| E marte, 05.01.2010, 08:13 PM |
A n e k d o t a të mbledha (më herët) në terren nga prof. Skënder R. HOXHA:
S’DIHET KAH
Ishin kân’ dalë do vllazën mi dlirë livadhin, qysh i dlirim tanaherët livadhet n’pranverë. Kur donë me ja nisë, i hekin pushk’t e i lânë tubë në ni ven. Mi to i kishin pa qitë ato krâne e at bërllog si e mledhin nëpër livadh. Kah prâmja, hajt thonë se pi djegim ato krane dhe ja shtinë zjemin, po kishin harru si jânë aty edhe pushk’t . Kur mur flakë mirë, nisin mu kallë edhe pushk’t e po kërsasin. Vllaznit, pej tutve, ja nisin me ikë nëpër livadh, dikush anej, e dikush anej, e tuj thânë njâni -tjetrit:
- Ou, leqe kopilhane se s’dihet kah e
(Tregoi: Bajrush (Hasan) Muzliaj, mësues, nga Dubova e Madhe, (Podgur); shënoi: Prof. Skënder R. HOXHA (Më 1986, në Dubovë të Madhe).
GJYSA E DIMË E GJYSA SE DIMË
I ki pa thirrë Hoxha ni her’ xhematin mei bashku n’xhami. Kur erdhën xhemati, dul Hoxha e poj vetë:
- A e dini pse ju kâm thirrë?
Ata thanë: - Jo valla, s’dimë gjâ.
- At’her’, masi s’po diki, shkoni n’shpi – ju tha Hoxha, se ju thirri tjetër her’.
Kur i thirri s’dyt hoxha, xhemati e bânë dert kah shkunë rrug’s si kur t’na vetë Hoxha: a e dini pse ju kâm thirrë?, gjysa domë mej thânë - e dimë, e gjysa - se dimë. Kur shkunë n’xhami, hoxha apet po ju thot’:
- A e dini pse ju kâm thirrë?
Ata, gjysa than’ – e dimë, e gjysa tjetër than’- se dimë.
- Eh, pra – tha hoxha: - ju si e dini - kallxonu ktyne si se dinë, e shkoni n’shpi.
(Tregoi: Bajrush (Hasan) Muzliaj, nga Dubova e Madhe (Podgur); shënoi: Prof. Skënder R. HOXHA (Më 1986, në Dubovë të Madhe).
MET PAS HANGËR KREJT MA MIRË KOKA KÂNË
Njânit i ki pa le ni djalë mas shum’ çikave. Kur u bâ djali me lujtë me tâ, baba i vet, pej qefit i thojke: ta hângsha ktâ, e ta hângsha ktâ…, ja njehke tana me ren.
Masi u rrit djali, nuk u bâ n’orë t’zotit, e nuk i shkojke bab’s për fije, baba u dredh e poj thot’:
- Eh, met pas hângër krejt at’herë kur je kânë i vogël, mâ mirë koka kanë. (Tregoi: Bajrush (Hasan) Muzliaj, mësues, nga Dubova e Madhe (Podgur); shënoi: Prof. Skënder R. HOXHA (Më 1986, në Dubovë të Madhe).
IGBALL E PASKE PASË
Njâni e
Kur bânë dasëm mi martu çobanin, i zoti ishpisë i tha:
- s’kam qare pa e pre ni dhi se s’po na
Çobani e pau si po duhet mi pre dhinë, po apet s’mujke me bâ ballë se cillën mi pre. Masi u kujtu, i qiti dhitë me tubë n’aborr, e mur kmesën dhe menoi si qasaj dhije si t’i bjen kmesa – qatâ mi pre. E gjujti kmesën e dhija si i ra kmesa piskati, e çobani i tha:
- valla s’kam shka t’baj se igball e paske pasë.
(Tregoi: Bajrush (Hasan) Muzliaj, mësues, nga Dubova e Madhe (Podgur); shënoi: Prof. Skënder R. HOXHA (Më 1988, në Dubovë të Madhe).
KU T’DON ZOTI E QEKY MZAT
Njâni ish kânë tuj e kullotë ni mzat përskëj are, mexh’s. Mzatin e majke përlaki, mos me bâ dâm. Dikur i
- E, për ku je nisë kshtu, oj?
- S’di as vet, veç ku t’don zoti e qeky mzat – ia kthej ai i zoti mzatit.
(Tregoi: Bajrush (Hasan) Muzliaj, mësues, nga Dubova e Madhe (Podgur); shënoi: Prof. Skënder R. HOXHA (Më 1988, në Dubovë të Madhe).
- Du me t’hângër!
- Qysh more mem hângër mu, e unë t’kâm majtë e t’kâm rritë e t’kâm dashtë?!
Qeni poi thot’:
-
(Tregoi: Bajrush (Hasan) Muzliaj, mësues, nga Dubova e Madhe (Podgur); shënoi: Prof. Skënder R. HOXHA (Më 1988, në Dubovë të Madhe).
S’ TA BÂJ HALLALL MAGARIN SI MA QITSHE PËRRARA
Ish kân’ lodhë devja me cofë. Iu afrue i zoti i saj e poi thot’:
- A ma bân hallall se t’kâm munue shum’, t’kâm ngarkue rân e besa edhe t’kâm lânë untë najher’ se s’kâm pasë?
- E kâm ditë si je i vorfun, e tana diqysh ti bâj hallall, veç magarin si ma qitshe përpara nuk muj me ta bâ hallall kurqysh – ja kthei devja tuj dhanë shpirt.
(Tregoi: Bajrush (Hasan) Muzliaj, mësues, nga Dubova e Madhe (Podgur); shënoi: Prof. Skënder R. HOXHA (Më 1988, në Dubovë të Madhe).
MISHI SHTRËJT MOJ NUSE
Bani dasëm njâni e mas dasmës u ungjën e po hanë buk’ rob’t e nusja. Kishin pasë mish e lakna, si ishin metë pej dasmës. Nusja, kah hajke, i shtyke laknat e merrke veç mish. Dikur i zoti i shpisë poi thot’:
- Merr edhe lakna oj nuse!
- Jo, qe, mirë e kâm me mish – ja pret ajo.
-
- Ani, nashtë valla, se hak e paska – ja kthei nusja tuj hangër mish.
(Tregoi: Bajrush (Hasan) Muzliaj, mësues, nga Dubova e Madhe (Podgur); shënoi: Prof. Skënder R. HOXHA (Më 1988, në Dubovë të Madhe).
KAPNE EDHE NI HER’ LLAFIN E MAGARIT
Ni masdarke po bisedojnë burrë e gru për djalin e tyne që ju
Dikur gruja tha:
- More njeri, pi shesim magarin e pi martojmë djalin. U pajtu edhe burri dhe vendosën mi shitë magarin. Tuj folë, tuj folë, e lanë kët bisedë e po flasin për punë tjera. Edhe djali veç i nigonte. Kur e pau djali si s’po hinë mâ n’bisedë t’martes’s tij, iu drejtu prinve:
- Kapne edhe ni her’ llafin e magarit! se i vike marre me thânë kapne bisedën e martesës.
(Tregoi: Bajrush (Hasan) Muzliaj, mësues, nga Dubova e Madhe (Podgur); shënoi: Prof. Skënder R. HOXHA (Më 1988, në Dubovë të Madhe).
UN’ N’BALLË T’AXHAKIT
Ish
- Mirë valla, dasëm t’mirë e t’madhe
-
Ky si ish kanë n’dasëm, si tuj u keshë, ja kthei:
- Krushq t’mirë
Kta e dishin se çfar’ burri âsht ky.
(Tregoi: Bajrush (Hasan) Muzliaj, mësues, nga Dubova e Madhe (Podgur); shënoi: Prof. Skënder R. HOXHA (Më 1988, në Dubovë të Madhe).
MA NÂNË E PASKE PASË TI SE UN’
I diç njânit nâna. E pamja ish ather’ dhetë dit’. Kojshitë e katuni i nëjtën n’t’pame edhe ja majtën t’pamen mirë. Ni plak i katunit, sa ke e pamja, përdit’ vike e rrike, si prit’s, as folke, veç pike kafe, çaja e duhan, hajke sillë, e besa kajhër’ edhe flëjke qashtu ungjun. At’ ditë si u kry e pamja, i zoti dek’s po ju thot’ burrave:
- Paqi faqen e bardhë e zoti ju neroftë, ishalla jau kthej n’gzime! Burrat shkunë.
T’nesrit natje, ai plaki, e dike si â kry e pamja, po ja msyni e flytyrim e n’shpi t’grave, e po ja nisë mej t’vetë: au mërzit’t, e apet po jau shnoshë kryt’. Piu kafe e çaja e nëjti bukur shum’. Kur u çu, dulën mi përcjell qysh âsht adeti, bile ky si i
- Ditën e mirë e mos u mërzitni, se e dhimshme âsht nâna, veç zoti u lashtë shnosh!
Ky si i
- Përze, zoti t’patë e t’rujtë e t’lashtë shnosh edhe ty, se sod pi di si ma nânë e paske pasë ti nânën tëme se un.
(Tregoi: Bajrush (Hasan) Muzliaj, mësues, nga Dubova e Madhe (Podgur); shënoi: Prof. Skënder R. HOXHA (Më 1988, në Dubovë të Madhe).
A E KI BÂ DERT MIRË ME VLLA?
Asmân Rakoci, kuçjanë, ish kânë i pari banor i Rakocit, thojshin - kreu i Rakocit. Ai e
-
Kur shkon, poi kallzon Asmânit se qysh i tha t’vllait. Asmâni po’i thot’:
- A e ki bâ dert mirë me vlla, se athu po ma hek a po ma shton mërzinë?
(Tregoi: Qaush (Halil) Mula (1917) nga Rakoci; Shënoi: Skënder R. Hoxha (më 5.II.1986, në Pejë.).
Zhelhasant e Rakocit e kishin pasë tubën e dhive dhe i kishin pas majtë mirë, sa pej s’majmi edhe cjapi i tyne thojshin qitke tamël. N’at kohë e
(Tregoi: Qaush (Halil) Mula (1917) nga Rakoci; Shënoi: Skënder R. Hoxha (më 5.II.1986, në Pejë.).
25 LEPRA
Ish
(Tregoi: Muharrem (Halil) Mula (1927) nga Rakoci; Shënoi: Skënder R. Hoxha (më 5.II.1986, në Pejë.).
Hazir Syla e Bajram Syla ishin kanë vllazën, pej Rodoninqi, i kishin pasë t’fejume dy nuse, i pari n’Ratishë e i dyti n’Voksh. Edhe vadën mej marrë nuset e kishin pasë përniher’.
Ni krushk, i hotjanve t’Rodoniqit, ish kanë taraqi i kafes sa edhe kur shkojke me livru n’arë me parmen’, e merrke me veti kafen, xhezven e filxhanin, e kur i lshojke kitë me pushu, e dhezke zjermin e piqte kafe…. Ky qilloi krushk n’këtë dasëm po teshat i
Kah ishin
(Tregoi: Shaban (Ahmet) Januzaj (1923) nga Radoniqi; Shënoi: Skënder R. Hoxha, më 27.II.1987, në Osek Hylë.).
E MORE NJERI, TI S’JE KÂNË NJERI!
Ish kân’ dekë njâni, thonë ni i deçans’. Ja nisën gratë e pi vajtojnë. E shoqja
- Allahile moj gra a po m’leni edhe mue t’ja thâm do fjalë?
Ato thanë:
- U, po motër, qysh jo, se ti e ki pasë burrë.
Ajo ja nisi mi vajtue e po’i thot’:
- E more njeri, ti s’je kânë njeri, po je kânë dy her’ e gjysë njâ mi njâ… I tha kshtu se ai burri ish kân’ i gatë.
(Tregoi: Shaban (Ahmet) Januzaj (1923) nga Radoniqi; Shënoi: Skënder R. Hoxha, më 27.II.1987, në Osek Hylë.).
DEKSHIM EDHE NA SI AI
Ish kân’ martu njâni, e mâshkujt e shpisë me do nipa, masi e shtinë dhânërr shkojnë n’mal me marrë dru. T’nesrit dhânddhi njehi i dekun. Kur erdhën kojshitë, e murën vesh se shka âsht bâ e çojnë ni jeri me ju kallxue atyne n’mal, me ardhë e mej bâ drrasat e mi varros’ t’deknin. Kur shkon ai n’mal, ja
- O, hajdeni se â dekë Hamza i Shabanaj!
Ata, tuj keshë nërmjeveti thojshin: shka â ka thot’ more qaj dhe po ja kthejnë ati:
- He, hajt mare, dekshim edhe na si ai!.
I thojshin kshtu se e dishin se atâ e kishin lânë të himë dhânërr me nuse.
(Tregoi: Shaban (Ahmet) Januzaj (1923) nga Radoniqi; Shënoi: Skënder R. Hoxha, më 27.II.1987, në Osek Hylë.).
NUK T’THASH’ ME BÂ BE
Kah kthehen pej ni t’pamje, do burra ishin kân’ shku te Met’ Hasani, n’Maznik, se njâni pej tyne e
Ai ja pret – nuk kemi qysh me nejtë, po çohem.
- Jo, pasha Baballakin, kah çohi s’jini!
Ai, musafiri, prapë ja kthen:
- Jo s’kemi shtek si rrimë.
At’her’, ai jarani i Met’s thot’:
- Jo valla, kah çohem s’jemi masi bâni be
Ather’
- Pse bre m’more n’qafë k’shtu?
– More Metë, unë t’thash’ me na nalë me nifar mâse, e nuk t’thash’ me bâ be – ja kthen ai jarani i tij, edhe i metën n’konak.
(Tregoi: Shaban (Ahmet) Januzaj (1923) nga Radoniqi; Shënoi: Skënder R. Hoxha, më 27.II.1987, në Osek Hylë.).
NI BUKË
Njani i bân zâ njânit te dera e aborrit, e kur dul ai, po’i thot’:
- O, a po don musafir?
Ai, i zoti i shpisë ja kthen:
- Jo vallahi, s’po du!
– Pse bre burrë, a po t’dhimet ni copë buka, a ?
- Jo valla, ni bukë po ta qes te dera, veç mos m’hi mrëna!
(Tregoi: Shaban (Ahmet) Januzaj (1923) nga Radoniqi; Shënoi: Skënder R. Hoxha, më 27.II.1987, në Osek Hylë.).
HAJDE LIDHE PËR GUHË TËME !
Ju
Ai çohet e shkon ni natë me kali t’shal’s, po ky si e thirri ish kânë bukur dorhollë e s’kish pasë as ven ku mi nguju kalin.
Musafiri po’i thot’:
- O, ku mi lidhë kalin?
- Hajde lidhe për guhë tëme! - ja kthen i zoti i shpisë, demek, kishe si guha jëme i ka fajet si t’ka thirrë.
(Tregoi: Shaban (Ahmet) Januzaj (1923) nga Radoniqi; shënoi: Skënder R. Hoxha, më 27.II.1987, në Osek Hylë.).
TI KURR S’KI NEJTË ME BURRA
Myrteza Pasha pej Gjakove shkoi niher’ te Mus’ Delia n’Palabardh. Tuj nejtë, pasha pi vetë Musën:
- Musë, pse po dahen pleqnitë n’katun, tuj pasë beglerë e zotni n’sheher, e nuk vinë me vetë ktu, po po’i dani ju n’katun?
Musa i thotë:
- Pashë, ne paqim pa idhnim po t’kallxoj, jo jo, nuk po t’kallxoj hiç. Pasha i tha: - Jo, pasha Pejgamerin pa idhnim e kemi. At’her’ Musa i tha, ani pra po t’kallxoj: Unë e kâm odën e burrave, e shtat’ musafir’ ni nat’ i kâm pas’ me emnin Adem, jasht t’ tjerve, e ti kurr s’ki nejtë me burra veç ki nejtë me hanmin tân e me thmi, veç naj herë kur e ki marrë çadrën e je dalë n’kafe e ki nejtë ni sahat e dy me shokë tu. Pra, ju kini ilm dhe përkah sheriati dini mâ holl, veç edhe na përskëj sheriatit e dajmë pleqninë.
At’her’ Myrtezaja ja pret:
- E, pasha Pejgamerin mirë bâne si ma qite ni kaqik edhe mue, se u tuta si po m’len pa kurrni grimë, se fjala jote qashtu âsht.
(Tregoi: Hamëz (Demë) Gashi (1912), me prejardhje nga Radoniqi i Dushkajës; Shënoi: Prof. Skënder R. Hoxha, më 14.VIII.1986, në Pejë.).
MA KA MARRË THIU PUSHKËN
Ishin kân’ dalë Rakoc e Radoniq me i rujtë thitë e egër se ku po rrinë se ver’s ju bâjshin dâm n’fushë. Jân’ shku grup, dikush me armë, dikush me sakica, me tfurq, me hûj etj. Ish kânë dimën e ftoftë. Njâni pej tyne ish kânë tuj e prit mos poj vjen thiu në rrë, po ju
- O, hajdi se m’çarti thiu!
Ata i piskatin:
– Vraje, mare!
- O, besa, s’kâm me shka se ma ka mârrë thiu pushkën, jau kthen ai …
(Tregoi: Smajl (Rrustem) Hasani (1943), i Zhelhasanve të Rakocit; Shënoi: Prof. Skënder R. HOXHA, më 22.I.1989, në shtëpi të informatorit, në Pejë.)
M’KA DALË PËRPARA NI CUNG THANE
Binak Alia i Malsisë e
- Hajde bre burrë mâ se vallahi n’ta gjet’t gjâ kalin ti blej dy, se m’ka mârrë mâlli për ty fort – i thot’ Binakit Rrusta, tuj menu si hala âsht tuj e rahatu kalin.
Binaki ja kthen:
- Vallahi m’ka dalë përpara ni cung thane si qe 60 vjet n’cung mâ t’fortë s’jâm teshë. Rrusta e diti si tek a zatetë n’at mashkllin e keq, e poi thot’:
- Besa unë qe 60 vjet jâm tuj dhënë n’tâ e asni spirrë s’kâm mujtë me ja hekë.
(Tregoi: Smajl (Rrustem) Hasani (1943), i Zhelhasanve të Rakocit; Shënoi: Prof. Skënder R. HOXHA, më 22.I.1989, në shtëpi të informatorit, në Pejë.)
- Allahile a pom vajton?
– Po qysh bre njeri met vajtue pa dekë? – i thot’ ajo.
– Jo valla veç mëm vajtu, se po kâm qef – i thot i shoqi.
Kur i shoqi i bâni rigje fort, gruja i tha:
- Ani, neju qaty kishe je dekë se po t’vajtoj.
Ather’ burri u ne n’kokërr t’shpins e gruja ja nisi e pi vajton:
- E, more njeri, ti je kanë burrë i sobave, t’kan’ njoftë dy sereze, e ki pasë qystekin e sahatit, je kan’ i përmenun për të mirë, e ja njeh edhe shum’ fjalë tjera...
Tuj i nigu kto fjalë si po ja thot e shoqja, burri ja nisi e po kanë me zâ.
Gruja ju kthy:
- shka ki njeri si po kanë?
- Vallahi, gru, kur m’i njehe tana qato – u përmallova, i tha ai...
- Hajt bre njeri, mos kaj, as mos u përmallo badihava, se tybe kurrnjâ pej qatyne nuk i ki pasë tuat veç t’i thash unë – ja kthen gruja.
(Tregoi: Brahim (Sadik) Zenunaj (1915) nga Rakoci, jeton në Pejë; Shënoi: Prof. Skënder R. HOXHA, më 28.VIII.1989).
BÂNE ZOT ANËRR !
E kish pa nxanë uki magarin nâtën n’mal, e ta fshini e ja nisi mi hângër.
Uki sa mujke hajke n’tâ, e gati ja kish hângër krejt kofsh’t e mrama, po magari thojke vetmeveti: - Bâne zot ânërr! Ishalla jâm ânërr!
(Tregoi: Brahim Zenunaj (1915) nga Rakoci, jeton në Pejë; Shënoi: Prof. Skënder R. HOXHA, më 28.VIII.1989).
MA SHUM’ I DU RRËNTË E KEÇANIT SE PARET TUA
Keçan Sadiki i Dashinocit ish kânë burrë i mëçëm e n’zâ. Ishin kânë edhe shpi e madhe. Kur shkojke Keçani n’Gjakovë merrke harxh veresie nëpër dugajë, se e njihshin fort.
Kur u danë shpia e Keçan Sadikit, shkoi vllau i Keçanit n’ni dugajë n’Gjakovë, ku shkojke me Keçanin, e i mûshi duqit me harxh. Kur i mûshi mirë, poj thot dugajxhisë:
- Bâni hesap, se unë nuk jam Keçani, po unë t’laj paret.
Dugajxhia e mur vesh si tek jânë da pej Keçanit, e tja mur duqit e ja shprazi krejt ata harxh, e poj thot’:
- Delëm shpejt pej dugâje, se unë mâ shum’ i du rrëntë e Keçanit se paret tua.
(Tregoi: Hamëz (Arif) Vataj (1918), nga Dashinoci I Dushkajës; Shënoi: Prof. Skënder R. HOXHA, më 1.II.1989, në Dashinoc.).
- Agë, qysh i kini pun’t n’at Rashkoc?
Aga ja kthen:
- Kur po du me ditë për Rashkoc, po dal e po e marr vesh n’Radoniq…
(Tregoi: Agë (Osman) Jahjaga (1922); Shënoi: Prof. Skënder R. Hoxha, më 28.II.1987, në Rashkoc të Dushkajës.)
I BÂJ MËT SI T’TINA
Asmân Aga ish kânë ni her’ tuj e kashagitë kalin e shal’s, po kali i paska pa ra pak shkelëm.
Dikush aty, masap rrogtari, i thotë:
- Iu, Asmân, bjeri bre, se qyre shka t’bâni!
Aga ja kthen:
- Jo, se meja kthy t’ramën kalit, po’i bâj edhe unë mët si t’ tina.
(Tregoi: Agë (Osman) Jahjaga (1922); Shënoi: Prof. Skënder R. Hoxha, më 28.II.1987, në Rashkoc të Dushkajës.)
Do gjin tuj shku nëpër Qafa t’Suk’s e shohin Adem Agën e Rashkocit tuj rujtë lopt’.
U nalën e po’i thonë:
- E, Adem Aga, a me lopë, a?
-
(Tregoi: Agë (Osman) Jahjaga (1922); Shënoi: Prof. Skënder R. Hoxha, më 28.II.1987, në Rashkoc të Dushkajës.)
M’NIGUNË E M’NERUNË MÂSHKUJT E SHPISË
E kishin pas vetë Jahë Agën, e parë, të Rashkocit të Dushkaj’s:
- Allahile qysh mrrine kaq shum’ nerim n’popull?
Ai jau kthen:
- valla, mas pari m’nigunë e m’nerunë mâshkujt e shpisë tëme, at’her’ kojshitë, masanej katuni, e dikur edhe shefija.
(Tregoi: Agë (Osman) Jahjaga (1922); Shënoi: Prof. Skënder R. Hoxha, më 28.II.1987, në Rashkoc të Dushkajës.)
UNË JAM TRIM
Ni Sylë Nurën e tarakve t’Kodralisë Rashkocit hallki e kishin shti, tuj thânë si Aga âsht mâ trim si ti, kishe mi ngucë. Syla çohet ni nâtje, e merr pushkën e shkon në kullë të Jahë Ag’s. Agën e gjân në sanraq t’axhakit tuj pi kafe, e vet nuk po dathet po ugjet n’trapazan.
- Hajde Sylë – i thot’ Aga.
- Jo, Agë, jam ardhë met vetë a mâ trim je ti a unë? Aga, i
- Sylë, dathu e hajde t’pimë kafe, se unë jâm trim taman e ti je trim tepër.
Kah e përcjelli Sylën, Aga i veshi armët, e kur zhdrypën n’ahër, Jaha ju afrue ni kaut e ja afroi alltinë te krytë e poj thot’:
- mos u mërtyp se t’vrajë, e a e din se t’ vrajë...
- Qe, i tha Jaha, - Sylë, edhe ky âsht trim si ti, se nuk po tutet.
(Tregoi: Agë (Osman) Jahjaga (1922); shënoi: Prof. Skënder R. Hoxha, më 28.II.1987, në Rashkoc të Dushkajës.)
JO KREJT DREJT
Tal Brahimin e Mulukve t’Lumardhit e
- Kah âsht rruga për Irzniq?
Tali i thot’: - qe, qesaj rruge drejt.
Ai, drumtari, poj thot:
- A bash drejt, a?
- Jo hejdi, jo krejt drejt, se munesh m’u teshë n’naj shelne a n’naj lis, po lako pak! – ja kthen Tali.
(Tregoi: Bajram (Lan) Lekaj (1934), mësues, nga Lumbardhi i Deçanit; shënoi: Prof. Skënder R. HOXHA, më 2.II.1989, në Lumbardh.).
A
Ishin kân’ shku do t’Broliqit m’i ble ni traktor te Tal Brahimi n’Lumardh. Ata e bâjnë pazar traktorin me djalë t’Talit, po kur po dojnë me shku, e vetin djalin:
- A e ki plakin këtu?
Ai ju thot’:
-
- Valla, nuk mujmë me shku pa e pa mixhën Tal. Shkojnë n’sobë e rrinë pak me Talin e i kallxojnë si e
- Ju e paski ble traktorin, po a e kini bâ dert me mahallë t’juve si po doni mi ble kët traktor?
Ata thonë: - Jo valla. Edhe po bajnë seri, se pse mi bâ dert me mahallë kët punë.
- Eh, pra, shkoni e bâne dert mirë me mahallë, se ky traktor nuk dhezë natjeve pa dalë e mi shty krejt mahalla. At’her’ plasi gazi.
(Tregoi: Bajram (Lan) Lekaj (1934), mësues, nga Lumbardhi i Deçanit; shënoi: Prof. Skënder R. HOXHA, më 2.II.1989, në Lumbardh.).
TA KAM SHITË ATAVËN E JO DUSHKIN
Ai si e bleu, poi thot’:
- Tal, nuk m’ka dalë atava qysh i kemi pasë fjal’t.
- Pse bre? - i thot’ Tali.
-
- Qyre! unë ta kâm shitë atavën e jo dushkin. Pra, shko daje ata dushk pej atave e kthema, e lahem nërveti!
(Tregoi: Bajram (Lan) Lekaj (1934), mësues, nga Lumbardhi i Deçanit; shënoi: Prof. Skënder R. HOXHA, më 2.II.1989, në Lumbardh.).
KUR T’I KISHË DJEMT BUDALLË
Ni i Prapaçan’s i thot’ djalit:
- Mos m’shko kun se po du met çu te Tal Brahimi n’Lumardh. Ai djali nuk dredhet mi t’vetë babën se pse me shku te Tali, e kur me shku, po meniher’ niset e shkon n’Lumardh. Po’i bân zâ te dera, e dul Tali. Ja nisi ky djali: – baca Tal, m’ka çu baba…, m’ka çu baba…, po s’po din shka mej thane, e jet pykë.
-
- Eu, Tal Brahimi ta njefsha t’mirën, po mirë paske bâ, se qeshtu t’gjânë kur t’i kishë djemt’ budallë. (Tregoi: Bajram (Lan) Lekaj (1934), mësues, nga Lumbardhi i Deçanit; Shënoi: Prof. Skënder R. HOXHA, më 2.II.1989, në Lumbardh.).
KNOJAU KANGËN E MARASH PALIT
Ni plak, nja tetdhet’ vjeç, e
- Allahile hoxhë, shka duhet me ju thânë vorreve kur t’bishë skëj tyne?
- Knoja kângën e Marash Palit – ia kthen Hoxha!
- Çysh ashtu poi thu, hoxhë?! – i than’ hoxh’s do burra si qillun aty.
-
(Tregoi: Ramiz (Ukë) Hoxha (1924), nga Jabllanica e Dushkajës; Shënoi: Prof. Skënder R. HOXHA, në vitin 1997.)
ÂSHT KÂNË MJEGULL E NA
Dikur Moti ishin kânë do burra tuj shku diku lerg. Me ta ish kânë edhe ni hoxhë. N’ni far’ veni, n’ni ledinë, u nalën mi falë drekën. Tuj u lidhë n’namaz ish kân ra ni mjegull e madhe, po ata po falen. Nuk
Hoxha jut hot:
- Kthehi tash marë, pej Kible, masi u kfjell, se për kur ke mjegull na e falë zoti.
(Tregoi: Ramiz (Ukë) Hoxha (1924), nga Jabllanica e Dushkajës; Shënoi: Prof. Skënder R. HOXHA, në vitin 1997.)
TEK JE MA’I ZI SE AI I PARI
Kur e çoi kurbanin n’shpi, po ju kallxon si shka ka hek’ me tâ, e si e ka tru kushedi sa her. Robt e shpisë edhe do kojshi poi thonë:
- Valla more burrë, kurbanin âsht gjynah mi tru, edhe masi e paski tru, tybe nuk t’shkon për kurban.
- Ai, ih, - bân e detyrohet me shku n’sheher e mi ble kurbanin tjetër, po kah pi bjen edhe ky nuk poj hecë.
Tuj e pru për gazep, e tuj e marrë me t’mirë, poj thot’ kurbanit:
- Hajde, hajde, se edhe ti tek je maj zi si ai i pari, po s’po guxoj met thânë.
(Tregoi: Haxhi (Bajram) Rama (1936) nga Jabllanica e Dushkajës; Shënoi: Prof. Skënder R. HOXHA, në vitin 1986).
SABAHI I BARDHË Â SHKU MOTI
Hoxha me do xhematë e bânë dert me shku t’nesrit nâtje me pa diku. U bashkunë t’tanë, po njâni u vanu. Ju afru hoxha e poj bân zâ te dera. Kur dul ai, hoxha poj thot’:
- Hajde mâ, shka u vanove, e na le tuj t’pritë, a pi sheh ku â shku dilli?
- Kesh tuj e falë sabahin e bardhë, hoxhë.
- Valla, veç thuj kesh tuj u falë, se sabahi i bardhë â shku moti – ja kthej hoxha.
(Tregoi: mulla Smajl (Ahmet) Januzaj (1936) nga Radoniqi i Dushkajës; Shënoi: Prof. Skënder R. HOXHA (në vitin 1986).
QAJ THIU SI JÂM KÂNË JÂM EDHE TASH
Ni hoxhë ish kanë bukur i fshtirë. Ju piskatve rejave, thmive e robve t’shpisë, kur shihke naj sen keq. I erdhën kushtet e hoxha shkoi n’Çabe. Gratë u gzunë, se thojshin tash masi bâhet haxhi, urtohet e s’na pisket baba hoxhë. Kur u kthy pej haxhillakit, do kohë hoxha po ruhet mos me piskatë nëpër shpi, po kur shihke naj sen keq, u zike nërveti, e ni dit’ po ju thot’ grus’ e rejave:
- Kqyrni e punoni mirë, se pasha Çaben, qaj thiu si jâm kânë, jâm edhe tash. Demek, dojke me thanë hoxha si edhe pse jâm kânë n’Çabe, apet jâm qaj i përparshmi, apet ju piskati.
(Tregoi: Shaban (Ahmet) Januzaj (1923) nga Radoniqi; shënoi: Prof. Skënder R. Hoxha, më 27.II.1987, në Osek Hylë).
KUR S’BÂN PUNË KJO – HU, BÂN PUNË KJO - BU
Ni dërvish e majke tanaherët alltinë n’shokë. Njâni pi t’vetë ni dit’ kur ishin n’sofër tuj pi e tuj hangër:
- Pse baba dërvish pi man alltinë, ty hallki t’donë e t’nerojnë. Edhe me bâ vaki e me jau thanë kush naj fjalë t’rânë, jau ktheni: - hajt se pëveti e ki. Ju dora juve e kini veç me duanë – hu, e shka pot duhet alltia?
- E, babë, poj thotë dërvishi:
- Naj her’ kur nuk bân punë kjo – hu, bân punë kjo – bu, edhe e nxurë alltinë e qiti n’tavan, e tu mush sofra me dhe e me pluhun t’tavanit.
(Tregoi: Sadik (Zekë) Ibraj (1934), nga Rashkoci i Dushkajës; Shënoi: Prof. Skënder R. Hoxha (në vitin 1985), në Netic - Rashkoc.)
MASI POI SHEH PSE
Njâni po vjen rrug’s me kerr t’kive.
Ni tjetër u nal e pi t’vetë:
- A po ta ngrehin, oj?
-
- Shka paski narku, kshtu, bre? – pi vetë ky.
- Sânë – ja pret ky si ish me kerr.
- Jo, more, çfar’ sâne, po dru paske – poi thot ky.
- Ani bre burrë, mâsi poj sheh si jân dru, pse po vetë pra?
(Tregoi: Ramiz (Ukë) Hoxha (1924), nga Jabllanica e Dushkajës; Shënoi: Prof. Skënder R. HOXHA, në vitin 1997.)
QESHTU MRAPSH E MRAPSHT S’KAM PA
Kur pi sheh njâni, poi thot:
- Çysh ipaske narku kaq keq kto dru, bre?
- Jo, more, mirë boll jân’. A s’ki pa kurr - do marë do mrapsht, a?
- Valla, kâm pa marë e mrapsht, veç qeshtu mrapsht e mrapsht, s’kâm pa kurr – ja kthei ai.
(Tregoi: Ramiz (Ukë) Hoxha (1924), nga Jabllanica e Dushkajës; Shënoi: Prof. Skënder R. HOXHA, në vitin 1997.)
SA RRAHMÂNI E SA RRAHIMI ÂSHT
Ish kânë njâni tuj punu n’arë. Ja kishin pas pru bukën, po sa ja nisë me hângër buk’ n’megjë t’ar’s, ngat rruge, ja mrrini ni udhtar. Ai i shkreti ish kânë untë, e poj thot kti:
- A bân bre burrë m’i hângër pak buk edhe unë se valla kah des uni jâm, se jâm pej s’lergti?
Ky ja kthen:
-
Ai, udhtari, i lau pak durtë e tuj u ugjë me hângër po bân:
- hajde bismilahi rrahmene rrahim!
Kur pi ninë ky poj thot:
- Jo valla, çou edhe ti, se un’ kujtofta si je vetëm, se sa Rrahmani e sa Rrahimi me mu ugjë ktu, mu s’mjet pika mi hângër.
(Tregoi: Ramiz (Ukë) Hoxha (1924), nga Jabllanica e Dushkajës; Shënoi: Prof. Skënder R. HOXHA, në vitin 1997.)
S’KÂM SHKA T’BÂJ, VEÇ RAMAZANIN S’TA INOVA
Ni sene njâni
Kur shkoj nâtje e poj sheh krejt rrafsh për toke, u ugj n’megjë t’ars e po mërzitet fort. Tuj u kujtu, s’kish shka me bâ, me zotin a luftohet ?, veç ja nisi vetmeveti e po thot:
- Athu, mara baba Zot, shka t’bâna: ara jëme, specat i punova mirë, e ti, munin e krejt robve t’shpisë ma hupe për ni nâtë ?!. Pra, ani, ty s’kâm shka t’bâj, veç qebesa sivjet ramazanin s’ta inova, n’tâ. Se i ra nërmen si ish kânë ramazani ngat edhe ish kânë me vaj n’buzë mos me inu.
(Tregoi: Sadik (Zekë) Ibraj (1934), nga Rashkoci i Dushkajës; Shënoi: Prof. Skënder R. Hoxha (në vitin 1985), në Netic - Rashkoc.)
PO GROPOJMË SA T’MUJMË
Ishin kân’ dalë do t’kralan’s me gjujtë vjedullakë. Jau dishin vënin edhe birat ku rrishin. Ishin kân’ çu heret edhe ja nisin me gropu n’bira t’vjedullakve. Gropo e gropo, po s’ka vjedullakë. Njâni pej tyne pou thot:
- A e lâjmë mare mâ se badihava po gropojmë, se vjellaktë tek jân’ kân’ dalë mâ heret!
Tjetri ja pret:
- Valla edhe unë kaherë e kâm mârrë vesh si s’ka gjâ, veç dita koka e mirë edhe bira â kah na
(Tregoi: Ibish Hyseni (1912) nga Kralani; Shënoi: Skënder R. Hoxha, në vitin 1976, Kralan.)
O, HAJDE
Ni t’kralansi, ni prâmje, i kishin pas hupë do vjeta. Lypi anej e lypi knej, po s’i gjâjnë. Ni mashkull dul e poj lypë nëpër mal, se mâlin e kishin ngat. Mâsi dul ai, kur poj gjâjnë vjetat se ishin kân’ ardhë e hi n’lâmë t’sânve, tuj hângër sânë. Ja nisen e poj bâjnë zâ ati si dul n’mal mej lypë vjetat:
- O, hadje mare se jân’ ardhë vjetat!
Ai, si n’idhnim, po jau kthen:
- O, le t’vinë sa t’donë, se mâsi jâm dalë, se lâ pai lypë dej n’sabah!
(Tregoi: Ibish Hyseni (1912) nga Kralani; Shënoi: Skënder R. Hoxha, në vitin 1976, Kralan.)
JU KÂM FISHKLLU N’GRAZHD
I
- A pot a pinë, oj ?
-
- Pse bre s’po ju fishkllon se e pinë ujt’ mâ mirë, poj thot ai drumtari.
- E di, po un’ ju kâm fishkllu n’grazhd, e s’kâm nevojë me ju fishkllu tash – ja kthej ky i zoti i dhëne. Dojke mej kallxu ati si jau ka mushë mirë grazhdin, e ju shkon ujt’ edhe pa fishkllimë.
(Tregoi: Haxhi (Bajram) Rama (1936) nga Jabllanica e Dushkajës; Shënoi: prof. Skënder R. HOXHA, në vitin 1986).
S’JA DINË TURRIN
Ishin kân mledhë moti Irzniqi mej provu qënt’ se kush i ka ma t’fortë.
Njâni tha qetash i lshoj unë klysht’ e mi, e kur i lshoi ta bânë copa – copa lkurën e ukit.
Kur e panë, disa poj thonë:
- I paske klysht’ e fortë, mashalla!
Ni plak po thot:
- E, kta jân’ t’ri e s’ja dinë turrin ukit, se kta qënt’ e moçëm si e njihshin e ja dinë turrin, as nuk guxojshin me’u afrue.
(Tregoi: Ramë Vocaj (1957), nga Rausha e Pejës; Shënoi: prof. Skënder R. Hoxha, më 29.IX.2006, në Pejë.)
TEK JÂM KÂNË TUJ HUPË EDHE VET
I
Ni ditë, kah po vinë kojshitë, Nasradini poj sheh pej përzorje, e po ban:
- Elhamdyrylah, e shyqyr pej Zotit, .. e shyqyr pej Zotit!
Kur pi ninë kta, poj thonë shoqi – shoqit:
- Shyqyr, masap, e paska gjetë Nasradini magarin!
Kur hinë mrena, pi vesin Nasradinin:
- A e gjeta magarin, a?
- Jo, valla, s’e gjeta.
-
- Jo, bâna shyqyr, si s’jâm qillu edhe unë hipun n’tâ, se tek jâm kânë tuj hupë edhe vet – jau kthei Nasradini.
(Tregoi: Hasan Hasanaj, nga Bokshiqi i Klinës.
Shënoi: Prof. Skënder R. Hoxha, më 5.X.2006, në Pejë.)
M’KINI GZU TRI HER’
Njâni
- Përze djem, ju lumtë goja se sonte m’kini gzu tri her’: nja – si m’dultë djemt’ e jaranit, e dyta – si po knojshi mirë, edhe e treta – si po ja dishi renin edhe kur mi lanë!
(Tregoi: Shaban (Ahmet) Januzaj (1923) nga Radoniqi; shënoi: Prof. Skënder R. Hoxha, më 27.II.1987, në Osek Hylë).
A
Ish
Dikur Nastradini u kthy e poi thot’ magarit:
- Shuj, mos bërtit!, a jam kah shes dru unë a ti?
(Tregoi: Ragip Bërdynaj (1949) nga Radaci i Podgurit;
Shënoi: Prof. Skënder R. HOXHA, më 12.X.2006, në Pejë.)
SA BUDALLË I KINI N’KATUN?
E kishin pa vetë njânin:
- Allahile a e din se sa budallë i kini n’katun t’juvin?
Ky ja kthen:
- Valla, për krejt katun nuk e di, veç n’mahallë tëme i kâm nja tridhetë.
(Tregoi: Jahë Mulliqi, mësues, nga Rausha, më 16.IX.2006; Shënoi: Prof. Skënder R. HOXHA, në Pejë.)
SHPI PËR SHPI E
Ish
(Tregoi: Mustafë Ukaj, ing. i dipl., nga Vranoci i Vogël i Dushkajës;
Shënoi: Prof. Skënder R. HOXHA, më 12.II.2007, në Pejë.)
SA QEN T’U VRANË SOD?
Kallxojshin si Maxhun Nimani i Becit, me shtat’ mashkuj t’vet ishin kanë ushtarë t’Bajram Currit. Luftojshin me Riza Begun, po kishin ni, si promjeve dilshin e rrishin e pishin Bajrami me Rizën dhe i thojshin njâni-tjetrit: - Beg, sa qen t’u vranë ty sod?..., e sa ty?... Kur ninë Maxhuni, u kthy e poi thotë’: - Beg, a qen tek jemi na, a? – Jo valla, veç po mahitem, ja prejt Begu. – Ani, mahitnu ju, pra, e çonu jau ban mashkujve, e i thot’: - Kurr ma me veti nuk m’ki.
(Tregoi: Mustafë Ukaj, ing. i dipl., nga Vranoci i Vogël i Dushkajës;
Shënoi: Prof. Skënder R. HOXHA, më 12.II.2007, në Pejë.)
KUR T’BAHEN DHET’ DAKIKA T’ÇOJ N’SHPI
- Qyre Larë, ndaq ha, n’daq mos ha, se kur t’bahen dhet’ dakika un’ t’çoj n’shpi!
(Tregoi: Jakup Smajli, ing. i dipl., nga Poterçi i Ulët, komuna e Klinës;
Shënoi: Prof. Skënder R. HOXHA, më 21.II.2007, në Pejë.)
KQYRI BARR’T
Njâni tuj u ngjitë për bjeshkë, me kali ngarkut’ me millë e me sëne tjera tuj jau çu robve n’bjeshkë, nalet ni vën me pushu. E lidh kalin, e vet po ugjet nër hije. Pej lodhjes e
- Shka â puna jote kshtu?
- E kâm hupë rrugën e s’po di kah jâm tuj shku – ja kthen ky.
- Kollaj bre burrë âsht kjo punë. Kçyri barr’t si i ki t’ngarkume n’kali! N’paq bylmet, -- je kah shkon n’shpi, po n’paq millë, tesha, kallamoça e zarzavate t’kopshit - je kah ngjitesh për bjeshkë.
Kur i kçyri barr’t, i ra n’men si âsht tuj shku për bjeshkë.
(Tregoi: Zeqir (Ukë) Krasaniqi (1932), nga Barani i Epër (Lugu i Baranit - Pejë), më 2009, në Baran të Epër; Shënoi: Prof. Skënder R. HOXHA.)