E diele, 28.04.2024, 05:17 PM (GMT+1)

Kulturë

Kalosh Çeliku: Askushi më dha një trëndafil

E diele, 10.01.2010, 10:14 PM


KALOSH ÇELIKU

ASKUSHI MË DHA
  NJË TRËNDAFIL

Pranverë. E kalova Natën në “Premiumi”
Mes shtambave me verë. Pagjumësisë.
Në mëngjes e pushtova Prishtinën në gjumë
Njeri të gjallë n’rrugë. E përqafova një Buçë.

Hi-hi-hiii. Askushi më dha një trëndafil…

Dera ime - oxhaku

Në jetë dikush
hyn nga dera.

Derën ma mbyllën kulturofagët
dritaren – Rrospit?.
Mua fisit të kaçakëve
që hyj nga oxhaku...

N?n? zgjom?

Nënë zgjomë! Trutë mi lulëzoi vera
Jam i keq. Dhe, gratë i dua!
Burrat s’më duan. As unë s’i dua
Vetë jam hajdut edhe kaçak.
Gjithë jetën kam vjedhur gra
Ditët i kam kaluar nën Rrap. Netët
Në Han me Ulkoja që hanin të gjallë.

Nënë zgjomë! Trutë m’i lulëzoi vera
Jam i keq. Dhe, gratë i dua!
Burrat s’më duan. As Unë s’i dua… 

Gruaja besnike

I dëbova armiqtë rreth meje. Edhe Miken
Vetëm poezinë nuk mund ta përzë. Nuk ik.

Është grua besnike. E do burrin...

Grua natën e mirë

Grua, natën e mirë! Ika.
Pasmesnate, më pret një Grua tjetër:
Poezia. Dhe, është xheloze.
Nëntë burra nuk mund ta bëjnë zap
Natën.Vetëm Unë ia jap hakun.

Grua, natën e mirë! Ika
Falemnderit. Që, nuk je xheloze...

Protestë në Shtëpinë Publike

Imzot, më diferencuan neokomunistët
dashuri që bëjnë me Ebu Xhehlin
e përhapin SIDËN në Shtëpinë Publike.

Përditë dezinfektohem nga Virusi
verë të kuqe pi te Pazari Grave
ballë për ballë Ebu Xhehlit
imam në mesin e kryehoxhallarëve.
Që ngrenë dolli, dehen me lëngje
Shejtanin e vrasin me eshtra.
E heqin vallen më shpallin të marrë
ngase e shava dje Pushtetin
e shaj sot, do ta shaj nesër.

Pasmesnate kthehem në shtëpi
Rrospit? e Ebu Xhehlit
dorë më dorë më hedhin mbi çatia
pak para agimit më dhunojnë mes librave...

Ankand te Pazari Grave

Vjen derisa unë rrokullisem lëmsh
me të Dashurën e Omar Khajamit
e shahem me librat horror.

Kot, para s’kam të të huazoj për bukë
Palaçot nderohen me shpërblime.

Asgjë s’kam, vetëm pagjumësi...

Konferencë kombëtare

Rastësisht të takova në rrugë
të kishin dëbuar nga Partia.

Urdhëro: unë s’jam Uolt Uitmani i madh
as miku im, Mirko Gashi – bohem.
Unë jam Kalosh Çeliku - rebel
dhe me Ty do të pi verë!

Nëse të ka përzënë Partia
vogëlushe, unë nuk të përzë...

Mos gërmo thellë

Mos gërmo shumë thellë
se do të hasësh në gur
varre e eshtra!

Mos gërmo shumë thellë
se do të hasësh në plagë
do të shpërthejë vaji.

Mos gërmo shumë thellë
se do të mbytesh në mua...

Vjellja e zorrëve

Poetesha s’ka cigare
ia piu Rrospia Mashkull.
Ministri me Ambasadorin
ulen të hanë drekën
që ua paguan spiuni.

Përshëndeti, më thotë Piktori
sytë s’ti heqin nga malli.
Kush ua shalon Nënën Parti
palaçove në mizanskenë
vetëm në një shfaqje.
Unë jam gjithmonë në Teatër
publikisht u shpall dashuri.

Spiuni Kurvë lëpi buzët
Kukulla Femër ua mban gunat.
O Imzot, do t’i vjell zorrët...

Azil politik

Qentë kur m’u ndërsyen pas shpine
vetëm për një asht - shpërblim
e kulturofagët - këlyshë
të Nënës Parti...

Unë Mike ika nga Atdheu
te Ti kërkova azil...

I besoj këmishës sime

Këmishë e imja dua të jesh
që të të veshi përditë, përnatë!
E thonë: „ Nuk i besoj as këmishës sime „.
Megjithatë, nuk dua të jesh këmishë
se duhet të të shpie në pastrim kimik
e kam frikë grisesh, bëhesh arnë...

Qiriri i Shën Mërisë

Vdiqa në Voskopojë. U zgjova në Xhehnet
Pleq. Plaka dhe lule vjollce.
U thash: Dërgomëni në Xhehnem!
Nuse të reja dhe Cuca. Zjarr.
Verë dua! Verë. Jo, më thanë është haram.
Atëherë më ktheni në Xhehnemin e vërtetë
Vera kur rrjedhë nën Rrap lumë.
Dhe, më kthyen. U ringjalla.

Unë jam qiriri i Shën Mërisë
E pi lotin e saj nën Rrap…

Edhe Ti je
   si lulet e qershive

Edhe Ti je si lulet e qershive
E shkund Veten. I rrit frutat.
Që, t’i ha pasmesnate. Huazoj
Për simbole në poezi. Liri!

Edhe Ti je si lulet e qershive
Shkundesh. Skuqesh para Diellit...

Petullat e Nënës e çonin
      të vdekurin nga varri

Në Katund, kur shpesh vinin miq
E thirrnin Nënën t’u bëjë petulla.
Nëna i bënte petullat më të mira
Ose, siç thoshte Babai: petullat
E Nënës e çonin të vdekurin nga varri.
Në Katund më nuk vijnë si dikur miqtë
Nënës, s’ka kush i bënë petulla
Që, edhe ajo të zgjohet nga varri...

Nënë emri i Babait
     më kushtoi shtrenjtë

Nënë, emri i Babait më kushtoi shtrenjtë
Edhe i imi. Rrugës për në Babatomor.
Fisi i kaçakëve nuk blihet në Bit - Pazar.

Nënë emri i babait më kushtoi shtrenjtë
Edhe i imi. Edhe më shtrenjtë i tim biri...

E dashura ime në lumë        
lotët i thanë

Moti nuk ka rënë një shi kaq i madh
Uji t’i mbysë rrugët. Edhe lulet.
E pas përmbytjes të dalë Dielli
Jeta. Barin ta ngrejë më këmbë.

Në breg të Lumit. Nën një Shelg lotues
O Imzot! E dashura ime lotët i thanë…

Vjeshta erdhi me një
         poezi të verdhë

Vjeshta erdhi. Dhe, hodhi një poezi të verdhë
Liqeni u çmend. Gjithë Natën na u sul
Me dallgë. Hëna mbyti veten në Shën Naum.
Verë. Poezi. Dhe, dashuri me Hënën.

Vjeshta erdhi. Dhe, hodhi një poezi të verdhë
Ajo mbi Liqe ulëronte. E lexonte në verandë.

Shelgjet lotues
     më thanë: qaj!...

Në Katundin tim u ktheva një ditë vetëm
U shtriva nën hijen e Lisit midis Livadhit.
E lexova një libër këndimi që ma dha Vëllai
Një pipizane shelgu nga Babai. Nëna ma dha
Një copë buke misri të rreshkur mbi shporet
Qeni im Loçi nga malli m’u hodh në qafë.              
E shkunda Veten nga fëmijëria. Lojërat
Shelgjet lotues njëzëri më thanë: qaj!…

E di ku lulëzojnë
              qershitë

Nisemi! Unë e di ku lulëzojnë qershitë
Katundi im është Kopsht me lule.
Edhe Çuka. Guri i Zi në Kodër
Rrëzë të cilit Dy lisat bineq me vite:
I presin fëmijët t’i përshkojnë gratë.

Nisemi! Unë e di ku lulëzojnë qershitë
Dy lisat e Çukës ku përshkohen fëmijët…

E di Eshkundura:
    Ai është im Atë

Unë nga mesi  juaj, moti kam ikur fizikisht
Dhe, jam kthyer. E keni gabim, o miq gjaku.
Vetëm një njeri mund t’më trokasë në shtëpi
Marrë, kur të dojë Ai. Hedhë mbi shpinë.

Unë nga mesi juaj, moti kam ikur fizikisht
Dhe, jam kthyer Profet. I dashur dhe i urryer.
E di Eshkundura: i ka trokitur një natë n’derë
Jo. Nuk më ka dhënë. Dhe, Ai është im Atë...

Vera të ka ngrirë akull
      Dimri të ka shkrirë

Dëborë nuk bie. Akull nuk ka. Acar
Në shpirt kam Dimër. Ftohtë bën Natën.
Ndez Veten zjarr ta ngroh dhomën. Ty
Shtratin. Varrin tim në Baba Tomor.

Dëborë nuk bie. Akull nuk ka. Acar
Vera të ka ngrirë akull. Dimri të ka shkrirë.
Të ecësh me Lumin në shtratin tim...

Burrat i përzë me burra  
                e mua me gra

Dhe, përderisa burrat tjerë i përzë
Me burra. Mua më përzë me gra.
E di këtë. Vetë kam qenë dëshmitarë
Kur, i ke përzënë disa burra me burra.
Çudi! Vetëm Mua më përzë me gra.

Dhe, përderisa burrat e tjerë i përzë
Me burra. Mua më përzë me gra...

Dhe më përzë një ditë
            me Gruan time

Keq. Keq të vjen, kur e zbulon të vërtetën:
Eshkundura të tradhton me Gruan Tënde.
Mesazhet, që t’i shkruan Ty i merr Gruaja
E Ti nuk di asgjë. Hiqesh si burrë besnik.

Keq. Keq të vjen, kur e zbulon të vërtetën
Eshkundura, të tradhton me Gruan Tënde...
Kungulli i madh në Kopsht                                                           
ma tregon prapanicën
Kungulli i madh në Kopsht. Diell                                                                            
Përkarshi kungujve të vegjël bythëgrisur.                                                                   
E tituj shkencor të blerë në Qafë Thanë                                                               
Zgërdhihet e ma tregon mua prapanicën.
Kungulli i madh me kësulën kuqezi
Që, e ka rritur rrufangën me gjiriz.                                                                                           
Dhe, në Kopsht i ka mbetur në fyt Lopës…

Shpejt shuaje
         atë zjarr

Poet, shuaje atë zjarr të ndezur në libër
Po digjen të gjitha: Fushat e malet.
Liqeni u ndez. Deti. Dhe, oqeani
Qielli ka rrezik të ndizet. Dielli e Hëna.

Ndizuni! Digjuni, piquni lakuriqë nate!
Unë jam Poet. Jo një, do ndezi tre zjarre...

Unë po shkoj për ujë
     e ti dil jep kushtrimin

Dhoma është e djegur. Shkrum e hi
E ku të gjej ujë në këtë Ferr.
Ujë sillni, ujë! Po digjet Shtëpia
Zjarr. Çatisë i del një tym i zi.

Mallkim hyjnor. Bimë të egra te pragu
Unë po shkoj për ujë. E ti dil jep kushtrimin...

Testament para Vdekjes

Ebu Xhehli më pret te xhamia
e di, do të më shpjerë në Xhehenem.
E Unë do ta lë me testament:
të më përcjellin rrugës pas Çuke.

Mike, shqyeji daullet e ciganëve
poetë, mbani një minutë heshtje
para dy shtambave me verë!
Sa ta mashtroj Ebu Xhehlin
t’i futem tinëz në Xhenet...

Unë jam Ujk. Dhe,
          dua plagë!...

Grua, mirëmëngjes. Erdha
Unë jam Ujk. Dhe, dua plagë!

Edhe Ajo nuk ishte xheloze...



(Vota: 5 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora