E premte, 03.05.2024, 12:52 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Qershia në oborrin tonë

E diele, 03.01.2010, 07:00 PM


Qershia në oborrin tonë

Tregim

Nga Përparim Hysi

              Nuk di pse m'u kujtua qershia,e vetmja pemë që kishim
ato vite mu në mes të oborrit.Ne kishim një shtëpi përdhese dhe në të
banonim gati 7-veta.Im atë,Tarja,qe kovaç dhe aq e pati lidhur jetën
me farkën,sa të dukej sikur kish  lindur në mes të qymyrit.Unë qeshë
fëmija më e madhe,nga pesë që qemë të gjithë.Arsyeja që po shkruaj për
qershinë është disi e veçantë për mua,por,siç mendoj unë,ka një
domethënie edhe për lexuesit.Vërtet që qershia qe pema e vetme,pa
llogaritur se në fund të oborrit pati mbirë vetvetiu dhe një
kulumbri,por kulumbrinë nga anët tona nuk e numërojnë si pemë,Kështu
që,laj-thaj,atë pemë kishim:qershinë.Qershinë! Po sa e donim atë.Mezi
prisnim që të vinte qershori dhe,kur e shihnim që mbushej plot me
kokrra,na bëhej zemra mal.Binim me ëndrra dhe prisnim që korrat të
kuqonin dhe sikur na i bënin me sy.Por, sado që i shihnim me zili,
kokrrat që skuqeshin,kurrë nuk e trazonim me dorë,deri sa babai ynë i
dashur,të merrte shportën dhe ta vilte.Kjo puna e vjeljes zgjaste ca
ditë dhe ne,fëmijtë,ato ditë i kishim si festë e vërtetë.Kënaqeshim
duke ngrënë qershi dhe,ke parë,as nënën tonë,Fatimenë,këto ditë nuk e
bezdisnim me "sherret" tona prej fëmijësh,se,festave,veçnërisht
fëmijtë,bëhen si shqerra:të urtë.Na dukej se po të sherreteshim,siç
bënim zakonisht,do prishnin atmosferën e festës së qershisë.Na dukej
se dhe  qershia do na zëmërohej dhe,pa pritur dhe kujtuar,do mos bënte
kokrra vitin tjetër.

                                      *      *     *
           Ngjitur me oborrin tonë ka qenë  një shtëpi e bukur dhe e
thurur me mur rreth e përqark.Në atë shtëpi,siç tregonte babai
im,Tarja,kish banuar një  tregëtar i madh nga qyteti
ynë.Ky,tregtari,paskësh qenë zengjin i madh dhe bënte tregti deri në
Itali.Unë të zotin e asaj shtëpie nuk e pata parë ndonjëherë,por,im
atë(ndjesë pastë,tanimë),thoshte që jo vetëm qe i pasur,por qe dhe
bamirës.Ndihmonte të varfërit dhe kushedi se sa paja nusesh kish
doravitur.Pasjen e kish vënë me djersë të ballit,po një të ardhur këta
të tanishmit(ishte fjala për komunistët) dhe ia morën që të tëra.E
rrasën në burg dhe jo vetëm kaq:ia morën dhe shtëpinë.Fëmijë nuk
pati,por ky,tregtari,një nga më të pasurit e qytetit tonë,katandisi të
rronte në një barakë si kasolle dhe,kur doli nga burgu,punonte në
komunalen e qytetit.Im atë nuk i duronte këto padrejtësi,po çfarë mund
të bënte.po harrova të them:dikush erdhi dhe banonte mu tek shtëpia e
bukur,ngjitur me oborrin tonë.Dhe ky,dikushi,nuk qe njeri do si do:po
i pari i vëndit sipas sërës së re të pushtetit  "popullor".Nuk kishte
as dhe një muaj që qe vendosur te "shtëpia e bukur" dhe,kur pamë,që ca
punëtorë filluan e po prishnin murin rrethues.Ne nuk çuditeshim me
prishjet,se qemë mësuar me to,në këto vitet e pasluftës,po që të
prishje atë mur dhe atë portën me kangjela,dukej se bëje batërdi.Atë
portën me kangjela e kam bërë me këto duar,- tregonte jo  pa dhimbje
im atë.Unë qeshë vajza më e madhe(atëherë 10-vjeçe) dhe i mbaj mend
mirë që të gjitha.
-E prishni murin,- urdhëroi ky burri i "shtëpisë së bukur".Prisheni,-
u tha punëtorëve,- se nuk jam borgjez unë si  Thoma "XHambazi" që jo
vetëm u piu gjakun gjithë vëndasve rreth e përqark,po më ngre dhe mur
rreth e përqark,që të rrojë veç njerëzisë.Jam komunist i Enver
Hoxhës,- bërtiti,- dhe,ne,komunistët rrojmë gju për gju me
popullin.Tek e dëgjoja që ulërinte kështu,unë,sado 10-vjeçe,po u
trëmba.Tek e shihja që ulërinte dhe fliste keq për atë,për të
cilin,babai im fliste fare ndryshe.
Tek e shëmbën të tërë murin,ky,shtetari i frikshëm,tha:-Ja,këtu(dhe
tregoi me dorë shtëpinë tonë),rron një njer i ndershëm,Një
kovaç,poThoma "Xhamabazi" dhe sëra e tyre, e thurnin me mur rreth e
qark oborrin,se nuk duronin dot erën e djersës së kllasës
punëtore.Kurse partia jonë,siç thotë dhe komandanti, është e fortë se
me  kllasën punëtore dhe fshatare gjen burimin e forcës.Kështu,-
vazhdoi ai,- unë dua ta shoh në sy këtë kovaçin që kam komshi dhe të
më shohi dhe ai me sy.Sa u mbusha me inat kur foli keq për atë ish
komshinë tonë,aq më erdhi mirë për këto fjalët që tha në adresën tonë.
Babai nuk qe në shtëpi,por unë dhe nëna në shtëpi qemë dhe mezi pritëm
që këto,që tha ky,komshiu i ri,t'ia thoshim babait.Babai vinte vonë
nga puna,por,sidoqoftë,e mposhta gjumin dhe prita që këtë muhabet ta
hapte ime ëmë:Fatimeja.Dhe,ndërsa babai po futëte kafshatën e parë në
gojë,nëna e zbrazi:kështu,e kështu...   Babai nuk foli.Ai e ka
zakon:kur ha bukë,nuk flet.Këtë zakon të mirë,na i ka ngulur dhe
neve,fëmijëve:-Mos fol kur ha,se mund të mbytesh dhe shkon në të
tejmen.Dhe pritëm sa mbaroi bukën.Unë,veç nënës që
harroi,shtova:-Babi,e di si tha ai burri:-S'jam si Thoma
"xhambazi"unë...Babai,pa u emocionuar nga ato që dëgjoi,tha:-E dini si
është kjo punë?Unë e mamaja u bëmë sy e veshë(të tjerët i  kish zënë
gjumi).Dëgjoni,tha për sëdyti babai,kjo thënia e këtij "mikut tonë të
ri",është si puna e asaj ndodhisë së një prralle.Kurrë nuk e kisha
dëgjuar babanë që të tregonte përralla,ndaj e shtova kërshërinë.Është
si puna e minjëve me gjelin dhe me macen.Dhe,pa pritur pyetjen
tonë,babai filloi:

         Miu nënë me dy të vegjëlit e tij qenë në fole,në një
vërë(vrimë).Kur njëri nga të vegjëlit bëri të dilte nga vëra dhe pa
mbi "vërë" një gjel shqirak me lafshën ekuqe zjarr që çukiste gjësend
dhe,po aty,shtritur në shullë,një maçok  që dremiste.Miushi,sa pa
gjelin me lafshë të kuqe,vrikthi dhe rrëshqiti në prehër të së
ëmës.-Çfarë pe që u trëmbe kështu?-pyeti miu-nënë.-Mama,moj mama,-foli
i tramaksur miushi,pashë një ezhdërha me lafshë të kuqe që,pak të më
kishte parë,më hëngri të gjallë.Aty,ngjitur me të,më qe dhe
një"ëngjëllushe" me mustaqe që flinte si shqerrë,e shkreta:E
ndjeva,mama,tek bënte gërr-fërr.Sa e mirë që qe!Apo s'flinte për 7
qejfe!Vetëm nga frika e atij"lafshëkuqit" s'vajta  ta puthja.Dhe
miu-nënë u tha të vegjëlve:ajo që fle dhe duket si shqerrë është
macja: armikja jonë,kurse ai"lafshkuqi" është fare i parrezikshëm.Sado
që babai i ra larg e larg,unë e kuptova seç do të thoshte me ato
fjalë.Por,siç thoshte i shkreti baba,komshinë nuk e zgjedh dot si
punën e mikut.Mikut në e zgjedh të keq,e ke fajin vet,kurse gjitoni
është peshqesh që nuk  i shmëngesh dot.Deri sa mbaroi lufta  patëm atë
Thomanë që qe aq i mirë.Tani kemi këtë,tjetrin,që as e njohim,por
secili në "hije" të vet.Koha do të tregojë seç mall është.

                                            *   *   *

                      S' e harroj kur një të djelë mbasdite,në
shtëpinë tonë,erdhi për vizitë me gjithë familjen e tij,ky,gjitoni i
ri.Babai im i shkretë s'para i kish qejf këto  vajtje-ardhje me këta
të qeverisë.Ai qe mësuar të rrihte hekurin dhe vizita bënte vetëm me
"sërën" e tij,por ,në të vjen njeri në shtëpi,epo bujrum dhe,me ato që
na ndodheshin,e pritëm mikun.Babai kish dhe një inat tjetër me këta të
qeverisë së re:se ia morën atë punishten e tij dhe e futën në
artizanat,siç,thuhej tani.Epo,- thoshte,- do ta hedhësh vallen pas
muzikës.Dhe qe muzikë e rëndë.Miku,sa qe për vizitë,po një cyle i
binte:-Komunist,të ndershëm,gju më gju me populin dhe nuk jemi ne si
ai "Thoma Xhambazi"(të gjitha unë i dëgjoja prapa derës,se
ne,fëmijtë,nuk futeshim tek dhoma e miqëve).Tek dëgjoja që,përsëri, u
përmënd Thoma "XHambazi",merrja me mënd se si do ta ketë mbajtur
mërinë im atë.Po mik për herë të parë,i madhi i vëndit,e çfarë mund të
thoshte..Mbasi iku miku,babai sikur u çlirua dhe tha si me vete:-Unë
nuk të njoh po ti,më duket,s'je as sa  muti i Thoma Xhymertit.Po m'i
thënke dhe "xhambazit" se qe i zoti dhe nuk ia hante qeni shkopin.Nuk
e di kur babai ia ktheu vizitën(më duket se qe festa e
republikës:11Janari!),se mos na marrimpër qibarër- ushpejgua ai,para
mëmës.Dhe,mandje,secili shikonte punën.


                                               *       *     *

               Ashtu,pa murin rrethues,"Shtëpia e bukur",kish dalë në
relief dhe shihej çipllak se kush hynte dhe kush dilt në të.Vinim re
që njerëz(nga fshati sidomsos).në këtë shtëpi,tek gjitni ynë i
ri,shkarkonin o ndonjë gjel shqirak,o ndonjë shportë me vezë dhe deri
gjela deti,pata,rosa dhe,kur kishin kohën,dhe shqerrra.Ne i shihnim me
sy,por m'i thoshte dhe e bija e këtij gjitonit të ri.Edhe babai i
shikonte,sidomos kur kishim pushime,por këto gjëra s'i thoshim kund.Po
ç'na duhej.
Kur erdhi  qershori dhe skuqën kokrrat e mëdha dhe të ëmbëla,babai
mbushi një shportë plot dhe ma dha mua:-Na shpejrja se komshi e
kemi.Dhe shkova unë tërë qejf dhe thirra,Selmën,vërsniken time.Kjo
doli dhe,sa më pa,më priu përpara drejt dhe tek i ati.Ky,sa më pa me
shportën në dorë,tha më tepër duke iu drejtuar së bijës:-E kujt është
kjo vajza?-Është shoqja ime e klasës,e tij gjitonit përbri.Ai,u err si
erë me shi dhe gati sokëlliu:-I thuaj tët eti,se ne,komunistët e Enver
Hoxhës,nuk i njohim ryshfetet;ato ua kemi lënë klasave t ë
përmbysura,ndaj merre shportën dhe mbathja,Unë qeshë bërë lulkuq në
fytyrë dhe nuk e doja veten.Me shportën në dorë(më dukej sikur e kisha
vjedhur dhe më kishin zënë me presh në dorë,),e përlotur,u ktheva në
shtëpi.Babai,sa më pa ashtu të përlotur,kërkoj që t'i tregoja.Dhe
ashtu ,e mbytur me lot,i shpjegova.Tani qe babai që u errë dhe u
nxi.Ai mori shportën me një dorë dhe me dorëm tjetër,pothuaj më
tërhoqi mua zvarrë dhe,pasi trokiti tek dera e gjitonit,pa pritur
shpjegime prej tij, e zbrazi:-Dëgjo,- foli i nxheur,-unë kam parë që
në këtë shtëpi kanë hyrë dhe shqerra,po mua shqerra nuk më
ndodhen.Vetëm këtë qershi kam në oborr dhe,me që e vola,të dërgova një
shportë.Gjitoni,pasi dëgjoi fjalën "shqerra" mënd u hodh përpjetë(nga
e keqja,sigurisht),e kapi tim atë prej qafe(sa dinte ta lozte rolin!)
dhe dëgjova t'i thotë:-Sinqerisht,unë bëra shaka ,se aty,tek dhoma
tjetër ,qe një shoqja e Myrvetit(Myrveti qe gruaja etij) dhe nga ajo e
bëra,t'më falësh.Dhe sikur të mos kish qenë ai i para ca minutave,e
mori shportën dhe i bërtiti të shoqes:-Myrvet ka ardhur
miku,Tarja,gjitoni ynë.Na sill nga ajo rakia e mirë,dëgjon?Babait nuk
i kish zbritur inati,po deshi s'deshi,u ul sa për kortezi.Ti,- m'u
drejtua mua i zoti i shtëpsië,shko e luaj me Selmën.Unë shkova me
Selmën,por e keqja nuk më ish larguar.

                Ja,kjo qe e gjithë historia e asjaj qershisë që kishim
në oborr.Dhe tani që jam plakur për vete,e kujtoj atë qershi me
nostalgji siç e kujtova sot,në këtë ditë janari, në Amerikë,tek hëngra
ca qershi.E sa për të tjerat,ju e bëni vet konkluzionin.


                                                        2 janar 2010


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora