ri: “Mirësevjen!Tungjatëjeta!”
Megjithatë, jeta jonë rrokulliset, si pa e kuptuar…
Por i lumtur është ai, që di ta mbajë fort dhe mirë timonin e saj!
MURAT GECAJ
Tiranë,
1 janar 2010
Ora 11.30
Komentoni
Artikuj te tjere
Pilo Zyba: Këndvështrim mbi romanin ''Engjëjt vdesin ndryshe'' të anj. D. Zajmi
Namik Selmani: Gara e bakllavasë
Përparim Demi: Kosova ime
Remzi Salihu: Metaforike të gjuhës poetike
Valton Beqiri: Kultura shqiptare dhe përurimi i saj në botë
Mesazh urimi për vitin e ri 2010 nga z. Gani Geci
Toena hedh në treg: Ismail Qemali - kujtime
Murat Gecaj: Mesazhi im i urimit, në pragun e ndërrimit të viteve
Halit Bogaj: Ava Gardner
Shkrimtarja Vilhelme Haxhiraj (Vranari) vlerësohet nga Qeveria Shqiptare
Agim Gashi: Urime Viti i Ri
Cikël poetik nga Besnik Camaj
Cikël poetik nga Adem Zaplluzha
Sylejman Aliu: Filozofia e Krrokamës - Rexhep Qosja në pasqyrë
Arsim Halili: Inercion pozitiv në vargje mallëngjyese
Fotaq Andrea: Dine Doraci
Medije Vraniqi: Dedikuar bijës time Valona Vraniqit
Demir Krasniqi: Festat e fundvitit i kanë emërtimet e veta
Sami Islami: Pse ankohet Gjuha Shqipe?
Rafail Anastasiu: Si arriti Pandele Vangjeli të bëhet prefekt i Korçës