E shtune, 27.04.2024, 02:31 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Seç më shpon një gjëmb në këmbë

E merkure, 06.01.2010, 06:46 PM


Seç më shpon një gjëmb në këmbë

Nga Përparim Hysi

1.Më griu malli

Qesh e skuqesh përnjëherësh
Si refleks i kushtëzuar
Ja,kështu, bën shpesh herës
Kurdoherë që të kam takuar.


Këto"reflekse" mirë i njoh
Se kam rënë  me kohë nga kali
Bën kështu se ti më do
Epo hajde!Më griu malli.

16 janar 2002

2."Liçenca?!"

Më vije në zyrë çdo mëngjes
Dhe nga unë kërkoje mendim
Sikur doje të merrje "liçencë?!":
-Kështu ta bëj,Përparim?


Unë konsulencën ta dhasshë
(mendoja se vërtet qe në  hall?!)
Një ditë në"hall" vet rashë
"Linçencën" e putha me mall


                   16 janar   2002


                   3."Gejsha?!"


Nuk të fal,- më the një ditë
Mëndjemadh ti më je dukur!!!
Si njëherë s'm'i hodhe sytë
Mos  në dhe unë isha futur?!


Se s'të linin bukuroshet
(hargalisje ti me to!!!)
Unë hyja në "vogëloshet"
-Pse tund kokën dhe thuaj jo?!


Pa m'u hodh vet në prehër
(ku e gjeti atë guxim?!)
Edhe fare,pa qeder,
Më tha:-Nxirre gjuhën,Përparim!


Kur e nxora(mos e nxjerrça!)
Ma kafshoi si të qe tigër
"Inatçeshë"më qe si gejsha
Nga ato që pashë në film...


               16 janar 2002


                  4.Koleget

                  Miqësisht,për ish-koleget në Drejtorinë Arsimore në Fier


Sa hynin ato në zyrë,zyra dukej si lëndinë me lule
Secila nga lulet,kishte aromën e vetë.
Unë s'çudtesha pse zyra mbushej me lule
Por çuditesha se si nga"lulet"binte tërmet.


Tërmet binte me të vërtetë.Prishej dhe"krisej" qetësia
Sç kriset a thyhet një xham
Vinte,mandej, me fshesë Dhoksia  *
Fshinte copëra qelqesh që binin nga sytë tanë...

*pastruesja që qe aq  e mirë.


                         16 janar 2002


               5.Seç më shpoi një gjëmb në këmbë


Seç më shpoi një gjëmb në këmbë
Dhe më dhëmbi,pakëz,mua
Se më puthi mikja mbrëmë
Plagë ma bëri buzën mua.


Plagë nga buza,plagë nga këmba
THuaj unë mbeta,pothuaj,çalë
Por të gjitha unë i nëma:
Kish "ilaç" që tak më ngjallë.


Dhe "ilaçin" sa e piva
Tak u bëra unë  i ri
Pak u"rroka",kur u shtriva
"Gjëmb",o "gjëmb",më shpo përsëri.

                       14 janar 2002


                6.Kur shkon zoga


Kur shkon zoga përbri teje
Dhe të jepë një isharet
Si nga "vera"ti po dehe
Se është taze,dreqi-vet!


Dhe i "dehur" siç dhe je
E nis vrapin pas asaj
Po kur shkon me të,"atje?!"
-Ndalu,"beg",se s'është kollaj.


Sepse zoga më është taze
Kurse ti më je plakush
Ajo s'pret të "marrësh saze?!"
Mblidhe mëndjen,o babush!...


                14 janar 2002


                 7.Mu në hollin e një klubi


Mu aty ku gjerb kafenë,mu tek holli i një klubi
Unë shoh vajza edhe djem nga ata që s'i zë plumbi
Që të gjithë çlirojnë gëzim dhe i thonë mërzitjes:plaç!"
Unë ,dihet,jam pelin;pak nga pak mbushem me gaz.


S'ka si ndodh ndryshe me ty,do të zërë dhe ty "gripi?!"
Se nuk mundesh,vallahi,të ndaloshë gazin që mbrriti
Shoh që zbresin nga veturat,dy nga dy e tak dhe puthen
Domosdo dhe ty "çeturat" me gëzim do të mbushen.


                              14 janar 2002

         
        8.Më rri në karrike


Ke dalë e më rri këmbë përmbi këmbë
Por hiç nuk e di,ç'bluan hallku me mënd.
Nuk ke kasavet seç shohim me sy
Ne,të gjithë,lanet.Mbetën sytë aty.


Ngreu,moj,nga krrikja,të shpëtojmë sikletit
Ndryshe zuri"fikja",gjysmën e miletit.


                            14 janar 2002


                 9.Ajo rrobë


Ajo rrobë që sot ke veshur
Është e zgjedhur:rrobë mbreti!!!
Po mua mëndje më ka mbetur
Nën rrobë ku është "lezeti?!"


Dua t'i zhvesh rrobat unë
Do t'i zhvesh një  nga një
Se merak të madh kam unë:
Çfarë "fshihet" nën të?!


Si t'i heq,të shoh çipllak
Zë gjezdis me timin sy
Sa të heq timin merak
Mandej,vishi përsëri.


            23 janar 2002


               10.Atë trup


Atë trup të gjatë,të gjatë
E kam parë veç në sfilatë
Në sfilatë tek bëje modë
U pataksa.Ruajna,Zot?!


Pas sfilatës,s'qe kolllaj
(hajde dhe harro pastaj?!)
Mëndja ime çakërdisur
Veç pas trupit të ujdisur.


Dua të mbledh,të vë në fre
Po ku mblidheshe ti se...
Ndaj të ndala unë një natë
Tash,për mua,bën "sfilatë..."


                 23 janar 2002


                   11.Mos më thoni


Mos më thni që s'ka xhinde?!
Mbushur xhinde dashuria
Se të hedhka "hirin"syve
Ti mendon:nuk sheh njerëzia?!


Po njerëzia syrin kllap
Si veç ty të shikon?!
Je i kapur si peshk krap
Edhe fare s'e kupton.


               23 janar 2002


                 12.O moj dardha elbasane


Qënke veshur me tumane
O moj dardha elbasane
Ah,ç'tumane,me gajtane
O sa nur ke dhe sharme.


Kosovare je a çame
Se më iku mëndja,xhane,
Syri yt porsi filxhane
Hap e mbyll që punë e madhe,


Ditëziu e humba fare
Se më je si xhind përralle.


           19 janar 2002


               13.Ç'më bëre,Jorgiica?


Llërë e gji m'i ke zbuluar
Unë i shoh dhe mënd ngriva
Se të ftohtët ka filluar
Dhe kam frikë mos të zë cikma?


Ndaj më ngrihet floku gjëmb
Dhe në trup bëhen mornica
Gjtihçka jotja po më çmënd
Ah,ç'më bëre,moj Jorgjica!


Ma shpie gojën vesh veshh më vesh
Sikur ja buzëqesh kastile
Mua më duket më përqesh
Dhe s'do mënd mbushem me xhinde.


Bërë me xhinde,pra,çartoj
Tash dynjanë e shoh përmbys
Unë të dua,të dua,moj!
Ah,ç'më bëre,moj Jorgjicë!


          19 janar 2002


                14.Pak "ashtu?!"


Kur befas u takova,
Më the:-Ke kohë që s'je dukur
Dhe më tej seç dëgjova:
-Jemi bërë për t'u puthur?!!!


Dhe vazhdove veç me sulm
(aluzionet,s'rreshtnin fare)
Pse më fute në  zullum
Ti,moj vajza lozonjare?!


S'mbante më gurë kandari
seç më the,po bënte mu
Ndaj"sulmova" unë,qyqari
Dhe të"vrava" pak "ashtu..."


                 31 janar 2001


               15.Unë me çap e ti me vrap


Unë me çap e ti me vrap
Mirëmëngjes dhe asnjë llaf
Ja,kështu,për çdo mëngjes
Unë mbipeshë e ti nën peshë


Unë dua të pakësoj kilet
Ti do që të ruash linjat
Unë një hall e ti  një hall
Dreq-o halli u bë mall.


Se s'durohet kur thotë llafi
Medemek,s'mban ujë  pilafi
Dhe një ditë e ndale vrapin
Dhe me mua e shtrin çapin


                    31 janar 2001



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora