E marte, 06.05.2025, 08:43 PM (GMT+1)

Kulturë

Xha Deralla: Xhandarët e Serbit dhe plaku i katundit

E enjte, 07.01.2010, 10:54 PM


XHA DERALLA

XHANDARËT E SERBIT
DHE PLAKU I KATUNDIT

        Xhandarët e Serbisë një natë erdhën edhe në katundin Cërvicë. Dhe, meqenëse nuk e dinin se ku e ka shtëpinë Plaku i Katundit, vendosën ta pyesin një plak me mjek?r t? bardh? që e takuan para xhamisë.
        - O plak, a do të na tregosh ku e ka shtëpinë Plaku i Katundit?
        - Me gjithë qejf, o xhandarë të Serbisë. Ecni pas meje!
        Dhe, u nisën rrugës, Xha Deralla para, zhandarët e Serbisë pas tij për te Plaku i Katundit. Ec e ec, po kurrësesi të arrinë te shtëpia e Plakut të Katundit. Dikur më xhandarët e Serbisë u lodhën dhe vendosën përsëri ta pyesin plakun:
        - O plak, qe disa herë rresht po kalojmë pranë kësaj xhamie, ku e ka shtëpinë Plaku i Katundit?!
     - Eh, ore xhandarë të  Serbisë! Cërvica është katund i madh dhe i ka disa xhami…
     Xhandarët e serbit i besuan plakut dhe vazhduan udhën. Pak para agimit, Xha Deralla i dërgoi te shtëpia e Plakut të Katundit dhe i la para porte:
- Ja, arrit?m m? n? fund. Kjo, ?sht? sht?pia e Plakut t? Katundit.
Xhandarët e serbit të gëzuar që më në fund arritën, e gjet?n sht?pin?, ende pa hyrë brenda i thanë Plakut të Katundit:
        - Po, katund i madh kishte qenë ky i juaji, ore burr??! Gjithë natën e gjatë kemi ecur e mezi arritëm te shtëpia yte, edhe atë, pak para agimit.
        - Po, kush jua tregoi shtëpinë, pyeti Plaku i Katundit?!
        - Një plak me mjek?r t? bardh?…
        Plakut të Katundit i shpëtoi gazi.
        - Pse qesh, o burrë?! E pyetën xhandarët e Serbisë.
        - Qesh, ngase katundi ynë nuk është aq i madh… E siç duket juve, edhe k?saj radhe  ua ka hedhur Xha Deralla…
        Xhandarët e Serbisë desh plasën nga inati…

HOXHA I FSHATIT 

         Xha Deralla gjithmonë dilte para portës dhe rrezitej në diell. Një ditë atypari kaloi Hoxha i fshatit:
         - Pse, o Xha Derallë nuk vjen në xhami, po gjithë kohën e kalon përpara portës? A e di se në atë dynja do të digjesh në zjarr të Xhehnemit?
      - Hi-hii-hiii… Qeshi, Xha Deralla. Ti, o hoxhë mendon se gjithmonë do të jetë verë… Po, çka do të bësh në dim?r? Do të vish të më kërkosh pak zjarr, por do të të përgjigjem: rri në Xhehnet! Dhe, derisa të vij unë atje në Xhehnem, ti më do ta kesh shuar zjarrin…

PAJTIMI ME KOLIBARET

         Katundarët e Cërvicës gjithmonë kishin probleme me ata të Kolibareve rreth ujit për vaditjen e fushës. Shpeshëherë edhe zënkat e tyre përfundonin me qërim të hesapeve fizikisht me shata e arm? zjarri, në mes të fushës. Një ditë përderisa ata kuvendonin pran? Tyrbes s? Babashehut se si do ta zgjidhnin problemin e ujit, aty pari kaloi dhe i dëgjoi Xha Deralla.
         - Tungjatjeta, o burra! Tungjatjeta, ia kthyen fshatar?t. Mos u bëni merak, tha plaku. Unë do të merrem vesh me kolibarët p?r pun?n e ujit. Katundarët u pajtuan dhe me shatat krahëve u nisën për në shtëpi.
         - Një ditë derisa ata bisedonin para xhamisë, aty pari kaloi Xha Deralla. Plaku i Katundit e shfrytëzoi rastin dhe vendosi ta pyes Xha Derall?n në lidhje me problemin e ujit se si e kishte zgjidhur me kolibar?t..
         - O Xha Derallë, a u more vesh për ujin me kolibar?t?
         - Po, tha plaku duke u mb?shtetur n? mes t? rrug?s p?r shkopi me k?rrab?. Edhe i mashtrova: nëntë muaj dim?r ta kami ne, e tre muaj verë ata…

XHA DERALLA DHE ZONJA VDEKJE

         Xha Deralla, gjithmon? ver? – dim?r rrinte para porte. E mb?shteste shkopin me k?rrab? p?r muri dhe i priste kalimtar?t n? pusi
         Nj? dit? nj? katundar i zemruar me plakun i tha Xha Derall?s:
- O Xha Derall?, si nuk t? mori nj? dit? edhe ty Zonja Vdekje?!
- Plaku, pasi buz?qeshi me ironi, e mori shkopin me k?rrab? dhe u ngrit? m? k?mb?:
- Erdhi edhe te un? Zonja Vdekje. Dhe, m? gjeti mu p?rpara k?saj porte. Edhe m? pyeti:
- Kjo ?sht? sht?pia e Xha Derall?s, o plak?
- Jo, i thash?. ~sht? ajo matan? p?rronit, rr?z? Çuk?s.
Dhe, e mashtrova Zonj?n Vdekje. E d?rgova n? tjet?r sht?pi…

 



(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx