E shtune, 27.04.2024, 03:26 PM (GMT+1)

Kulturë

Blerim Rrecaj: Letër vetvetes!

E hene, 11.01.2010, 09:24 PM


Blerim Rrecaj

Letër vetvetes!

Para dy tri ditësh pata filluar t'i drejtohem vetvetes me një letër! Ashtu m'u pat shkrepur në kokë dhe pata filluar duke e bërë këtë duke shkruar nga njëra prej email adresës sime në drejtim të tjetrës po ashtu times. Dhe e pata ndërprerë (pasi që erdhi njëri nga zëvendësuesit, pra vëllau i vogël...) këtë lojë lozonjare me elemente "futkotiste" term ky i përmendur nga udhëheqësi i emisionit televiziv ?kush do të bëhet milioner? prej 50 mijë eurosh. Kur jemi te kjo shprehje njëri prej shokëve tha se kjo fjalë e ka vendin dhe është e denjë të gjendet në fjalorët tanë. Derisa jam kështu duke shkruar pa laps por me gishta erdhi vllau dhe këtë herë mori ca monedha të hekurta për të blerë një limon për ta përdorur më pas atë për çaj. Kishte ardhur dikush për ndenjë. Dhe ai ishte ai, fqiu-kusha? Mbi tavolinën ku ndodhet ky kompjuter qëndrojnë edhe mjaft gjëra e gjësende tjera. Janë dy ushtruese për duar të përbëra nga plastika dhe metali, dy tri lëvozhga të atyre mandarinave të ngrëna...(po vazhdoj me përshkrimin sepse gjendja mbi tavolinë ka ndryshuar dhe pas ndaljes së energjisë elektrike e pata ndërprerë shkrim-lojë-përshkëllimin-përshkrimin, ia pata mësyrë ambientit familjar e më pas gjumit...) një pako e zbrazët pije pjeshke e "Frutti"-t, tri gota plastike të përdorura njëra mbi tjetrën, një qese najloni çelësat e këtij lokali-kabine telefonike, një ngjitës letre i rumbullakët ngjyrë vanileje. Ca letra të formatit a4 kthyer përmbys, maus-miu a si t?i them këtij drejtues shigjetari kompjuterik, një kamerë e një palë dëgjuese interneti, një laps kimik, një mbushës telefoni?Tash pakon e letrës e ka zëvëndësuar një plastike portokalli e ?Bravo?-s e cila para pak çasteve ishte gjysëm e mbushur të cilën e zbraza në barkun tim. Mbrëmë duke lëvizur e vëzhguar pata shkruar edhe për ata yje të cilët sikur shikonin jo vetëm ata tela përçuesish rryme të shtyllave elektrike të cilët me mjaft forcë i përkundte ajo erë me atë intensitet. Era vazhdon të fryej edhe sot dhe një shi i shpeshtë dhe i imët vazhdon të bije. Mbrëmë dikush telefonoi e tash dikush telefonon. Veçse rrapëllimat ishin më të thekshme. Mbrëmë në njërin nga ata xhepa të asaj xhakete të lëkurtë e ngjyrëzezë mbaja dy libra të cilët i kam lexuar diku deri ka gjysma. Njëri është drama me pesë akte ?Golgota? e Mirosllav Kërlezhës e botuar nga ?Rilindja? në vitin 1982 të cilin e pata blerë në ditën e fundvitit tashmë të kaluar gati e disi si me pahir. Kurse i dyti titullohet ?Demoniane?- me proza satirike i botuar në Gjilan nga autori Shefik Shkodra më 2001 të cilin ma pat dhuruar ai gjatë një ndeje me të?Mendoj të vazhdoj leximin e tyre por sot ky gjumë i kësaj së shtune dhe ai pastrim shkallësh e këtij lokali më morën mjaft kohë. Derisa hidhja në ata kontenjerë të mbushur një qese me mbeturina kishte të tilla që në dirigjimin e erës ia kishin marrë valles. Por edhe ata policë që kishin parkuar veturën e tyre dhe merreshin me sa duket me një çështje. Dikush mund ta ketë parkuar veturën e tij papërshtatshëm dhe t?ia pamundësoj tjetrit daljen. Merreni me mend!...Jetojmë në kohën e golgotës demoniane apo??Më së lehti është të bëni kështu siç bëj unë me filozofime?Pasi që isha në minimarketin e afërm për të blerë një lëng frutash për mysafirët që kishin ardhur derisa e shfletoj shtojcën e një të përditshmjeje them se s?paskam bërë keq që e mora këtë gazete e cila si shumica e tyre vazhdojnë të mos shiten e bojkotohen, pavarësisht se vetquhen numër 1. Paj bojkoti ka hyrë e është bërë pjesë e modës dhe këtë ka kohë që e dëshmojnë zgjedhjet. Më mbetet t?i lexoj disa shkrime që m?u dukën mjaft interesante e ndoshta këtij shkrimi t?ia shtoj edhe ndonjë fjali a ndonjë pjesë shtesë. Pas shfletimit të një gazete që na vije gratis lexova dy shkrime, njërin në faqen e opinioneve e tjetri i kushtohej një mësuesi. Veç sa e lexova edhe aktin e tretë të ?Golgotës?. Shtojca e kulturës ?fliste? për absurdin, veten, almanakun e të vdekurve, lirinë?
Errësira e mbuloi edhe këtë ditë të diele?Sot në këtë të hënë një ditë e gjatë në qytet, një si kronikë e zakonshme dokumentare pjesë e jetës në vendin ku jetojmë?
...E bezdisshme, por ç't'i bësh...



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora