E diele, 28.04.2024, 01:50 AM (GMT+1)

Kulturë

Hajdin Islami: Lexuesi përballë leximit të letërsisë

E marte, 05.01.2010, 06:23 PM


Lexuesi përballë leximit të letërsisë

Shkruan: Hajdin Islami

Leximi i letërsisë edhe pse nuk është ndonjë disiplinë e veçantë, megjithatë është një mënyrë kreative e të lexuarit, të cilës koha vetëm sa është duke ia shtuar atraktivitetin. Leximi i letërsisë ka një gjuhë të veçantë prandaj edhe kërkon një përqendrim të thellë të të menduarit pasi shumë herë tekstet letrare përmbajnë brenda vetës edhe figura të ndryshme stilistike, dhe jo kot thuhet se letërsia është art...

Qëllimi i leximit të letërsisë përveç tjerash është edhe që të ndikojë në zhvillimin e personalitetit të njeriut me qëllim që lexuesi të shkruaj drejtë dhe pa gabime si dhe të lexojë rrjedhshëm dhe të kuptojë në mënyrë të drejtë atë që e lexon. Këto por edhe disa cilësi të tjera bashkëkohore të të lexuarit na dërgojnë deri tek ai që sot mund të quhet lexues model. Zhvillimi i hovshëm i letërsisë në botë por edhe tek ne ka ndikuar që edhe të zhvillohen teknika të ndryshme për ta kuptuar sa më mirë një tekst të caktuar letrar. Me qëllim të afrimit të lexuesit me librin, apo ngritjen e shumë çështjeve që kanë të bëjnë me lexuesin dhe leximin në përgjithësi, studiues të ndryshëm kanë trajtuar disa teknika. Studiuesi Don Densërou nga Universitetit Kristian i Teksasit (Texas Christian University) e ka trajtuar një teknikë të quajtur “Të lexuarit në dyshe”. Por ekzistojnë edhe teknika të tjera të dobishme të të lexuarit si ajo “Të lexuarit në bashkëpunim”etj.

Ekzistojnë edhe disa metoda tjera të cilat janë zhvilluar edhe në trojet tona dhe kanë rezultuar si mjaftë të suksesshme. Fjala vjen në mesin e shumë metodave është përdorur edhe e ashtuquajtura metoda e “Zhvillimit të menduarit kritik gjatë të lexuarit  dhe të shkruarit”, ky projekt ka filluar të zbatohet në vitin 1997 përmes AEDP (Projekti për Zhvillimin e Arsimit në Shqipëri) dhe me ekspertizë të Shoqatës Ndërkombëtare të Leximit në Uashington. Për tu studiuar si duhet një çështje letrare, në këtë rast leximin e letërsisë, në radhë të parë ne si lexues duhet të kemi informacion elementar, pasi është jo produktive të bëjmë  komente dhe analiza të pa baza dhe pa argumente. Leximi i letërsisë ka dallim nga leximet e fushave tjera të përditshme që i bëjmë. Librat e letërsisë janë më atraktiv dhe e joshin në njëfarë mënyre lexuesin pasi ato brenda vetes çdo herë kanë kumt (mesazh). Janë disa tekste letrare që lexuesi i rëndomtë e ka pak më “vështirë” t’i lexojë, si p.sh. ato vepra klasike nga disa autorë që u përkasin dialekteve të ndryshme kur dihet se dialekti nuk ka qenë i njëjtë në të gjitha trevat e Shqipërisë. Por prapë se prapë, lexuesi në Shqipëri dhe Kosovë duke mos përjashtuar as trevat e tjera të populluara me shqiptarë, edhe sot e kësaj dite, vazhdon që në njëfarë mënyre të komunikojë me autorë të të gjitha dialekteve nëpërmjet veprave të tyre që letërsisë sonë i kanë mbetur si një thesar i çmuar.

(Autori është kandidat për Master Arsimor në Universitetin e Prishtinës)



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora