Kulturë
Përparim Hysi: Urrejtjen e kam bërë dalje
E premte, 15.01.2010, 10:44 PM

Nga Përparim Hysi
1.Stresi ikën,stresi zhduket
Nata mbushur ëndrra
Dita- ngarkuar halle
Copë seç m'u bë zëmra
Në këtë jallane.
Halle të mëdha
Gjumin ma kanë çartur
Dhe nuk është shaka
Supeve i kam mbajtur
Supet m'u bënë copë
Ngarkuar mbi ta halle
Dhe çaj bot e bot
Në këtë jallane
As ligur as tretur
Trashur jam si dreqi
Dhe se ku kam gjetur:
-Të shëndoshka stresi?!
Stresi hiç s'më ndahet
Hallet sa vijnë,rriten
Tek merrem me hallet
Duket sikur"rihem?!"
Domosdo që s'rihem
Po kështu më duket
Jetë,me ty s'nginjem
Stresi ikën...zhduket
2 janar 20076
2.Poezitë e mia
Shpërndarë poezitë e mia si vezët e qyqes
Të gjitha,pothuaj,në "foletë e botës?!"
S'do mend që nuk i bëj dot ballë dhimbjes
Aq sa po më luan çargu i kokës.
Se nuk jam i zoti që vet të ngre"fole"
Si qyqja në foletë e botës i shpërndaj
S'ka më brengosëse(e kuptoni vetë,de!)
Kam aq dhimbje sa si qyqa gati qaj.
Se vezët strehuar në "foletë e botës"
Ndonjëherë,ndodh,që zogjtë i nxjerrë çyrykë
Ndaj me grushte zë i bie kokës
Ndaj jam agravues dhe nevrik.
Se kur shoh që vargjet më janë tjetërsuar
Sikur një"klloçkë" mizore mbi to ka çukitur
Nuk kam si mos jem unë i alarmuar
Kur ç'kam shkruar,mjerisht më është "krasitur"
Ndonjëherë,kanë rënë gërshërë reshperi
Mbi vargun e ëmbël dhe të brishtë
Flokët gjëmb kam prej këtij tmerri
E fryj e shfryj,me vete,liksh...
2 janar 2007
3:Urrejtjen e kam bërë dalje
Pikëllimin e vujatjeve e kam në ballë
Dhe thellë e kam atë në zëmër
Nga jeta aq keq unë jam "vrarë"
Më vrau ajo kohë,për mua,shëmër.
Se zëmrën time,atëherë,të brishtë
Një ari me putra të rënda zu ta çjerrë
Dhimbje paçë në zëmër(të kam kujtuar,o Krisht!)
Ç'ke hequr kur në kryq të kanë mbërthyer?!
Mos jam unë ,ndopak,agravues?
Mos jamunë,ndopak,mitoman?
Që jam në vargja kaq ankues
Që,përmjet vargjesh.thërres:alarm!
Jo.Jo.Asgjë unë nuk kam shpikur
Në trungun tim të palkur ka shumë blana
Sado që ma shpifi ajo kohë e shpifur
Urrejtjen e kam bërë dalje dhe s'shoh kurrë më prapa.
2 janar 2007
4.Xhaxha
Avdulla Hysit*
Kur lushnjarëve u them:
-Avdullanë e kam xhaxha.
Sado që hiç s'më njohin,
Përse më mbajnë në krahë?!....
*rron.Është 94-vjeç.Ka punuar në shëndetësi.
27 janar 2007
5.Zë e zihem unë me vjershat
Zë e zihem unë me vjershat
Me to hahem,me to mundem
Nëpër strofat,nëpër rreshtat
Ku thyej kokën,ku thyej hundën.
Marr e jap që ta bëj zap
Porse vjersha hiç s'më bindet
Herë një strofë apo dhe varg
Mu në kokë zë e më hidhet.
Domsdo që zë përleshem
"Kryengritësit" t'i bëj zap
Kush lexon,hiç të mos qeshet
Vjershërimi po më plak.
Po më plak si me shpejtësi
Gjumin seç e bëj me copa
Ah,ç'më bëre,poezi!
Prapë të dua!Je krejt bota!
20 dhjetor 2006
6.Kam një shpirt të brishtë
Kam një shpirt të brishtë prej pëllumbi
Si një shi i butë që bie në maj
Për të drejtën?S'më trëmb as plumbi
Plagosem a vritem?Llogari nuk mbaj.
Është si bari i gjelbër në livadhe
Është plot limfë jete që lulëzon
Por ky shpirt u ngjan uraganeve
Kundër padrejtësive uragan lëshon
Çuditem që unë,shpirtbrishti,
Tër jetën e kam kaluar si në luftë
Zëmrdhimbsur në jam,pakëz,si Krishti
Për të drejtën,kthehem në Ursus...
18 dhjetor 2006
7.Hallet
Hallet?Të mëdha,si malet:të larta
Çuditem me vete:si i mbaj,mbi shpatulla?
Dhe nuk kam veç pak,po mbi 5 dekada
Sikur s'jam tokësor,po vij nga balada
S'm'u ndanë asnjëherë;as në pleqëri
Mbi shpatulla i mbaj,se jam njeri.
14 dhjetor 2006
8.Nëna
Nëna ka vdekur...ka mbi dy vjet
Nga ajo kanë mbetur kujtimet dhe fotografia
Por ndoh që me të zë bëj muhabet
Kur jam vetëm(se dua të shpëtoj nga vetmia)
Nëna ka vdekur dhe prehet në Mbyet *
Po mos u çudisni,në flas me atë
Pse unë i gjallë jam këtu,në kurbet?
Ndaj zëmë e flasim(si në"filmat pa zë?!")
Do të thoni ju:-Si flet i vdekuri me të gjallë?
Flasin,-ju them unë,- aq sa ç'ke me të
Se unë jam si i vdekur,pa kallur në varr
Një grusht dhe s'i hodha...ka më keq më?!...
*Mbyet-vendvarrimi i fierakëve.
14 dhjetor 2006
Komentoni
Artikuj te tjere
Agim Gashi: Një qiri për Reçakun
Kadri Bislimi: Disa referenca lidhur me epin e Gilgameshit
Bilall Maliqi: Bisedë me shkrimtarin drenicar, Riza Greiçevci
Vangjush Ziko: Balada e flakës shqiptare
Sami Islami: ‘’Solidariteti’’
Cikël poetik nga Nehat Jahiu
Halit Bogaj: Fjala e keqe
Cikël poetik nga Engjëll Koliqi
Libri i ri nga Alma Papamihali "Shtegëtim pulëbardhe''
Demir Krasniqi: Kur shqiptarët vriteshin si lepuj - Vrasja e Xhemajl Tahirit
Lulzim Logu: Poezia befasuese e poeteve tropojane
Sabile Keçmezi- Basha: “Ali Hadri-Jeta dhe vepra”
Ziko Ll. Kapurani: Ngjarje në rrugë
Anila Kadija: Të vallëzosh në tokën Italiane me rritmin e lahutës dhe daulles, gajdes...
Halit Bogaj: Nga largësia
Hajdin Islami: Ka nisur me aktivitete të shumta manifestimi “Flaka e Janarit 2010”
Arsim Halili: Intervistë me poetin Ekrem Ajruli
Halit Bogaj: Anila Bisha
Kristaq Turtulli: Fragment nga romani "Vetmia e Zërave''
Demir Krasniqi: Hiti politik i duetit Sejdiu - Thaçi