E diele, 28.04.2024, 07:49 PM (GMT+1)

Kulturë

Anekdota nga prof. Skënder R. Hoxha

E marte, 05.01.2010, 08:13 PM


A n e k d o t a të mbledha (më herët) në terren nga prof. Skënder R. HOXHA:

S’DIHET KAH E KAN’ GRYKËN !

  

   Ishin  kân’ dalë do vllazën mi dlirë livadhin, qysh i dlirim tanaherët livadhet n’pranverë. Kur donë me ja nisë, i hekin pushk’t  e i lânë tubë në ni ven. Mi to i kishin pa qitë ato krâne e at bërllog si e mledhin nëpër livadh. Kah prâmja, hajt thonë se pi djegim ato krane dhe ja shtinë zjemin, po kishin harru si jânë aty edhe pushk’t . Kur mur flakë mirë, nisin mu kallë edhe pushk’t e po kërsasin. Vllaznit, pej tutve,  ja nisin me ikë nëpër livadh, dikush anej, e dikush anej, e tuj thânë njâni -tjetrit:

- Ou, leqe kopilhane se s’dihet kah e kan’ grykën!

(Tregoi: Bajrush (Hasan) Muzliaj, mësues, nga Dubova e Madhe, (Podgur); shënoi: Prof. Skënder R. HOXHA (Më 1986, në Dubovë të Madhe).  

 

  

    GJYSA E DIMË E GJYSA SE DIMË

 

    I ki pa thirrë Hoxha ni her’ xhematin mei bashku n’xhami. Kur erdhën xhemati, dul Hoxha e poj vetë:

   - A e dini pse ju kâm thirrë?

   Ata thanë: - Jo valla, s’dimë gjâ.

   - At’her’, masi s’po diki, shkoni n’shpi – ju tha Hoxha, se ju thirri tjetër her’.

   Kur i thirri s’dyt hoxha, xhemati e bânë dert kah shkunë rrug’s si kur t’na vetë Hoxha: a e dini pse ju kâm thirrë?, gjysa domë mej thânë - e dimë, e gjysa - se dimë. Kur shkunë n’xhami, hoxha apet po ju thot’:

   - A e dini pse ju kâm thirrë?

   Ata, gjysa than’ – e dimë, e gjysa  tjetër than’- se dimë.

- Eh, pra – tha hoxha: - ju si e dini - kallxonu ktyne si se dinë, e shkoni n’shpi.

(Tregoi: Bajrush (Hasan) Muzliaj, nga Dubova e Madhe (Podgur); shënoi: Prof. Skënder R. HOXHA (Më 1986, në Dubovë të Madhe).

 

   MET PAS HANGËR KREJT MA MIRË KOKA KÂNË

 

   Njânit i ki pa le ni djalë mas shum’ çikave. Kur u bâ djali me lujtë me tâ, baba i vet, pej qefit i thojke: ta hângsha ktâ, e ta hângsha ktâ…, ja njehke tana me ren.

   Masi u rrit djali, nuk u bâ n’orë t’zotit, e nuk i shkojke bab’s për fije, baba u dredh e poj thot’:

  - Eh, met pas hângër krejt at’herë kur je kânë i vogël, mâ mirë koka kanë.    (Tregoi: Bajrush (Hasan) Muzliaj, mësues, nga Dubova e Madhe (Podgur); shënoi: Prof. Skënder R. HOXHA (Më 1986, në Dubovë të Madhe).

 

 

   IGBALL E PASKE PASË

 

    Njâni e kish pasë ni tubë dhi. Dhitë i kish pasë fort t’mira, po edhe kur ju bike puna mi pre nonjâ, ai çobani i dhive nuk lejke, se ju dhimshin.

   Kur bânë dasëm mi martu çobanin, i zoti ishpisë i tha:

   - s’kam qare pa e pre ni dhi se s’po na del mishi.

  Çobani e pau si po duhet mi pre dhinë, po apet s’mujke me bâ ballë se cillën mi pre. Masi u kujtu, i qiti dhitë me tubë n’aborr, e mur kmesën dhe menoi si qasaj dhije si t’i bjen kmesa – qatâ mi pre. E gjujti kmesën e dhija si i ra kmesa piskati, e çobani i tha:

- valla s’kam shka t’baj se igball e paske pasë.

(Tregoi: Bajrush (Hasan) Muzliaj, mësues, nga Dubova e Madhe (Podgur); shënoi: Prof. Skënder R. HOXHA (Më 1988, në Dubovë të Madhe).

 

   

    KU T’DON ZOTI E QEKY MZAT

 

    Njâni ish kânë tuj e kullotë ni mzat përskëj are, mexh’s. Mzatin e majke përlaki, mos me bâ dâm. Dikur i kish pa ra qef mi dhezë ni cingare duhân, po mzatin nuk guxojke mi lshu. I ra n’men dhe e lidhi lakin për dorë t’vet dhe ja nisi pi pshtjell cingaren me duhan  kotroban. Tuj e pshtjellë at cingare, e mur miza mzatin e ta fshini vrapin, e pi ngreh kët çobanin zhag nëpër kallamoç e dul n’rrugë. Qashtu pi ngreh zhag atâ edhe nëpër rrugë, po njâni si qilloi aty, kur pi sheh, si n’hajgare, poj thot’:

- E, për ku je nisë kshtu, oj?

      - S’di as vet, veç ku t’don zoti e qeky mzat – ia kthej ai i zoti mzatit.

    (Tregoi: Bajrush (Hasan) Muzliaj, mësues, nga Dubova e Madhe (Podgur); shënoi: Prof. Skënder R. HOXHA (Më 1988, në Dubovë të Madhe).

 

  

     PO DU MI KALLXU QËNNINË TËME

 

    E kish pas majtë njâni ni qën. E majke mirë dhe e dojke fort. Dikur qëni iu kthy e poj thot’ t’zotit, se kishin pas folë at’her’ edhe gjâja:

    - Du me t’hângër!

    -  Qysh more mem hângër mu, e unë t’kâm majtë e t’kâm rritë e t’kâm dashtë?!

  Qeni poi thot’:

 - Po, tana k’to mi ki bâ, se je njeri dhe e ki kallxu njerzinë tâne, e unë tash si po du me t’hangër, jâm qën e po du mi kallxu qënninë tëme! – ia kthen qëni.   

 (Tregoi: Bajrush (Hasan) Muzliaj, mësues, nga Dubova e Madhe (Podgur); shënoi: Prof. Skënder R. HOXHA (Më 1988, në Dubovë të Madhe).

 

 

    S’ TA BÂJ HALLALL MAGARIN SI MA QITSHE PËRRARA

   

    Ish kân’ lodhë devja me cofë. Iu afrue i zoti i saj e poi thot’:

    - A ma bân hallall se t’kâm munue shum’, t’kâm ngarkue rân e besa edhe t’kâm lânë untë najher’ se s’kâm pasë?

    - E kâm ditë si je i vorfun, e tana diqysh ti bâj hallall, veç magarin si ma qitshe përpara nuk muj me ta bâ hallall kurqysh – ja kthei devja tuj dhanë shpirt.

(Tregoi: Bajrush (Hasan) Muzliaj, mësues, nga Dubova e Madhe (Podgur); shënoi: Prof. Skënder R. HOXHA (Më 1988, në Dubovë të Madhe).

 

         

   MISHI SHTRËJT MOJ NUSE

 

   Bani dasëm njâni e mas dasmës u ungjën e po hanë buk’ rob’t e nusja. Kishin pasë mish e lakna, si ishin metë pej dasmës. Nusja, kah hajke, i shtyke laknat e merrke veç mish. Dikur i zoti i shpisë poi thot’:

     - Merr edhe lakna oj nuse!

     - Jo, qe, mirë e kâm me mish – ja pret ajo.

     - Po, mishi shtrëjt moj nuse – i tha i zoti shpisë.

  - Ani, nashtë valla, se hak e paska – ja kthei nusja tuj hangër mish.

(Tregoi: Bajrush (Hasan) Muzliaj, mësues, nga Dubova e Madhe (Podgur); shënoi: Prof. Skënder R. HOXHA (Më 1988, në Dubovë të Madhe).

 

 

    KAPNE EDHE NI HER’ LLAFIN E MAGARIT

 

    Ni masdarke po bisedojnë burrë e gru për djalin e tyne që ju kish bâ për martesë. Folshin se qysh me bâ e tek me bâ e mi martu djalin. Gjendjen e kishin të dob’t, ishin fukare, e s’kishin gjâ mas shpirti veç ni magar. Burri poj njeh tana: duhet kjo e duhet kjo…, e kah mei marrë moj gru ?.

   Dikur gruja tha:

 - More njeri, pi shesim magarin e pi martojmë djalin. U pajtu edhe burri dhe vendosën mi shitë magarin. Tuj folë, tuj folë, e lanë kët bisedë e po flasin për punë tjera. Edhe djali veç i nigonte. Kur e pau djali si s’po hinë mâ n’bisedë t’martes’s tij, iu drejtu prinve:

 - Kapne edhe ni her’ llafin e magarit! se i vike marre me thânë kapne bisedën e martesës.

(Tregoi: Bajrush (Hasan) Muzliaj, mësues, nga Dubova e Madhe (Podgur); shënoi: Prof. Skënder R. HOXHA (Më 1988, në Dubovë të Madhe).

 

  

 

    UN’ N’BALLË T’AXHAKIT E MERRI ME MEN TJER’T

 

   Ish kan’ shku njâni n’dasëm te miqt, e kur u kthy pej dasme ja nisën e pi vetin kojshitë:                                                             - qysh kalove n’dasëm, e a pat miki far’ dasme? 

   - Mirë valla, dasëm t’mirë e t’madhe kish pa bâ.

   - Po, a pat far’ krushqish – pi vet ni tjetër? 

  Ky si ish kanë n’dasëm, si tuj u keshë, ja kthei:

   - Krushq t’mirë kish pasë, valla, un’ n’ballë t’axhakit e merri me men tjertë -

   Kta e dishin se çfar’ burri âsht ky.

(Tregoi: Bajrush (Hasan) Muzliaj, mësues, nga Dubova e Madhe (Podgur); shënoi: Prof. Skënder R. HOXHA (Më 1988, në Dubovë të Madhe).

 

 

 

 

MA NÂNË E PASKE PASË TI SE UN’

  

    I diç njânit nâna. E pamja ish ather’ dhetë dit’. Kojshitë e katuni i nëjtën n’t’pame edhe ja majtën t’pamen mirë. Ni plak i katunit, sa ke e pamja, përdit’ vike e rrike, si prit’s, as folke, veç pike kafe, çaja e duhan, hajke sillë, e besa kajhër’ edhe flëjke qashtu ungjun.  At’ ditë si u kry e pamja, i zoti dek’s po ju thot’ burrave:

    - Paqi faqen e bardhë e zoti ju neroftë, ishalla jau kthej n’gzime! Burrat shkunë.

    T’nesrit natje, ai plaki, e dike si â kry e pamja, po ja msyni e flytyrim e n’shpi t’grave, e po ja nisë mej t’vetë: au mërzit’t, e apet po jau shnoshë kryt’. Piu kafe e çaja e nëjti bukur shum’. Kur u çu, dulën mi përcjell qysh âsht adeti, bile ky si i kish dekë nâna e përcjelli deri n’gjysë t’katunit. Ai, u nal e poi thot:

   - Ditën e mirë e mos u mërzitni, se e dhimshme âsht nâna, veç zoti u lashtë shnosh!

   Ky si i kish dekë nâna po ja kthen:

   - Përze, zoti t’patë e t’rujtë e t’lashtë shnosh edhe ty, se sod pi di si ma nânë e paske pasë ti nânën tëme se un.

(Tregoi: Bajrush (Hasan) Muzliaj, mësues, nga Dubova e Madhe (Podgur); shënoi: Prof. Skënder R. HOXHA (Më 1988, në Dubovë të Madhe).

    

 

     A E KI BÂ DERT MIRË ME VLLA?

 

    Asmân Rakoci, kuçjanë, ish kânë i pari banor i Rakocit, thojshin - kreu i Rakocit. Ai e kish pasë ni kojshi fukare i cili shkojke shpesh te Asmâni me nejtë e mi pi naj kafe. Ni prâmje, para se dojke me shku te Asmâni, ky kojshija, po’i thot’ vllaut t’vet:

   - Po shkoj pak me ja hekë mërzinë Asmânit dhe shkon.

   Kur shkon, poi kallzon Asmânit se qysh i tha t’vllait. Asmâni po’i thot’:

- A e ki bâ dert mirë me vlla, se athu po ma hek a po ma shton mërzinë?

(Tregoi: Qaush (Halil) Mula (1917) nga Rakoci; Shënoi: Skënder R. Hoxha (më 5.II.1986, në Pejë.).

 

     CJAPI I ZHEL HASANIT

 

     Zhelhasant e Rakocit e kishin pasë tubën e dhive dhe i kishin pas majtë mirë, sa pej s’majmi edhe cjapi i tyne thojshin qitke tamël. N’at kohë e kish pa marrë dhenë fjala se po milet cjapi i Zhel Hasanit t’Rakocit…

(Tregoi: Qaush (Halil) Mula (1917) nga Rakoci; Shënoi: Skënder R. Hoxha (më 5.II.1986, në Pejë.).

 

     25 LEPRA 

 

     Ish kan’ ra borë e madhe ni sene e leprat vishin n’lâmë t’sânve t’familjes Zhelhasanve. Ni her’ i rujnë dhe kur leprat hinë n’lâmë, ata jau mshelin derën e lâm’s e i mysin me hûj 25 lepra…

(Tregoi: Muharrem (Halil) Mula (1927) nga Rakoci; Shënoi: Skënder R. Hoxha (më 5.II.1986, në Pejë.).

 

    ÇYRKI MA PRUNI KAFËN

 

     Hazir Syla e Bajram Syla ishin kanë vllazën, pej Rodoninqi, i kishin pasë t’fejume dy nuse, i pari n’Ratishë e i dyti n’Voksh. Edhe vadën mej marrë nuset e kishin pasë përniher’. Po, masi Bajrami ish maj vjetër, nusën e tij shkunë t’dillen me e marrë n’Voksh, me 300 krushq. N’Voksh ju qitën kafe sade (pa sheqer), mirpo jo të tanë krushqve, po i zgedhshin simas teshave që i kishin veshun. Thojshin se pej krushqve t’katunit Rodoniq, kafe i kishin pas dhanë veç Dervish Smajlit (i fisit Gash), se Smajli e kish pasë t’veshun ni çyrk që ja kish pas dhanë Sylejman Aga. Qysh kallxojshin, kah e pike kafen Smajli, ja afrojke edhe mangën e çyrkit, kishe si çyrki ma pruni kafen…

     Ni krushk, i hotjanve t’Rodoniqit, ish kanë taraqi i kafes sa edhe kur shkojke me livru n’arë me parmen’, e merrke me veti kafen, xhezven e filxhanin, e kur i lshojke kitë me pushu, e dhezke zjermin e piqte kafe…. Ky qilloi krushk n’këtë dasëm po teshat i kish pasë t’kqija e nuk ja kishin pa çu kafen. Ky çohet vet e shkon te kafexhia n’livadh, se i kishin pas pritë krushqit jasht, e i thot’: - qitma ni kafe, prite ni mexhedi…

      Kah ishin kan’ kthy pej Vokshit, ranë nëpër Ratishë ku kishin t’nestrit m’i marrë nusen e Hazirit, po ata krushq. Idriz Beka i Ratishit ish kan’ qillu krushk n’këtë dasëm, e ju tha Ratishit:- Pritnani mirë nesër! Thojshin se t’nesrit, kur kan’ ardhë kta krushq n’Ratishë, për herë t’parë n’këtë anë kishin pa nisë me qitë kafe me shiqer, ku e kishin pas zi në kusîja…

(Tregoi: Shaban (Ahmet) Januzaj (1923) nga Radoniqi; Shënoi: Skënder R. Hoxha, më 27.II.1987, në Osek Hylë.).

 

 

   

   E MORE NJERI, TI S’JE KÂNË NJERI!

 

   Ish kân’ dekë njâni, thonë ni i deçans’. Ja nisën gratë e pi vajtojnë. E shoqja kish qef me ja thânë do fjalë, po nuk i vike reni. Dikur tha:

- Allahile moj gra a po m’leni edhe mue t’ja thâm do fjalë?

Ato thanë:

- U, po motër, qysh jo, se ti e ki pasë burrë.

Ajo ja nisi mi vajtue e po’i  thot’:

- E more njeri, ti s’je kânë njeri, po je kânë dy her’ e gjysë njâ mi njâ… I tha kshtu se ai burri ish kân’ i gatë.

(Tregoi: Shaban (Ahmet) Januzaj (1923) nga Radoniqi; Shënoi: Skënder R. Hoxha, më 27.II.1987, në Osek Hylë.).

 

 

    DEKSHIM EDHE NA SI AI

 

    Ish kân’ martu njâni, e mâshkujt e shpisë me do nipa, masi e shtinë dhânërr shkojnë n’mal me marrë dru. T’nesrit dhânddhi njehi i dekun. Kur erdhën kojshitë, e murën vesh se shka âsht bâ e çojnë ni jeri me ju kallxue atyne n’mal, me ardhë e mej bâ drrasat e mi varros’ t’deknin. Kur shkon ai n’mal, ja nis e po ju bân zâ, e po ju thot’:

- O, hajdeni se â dekë Hamza i Shabanaj!

Ata, tuj keshë nërmjeveti thojshin: shka â ka thot’ more qaj dhe po ja kthejnë ati:

- He, hajt mare, dekshim edhe na si ai!.

I thojshin kshtu se e dishin se atâ e kishin lânë të himë dhânërr me nuse. Po ai përime ish kân’ dekë.

(Tregoi: Shaban (Ahmet) Januzaj (1923) nga Radoniqi; Shënoi: Skënder R. Hoxha, më 27.II.1987, në Osek Hylë.).    

 

 

    NUK T’THASH’ ME BÂ BE

 

    Kah kthehen pej ni t’pamje, do burra ishin kân’ shku te Met’ Hasani, n’Maznik, se njâni pej tyne e kish pasë Metën jaran. Kah ngjiten shkallve t’kull’s përpjetë, ai jarani po ja bân Met’s n’vesh: - lutna ti me nejtë sonte e ta dinë kta se çfar’ jarani kâm, se na nuk kemi nge me nejtë. Kur hinë n’odë, Meta ju qiti duhan e kafe, e dikur njâni pej musafirve po thot’: a çohem burra?

    Meta, qysh âsht adet, po thotë’: ku po doni me shku? Po rrimë sânte!

    Ai ja pret – nuk kemi qysh me nejtë, po çohem.

    Meta nuk e len me qaq,  po apet thot’:

- Jo, pasha Baballakin, kah çohi s’jini!

Ai, musafiri, prapë ja kthen:

- Jo s’kemi shtek si rrimë.

At’her’, ai jarani i Met’s  thot’:

- Jo valla, kah çohem s’jemi masi bâni be Meta.

Ather’ Meta ja bân me kty ati jaranit dhe e qet n’dyvahane e po’i thot’:

- Pse bre m’more n’qafë k’shtu?

    – More Metë, unë t’thash’ me na nalë me nifar mâse, e nuk t’thash’ me bâ be – ja kthen ai jarani i tij, edhe i metën n’konak.

(Tregoi: Shaban (Ahmet) Januzaj (1923) nga Radoniqi; Shënoi: Skënder R. Hoxha, më 27.II.1987, në Osek Hylë.).

 

     

    NI BUKË PO TA QES TE DERA VEÇ MOS M’HI MRËNA

 

     Njani i bân zâ njânit te dera e aborrit, e kur dul ai, po’i thot’:

- O, a po don musafir?

Ai, i zoti i shpisë ja kthen:

- Jo vallahi, s’po du!

– Pse bre burrë, a po t’dhimet ni copë buka, a ? 

- Jo valla, ni bukë po ta qes te dera, veç mos m’hi mrëna!      

(Tregoi: Shaban (Ahmet) Januzaj (1923) nga Radoniqi; Shënoi: Skënder R. Hoxha, më 27.II.1987, në Osek Hylë.).

 

 

    HAJDE LIDHE PËR GUHË TËME !

 

    Ju kish pas tekë njâni njânit: - Allahile hajde ni natë, e allahile hajde ni natë!

   Ai çohet e shkon ni natë me kali t’shal’s, po ky si e thirri ish kânë bukur dorhollë e s’kish pasë as ven ku mi nguju kalin.

   Musafiri po’i thot’:

   - O, ku mi lidhë kalin?

   - Hajde lidhe për guhë tëme! - ja kthen i zoti i shpisë, demek, kishe si guha jëme i ka fajet si t’ka thirrë. 

(Tregoi: Shaban (Ahmet) Januzaj (1923) nga Radoniqi; shënoi: Skënder R. Hoxha, më 27.II.1987, në Osek Hylë.).

 

 

   TI KURR S’KI NEJTË ME BURRA  

 

   Myrteza Pasha pej Gjakove shkoi niher’ te Mus’ Delia n’Palabardh. Tuj nejtë, pasha pi vetë Musën:

- Musë, pse po dahen pleqnitë n’katun, tuj pasë beglerë e zotni n’sheher, e nuk vinë me vetë ktu, po po’i dani ju n’katun?

Musa i thotë:

- Pashë, ne paqim pa idhnim po t’kallxoj, jo jo, nuk po t’kallxoj hiç. Pasha i tha: - Jo, pasha Pejgamerin pa idhnim e kemi. At’her’ Musa i tha, ani pra po t’kallxoj: Unë e kâm odën e burrave, e shtat’ musafir’ ni nat’ i kâm pas’ me emnin Adem, jasht t’ tjerve, e ti kurr s’ki nejtë me burra veç ki nejtë me hanmin tân e me thmi, veç naj herë kur e ki marrë çadrën e je dalë n’kafe e ki nejtë ni sahat e dy me shokë tu. Pra, ju kini ilm dhe përkah sheriati dini mâ holl, veç edhe na përskëj sheriatit e dajmë pleqninë.

   At’her’ Myrtezaja ja pret:

- E, pasha Pejgamerin mirë bâne si ma qite ni kaqik edhe mue, se u tuta si po m’len pa kurrni grimë, se fjala jote qashtu âsht.

(Tregoi: Hamëz (Demë) Gashi (1912), me prejardhje nga Radoniqi i Dushkajës; Shënoi: Prof. Skënder R. Hoxha, më 14.VIII.1986, në Pejë.).

     

 

     MA KA MARRË THIU PUSHKËN

 

     Ishin kân’ dalë Rakoc e Radoniq me i rujtë thitë e egër se ku po rrinë se ver’s ju bâjshin dâm n’fushë. Jân’ shku grup, dikush me armë, dikush me sakica, me tfurq, me hûj etj. Ish kânë dimën e ftoftë. Njâni pej tyne ish kânë tuj e prit mos poj vjen thiu në rrë, po ju kish pa blloku pushka pej t’ftoftit. Kur vjen thiu drejt e n’tâ, i hin nëpër rryp t’pushk’s e ja fshinë pushkën me gjyks. At’her i thrret shok’t:

- O, hajdi se m’çarti thiu!

Ata i piskatin:

– Vraje, mare!

- O, besa, s’kâm me shka se ma ka mârrë thiu pushkën, jau kthen ai …

(Tregoi: Smajl (Rrustem) Hasani (1943), i Zhelhasanve të Rakocit; Shënoi: Prof. Skënder R. HOXHA, më 22.I.1989, në shtëpi të informatorit, në Pejë.)

 

 

    

     M’KA DALË PËRPARA NI CUNG THANE

 

     Binak Alia i Malsisë e kish pasë pobratim Rrustë Kabashin e Kabashit t’Perzerenit. Binaki shkojke shpesh te Rrusta. Niher ish kânë smutë Rrusta e Binaki shkon me kali t’shal’s mi pa. Kur shkon te dera e Rrust’s, Rrusta e sheh se ish kânë n’dyshekllak, po i shkon menja se Rrusta nuk ngjitet n’kullë pa e rahatu kalin e shal’s. Rrusta e kish pasë një mâshkull t’keq e si budall’. Ky mâshklli ja paska pa mshelë Binakit derën me drang, e ai jet jasht’.

- Hajde bre burrë mâ se vallahi n’ta gjet’t gjâ kalin ti blej dy, se m’ka mârrë mâlli për ty fort – i thot’ Binakit Rrusta, tuj menu si hala âsht tuj e rahatu kalin.

 Binaki ja kthen:

- Vallahi m’ka dalë përpara ni cung thane si qe 60 vjet n’cung mâ t’fortë s’jâm teshë. Rrusta e diti si tek a zatetë n’at mashkllin e keq, e poi thot’:

   - Besa unë qe 60 vjet jâm tuj dhënë n’tâ e asni spirrë s’kâm mujtë me ja hekë.

(Tregoi: Smajl (Rrustem) Hasani (1943), i Zhelhasanve të Rakocit; Shënoi: Prof. Skënder R. HOXHA, më 22.I.1989, në shtëpi të informatorit, në Pejë.)

 

 

     MOS U PËRMALLO BADIHAVA !

 

    E kish pasë njâni grunë vajatore. Ni ditë i thotë grusë:

    - Allahile a pom vajton?

    – Po qysh bre njeri met vajtue pa dekë? – i thot’ ajo.

    – Jo valla veç mëm vajtu, se po kâm qef – i thot i shoqi.

    Kur i shoqi i bâni rigje fort, gruja i tha:

    - Ani, neju qaty kishe je dekë se po t’vajtoj.

     Ather’ burri u ne n’kokërr t’shpins e gruja ja nisi e pi vajton:

 - E, more njeri, ti je kanë burrë i sobave, t’kan’ njoftë dy sereze, e ki pasë qystekin e sahatit, je kan’ i përmenun për të mirë, e ja njeh edhe shum’ fjalë tjera...

    Tuj i nigu kto fjalë si po ja thot e shoqja, burri ja nisi e po kanë me zâ.

   Gruja ju kthy:

   - shka ki njeri si po kanë?

   - Vallahi, gru, kur m’i njehe tana qato – u përmallova, i tha ai...

   - Hajt bre njeri, mos kaj, as mos u përmallo badihava, se tybe kurrnjâ pej qatyne nuk i ki pasë tuat veç t’i thash unë – ja kthen gruja.

(Tregoi: Brahim (Sadik) Zenunaj (1915) nga Rakoci, jeton në Pejë; Shënoi: Prof. Skënder R. HOXHA, më 28.VIII.1989).

 

 

   BÂNE ZOT ANËRR !

 

   E kish pa nxanë uki magarin nâtën n’mal, e ta fshini e ja nisi mi hângër.

   Uki sa mujke hajke n’tâ, e gati ja kish hângër krejt kofsh’t  e mrama, po magari thojke vetmeveti: - Bâne zot ânërr! Ishalla jâm ânërr!

(Tregoi: Brahim Zenunaj (1915) nga Rakoci, jeton në Pejë; Shënoi: Prof. Skënder R. HOXHA, më 28.VIII.1989).

 

  

    MA SHUM’ I DU RRËNTË E KEÇANIT SE PARET TUA

 

    Keçan Sadiki i Dashinocit ish kânë burrë i mëçëm e n’zâ. Ishin kânë edhe shpi e madhe. Kur shkojke Keçani n’Gjakovë merrke harxh veresie nëpër dugajë, se e njihshin fort.

    Kur u danë shpia e Keçan Sadikit, shkoi vllau i Keçanit n’ni dugajë n’Gjakovë, ku shkojke me Keçanin, e i mûshi duqit me harxh. Kur i mûshi mirë, poj thot dugajxhisë:

- Bâni hesap, se unë nuk jam Keçani, po unë t’laj paret.

 Dugajxhia e mur vesh si tek jânë da pej Keçanit, e tja mur duqit e ja shprazi krejt ata harxh, e poj thot’:

- Delëm shpejt pej dugâje, se unë mâ shum’ i du rrëntë e Keçanit se paret tua.

(Tregoi: Hamëz (Arif) Vataj (1918), nga Dashinoci I Dushkajës; Shënoi: Prof. Skënder R. HOXHA, më 1.II.1989, në Dashinoc.).

 

 

 

     PO E MARR VESH N’RODONIQ

  

     E kish pas vetë njâni Adem Agën e Rashkocit:

   - Agë, qysh i kini pun’t n’at Rashkoc?

     Aga ja kthen:

- Kur po du me ditë për Rashkoc, po dal e po e marr vesh n’Radoniq…

(Tregoi: Agë (Osman) Jahjaga (1922); Shënoi: Prof. Skënder R. Hoxha, më 28.II.1987, në Rashkoc të Dushkajës.)

 

      

 

      I BÂJ MËT SI T’TINA   

     

     Asmân Aga ish kânë ni her’ tuj e kashagitë kalin e shal’s, po kali i paska pa ra pak shkelëm.

      Dikush aty, masap rrogtari, i thotë:

     - Iu, Asmân, bjeri bre, se qyre shka t’bâni!

      Aga ja kthen:

- Jo, se meja kthy t’ramën kalit,  po’i bâj edhe unë mët si t’ tina.

(Tregoi: Agë (Osman) Jahjaga (1922); Shënoi: Prof. Skënder R. Hoxha, më 28.II.1987, në Rashkoc të Dushkajës.)

 

 

      PO VALLA, VEÇ T’MIAT JÂN’

 

     Do gjin tuj shku nëpër Qafa t’Suk’s e shohin Adem Agën e Rashkocit tuj rujtë lopt’.

     U nalën e po’i thonë:

    - E, Adem Aga, a me lopë, a?

    - Po valla, me lopë, veç t’miat jânë – jau kthen Aga.

   (Tregoi: Agë (Osman) Jahjaga (1922); Shënoi: Prof. Skënder R. Hoxha, më 28.II.1987, në Rashkoc të Dushkajës.)

 

    

   M’NIGUNË E M’NERUNË MÂSHKUJT E SHPISË

 

   E kishin pas vetë Jahë Agën, e parë, të Rashkocit të Dushkaj’s:

   - Allahile qysh mrrine kaq shum’ nerim n’popull?

    Ai jau kthen:

- valla, mas pari m’nigunë e m’nerunë mâshkujt e shpisë tëme, at’her’ kojshitë, masanej katuni, e dikur edhe shefija.

  (Tregoi: Agë (Osman) Jahjaga (1922); Shënoi: Prof. Skënder R. Hoxha, më 28.II.1987, në Rashkoc të Dushkajës.)

 

   

   UNË JAM TRIM TAMAN

 

   Ni Sylë Nurën e tarakve t’Kodralisë Rashkocit hallki e kishin shti, tuj thânë si Aga âsht mâ trim si ti, kishe mi ngucë. Syla çohet ni nâtje, e merr pushkën e shkon në kullë të Jahë Ag’s. Agën e gjân në sanraq t’axhakit tuj pi kafe, e vet nuk po dathet po ugjet n’trapazan.

- Hajde Sylë – i thot’ Aga.

- Jo, Agë, jam ardhë met vetë a mâ trim je ti a unë? Aga, i kish armët masdere t’vjerrne, e ja pret:

- Sylë, dathu e hajde t’pimë kafe, se unë jâm trim taman e ti je trim tepër.

  Kah e përcjelli Sylën, Aga i veshi armët, e kur zhdrypën n’ahër, Jaha ju afrue ni kaut e ja afroi alltinë te krytë e poj thot’:

- mos u mërtyp se t’vrajë, e a e din se t’ vrajë... Po kau veç u mërtypke, se shka dike ai se shka âsht kah i thot’.

 - Qe, i tha Jaha, - Sylë, edhe ky âsht trim si ti, se nuk po tutet.

(Tregoi: Agë (Osman) Jahjaga (1922); shënoi: Prof. Skënder R. Hoxha, më 28.II.1987, në Rashkoc të Dushkajës.)   

 

 

 JO KREJT DREJT

 

 Tal Brahimin e Mulukve t’Lumardhit e kish pas vetë njâni:

 - Kah âsht rruga për Irzniq?

    Tali i thot’: - qe, qesaj rruge drejt.

    Ai, drumtari, poj thot:

    - A bash drejt, a?

    - Jo hejdi, jo krejt drejt, se munesh m’u teshë n’naj shelne a n’naj lis, po lako pak! – ja kthen Tali.

  (Tregoi: Bajram (Lan) Lekaj (1934), mësues, nga Lumbardhi i Deçanit; shënoi: Prof. Skënder R. HOXHA, më 2.II.1989, në Lumbardh.).

 

 

 

    A E KINI BÂ DERT ME MAHALLË?

 

     Ishin kân’ shku do t’Broliqit m’i  ble ni traktor te Tal Brahimi n’Lumardh. Ata e bâjnë pazar traktorin me djalë t’Talit, po kur po dojnë me shku, e vetin djalin:

   - A e ki plakin këtu?

   Ai ju thot’:

   - Po, n’sobë âsht.

- Valla, nuk mujmë me shku pa e pa mixhën Tal. Shkojnë n’sobë e rrinë pak me Talin e i kallxojnë si e kan’ ble traktorin. At’her’ Tali poi vetë:

- Ju e paski ble traktorin, po a e kini bâ dert me mahallë t’juve si po doni mi ble kët traktor?

    Ata thonë: - Jo valla. Edhe po bajnë seri, se pse mi bâ dert me mahallë kët punë.

- Eh, pra, shkoni e bâne dert mirë me mahallë, se ky traktor nuk dhezë natjeve pa dalë e mi shty krejt mahalla. At’her’ plasi gazi.

(Tregoi: Bajram (Lan) Lekaj (1934), mësues, nga Lumbardhi i Deçanit; shënoi: Prof. Skënder R. HOXHA, më 2.II.1989, në Lumbardh.).

 

 

   TA KAM SHITË ATAVËN E JO DUSHKIN

 

   E kish pas ble njâni ni atavë te Tali n’Lumardh, po nëpër atavë ish kân’ dalë do dushk arre.

   Ai si e bleu, poi thot’:

   - Tal, nuk m’ka dalë atava qysh i kemi pasë fjal’t.

   - Pse bre? - i thot’ Tali.

   - Po, m’ka dalë atava me dushk – ja kthen ai.

   - Qyre! unë ta kâm shitë atavën e jo dushkin. Pra, shko daje ata dushk pej atave e kthema, e lahem nërveti!

(Tregoi: Bajram (Lan) Lekaj (1934), mësues, nga Lumbardhi i Deçanit; shënoi: Prof. Skënder R. HOXHA, më 2.II.1989, në Lumbardh.).

    

  

    KUR T’I KISHË DJEMT BUDALLË

   

    Ni i Prapaçan’s i thot’ djalit:

   - Mos m’shko kun se po du met çu te Tal Brahimi n’Lumardh. Ai djali nuk dredhet mi t’vetë babën se pse me shku te Tali, e kur me shku,  po meniher’ niset e shkon n’Lumardh. Po’i bân zâ te dera, e dul Tali. Ja nisi ky djali: – baca Tal, m’ka çu baba…, m’ka çu baba…, po s’po din shka mej thane, e jet pykë.

   Po, Tali ja pret:

   - Po, po, e di unë pse t’ka çu baba, veç hajde mas meje! E çon n’aborr e i thot: merre qet cung t’shelnes se ma ka pas lypë Tali moti, e t’ja narkon n’shpinë at’ cung. Kur shkon ai n’shpi, i njersun e i lodhun, baba i ti pi sheh e poi thotë:  

   - Eu, Tal Brahimi ta njefsha t’mirën, po mirë paske bâ, se qeshtu t’gjânë kur t’i kishë djemt’ budallë. (Tregoi: Bajram (Lan) Lekaj (1934), mësues, nga Lumbardhi i Deçanit; Shënoi: Prof. Skënder R. HOXHA, më 2.II.1989, në Lumbardh.).

 

 

  

  KNOJAU KANGËN E MARASH PALIT

 

   Ni plak, nja tetdhet’ vjeç, e kish pa vetë hoxhën:

   - Allahile hoxhë, shka duhet me ju thânë vorreve kur t’bishë skëj tyne?

   - Knoja kângën e Marash Palit – ia kthen Hoxha!

   - Çysh ashtu poi thu, hoxhë?! –  i than’ hoxh’s do burra si qillun aty.

   - Po, i thash’ qashtu masi si nuk e paska ditë deri n’kët’ moshë, si i ka ba tetdhet vjet, tybe as tash e mas nuk i vynë kurgjâ ajo punë – ju tha hoxha. 

     (Tregoi: Ramiz (Ukë) Hoxha (1924), nga Jabllanica e Dushkajës; Shënoi: Prof. Skënder R. HOXHA, në vitin 1997.)                             

    

 

      ÂSHT KÂNË MJEGULL E NA E FALË ZOTI

 

      Dikur Moti ishin kânë do burra tuj shku diku lerg. Me ta ish kânë edhe ni hoxhë. N’ni far’ veni, n’ni ledinë, u nalën mi falë drekën. Tuj u lidhë n’namaz ish kân ra ni mjegull e madhe, po ata po falen. Nuk kish pa vanu e ish kân hekë mjeglla, e kta pi shohin vehten si nuk ishin kânë t’kthymë kah Kibla edhe poi thonë hoxh’s: - shihe shka na paska gjetë, si s’tek jemi kânë t’kthymë mirë kah jemi falë!

  Hoxha jut hot: 

  - Kthehi tash marë, pej Kible, masi u kfjell, se për kur ke mjegull na e falë zoti.

(Tregoi: Ramiz (Ukë) Hoxha (1924), nga Jabllanica e Dushkajës; Shënoi: Prof. Skënder R. HOXHA, në vitin 1997.)

   

 

    TEK JE MA’I  ZI SE AI I PARI

 

    E kish pa ble njâni ni dash për kurban. Kah e çon për ship, kurbani si hecke, e ky: her tuj e ngreh’ her tuj e shty, e trujke dreq e m’dreq, e mënxi e çoi n’shpi.

   Kur e çoi kurbanin n’shpi, po ju kallxon si shka ka hek’ me tâ, e si e ka tru kushedi sa her. Robt e shpisë edhe do kojshi poi thonë:

  - Valla more burrë, kurbanin âsht gjynah mi tru, edhe masi e paski tru, tybe nuk t’shkon për kurban.

  - Ai, ih, - bân e detyrohet me shku n’sheher e mi ble kurbanin tjetër, po kah pi bjen edhe ky nuk poj hecë.

  Tuj e pru për gazep, e tuj e marrë me t’mirë, poj thot’ kurbanit:

  - Hajde, hajde, se edhe ti tek je maj zi si ai i pari, po s’po guxoj met thânë. 

    (Tregoi: Haxhi (Bajram) Rama (1936) nga Jabllanica e Dushkajës; Shënoi: Prof. Skënder R. HOXHA, në vitin 1986).

  

 

  

  

 

    SABAHI I BARDHË Â SHKU MOTI 

  

   Hoxha me do xhematë e bânë dert me shku t’nesrit nâtje me pa diku. U bashkunë t’tanë, po njâni u vanu. Ju afru hoxha e poj bân zâ te dera. Kur dul ai, hoxha poj thot’:

   - Hajde mâ, shka u vanove, e na le tuj t’pritë, a pi sheh ku â shku dilli?

   - Kesh tuj e falë sabahin e bardhë, hoxhë.

   - Valla, veç thuj kesh tuj u falë, se sabahi i bardhë â shku moti – ja kthej hoxha.

  (Tregoi: mulla Smajl (Ahmet) Januzaj (1936) nga Radoniqi i Dushkajës; Shënoi: Prof. Skënder R. HOXHA (në vitin 1986).

 

  

     QAJ THIU SI JÂM KÂNË JÂM EDHE TASH

 

     Ni hoxhë ish kanë bukur i fshtirë. Ju piskatve rejave, thmive e robve t’shpisë, kur shihke naj sen keq. I erdhën kushtet e hoxha shkoi n’Çabe. Gratë u gzunë, se thojshin tash masi bâhet haxhi, urtohet e s’na pisket baba hoxhë. Kur u kthy pej haxhillakit, do kohë hoxha po ruhet mos me piskatë nëpër shpi, po kur shihke naj sen keq, u zike nërveti, e ni dit’ po ju thot’ grus’ e rejave:

   - Kqyrni e punoni mirë, se pasha Çaben, qaj thiu si jâm kânë, jâm edhe tash. Demek, dojke me thanë hoxha si edhe pse jâm kânë n’Çabe, apet jâm qaj i përparshmi, apet ju piskati.

(Tregoi: Shaban (Ahmet) Januzaj (1923) nga Radoniqi; shënoi: Prof. Skënder R. Hoxha, më 27.II.1987, në Osek Hylë).

 

 

      KUR S’BÂN PUNË KJO – HU, BÂN PUNË KJO - BU

 

     Ni dërvish e majke tanaherët alltinë n’shokë. Njâni pi t’vetë ni dit’ kur ishin n’sofër tuj pi e tuj hangër: 

    - Pse baba dërvish pi man alltinë, ty hallki t’donë e t’nerojnë. Edhe me bâ vaki e me jau thanë kush naj fjalë t’rânë, jau ktheni: - hajt se pëveti e ki. Ju dora juve e kini veç me duanë – hu, e shka pot duhet alltia?

    - E, babë, poj thotë dërvishi:                     

    - Naj her’ kur nuk bân punë kjo – hu, bân punë kjo – bu, edhe e nxurë alltinë e qiti n’tavan, e tu mush sofra me dhe e me pluhun t’tavanit.

 (Tregoi: Sadik (Zekë) Ibraj (1934), nga Rashkoci i Dushkajës; Shënoi: Prof. Skënder R. Hoxha (në vitin 1985), në Netic - Rashkoc.)

 

 

  MASI POI SHEH PSE PO T’VETË

 

   Njâni po vjen rrug’s me kerr t’kive. E kish mushë kerrin me dru.

   Ni tjetër u nal e pi t’vetë:

   - A po ta ngrehin, oj?

   - Po, po, kadal’ – i thot ai.

   - Shka paski narku, kshtu, bre? – pi vetë ky.

   - Sânë – ja pret ky si ish me kerr.

   - Jo, more, çfar’ sâne, po dru paske – poi thot ky.

   - Ani bre burrë, mâsi poj sheh si jân dru, pse po vetë pra?

    (Tregoi: Ramiz (Ukë) Hoxha (1924), nga Jabllanica e Dushkajës; Shënoi: Prof. Skënder R. HOXHA, në vitin 1997.)

  

   

     QESHTU MRAPSH E MRAPSHT S’KAM PA

  

     Kish pas narku njâni kerrin me dru, po s’ish kânë bash zanatli për kët punë. Do druve jau kish kthy krytë anej, dove knej, do tjerave n’midis t’kerrit, e t’i kish bâ lâmsh.

Kur pi sheh njâni, poi thot:

- Çysh ipaske narku kaq keq kto dru, bre?

- Jo, more, mirë boll jân’. A s’ki pa kurr - do marë do mrapsht, a?

 

- Valla, kâm pa marë e mrapsht, veç qeshtu mrapsht e mrapsht, s’kâm pa kurr – ja kthei ai.   

   (Tregoi: Ramiz (Ukë) Hoxha (1924), nga Jabllanica e Dushkajës; Shënoi: Prof. Skënder R. HOXHA, në vitin 1997.)

 

SA RRAHMÂNI E SA RRAHIMI ÂSHT

 

   Ish kânë njâni tuj punu n’arë. Ja kishin pas pru bukën, po sa ja nisë me hângër buk’ n’megjë t’ar’s, ngat rruge, ja mrrini ni udhtar. Ai i shkreti ish kânë untë, e poj thot kti:

  - A bân bre burrë m’i hângër pak buk edhe unë se valla kah des uni jâm, se jâm pej s’lergti?

      Ky ja kthen:

     - Po, mare, hajde, avitu.

     Ai, udhtari, i lau pak durtë e tuj u ugjë me hângër po bân:

     - hajde bismilahi rrahmene rrahim!

     Kur pi ninë ky poj thot:

     - Jo valla, çou edhe ti, se un’ kujtofta si je vetëm, se sa Rrahmani e sa Rrahimi me mu           ugjë ktu, mu s’mjet pika mi hângër.

(Tregoi: Ramiz (Ukë) Hoxha (1924), nga Jabllanica e Dushkajës; Shënoi: Prof. Skënder R. HOXHA, në vitin 1997.)

      

 

      S’KÂM SHKA T’BÂJ, VEÇ RAMAZANIN S’TA INOVA

 

      Ni sene njâni kish pas mjellë shum speca, e ju kish pa ba hyzmet, e i kish pas punu mirë, veç edhu ju kishin pas bâ fort t’mirë. Shkojke përdit’ e i kqyrke pej marakit, e aq t’mirë ju kishin pa bâ sa ju dhimshin me hi e mej vjelë. Ni nâtë paska pas ra brymë e t’ja prishi krejt specat.

     Kur shkoj nâtje e poj sheh krejt rrafsh për toke, u ugj n’megjë t’ars e po mërzitet fort. Tuj u kujtu, s’kish shka me bâ, me zotin a luftohet ?, veç ja nisi vetmeveti e po thot:

    - Athu, mara baba Zot, shka t’bâna: ara jëme, specat i punova mirë, e ti, munin e krejt robve t’shpisë ma hupe për ni nâtë ?!. Pra, ani, ty s’kâm shka t’bâj, veç qebesa sivjet ramazanin s’ta inova, n’tâ. Se i ra nërmen si ish kânë ramazani ngat edhe ish kânë me vaj n’buzë mos me inu.  

(Tregoi: Sadik (Zekë) Ibraj (1934), nga Rashkoci i Dushkajës; Shënoi: Prof. Skënder R. Hoxha (në vitin 1985), në Netic - Rashkoc.)

    

     PO GROPOJMË SA T’MUJMË

 

    Ishin kân’ dalë do t’kralan’s me gjujtë vjedullakë. Jau dishin vënin edhe birat ku rrishin. Ishin kân’ çu heret edhe ja nisin me gropu n’bira t’vjedullakve. Gropo e gropo, po  s’ka vjedullakë. Njâni pej tyne pou thot:

   - A e lâjmë mare mâ se badihava po gropojmë, se vjellaktë tek jân’ kân’ dalë mâ heret! 

   Tjetri ja pret:

   - Valla edhe unë kaherë e kâm mârrë vesh si s’ka gjâ, veç dita koka e mirë edhe bira â kah na del mirë, e po gropojmë sa t’mujmë!

  (Tregoi: Ibish Hyseni (1912) nga Kralani; Shënoi: Skënder R. Hoxha, në vitin 1976, Kralan.)

 

        O, HAJDE SE JÂN’ ARDHË VJETAT

 

     Ni t’kralansi, ni prâmje, i kishin pas hupë do vjeta. Lypi anej e lypi knej, po s’i gjâjnë. Ni mashkull dul e poj lypë nëpër mal, se mâlin e kishin ngat. Mâsi dul ai, kur poj gjâjnë vjetat se ishin kân’ ardhë e hi n’lâmë t’sânve, tuj hângër sânë. Ja nisen e poj bâjnë zâ ati si dul n’mal mej lypë vjetat:

    - O, hadje mare se jân’ ardhë vjetat!

    Ai, si n’idhnim, po jau kthen:

    - O, le t’vinë sa t’donë, se mâsi jâm dalë, se lâ pai lypë dej n’sabah!

(Tregoi: Ibish Hyseni (1912) nga Kralani; Shënoi: Skënder R. Hoxha, në vitin 1976, Kralan.)

   

         

 JU KÂM FISHKLLU N’GRAZHD

  

   I kish pasë njâni ni tubë dhën t’mira, se ish edhe shpi fatbardhe, yshqim boll, e i majke mirë. Ni ditë i kish qitë te prroni e po ju jep ujë, e vet poj kqyrë. Kah po vjen njâni asajde, poj thotë:

  - A pot a pinë, oj ?

  - Po, po, mirë – ja pret ky.

  - Pse bre s’po ju fishkllon se e pinë ujt’ mâ mirë, poj thot ai drumtari.

  - E di, po un’ ju kâm fishkllu n’grazhd, e s’kâm nevojë me ju fishkllu tash – ja kthej ky i zoti i dhëne. Dojke mej kallxu ati si jau ka mushë mirë grazhdin, e ju shkon ujt’ edhe pa fishkllimë.

(Tregoi: Haxhi (Bajram) Rama (1936) nga Jabllanica e Dushkajës; Shënoi: prof. Skënder R. HOXHA, në vitin 1986).

     

  

    S’JA DINË TURRIN

 

    Ishin kân mledhë moti Irzniqi mej provu qënt’ se kush i ka ma t’fortë. Po, ni i lumardhs, at’ ditë e kish pas mârrë ni lkurë t’ukit edhe e lshon n’ledinë, mej provu se a poj aviten. Qënt’ e moçëm, si e panë edhe ja ninë erën, nuk ju afrojshin pej tutve, se e njihshin.          

    Njâni tha qetash i lshoj unë klysht’ e mi, e kur i lshoi ta bânë copa – copa lkurën e ukit.        

    Kur e panë, disa poj thonë:  

    - I paske klysht’ e fortë, mashalla! 

   Ni plak po thot:

- E, kta jân’ t’ri e s’ja dinë turrin ukit, se kta qënt’ e moçëm si e njihshin e ja dinë turrin, as nuk guxojshin me’u afrue.

(Tregoi: Ramë Vocaj (1957), nga Rausha e Pejës; Shënoi: prof. Skënder R. Hoxha, më 29.IX.2006, në Pejë.)

    

 

TEK JÂM KÂNË TUJ HUPË EDHE VET

    

     I kish pas hupë magari Nasradinit. Ju kish pa dhimtë fort se me tâ jitke gjallë. Mas njâ dy – tri dit’sh ja nisën kojshitë e po shkojnë mi t’vetë se a e kish gjetë hala magarin, e poj thonë – valla nau ki dhimtë boll me kit zarar si t’ka kânë.

     Ni ditë, kah po vinë kojshitë, Nasradini poj sheh pej përzorje, e po ban:

 - Elhamdyrylah, e shyqyr pej Zotit, .. e shyqyr pej Zotit!

 Kur pi ninë kta, poj thonë shoqi – shoqit:

     - Shyqyr, masap, e paska gjetë Nasradini magarin!

     Kur hinë mrena, pi vesin Nasradinin:  

     - A e gjeta magarin, a?

     - Jo, valla, s’e gjeta.

     - Po, na t’nimë tuj bâ shyqyr, e shyqyr, e u gzumë, se kujtumë si e paske gjetë magarin.

     - Jo, bâna shyqyr, si s’jâm qillu edhe unë hipun n’tâ, se tek jâm kânë tuj hupë edhe vet – jau kthei Nasradini.

     (Tregoi: Hasan  Hasanaj, nga Bokshiqi i Klinës.

      Shënoi: Prof. Skënder R. Hoxha, më 5.X.2006, në Pejë.)

 

    

      M’KINI GZU TRI HER’

 

     Njâni kish pa dasëm, po djemt’ i kishin pas pru do kongatarë t’ri. Ja nisën ata djem t’ri e po knojnë, edhe po knojnë mirë. Dikur, kur kongatar’t e nalën kângën e po pushojnë, ky i zoti i dasmës po ju afrohet e po’i vetë se kush janë, pej kahit janë, e t’kuj janë? Ata i kallxunë, po kti tash poj dalin janë djemt’ e ni jarani si i kish pa dekë bukur kahër’. Ather’ ky u kthy e po ju thot’:

     - Përze djem, ju lumtë goja se sonte m’kini gzu tri her’: nja – si m’dultë djemt’ e jaranit, e dyta – si po knojshi mirë, edhe e treta – si po ja dishi renin edhe kur mi lanë!

(Tregoi: Shaban (Ahmet) Januzaj (1923) nga Radoniqi; shënoi: Prof. Skënder R. Hoxha, më 27.II.1987, në Osek Hylë).

 

 

                                

     A PO SHES DRU UN’ A TI?

    

     Ish kan’ dalë Nastradini n’sheher me shitë dru, me magar. Magari ish i msumë me pallë dhe tuj shku nëpër sheher - pallke derë për derë.

     Dikur Nastradini u kthy e poi thot’ magarit:

    - Shuj, mos bërtit!, a jam kah shes dru unë a ti?

                                    (Tregoi: Ragip Bërdynaj (1949) nga Radaci i Podgurit;

                                    Shënoi: Prof. Skënder R. HOXHA, më 12.X.2006, në Pejë.)

              

 

  

SA BUDALLË I KINI N’KATUN?

  

   E kishin pa vetë njânin:

   - Allahile a e din se sa budallë i kini n’katun t’juvin?

   Ky ja kthen:

   - Valla, për krejt katun nuk e di, veç n’mahallë tëme i kâm nja tridhetë.

    (Tregoi: Jahë Mulliqi, mësues, nga Rausha, më 16.IX.2006; Shënoi: Prof. Skënder R. HOXHA, në Pejë.)

 

    

 

SHPI PËR SHPI E KAN’ KA NI MAXHUN

    

     Ish kan’ shku Maxhun Nimani i Becit n’Kryshec të Lugit Baranit, nër shokë t’fisit, e ish kan’ ulë nër hije t’Blinit, te Xhamia.

     Po kalon njâni asajde, kalimtar i rastit, po e njihke Maxhunin. U nal e po folë me Maxhunin e masi u t’vetën, po’i thot’: - A vetëm paske metë ktu a? – Valla vetëm, veç po çuditna, se Krysheci shpi për shpi, ka ni djali, jau kan’ ngjithë emnat Maxhun, kishe mem ga mu, e sod s’po di, s’pi kâm asnjâ me nejtë me mu, he ktyne nanën jau …!

                             (Tregoi: Mustafë Ukaj, ing. i dipl., nga Vranoci i Vogël i Dushkajës;

                               Shënoi: Prof. Skënder R. HOXHA, më 12.II.2007, në Pejë.)

 

                     

      SA QEN T’U VRANË SOD?

    

     Kallxojshin si Maxhun Nimani i Becit, me shtat’ mashkuj t’vet ishin  kanë ushtarë  t’Bajram Currit. Luftojshin me Riza Begun, po kishin ni, si promjeve dilshin e rrishin e pishin Bajrami me Rizën dhe i thojshin njâni-tjetrit: - Beg, sa qen t’u vranë ty sod?..., e sa ty?... Kur ninë Maxhuni, u kthy e poi thotë’: - Beg, a qen tek jemi na, a? – Jo valla, veç po mahitem, ja prejt Begu. – Ani, mahitnu ju, pra, e çonu jau ban mashkujve, e i thot’: - Kurr ma me veti nuk m’ki.

                              (Tregoi: Mustafë Ukaj, ing. i dipl., nga Vranoci i Vogël i Dushkajës;

                               Shënoi: Prof. Skënder R. HOXHA, më 12.II.2007, në Pejë.)

 

                        

KUR T’BAHEN DHET’ DAKIKA T’ÇOJ  N’SHPI

    

     E kish pas shti njani lopën m’i kullotë n’livadh. Ky e kish pasë menen me shku dikund, e s’mujke meu vanu. Lopa e kish pasë emnin Larë. Kur poi vjen vakti, kti, me shku, poi thot’ lop’s:

     - Qyre Larë, ndaq ha, n’daq mos ha, se kur t’bahen dhet’ dakika un’ t’çoj n’shpi! 

                          (Tregoi: Jakup Smajli, ing. i dipl., nga Poterçi i Ulët, komuna e Klinës;

                           Shënoi: Prof. Skënder R. HOXHA, më 21.II.2007, në Pejë.)

 

 

 

KQYRI BARR’T

        

 

    Njâni tuj u ngjitë për bjeshkë, me kali ngarkut’ me millë e me sëne tjera tuj jau çu robve n’bjeshkë, nalet ni vën me pushu. E lidh kalin, e vet po ugjet nër hije. Pej lodhjes e kish pas marrë gjumi. Dikur u çu, po pej trullimit met tuj u sillë e s’dike kah âsht tuj shku. S’dike a âsht kah ngjitet për bjeshkë a âsht kah kthehet për n’shpi. Sillu pshtillu, erdh njâni e poi thotë:

  - Shka â puna jote kshtu?

  - E kâm hupë rrugën e s’po di kah jâm tuj shku – ja kthen ky.

  - Kollaj bre burrë âsht kjo punë. Kçyri barr’t si i ki t’ngarkume n’kali! N’paq bylmet, -- je kah shkon n’shpi, po n’paq millë, tesha, kallamoça e zarzavate t’kopshit - je kah ngjitesh për bjeshkë.

   Kur i kçyri barr’t, i ra n’men si âsht tuj shku për bjeshkë.

                                               (Tregoi: Zeqir (Ukë) Krasaniqi (1932), nga Barani i Epër (Lugu i Baranit - Pejë), më 2009, në Baran të Epër; Shënoi: Prof. Skënder R. HOXHA.)

 

  



(Vota: 52 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora