E marte, 06.05.2025, 03:30 PM (GMT+1)

Kulturë

Sami Islami: ''Amerikë, dëgjoje zërin e Kosovës''

E marte, 12.01.2010, 10:46 PM


“AMERIKË, DËGJOJE ZËRIN E KOSOVËS!”

(Poezia që e lotoi ish presidentin amerikan Bill Klinton)

"Miku i mirë njihet në ditë të vështirë"
(popullore)

Shkuan: Sami ISLAMI

Viti i fundit i shekullit XX  për shqiptarët në përgjithësi dhe për shqiptarët e Kosovës, në veçanti do të hyjë në historinë tonë si ngjarje me rëndësi tepër të madhe. Ky qe viti më i "bujshëm", përsa i takon kthesave të mëdha historike të popullit shqiptar. Në këtë vit filloi lufta  e hapët më e pabarabartë në historinë e Ballkanit; në mes të  UÇK-së dhe  një ushtrie të përgatitur, e cila po rrezikonte tërë Ballkanin.
Populli shqiptar i Kosovës u gjet në pozitën, " të jesh apo të mos jesh", siç do të thoshte shkrimtari i madh anglez Shekspiri. Beogradi vendosi ta luante kartën e fundit: t'i dëbonte të gjithë shqiptarët jashtë Kosovës dhe Kosovën ta mbante për vete, pa shqiptarë?Po kështu nuk menduan miqët e shqiptarëve Amerika, Anglia dhe tërë NATO-ja, edhe pse Serbia po e zbatonte planin e Çubrlilloviqit, për pastrimin etnik.
Pastaj erdhi Bllaca. Ajo Bllaca famëkeqe që u bë më e tmershme se vetë  ferri i Dantes. E në Bllacë u hodhën të gjithë: punëtorë e fshatarë, intelektuialë, inxhinierë, juristë poetë e shkrimtarë, akademikë, e çka jo? Pra i tërë populli shqiptar! Me tërë popullin, ashtu siç kishte qëndruar gjithmonë, duke e ndarë edhe të mirën edhe të keqen u gjend edhe poeti ynë Zeqir Gërvalla, i cili edhe pse me probleme shëndetësore mbijetoi golgotën e quajtur Bllacë. Dhe ja poezia:
Tmerrin e Bllacës
Kush e përjetoi
Ferrin e Dantes
S'ka pse ta lexojë

Rruga të cilën e bëri poeti Gërvalla dhe mijëra e mijëra shqiptarë të tjerë prej Prishtinës e deri në kufitrin absurd  shqiptaro-shqiptar  të Bllacës është një kapitull i veçantë që të kujton deportimin e jevrenjve në Luftën e Dytë Botërore?

Zeqir Gërvalla
Zeqir Gërvalla

Mirëpo, si asnjëherë më parë, miqët e shqiptarëve, si SHBA-të Anglia dhe Aleanca Veratlantike iu përgjigjën thirrjes së  fëmijëve, nënave, baballarëve për t'i shpëtuar nga kjo katrahurë. Shqiptarët nga kampet e  Stankovcit, Çegranit etj. u  shpërndanë  në të gjitha anët e botës? Dhe Zeqir Gërvallës i ra fati të shkojë në Amerikë. Ndodhi pra që të migronte në Amerikë, që përsa ishte në Kosovë nuk iu mundësua që të shkonte as deri në Maqedoni e as në Shqipëri, të cilën e admironte pa masë. Nën tytat e çetnikëve serbë u detyrua ta lente edhe ai Kosovën, e larë në gjak dhe në vaje, të djegur e të shkrumbuar nga bandat çetnike serbe. E la kështu  për të shkuar në Amerikë,  për çka s'kishte ëndërruar kurrë! Po ja që gjërat  shpesh herë edhe nuk mund të parashihen e as të planifikohen. Dhe do të thoshim mirë që shkoi atje, qoftë edhe për një kohë të shkurtër, sepse  si poet që është, e duke qenë më afër mikut më të madh të shqiptarëve, do të dijë të shpreh mirënjohjen në emër të tërë popullit shqiptar njeriut numër një , të atyre viteve,  që bëri jashtëzakonisht shumë për zgjidhjen e çështjes shqiptare, ish -presidentit Kilinton.

Poezinë "Amerikë, dëgjoje zërin e Kosovës!"  poeti Zeqir  Gërvalla e lexoi me rastin e prevjetorit të 223-të të Pavarësisë së Amerikës.  Dhe  këtë poezi  poeti ia dërgoi vetë presidentit Kilinton, ta falenderonte nga zemra.  Se dhuratë më të mirë dhe më domethënëse për një personalitet si presidenti Klinton s'besoj se do të kishte! Kjo poezi e bëri të lotojë edhe presidentin. E emocionoi, ashtu siç e emocionunan fjalët e fëmijëve ferizajas me rastin e vizitës së tij në pranverën e 1999-ës.
Poezia thellësisht e inspiruar  dhe e materializuar me mjeshtri nga pena e poetit Gërvalla, pra poezia "Amerikë, dëgjoje zërin e Kosovës" shpërtheu si një vullkan   nga shpirti i poetit për t'u përhapur më pastaj në tërë Amerikën. Populli shqiptar di ta çmojë mikun. Dhe kur ai e ndien një gjë të tillë e thotë në mënyrë shumë të thjeshtë  dhe të drejtë pa lajka. Ashtu siç është e drejta dhe e bukura. Kjo është sikur kur shohim një gjë të bukur, nuk kemi nevojë të pysim dikë tjetër se ajo gjë a është apo s'është e bukur! Në këtë stil do të thoshim se edhe poeti Gërvalla solli ndjenjat, preokupimet, me një fjalë botën e shqiptarit drejtuar popullit amerikan dhe pikërisht presidentit Kilinton. Pra falenderim  i çiltër, i pastër nga zemra e populllit shqiptar,ish- presidentit Klinton dhe tërë popullit amerikan.

Dhe shi kjo poezi me 5 djejtor të  vitit 1999 nga dora e bashkatdhetares Ganimete Beqiri iu dorëzua presidentit amerikan Klinton. Kurse  më
13 prill vjen përgjegja nga Shtëpia e Bardhë, e pikërisht nga presidenti i Amerikës  Bill Klinton drejtuar Zeqir Gërvallës shkruar si vijon:

Zeqir Gërvalla
Bronx, New York

I dashuri Zeqir,

E mora kopjen e poezisë "Amerikë, dëgjoje zërin e Kosovës" dhe dua të të them se shumë më kanë prekur fjalët e juaja  të përzemërta.
Të jeni të sigurtë se do të qëndroj i paluhatshëm për të rivendosur paqen  dhe stabilitetin në Kosovë,  duke u ndihmuar edhe vendeve të tjera të rajonit të ecin përpara kah një e ardhme e ndritshme.

Duke ju dërguar dëshirat e mia më të mira, shpresoj se ditët që do të vijnë do t'ju sjellin juve më shumë gëzime.

Me nderime

Bill Clinton

AMERIKË, DËGJOJE ZËRIN  E KOSOVËS!

Jemi populli më i lashtë ilir
Në trojet tona etnike
Gjithë botën e duam të lirë
Të përparuar dhe mike;

 Ne s'na kënaq vetëm ushqimi,
 Qetësia, puna e paqja në dhe të huaj
 Po liria - shkollimi - ndërtimi?
 Në Kosovë ku bukës i thonë bukë e ujit- ujë?

Oh, shumë  mirë qenka në Amerikë!
Respekt, Rregull, Demokraci e vërtetë.
Për të gjitha që bëtë për ne këto ditë?
Ju falenderojmë nga zemra për mot e jetë;

 Por, Ju lutemi shumë Amerikë, e o botë?
 Të mos na lini të ndarë e të shpërndarë veç e veç,
 Të mos na bëni vazhdimisht të derdhim lotë?
 Se s'paska më rëndë, se s'paska më keq!

?Së parit të na ndihmoni:
Kosova ta fitojë PAVARËSINË,
Vetëm kështu në vend do ta çoni
Fjalën e dhënë - DEMOKRACINË?

 Në Kosovë të na ktheni,
 Të na ndihmoni të ndërtojmë shkolla, shtëpi?
 Këtë të mirë që ne sot na bëni -
 Nga Zoti më shumë do t'ju buzëqesh  LIRIA;

Sepse, LIRIA E KOSOVËS -
(Kthimi i trojeve popullit shqiptar)
Forca e hijeshon LIRINË e botës
Për një REND të RI _ NGADHNJIMTAR.

Më 18.VI.1999
Fort Dix, NJ Amerikë

-----------------------
P.S.
Kjo poezi u lexua në një manifestim në Fort Dix (që u mbajt me 1 korrik në kishën e bukur të bazës ushtarake amerikane në fshatin e quajtur "village"). Vjersha e lexuar është përkthyer edhe në anglisht. Ky manifestim qe përgatitur dhe qe mbajtur për nder të 4 Korrikut- DITËS SË PAVARËSISË SË AMERIKËS

Kjo poezi është përkthyer edhe në anglisht, të cilën edhe po e japin në tërësi.

AMERICA, YOU HEAR THE VOICE OF KOSOVA

We are the oldest people, within our ancient land;
And we yearn that the whole earth might be free,
To live and let leave as a union of gentle friends.

Contentment cannot come from food and serenity alone;
We pray that Kosova
Where bread is called bread and water is called water,
Will be reborn in liberty and enlightenment, Kosova, our home.

America shines in beauty, this true democracy,
And we thank you from our hearts and souls for all you have done
Offering respect and order, which beckons us in these days.

Yet we plead  with you and all the world,
Not to scatter and separate us, left behind to weep
For there is no greater sorrow, nothing of more despair  than this .

Only through the victory of independence,
The rebuilding of our family homes and places of learning,
Will the meaning of democracy come to our land, as to yours

What you have done for us in this time is wondrous,
And streaming streaming down from God freedom will smile;
For the liberation of one land, the land of the Albanians,
Makes the flag of freedom fly ever stronger throughout the world.
For one and for all.

Unveiling a breathing new order of peace.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx