Kulturë
Hajdin Islami: Ka nisur me aktivitete të shumta manifestimi “Flaka e Janarit 2010”
E enjte, 14.01.2010, 07:41 PM
Qyteti i Gjilanit |
Nga Hajdin ISLAMI
GJILAN,12 JANAR 2010-Me homazhe te varrezat e dëshmorëve si dhe pranë shtatoreve të dëshmorëve Rexhep Mala e Nuhi Berisha, të hënën në Gjilan, është hapur manifestimi shumëkulturor “Flaka e Janarit 2010?, i cili këtu mbahet për të nëntëmbëdhjetën herë me radhë. Qemajl Mustafa, kryetar i Komunës së Gjilanit e ka vlerësuar 11 janarin, si një ditë të rëndësishme për Gjilanin, historinë e Kosovës dhe hapësirën gjithëshqiptare, sepse është dita kur në Prishtinë ranë nga dhuna mizore serbe, Rexhepi dhe Nuhiu. "Sot po nis Manifestimi kulturor në Gjilan, “Flaka e Janarit”, që është themeluar 20 vite më parë, me qëllim të rikujtimit të kësaj sakrifice kaq të madhe të Rexhepit e Nuhiut, emrin e të cilëve e mban kazerma e FSK-së, por edhe të vëllezërve Gërvalla e Kadri Zekës si dhe gjithë të tjerëve, të cilët kanë rënë nëpër vite, për qëllimin e madh të lirisë së Kosovës dhe të hapësirave shqiptare", ka thënë Mustafa.Në manifestimin “Flaka e Janarit 2010? do ndahen disa çmime në këto kategori:
Arti letrar:
-Për tregim të shkurtër (Çmimi i parë-250 euro, Çmimi i dytë 200 euro dhe Çmimi i tretë 150 euro)
-Për poezi : Çmimi i parë 200 euro, Çmimi i dytë 150 euro dhe Çmimi i tretë 100 euro.
Konkursi është me temë të lirë dhe do të jetë i hapur (për të gjithë krijuesit e trojeve.Ora e Madhe Letrare mbahet më 27 janar 2010 dhe aty të gjithë fituesit do t’i lexojnë dhe dëshmojnë me kopje punimet e tyre. Punimet e shpërblyera dhe ato të veçuara me vlera të larta artistike do të botohen në Revistën letrare “Agmia”
Arti Pamor
Për punime të sferës së Artit pamor, për Ekspozitën tradicionale Kolektive që do të hapet në Galerinë e qytetit (Çmimi blerës për Fondin e galerisë do të jetë 500 euro, dhe tri çmime prej nga 150 euro për pikturë, grafikë dhe skulpturë).Punimet jo më të vjetra se dy vite, teknikisht të përgatitura (horizontalisht, maksimum 1.20m), të pa ekspozuara më parë, me tematikë të lirë, të dorëzohen në Galerinë e qyetit, deri me 10 janar 2010.
Në konkurs me një apo më tepër punime, mund të marrin pjesë krijuesit profesional të të gjitha trojeve shqiptare. Ekspozita ,,Peneli i Flakës XIX” hapet me 17 janar 2010 ora 19:00 në Galerinë e Qytetit në Gjilan.
Arti skenik
Përzgjedhjen e realizimeve skenike të Teatrove profesioniste nga mbarë trevat shqiptare,do ta bëjë Selektori i Festivalit. Festivali i dramës fillon me 20 janar dhe zgjatë deri më 25 janar 2010. Shfaqjet fillojnë në ora 19:00 në Teatrin Kombëtar të Gjilanit.
Arti muzikor
Solistët e këngëve popullore nga areali mbarëkombëtar mund të konkurrojnë për Koncertin përkatës me karakter shpërblyes, ndërkaq përzgjedhjen e pjesëmarrësve do ta bëjë Komisioni Seleksionues. Koncerti i muzikës popullore ,,Fest Flaka”, mbahet më 26 janar 2010 me fillim në orën 19:00, në teatër.
Komentoni
Artikuj te tjere
Arsim Halili: Intervistë me poetin Ekrem Ajruli
Halit Bogaj: Anila Bisha
Kristaq Turtulli: Fragment nga romani "Vetmia e Zërave''
Demir Krasniqi: Hiti politik i duetit Sejdiu - Thaçi
Kalosh Çeliku: Ujkesha nuk e do burr? k?lyshin me zgjebe
Zef Mulaj: Ditari i shekullit tim
Sami Islami: ''Amerikë, dëgjoje zërin e Kosovës''
Eduard M. Dilo: Si shkruanin te paret tane
Xhenc Bezhi: Na mori ujë
Poezi nga Milazim Kadriu
Mihai Antonescu: Shqipëria, një botë e prekur nga flatrat e dashurisë
Vangjush Ziko: Strofa biblike
Kadri Sherifi: Një perime nga toka ime
Poezi nga Engjëll Koliqi
Demir Krasniqi: Një ditë në tregun në Gjilan
Ahmet Selmani: Iluzioni tragjik
Kastriot Frashëri: Replikë mbi ribotimin shqip “Ismail Qemal Vlora- Kujtimet”
Marius Chelaru: Hija e pritjes nën diellin e Dardanisë
Pilo Zyba: Festivali i 48 i Këngës në Radio - Televizion
Dibran Demaku: Cikël poetik për fëmijë