E diele, 28.04.2024, 03:23 AM (GMT+1)

Kulturë

Ferit Ramadani: Percaktimi i vlerave krijuese (III)

E marte, 05.01.2010, 07:48 PM


PERCAKTIMI I VLERAVE KRIJUESE

Nga Ferit Ramadani

3.RAPORTI I KRIJUESIT ME SHOQERINE DHE POLITIKEN

Që nga fillimi , njerëzimi ka pasur nevoje per krijues. Dhe ata nismen e tyre e kane . Sado qe veprat nuk egzistojne por krijimtaria e tyre edhe ne librat e shenjte rrefehet. Po, ta marim si shembull, njerzimi, pas Adamit dhe Eves, dhe lindjes se femijëve te tyre, e ka nismen nga krimi! Kabili njeri nder vellezerit qe ngriti doren dhe vrau Habilin, nuk ka te dhena se si dhe cka beri pastaj. Për to di Pelush Teneqja ma shumë. Sigurisht, nisma e zgjerimit te njerzimit nis nga ai. Edhe pse ka thenie se Kabili ka qene i mallkuar, dhe tani, ne jeten e dy bashkeshorteve qe nuk arrijne te kene riprodhim, thuhet se jane nga damari i tij! Metaforikisht thonë : Kabilja e mallkuar! Po larg qoftë kjo nga Pelush Teneqja! Ai gjithcka ka bere, por nuk arriti ta mbarse kurre Sy qiqrren, se ajo i di rrugët në Prishtinë e në Ohër!

Keto parafrazime na japin mundesi te vijme tek konstatimi i Rporteve te krijuesit me shoqerine, pastaj me politikën, që Vetëm Pelush Teneqja ka mbajtur raporte pa i thëne jo anje kohe. E di pse ishte pa gojë dhe me gishtin gjithmonë vertiste një çelës të varur në zinxhirë. Sepse, ishte parandjenja e madhe e tij se do te mbese shkërdhan si ka mbetur!

Krijuesi, (por jo Pelush Teneqja! ) , gjithmon ka qene i spikatur si person unikat, dhe ndaj tij , nese nuk ka ngritur doren e krimit shoqeria, ka ngritur politika. Ose, nese ai i ka dale ne mbrojtje shoqerise, ka ngritur ballafaqimet me sistemin që ka dominuar. Prandaj, keto raporte te ndersjella, kane krijuar nje lende te madhe te te dhenave, qe po te fillojme t?i spikasim , do te nxjerrim mijera e mijera fakte, ku deshmohet se ne variacionet e ketyre raporteve , krijuesi gjithmon ka qene ura bartese e nje te vertete te ndaluar! Por, jo mesazhi i Pelushit, se edhe kur i digjet koteci, kujton se ia kane ndezur ata që shkojnë të tundin!

Dukja e krijuesit ne keto rrethana ka ngritur shume epersi por edhe pasoja. Per keto gjera kaq te rendesishme, qysh ne shekullin 4 para eres sone, Greqia e ateherëshme i dha nje randesi te madhe krijuesit.Nese edhe sot verehen anashkalime te ndryshme te krijuesit nga shoqeria apo nga pushteti, ne ate kohë, pesha e tij ishte e nje vecantie te randesishme. Lexon ma shumë, të shikoni sojin e Pelushëve. Ata i mbyt ideja pse shkruhet per çeshtjen shqiptare, per heronjë. Dhe ata, sidomos ai e ngre zerin deri ne kupe te qiellit, po kush e pyet mjerakun. As Syqiqrra nuk e pyet kur del bregliqenit se thotë : Se meriton eunku!

Prandaj nga keto pasoja mund te theksohen dy veprat e te te madhit Homer, te cilat, jo vetem atehere qe u radhiten ne piedestalin e kryeveprave prej ku dilnin mesimet se si te behet zhvillimi, te mbrohet nderi, te mbahet mbijetesa, dhe shume gjera te tjera, por, nga tjetra ane, te ngritet deri ne kulmin me te larte, aftesia e Krijuesit, qe do te nderohet pergjithmone. Se sa i shkuan ndermend t'i praktikoje nje mjeran , pretendues se do te jete i pari , duke lane dhe mjekrren me morra, koha po e zbulon! Por ka nje te vertete ketu. Nese analizohet se si i prshurri oxhakut te shtepisë, per shkarravina, do te kujtohet !

Ky realitet i mbrojtjes se Krijuesit si qenie e vecante, nuk do te jete e serialit te nje vazhdimesie. Sepse, kete vleresim do te dalin ta nderpresin shume furtuna ideshe te shoqerive apo te pushteteve, qe do te synojne te fusin ne velin e harreses krijuesit dhe bemat e tyre.Sado e tillë, krijuesi arrin te mbroje autorsine e tij krijuese. Ai futet ne te gjitha perballjet qe te ruaj poziten e tij ne shoqeri, edhepse lufta e atij perballimi, ishte nje tendence shume delikate qe i ka lene pasoja.Sado me pasoja, krijuesi arriti te behet person i elites , i cili, ne lidhje strukturore me krijuesit, mori rolin e udheheqjes shoqerore. Keto raporte te tilla , te krijuesit dhe shoqerisë, pastaj te krijuesit dhe politikes, arriten deri tek ndertimi i metodave dhe formave qe ai do te veproje qe te udheheqe. Janë shumë të mjera shpurdhejt Pelusheske te sojit te Teneqeve, sepse, për të pasur binarë duhet të keshe bosht !

Kjo dalje e ketij tipi njeriu, do te vecohet neper dialoget e Platonit, ku do te marrë rolin e nje personi qe ka aftesi te trajtoje fenomenet shoqerore me nje ton kritik . Perqendrimi i tillë per te krijuar poziten e dominimit ne shoqeri, qendrueshmerine dhe kriteret e veprimit, do te mundesojne krijimin e hallkave ku do te lidhen pastaj te gjithe mundesite e struktures krijuese qe te kene ndikim ma te madh ne shoqeri. Ajo gjendje e atehershme, eshte pothuajse e barabarte, apo identike me synimet e sotme ku tendencat e mediokriteteve, me nje shpejtesi te madhe adaptuaese turren te zejne pozicionet e tyre qe te kene frenjt e udheheqje. Me një fjalë ata tregojnë se nuk qeverisin as ne oxhakun e vet e ku te qeverisin shoqërinë!!!
Nese ne kuadrin e krijuar te manipulimit turren te hyjne shtresa të mediokriteteve, tanime krijuesi i vetedidshem per kete, ai synon te krijoje kuadrin psiqik dhe te ndergjegjesimit te shoqerise, se krijimi i cdo kuadri tjeter, ka per qellim perfitimet dhe me kete, synon te nenshtroje shoqerine! Te ketij sensi, apo te kesaj natyre kaq identike ishin gjithe veprat e krijuara te tragjedive dhe komedive, per te shpjeguar ate krijim te gjendjes shoqerore, ku pos traumave dhe rendimeve, pos pikellimeve, dhe plageve, nuk kane synime tjera ata qe udheheqin.
Krijuesi i vetedishem per keto rrenime shpirterore te shoqerise, ku krijohet arena rreshqitese e nje arsyeje pa baze, perpiqet te beje nje zhvendosje te ketyre pozicioneve, qe te rikthehet gjendja e nje arsyeje me baze. Ai krijon marredhenie ne krijimet e tij per nje arsye te qarte.Keto tipe te tilla te kesaj spikame, ma se miri i shpjegon mitologjia greke e cila duke mitizuar shkrimtarin, pra krijuesin, arrin deri tek shfaqja e tij si magjistar i fatit, qe ka aftesi qe te nxjerre shoqerin nga e keqja ne lumturi.
Per kete mund te binden te gjithe ata qe e dijne mitin e Akoncios dhe Sidipes. Djaloshi i bukur dhe i pashem Akoncio, nje pasanik nga Kiosi, shkon ne Delos, te beje blatë per Artemiden.Takon atje Sidipen e cila ia rremben edhe shpirtin edhe zemren. Ai e ndjek nga pas qe t?i bije ne sy! Megjithatë, nga ky rast, ai zgjedh metoden se si ti bije ne sy, ne kohen kur Sidipa e bukur shetiste neper kopshtin e bukur, per t?i shkruar mbi lekuren e nje molle : ?Te betohem per Artemiden, o Akoncio, se s?do te jem e tjeterkujt, por vetem e jotja ? . Sa do të kënaqet pelush Teneqja per kete rrefim. Se ai e di si jane punët !

Gjithcka pastaj behet e njohur, behet nje pengese e madhe, qe sahere Sidipa synonte te martohej, I shkonte mendja tek betimi, dhe ajo pavetedishem synonte te mbahej premtimi!
Ky rrembim i forces me ethe dhe me zjarrmi qe i shfaqej vashes Sidipa - Syqiqrrës, perse hyjnesha kerkonte te mbahej premtimi, apo kjo enigma e krijuar e ketyre rrethanave, e ka shpie shoqerine e asaj kohe t?u besoje mendjeve te ndritura krijuese. I ka mitizuar ato.Dhe, sido qe te ishte, te kerkonte kush ishte dora, apo çelesi magjik i kesaj zgjidhjeje, siç ishte rasti i zberthimit te atij misteri qe kishte aftesi ta beje vetem Akoncio, sa here Sidipa ndjehej ligsht.
Prej kesaj ndodhie lindin dilemat . Po sikur keto gjera qe beheshin dhe vete Sidipa pesonte. Sikur ato te ishin nje kurth? Sikur te ishin magji? Po rastet zgjidheshin, sa herë ishte ne Juri Pellumbash, Sidipa-Syqiqërr, apo ne bregliqenin ku lekura i rreshkej!

Te tilla brenga nisen te krijohen ne raportet e shoqerise me krijuesit. Mos valle ata paralajmeronin kohe shterngatash. Kohe ku do te rrenohej gjithe ajo qe ishte e bere dhe nuk do te mbeste asgje. Ne keto raporte nderhynte politika, dhe keto veprime te krijueseve filloj t?i perndjeke. Prej atehere e deri tani, sa e sa Xhordano Bruno ka pasur. Edhe tek shqiptaret te tille ka shume. Vlen te permenden Luigj Gurakuqi, Jusuf Gervalla, Rexhep Elmazi, etj? JO !Nuk ka arsye te jete aq i pikëlluar Pelush Teneqja. Dihet e vërteta. I shkriu gjithë miraset dhe tani jeton ne Kotec ! Edhe prej aty nje ditë do te dalë të shtrijë dorën e lypësit si Islami i dikurshëm që ua mësyni qendrave, duke bere rrush e kumbulla çifligun! Por, u kthye !
Erdhi koha ! Të trokit ne qafë teneqja, Pelush...!



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora