Kulturë
Pilo Zyba: Këndvështrim mbi romanin ''Engjëjt vdesin ndryshe'' të anj. D. Zajmi
E shtune, 02.01.2010, 07:33 PM
Nga Pilo Zyba
Kam disa vite që ndjek një Drenushë.Po..po, mos u çuditni!
Ndjek një Drenushë në pyllin e madh të artit të shkruar.Shumë herë u mundova të kap “bredhërinë” e saj, një herë tjetër mendova , “ ta qëlloj” e ta hedh mbi rrjedhen e vargjeve të burimit të frymëzimit, të trupit e mëndjes së saj. Por gjithnjë kam dalë i zhgënjyer. E prisja me penën e ngrehur te burimi i poezisë, Ajo, më shfaqej në lëndinat e tregimit. Tundte në ajër shaminë e frymëzimit, duke më lënë vetëm imazhin e bukur të një ëndërre të këndshme. At’herë unë mbusha çiften time, dhe ditën tjetë, dola në lëndinë të tregimit, ta qëlloj atje Drenushën. Ajo ditën tjetër shfaqej në sytë e një fëmije me një vjershë apo përrallëz, duke më lënë në buzë shijen e humbjes. Ditë më pas më shfaqet në pusin e thellë të mendimit, në krahët e poezisë. Unë i shqetësuar e ndjek e më vjen inat qe nuk i takoj diku hiret e artit të saj, që ndryshojnë gjithnjë formë, ngjyrë e shije.
Pastaj e hedh poshtë armën time, penën. Dëgjoj gjithandej të rrjedhin burime, të gjelbërojnë lëndinat, të gjethojnë pyllnajat. Oshëtijnë lumënjtë e frymëzimit grykave dhe honeve të artit. Çfar ka ndodhur ? Mos më bëjnë veshët? Jo, është e vërtetë! Përpara më shfaqet një Drenushë mbi shkëmbin e ashpër e të thepisur
të letërsisë. Është Drenusha..po..po..Drenusha Zajmi. Ajo shkarkon përpara meje një roman.
Unë gjuetari i pa ngopur i librave e rrëmbej dhe futem në shpellën time të mendimit, që të pi me etje ngjarjet, të takoj aty personaxhet, moshat, dashuritë,
kupën e hidhur të ndarjes.Pasi jam ngopur me rrjedhën e këtij burimi të kthjellët deri në kristalizim, dal jashtë. I thërres Drenushës, eehheej! Ku je? Në thirrjen time ndihet pak aroma dhe shija e frymëzimit dhe kënaqësisë shpirtërore që të lënë pijet e mira. Thërras përsëri eeej! Por nga bregu matanë nuk marr përgjigje. Drenusha ka ikur. Kapërcen shkëmbinjtë e futet në gjethnajen e dendur të pyllit ku këndojnë artistët e Kosovës.
Unë mbetem vetëm, dhe kuptoj që nuk jam në ëndërr, por në realitet. Në duar kam librin, “ Engjëjt vdesin ndryshe” të shkrimtares romanciere Drenush Zajmi. Mbledh copëzat e ëndërrës e të vërtetat, dhe bëj analizën e mbresave, që të lë leximi i tij.
Drenusha, të cilën nuk e njoh personalisht, është një bredharake që kullot në poezi, tregim, vjersha e prralla, dhe së fundi, futet në faqet e një romani. Po të doni ta takoni e gjëni atje tek “Engjëjt vdesin ndryshe”. Pena e saj këtë radhë ka hyrë në një familje, për të nxjerrë në skenën ditore një çeshtje sociale.Ngjarja zhvillohet në një familje të thjeshtë intelektuale. Në skenën e saj Drenusha jep dramën, komedinë, dashurinë.
Pena dhe mendimi i saj, si rallë në letërsi, bëjnë portretizimin jo nga jashtë.
Karakteret dhe cilësitë e personazheve krijohen nga vetë rrjedha e ngjarjeve, kontradiktave me dobësitë dhe virtytet e gjithsejcilit.
Libri të bën përshtypje që në përzgjedhjen e ëmrave të personazheve. Bujari,
personazhi kryesor, vërtet bujar në cilësitë e tij, intelektual me hapësirë të gjërë profesionale, shpirtërore e humanitare. Besa, e shoqja, një grua tejet e thjeshtë. Ajo
sakrifikon veten për të krijuar një familje me taban shoqëror, e besës, nënë dhe qytetare e mirë.
Nga ana tjetër Shpëtimi, një komshi i kulturuar, i cili ka lindur që me shpirtin e tij të gjërë të shpëtojë të tjerët nga kontradiktat që bëjnë pjesë në jetën njerëzore.
Gruaja e tij, Natyra, gjetje e bukur për një grua të pa qëndrushme. Natyra e të gjitha luleve, e të gjitha ngjyrave. Një lojë me dhjetra gracka, që shpesh herë nuk je në gjëndje ta kuptosh.Kur përmëndesh, gjithçka të ngjet me një ënderr e cila të lë prapa dhjetra pyetje.
Loja e personazheve është e thjeshtë. Trillet, prapaskenat, janë ndërtuar aq thjeshtë e besushëm, sa kjo të jep të kuptosh se, shkrimtarja, trillin dhe realen i shpërbën në një të vetme. Kjo ndodh natyrshëm, pa sforcime e kërkesë për të arritur qëllimin e saj. Ajo, nuk mundohet ti veshë aktorët e saj me rroba skenike për të rënë në sy, apo si jemi mësuar ti shohim shpesh. Ata janë si unë, si ti. Jetojnë mes nesh, dashurohen, ndeshen, ndahen sipas rrethanave , pa humbur njerëzoren.
Autorja nuk i ndan ata në grupe apo individë, në mënyrë që lexuesi të kuptojë lojën e tyre.Ajo, i ka hedhur në tregun e leximit dhe aty vetë lexuesi duhet të bëjë dallimet dhe ndarjet.
Romani, për mendimin tim, ka diçka të re nga mënyra e ndërtimit, zhvillimit dhe shtrirjes së ngjarjeve. Po të shikojmë me kujdes, autorja, nuk i ndërton në mënyrë të qëllimshme siç ndodh rëndom. Ngjarja rrjedh si një burim i njëtrajtshëm, pa u hallakatur në kapituj e kontradita, në kapërcime, ku ngjarjet shpesh herë ndryshojnë kah e qëllim. Rrjedha ndryshon sipas kontraditave të momentit, mërr pasojat por, pa ikur nga shtrati mbi dhe për të cilin ajo e ka krijuar.
Kjo bie lehtë në sy në dialogët e shumtë. Drenusha nuk përgatit skema të gatshme,
apo të parapërgatitura, ku mbi to do të zhvillohen dialogët, apo dramat të cilat ti paraprijnë qëllimit të personazheve, për të nxjerrë në rrugën e ngjarjeve që shkrimtarja ka në projekt. Ato ( dialogët) rrjedhin të lirë, të kthjellët, dhe nëpërmjet tyre krijohet portreti i gjithsejcilit, karakteri, qëndrushmëria, virtyti që ata kanë trashëguar apo fituar në jetë. Këto cilësi, shkrimtarja, nuk ua vesh si kostum për tua dhënë lexuesve por, nëpërmjet dialogëve, lexuesi i shikon të veshur apo të zhveshur nga veset apo vlerat që ata mbartin.
Për ta bërë sa më tërheqës e të besushëm dramën e familjes apo shoqërisë,
Ajo, i nxjerr në skena shpesh herë në mënyrë të befasishme, intriguese e tërheqëse. Çdo veprim apo cilësi del në çastin e duhur, duke e bëre lexuesin të tërhiqet me kureshtje pas ngjarjes dhe personazheve, pasi pas çdo flete mund të dalë një ngjarje e re që ia ndryshon rrjedhën lumit të tregimit. Çdo ndryshim e fut dramën dhe personazhet në të tjera rrjedha mendimesh e ngjarjesh, qoftë shoqërore, qoftë sociale.
Mund të them me bindje se, ndërtimi i një romani është vërtet i vështirë.Struktura është ajo që të ndjek gjatë gjithë veprës, por shikoj me kënaqësi se, Drenusha e ka këtë pjesë të talentit të saj. Në të gjithë faqet e romanit ecën në një rrugë të “minuar” stilistikore e të papriturash që i japin të përgjithshmes një thjeshtësi mendimi, qartësi shprehje dhe lehtësi të kuptuari.
Me sa kuptoj, Autorja, duke shkruar në disa gjini njëkohësisht , është pasuruar dhe ka fituar përvojë në zgjedhjen e fjalës si lëndë e parë në ndërtimin e artit të shkruar të fjalës. Ajo, pasi e mbledh shtëllungën e mendimeve të saj, e tjerr atë me art, e më pas me shtizat e talentit i thur bukur trikot e aktorëve , qoftë të veshjes së jashtme po kështu dhe të botës shpirtërore të tyre.
Nga bota dhe ndërtimi, duket se ajo jeton thellë në kontraditat dhe ngjarjet, por nuk mundohet asnjëherë ti zgjidhë ato.Ajo, nuk jep dhe as nuk merr mendime në paragjykimin e ngjarjeve. U shkon tangent, prek paksa sa për të zgjuar te lexuesit kureshtjen, dhe vazhdon rrugën drejt realizimit të qillimit final.
Detajet dhe natyra rrethuse duket që janë për autoren një kolonë tjetër ku zhvillohen ngjarjet. Përshkrimet janë për vënde të njohura. Kjo bie në sy kur pasqyrohen në mënyrë artistike shtëpitë, kopshtet, komshinjtë etj.Rrjedhën e ngjarjeve e ka ngritur atje ku jeton, atje ku dëgjon tingujt e hapave të komshiut, dhe kujtimet janë gjallë në kujtesën e saj dhe të bashkëqytetarëve.
Në përgatitjen dhe redaktimin e këtij romani ndihet dhe dora profesioniste e redaktorit Dilaver Baxhaku.Ai e ka marrë dhe redaktuar materialin që në dorshkrimet e para. Parathënia është një ftesë për të lexuar me endje këtë krijim të thjeshtë e me vlera.
Shumë mirë, do të thotë dikush!
Të them të drejtën, këtë mendim kam edhe unë. Jo se nuk mund të ketë asnjë vrejtje, por, libri është i pëlqyshëm dhe tërheqës, tema është e zgjedhur, shtjellimi po ashtu.
A ka ndonjë mendim apo trajtim që bie ndesh me rrjedhën e kristaltë të
ngjarjes, subjektit dhe mendimit në rrugën e gjatë të kontraditave?Mendoj se tek- tuk ka ndonjë çalim që nuk bie shumë në sy, por parë me kujdes, vërehet e bie në sy një zgjatje ndoshta e pa nevojshme nëpër dialogë. Kjo ndodh si rezultat i qëllimit që autori i vë sqarimit të mëtejshëm e të thellë të botës së personazheve, si te Besa dhe Jolanda. Dialogët bëhen disi të stërgjatur, ulin ritmin e librit dhe interesin e lexuesit.Po kështu edhe me Bujarin personazhin kryesor.Sakrifica e tij sublime dhe shitja e shtëpisë është disi e trilluar për interesa të shkrimtarit dhe nuk ngjet shumë e besushme dhe nga ana e ligjshmërisë.
Megjithe vrejtjet e vogla, duhet thënë se, ky roman është një kapërcim i suksesshëm i shkrimtares në këtë fushë, e cila, vlerësohet dhe si më e vështira në letërsi. Romani në fjalë, i hap rrugë autores dhe e vë përballë detyrash me veten dhe
lexuesit. Këto kohë janë botuar dhe vepra të tjera si nga Diana Çuli,Vilheme Vranari, Flutura Açka etj.Mund të them se, letërsisë po i shtohen zëra të rinj, më e rëndësishmja është se ato janë fëmra. Kam besim se libri do gjëjë përkrahjen e lexuesve dhe kritikës letrare. I urojmë shkrimtares suksese në rrugën e vështirë por të bukur të artit.
Libri ka fituar çmimin “Hivzi Sulejmani” dhënë nga lidhja e shkrimtarëve të Kosovës.
Komentoni
Artikuj te tjere
Namik Selmani: Gara e bakllavasë
Përparim Demi: Kosova ime
Remzi Salihu: Metaforike të gjuhës poetike
Valton Beqiri: Kultura shqiptare dhe përurimi i saj në botë
Mesazh urimi për vitin e ri 2010 nga z. Gani Geci
Toena hedh në treg: Ismail Qemali - kujtime
Murat Gecaj: Mesazhi im i urimit, në pragun e ndërrimit të viteve
Halit Bogaj: Ava Gardner
Shkrimtarja Vilhelme Haxhiraj (Vranari) vlerësohet nga Qeveria Shqiptare
Agim Gashi: Urime Viti i Ri
Cikël poetik nga Besnik Camaj
Cikël poetik nga Adem Zaplluzha
Sylejman Aliu: Filozofia e Krrokamës - Rexhep Qosja në pasqyrë
Arsim Halili: Inercion pozitiv në vargje mallëngjyese
Fotaq Andrea: Dine Doraci
Medije Vraniqi: Dedikuar bijës time Valona Vraniqit
Demir Krasniqi: Festat e fundvitit i kanë emërtimet e veta
Sami Islami: Pse ankohet Gjuha Shqipe?
Rafail Anastasiu: Si arriti Pandele Vangjeli të bëhet prefekt i Korçës
Engjëll Koliqi: Cikël poetik (26 tetor - 5 nëntor)