Kulturë
Halit Bogaj: Al Paçino
E diele, 03.01.2010, 08:54 PM
AL PAÇINO/1940-
Nga Halit Bogaj
Al Paçino bëhet tejet i shquar me rolin e Majkëll
Korleones në filmin”Kumbara”I, kushtuar një gangsteri të njohur mafioz
me emrin Don Vito Korleone, të cilin e luan në mënyrë maestrale “artisti i
shekullit” Marllon Brando.Me këtë film, Al Paçino tregoi se ishte një
yll i ndritur që vinte duke shkëlqyer në nënqiellin filmor amerikan dhe bëhej
gjithnjë më i madh për të na dhuruar edhe kryevepra të tjera tejet të
rëndësishme. Siç e dimë, filmi ishte i shpërblyer me disa çmime oskarë, njërin
nga të cilët e fitoi Marllon Brando, duke u bërë edhe njëri ndër hitet më të
preferuara të mbarë kinematografisë botërore, i realizuar në regjinë
maestrale të Frensis Ford Kopolës dhe sipas skenarit të Maria Puzos, i cili
ishte në të njejtën kohë edhe autor i romanit homonim bestseller.Si një hero i
luftës vietnameze dhe si biri i dytë i Don Vitos,Majkëll Korleone ishte i
detyruar ta merrte rolin e Donit të ri për t`u hakmarrë për plagosjen e babait
të tij nga një bandë tjetër rivale dhe për t`u ngjitur shkallëve më të larta
drejt suksesve të reja.Filmi zgjonte interesim të paparë, kurse Al Paçino bëhej
gjithnjë e më kolosal si një aktor që premtonte edhe role të tjera fenomenale
dhe heroike nëpër shumë filma të zhanreve të ndryshme.Në filmin “Kumbara”I
defilon si një djalosh i ri, i cili në vend se ta vazhdonte karierën e tij
ushtarake, detyrohet që të shkonte në vendlindjen e babait për të pushuar një
kohë dhe për t`i humbur gjurmët për vrasjen që e kishte bërë në shenjë hakmarrjeje
për babain e tij të njohur të cilin kishin provuar ta vrisnin bandat e tjera të
rrezikshme rivale, por edhe atje zbulohet nga kundërshtarët e tij.Filmi “Kumbara”I
arriti suksese të mëdha si një realizim i shkëlqyer i cili ndodhi pas disa vitesh
kur kinematografia amerikane nuk kishte bërë ndonjë inovacion të madh në lëmin
e artit të shtatë, duke mbetur ndër kryeveprat më të fuqishme të realizuara
ndonjë herë si edhe ndër 100 filmat më të shquar të kinemtografisë
botërore.Në këtë film të ndritur rolet e tyre maestrale i
realizojnë:Marllon Brando, Al Paçino, Robert Dyval dhe Xhejms Kan të cilët
bartin tërë peshën kryesore të ngjarjeve shumë interesane.Sidomos pas filmit “Kumbara”I,
Al Paçino bëhet legjendë e gjallë për t`i vazhduar edhe rolet e tij të
famshme edhe në dy pjesët e tjera të filmit homonim.Në vazhdim të karierës së
tij të shkëlqyer, lind filmi tjetër kriminalistik dhe mafioz”Skerfejs”
/Fytyrëdëmkosuri/, të cilin në vitin 1932/versionin e parë/ e kishte
realizuar aktori i madh amerikan-Xhorxh Raft, i cili në të njejjtën kohë ishte
i radhitur edhe ndër 10 figurat më të njohura të vendit.Në filmin”Skerfejs”,Paçino
interpreton mafiozin e njohur Toni Montana që kishte origjinë kubaneze,duke
realizuar edhe këtu një rol maestral për të cilin janë shkruar shumë
kritika pozitive.Toni Montana i tij
i paharruar është bërë edhe sinonim i
personazhit identik të vetë aktorit Al Paçino të cilin njerëzit e
thirrnin me emrin nga filmi.Aty luan edhe bukuroshja e popullarizuar Mishel
Fajfer e cila do të jetë ndër aktoret më të kërkuara në vitet e ardhshme, por
edhe Robert Logjia – i cili interpreton një gangster tjetër të njohur të asaj
kohe kur bëhet fjalë për ngjarjen e filmit.Pas filmave të lartpërmendur, Paçino
bëhet ndër yjet më të popullarizuar që i kishte Holivudi bashkëkohor,duke u
ngritur në përmasa kolosale edhe me role të tjera të fuqishme dhe të
lavdishme.Pason filmi ”Serpiko” në të cilin interpreton rolin e një
polici të shkathtë ,i cili ka për detyrë t` i zinte kriminelët e
rryer dhe vrastarë , që bënin kërdinë në shoqërinë amerikane .Është shumë i
njohur edhe filmi tjetër i tij”Rruga e Karlitos”në të cilin luan
me aktorin e ri dhe perspektiv-Shon Pen i cili ka bërë emër të nderuar
edhe me shumë filma të tjerë.Edhe në këtë film Paçino interpreton një mafioz të
njohur/Karlito/, duke na bindur me të drejtë se ishte i lindur për
role të tilla të fuqishme, siç e shohim në filmat e përmendur në të cilët
shprehë origjinalitetin e tij artristik dhe talentin e vetë specifik
për të realizuar në mënyrë të veçantë role të shumta dhe poliedrike nga filma
të spikatur të cilët edhe kanë mbetur si
kryeveprat e tij më
antologjike.Siç e dimë, Al Paçino kishte shumë arritje kulmore nga bota e
pashterrshme filmore,por sërish duke u ngjitur shkallëve më të larta
edhe me realizimin tjetër madhështor”Aroma e gruasë”që ishte i nominuar
për disa çmime oskarë, në të cilin interpreton një gjeneral të verbër amerikan
i pensionuar pas luftës së Vietnamit.Sukseset e tij të njëpasnjëshme radhiten
edhe me projekte të tjera interesante dhe përherë më frytdhënëse, ngase ishin
vepra të një aktori që dinte se çka kërkonte në art .Pason filmi kriminalistik”Nxehtësia’në
të cilin Paçino luan një inspektor policor që duhej ta ndiqte një plaçkitës
bankash/Robert De Niro/.Në këtë film e kemi sërish tandemin e shquar/De
Niro-Paçino/ të cilët nuk kishin luajtur së bashku që nga filmi i tyre i
paharruar”Kumbara”II.Edhe në këtë film janë shumë interesantë me
lojën e tyre të fuqishme artistike.Këtu Paçino duhej ta asgjësonte një
bandë të tmerrshme që plaçkiste bankat dhe bënte kërdinë në qytetet amerikane.
Në këtë projekt aksional, bashkë me dy aktorët e shquar shkëlqen edhe aktori i
ri dhe shumë i talentuar – Val Kilmeri, të cilin e kemi shikuar në filmin
uestern”Tombstouni”, në rolin e Dok Holidejit legjendar. Në filmat e tij
të ndritur Paçino shprehte tërë arsenalin e vetë artistik me të cilin ishte i
paisur si një aktor vërtet i përmasave të jashtëzakonshme .Ai është vazhdimisht
aktiv dhe nuk ndalet asnjëherë në krijimin edhe të veprave të tjera të shquara
filmore, siç ishin edhe filmat”Avokati djallëzor”dhe”Rekruti”, si
dy të arritura të tjera të lakmuara.Al Pacino dhe Robert De Niro