E marte, 06.05.2025, 01:22 PM (GMT+1)

Kulturë

Sami Islami: ‘’Solidariteti’’

E premte, 15.01.2010, 09:59 PM


“SOLIDARITETI” 

Një ditë mora një telefonatë, 
Nga vendlindja në mërgatë
Suada e re për shërim
Kërkonte ndihmë me nxitim
Nga vëllezërit në mërgim.

Që puna të shkonte mirë e mbarë,
Njohtova shumë bashkatdhetarë
Njëri që ish’ „biznismen“
Te unë- tha -s’ke pse vjen
Shko e kërko te zoti  Xheza
Se unë s’jam  „Nënë  Tereza“!

Pyeta tjetrin që kish’ 10 lavazhe, 
Të lutem, më tha, mos më shti n’ telashe,
Për të ndihmu’, s’mundem ,më fal, 
Qe një muaj bora s’u ndal (1)

Për fat gjeta pak të tjerë
Që s’pritën t’u thosha dy herë
Të tillë qenë: Agimi, Lejla, Xhevati, 
Por edhe Bashkimi, Dardani , Mithati…

E pashë qartë, se solideraitet
S’paska te shumë njerëz „me emër“
Por tek ata
Që fatin e tjetrit 
E ndiejnë me zemër

Pra, kur është fjala për bamirësi
Them se ramë në provim përsëri
Le që “solidariteti” s’funksionoi,  thuaja,  hiç
Ky angazhim sikur   më  “prishi” edhe me  miq.

1. Se kur ka të reshura (zakonisht) nuk mund të punohet ne lavazh.

Sami ISLAMI
Londër,  14.01.2010


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx