E enjte, 02.05.2024, 12:07 AM (GMT+1)

Kulturë

Marius Chelaru: Hija e pritjes nën diellin e Dardanisë

E hene, 11.01.2010, 10:55 PM


Mendime rumune për vlerat shqiptare

Hija e pritjes nën diellin e Dardanisë

(Përkitazi me librin e Ibrahim Berishës, Nën diellin që nuk vdes, që del këto ditë në Bukuresht, nën përkujdesjen e Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë)
 
Nga Marius Chelaru
 
Me lirikën e Ibrahim Berishës jemi takuar për herë të parë në Ishullin e pavdekësisë (Poezi shqipe nga Kosova, botim i Muzeut të Letërsisë Rumune, Bukuresht, 2005). Lirika e tij na duket si një ?pasqyrë? dardane mbi të cilën ujërat e shpirtit dridhen me stuhinë e dramave ?të imta?, por aq të rëndësishme. Ato tunden duke u përkëdhelur me kujtimet e fëmijërisë, kur një kokërr rrushi e vjedh ?energjinë e diellit? i cili e  ?mbush me ngjyrë?. Kjo ngjet në një zonë ku koha rrokulliset si një kokërr ari, atje ku dielli nuk vdes, siç thot, poeti, ku ?Kosova është mbushur me hardhija rrushi/ që piqet/ për ta vjelë dorë e huaj?.
Në poezinë e I. Berishës takohemi me fshatin shqiptar, që duket më i afërt me natyrën, me njerëzit dhe bukuritë e tij. Njerëz, që mund të jenë, për shembull, ?të parëndësishëm?, apo që ?do t?i humbin gurët e kullosës?,  apo që enden natën në vreshtë,  ?me hije të përkulura? që shëmbëllejnë me ?qenjtë endacakë? dhe ?endacakët e natës? (Në vreshtë). Apo ?e mbushin fshatin? me nusërim fjalësh, ku ?shkëlqen syri i pëshpëritjeve? dhe, para një ditë kremteje, ?i vënë kësulat më të reja?, duke i veshur ?teshat më të reja?. Por edhe në kundërbalansim me atmosferën e zotëruar nga ajri i qytetit ?të ngarkuar e të përgjunjur?. Kështusoj duket fshati, përballë të cilit qëndron qyteti si një kundërpeshë e skalitur me një  tushë ngjyrash gjithmonë të pamjaftueshme për definimin e portretit të tij. E këtillë duket  shëmbëlltyra autentike e fshatit, e natyrës, e hijeshisë. Shpirti i fshatit është i piktu(ru)ar në nyanca të errëta, si një ?depo e përhirtë?, një vend në të cilin ?fëmijët zvarrisin zinxhirët mbi asfalt?. Shkurtimisht, në një vend në të cilin çdo gjë, madje edhe e tanishmja, ardhmëria dhe qielli, duket se burojnë nga ngjyra e zezë.
Dhe, si një ?antitezë e antitezës?, qyteti mund të jetë dhe tjetërsoj në krahasim me të zezën, atëherë kur shndërrohet në një ?qytet të madh të liqerit.? Disa fjalë rivijnë në vjershat e këtij vëllimi, më shpesh përmes çelësave të ndryshëm, si: e verbët, dritare, fat, kujtim (nganjëherë në asociacion ? kujtojmë vetëm titujt e disa poemave ? Kujtim i verbët, Dritare e verbët, Fat i verbët), apo, mbi një platformë tjetër, Njeriu i verbët flet, por edhe shprehje si: ?udhëtim fati me flatra?, ?fat i zi?, ?kujtim i vogël pa erë?, ?në dritare vërtitet ëndërra e shëmtuar? etj., pas të cilit pasojnë singama si rrushi, dielli, gruaja, koha, trishtimi etj. Koha, për  shembull, qoftë ?fajtore shkëlqimtare/ gjithmonë e verbët?, qoftë ?duke u rrokullisur si një kokër ari?, për tepër e shkurtë ?për ofshamë?.
 

Ibrahim Berisha
Ibrahim Berisha
Kam thënë se këtu gjendet lumturia
 
Një tjetër fjalë mbi të cilën rivjen autori, edhepse jo shpesh, por sidomos, gjoja se për diferencimin ndërmjet situatave/ gjendjeve, në poemat e këtij vëllimi, është sintgma ?fëmijët?. Kështusoj, si një formë lufte kundër dëshprimit, ndoshta, ka ardhur koha ?të bëni fëmijë?, por ?të mos shpresoni shumë/ në fundin e heshtjes së thatë.? Apo si një masë e brengave, e shtypjes ? ?fëmijët, valixhe të mbushura?. Madje dhe ?në fshat?, ndërmjet pemëve, fëmijët mund të jenë ?të vetmuar nëpër dhomat e ditës?, apo, diku në afërsi të Kopiliqit, ?fëmijët mbledhin/ zërat e erërave?. Në qytet, ndërkaq, çdo gjë është shtypëse, madje dhe fëimjët ?tërheqin zinxhirët mbi asfalt?. Ata faniten edhe në ëndërra, me një kuptim disi kriptik, ?supet e fëmijëve me tetë emblema?.
Kromatika është e ?temperuar? në mënyrë interesante nga Ibrahim Berisha. Universi i tij poetik reflektohet në ngjyra të çelëta, përmes një   konstrukcioni me një drejtëpeshim të dukshëm, në të cilin dielli dhe verdhësia mbështeten mbi platformën e peshës, duke ia kundërbalansuar të zezën qytetit, përmes shfrytëzimit, një farë mënyre, të disa fjalëve si ?trishtim? (?gjithë ditën kanapetë e vlagëta të lulishtes/ kanë rënë/ si një trishtim mbi fytyrë?, ?gjendje e dëshpruar në mjegullën e qartë?), ?kohë? etj. Janë sintagma që krijojnë një gjendje të ekuilibrit të fanitshëm, me një shkëlqim ngjyrash të çelëta: Edhepse paraqiten të ?prekshme?, ato nuk mund ta gulçojnë të zezën, por as zëtërimi i përhirtë nuk mund t?i marrë të gjitha në zotërim. Mund të konstatojmë se fuqia, dëshira, lumturia, vijnë për Ibrahim Berishën nga fshati, nga ?zjarri i vatrës?, siç është edhe titulli i një poemi, një farë çelsi i librit, për të cilin thekson autori: ?Kam thënë se këtu gjendet lumturia?.
Ibrahim Berisha posedon prirje për të krijuar, në shikim të parë, impresionin e pastelistit. Dhe kështu është, në një masë të mirë, duke krijuar përfytyrime të një niveli të lartë: ?në vjeshtën e vonë/ dhembja është më e thellë/ bota çvishet/ oborri ynë mbushet me erëtimë ftonjsh?, apo: kur shiu endet i çveshur natën ?rrugëve të së shkuarës?, ?fëmijët nëpër dhomat e vetmisë së shkuar/ pranë tryezave të mendimit/ pinë përmbajtjen/ nga do pemë të verdha?. Por ndoshta është më mirë të themi se pas shpatullave të ?dekorit? rri ajo pasqyrë? përmes së cilës çdo gjë është e interiorizuar, ?e transformuar?, e dhuruar me një farë mase nga syri i brendshëm.
Autori i prekur nga flatrat e frymëzimit, shkruan edhe për dashuri, në hipostaza antitetike. Domethënë, me pritjen, kërkimin, por edhe me hijeshinë e saj: ?isha i verbëti/ i dashurisë së gjatë? dhe ?më gjete si një vetëtimë/ grua/ kur më kape për dore?, ?nuk kam tjetër interes përveç se të të dua?, apo, kur pa dashuri, pa qenjen e dashur, thot autori, ?isha një mal i ndarë/ pa dëshirë/ e dashur/ isha një fushë e ndarë/ dhe një diell i ndarë/ pa dëshirë, e dashur?. Apo, e kundruar me sytë e shpirtit të së dashurës, që e lag shtratin ?me njëmijë pika/ dashurie?. Por edhe e kundruar përnga spektri gri apo madje dhe i zi i jetës, në poezinë Njeriu i verbët flet: ?Mbretëron zi e dashurisë/  e urisë së bukës dhe pështymës së thatë?. Apo, dashuria mund të jetë një joshje ?e pamëshirshme përjetë? që të robëron.
Duke ripërkujtuar angazhimin e autorit lidhur me mbarëvajtjen e jetës në rajonin e tij, poema Vreshtat e Kosovës, duke qenë e shkruar para vitit të pavarësisë (2008), reflekton të vërtetën se në këtë zonë të bekuar ?hardhia  është plot kodër që piqet/ për ta vjelë dorë e huaj.? Kjo, pra, në opozitë me fshatin, me vendet tejmatanë qytetit, ku ?kodra është plot rrush që piqet?, dhe ?energjia e diellit? e mbush me ngjyrë. Kështu mund të duket një pjesë nga vellot e poezisë së Ibrahim Berishës, i cili nuk e kërkon artificialen, as eksperimentin e konstrukcionit/ diskursit, por, me të gjitha këto, duke ia shpaluar vellon, lexuesi mund të zbulojë vlera lirike dhe kuptime të veçanta. Një vëllim që i ofron lexuesit rumun rastin e takimit me një poet tjetër interesant nga Kosova, në përkthim të Baki Ymerit i cili përmes rikëndimit të tij na ofron një lekturim të këndshëm.



(Vota: 9 . Mesatare: 1.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora