Kulturë
Përparim Hysi: Një syzezë
E premte, 08.01.2010, 07:08 PM
Një syzezë
Nga Përparim Hysi
Një syzezë më shkoi tek këmba
Bën sikur s'më sheh?!
Po mua pse m'u drodh zëmra?
Pa më thoni:-Pse?!"
Se më kish një trup fidan
Bërë me porosi
Syri i madh i saj, filxhan
Atje dua të pi.
Por s'ma vërshëlleu fare
Sikur s'qeshë aty
Moj syzezë.dale,dale!
Se jam pleqëri.
Dhe me sy unë e ndoqa
Se aq më pëlqeu
Moj syzezë,nga të poqa?
Të lutem,prapë ktheu!
Ktheu prapë të krrej mallin
Se jam në merak
A më sheh,mua,zavallin?
Po tretem nga pak.
Pak nga pak si qiriri
Pikë-pikë po tretem
Faj s'ke ti,po ma ka syri
Që më vuri "ethen".
Më zunë"ethet",ethe gushti
A e sheh?Po dridhem
Dhe po mblidhem mu si grushti
Nga zjarri po digjem.
Është një zjarr që djeg përbrënda
Siç digjet dhe eshka
Ah,ç'më bëre,ballargjënda!
Ç'më bëre,syzeza?!
Mu si bleta më thumbove
Me syrin me bisht
Ah,sa keq që më "helmove!"
Gulçoj pleqërisht.
Ulërij nga dhimbja e madhe
Që më bëri syri
Moj syzezë,hajde!Hajde!
Më lojti fiqiri!
27 tetor 2009