Kulturë
Kadri Bislimi: Disa referenca lidhur me epin e Gilgameshit
E premte, 15.01.2010, 10:29 PM
DISA REFERENCA LIDHUR ME EPIN E GILGAMESHIT
Utnapishtimi dhe N’uji-Noi të një rrënje gjuhësore-te shqipes
Nga Kadri BISLIMI
Tani veç dihet se për epin e Gilgameshit është shkruar nga studiues të shumtë në mbarë rruzullin tokësor. Është thënë ajo çka ka mundur të thuhet, por sigurisht që fjala e fundit nuk është thënë për shumë arsye: vepra është e dëmtuar, është fragmentare edhe në
aspektin gjuhësor, andaj besojmë se ka vend dhe mundësi ende për të ndërhyrë.
Autori i këti shkrimi s’ka ndërmend të futet në zbërthimin e epit, pasi që e thamë më lartë se është thënë mjaftë për te, por në një këndvështrim gjuhësor mendojmë se ka vend për ndërhyrje(nëse kemi dëshmi materiale).
Studiuesit e deritanishëm supozojnë se ky ep është shkruar në gjuhën sumere-babilonase, por nëse arkeologët dhe studiuesit e sotëm nxjerrin të dhëna më të materializuara dhe dëshmohet se ajo gjuhë ishte vërtet sumere apo pellazge.
Emrat e personazheve të veprës shumë janë të afërt me emrat
Biblik si p.sh. Adadi(Adam) Aja (Ava) etj. Që janë emrat e dy njerëzve të parë dhe fillojnë me shkronjën e parë të ABC-s, por edhe emra tjerë.
Do t’i përmendim edhe dy emra nga më të përmendurit edhe në veprat mitike e më vonë edhe në veprat letrare artistike e historike, e këta emra janë Zeusi dhe Ganimedi. Të parin e mora për shumë arsye, por arsyeja kryesore është se sipas mbetjeve që ekzistojnë, kanë vepruar përafërsisht në të njëjtën kohë, nëse nuk ka qenë person i njejtë apo zëvendësim froni i njërit apo tjetrit. Tanimë dihet se emri i Zeusit konsiderohet si ofiqë. Pasi që nuk është temë diskutimi Zeusi nuk dojmë të lodhemi për te dhe prejarjdhjen e emrit – bubullimë-zëushtues apo diçka tjetër, por e përmendëm për t’i dhënë hapësirë emrit tjetër- Ganimedit.
Derisa për Zeusin thuhet se pushtetin e mori prej të atit – Kronit me revolucion, Ganimedin Zeusi e merr me shqiponjë dhe e vendos në oborr mbretëror mbase edhe për konsultat apo edhe për t’ia mbushur gotat me nektar, që ne mendojmë se kishte rol shumë më të madh, edhepse, bëhet fjalë se ishte shumë më i madh se Zeusi, prandaj edhe roli ishte krejt tjetër. Kush ishte Ganimedi, sipas të dhënave qe kemi, ai ishte djali i Troni (Trosit,vëllai i Yllit(Ilit) dhe i motrës famoze – Kleopatrës.Ylli e dimë se ishte themelues i Trojës.
“Ganimedi mbeti në afërsi të Zeusit deri më sot. Kështu quhet një hënë e planetit të Jupiterit, të cilin Galileo Galei e zbuloi në vitin l6l0. Prej paraqitjeve të vjetra të figurave të Ganimedit më e shquara është shtatorja e Leoharit – Shqiponja duke e bartur Ganimedin që është nga mesi i shek.IV para e.s. Kopja romake e kësaj shtatorje gjendet në Muzeun e Vatikanit. Përveç kësaj është edhe kopja e trupores më të lashtë të ashtuquajtur greke që paraqet Ganimedin duke mbushur gotën me nektar. Një kopje romake Ganimedi me shqiponjë gjendet në pallatin e Dukës në Veneci, ndërsa njëra në
ermitazhin e Leningradit. Përveç truporeve, nga antika janë ruajtur plastikë e imtë dhe terakota, por edhe disa piktura të Ganimedit në vazo dhe relieve. Prej terakotave vlen të përmendet ajo kur Zeusi e merr Ganimedin, përafërsisht e vitit 470 para e.s. dhe gjendet në Muzeun e Olimpit[1]. Tani bëhet pyetja, e mori Zeusi Ganimedin vërtetë, siç paraqitet aty, për t’ia mbushur gotat me nektar apo me verë, që përshkruhet në veprën “Heronjte e miteve antike” – për shkak të bukurisë së tij që e mehnitte botën me bukurinë, apo për zotësitë e përgjithshme që kishte. Dhe për këtë dëmshpërblim Tronit, të atit të Ganimedit ia jep kuajt më të mirë që kishte, ku rrezatonte Dielli. Mendojmë se Ganimedin e mori për shkallën e lartë të arsimimit të kohës (nëse nuk ka qenë vetë Zeusi).
Fluturimi i Ganimedit mbi krahët e shqiponjës, sipas veprës së cituar është një moment që do të mendojmë pak më ndryshe e sidomos kur lexojmë edhe vargjet e “Gilgameshit” në këngën e shtatë, ku autori personazhin me rol të veçantë, Enkidun, përmes skenimit të ëndrrës e detyron personazhin të fluturojë me shqiponjën por me krah të metaltë. Ja si e paraqet ngjarjen në këngën e shtatë autori:
“Më zuri shqiponja me kthetra te hekurta
Dhe katër orë n’lartësi më ngjiti,
Më fliste mua: shiko poshtë në tokë!
Si po të duket? Pa vështroje detin
A nuk më tha ai si po të duket?
Dhe toka dukej si një kodër,
Deti u përngjante përroskave të vogla,
Dhe prapë n’lartësi, plot katër orë ...”[2]
Derisa në mitologji Ganimedi fluturon me shqiponjë (zog biologjik), në epin e Gilgameshit, Enkidu fluturon me shqiponjën me krah të hekurtë. Pra, këtu ndeshen mitologjia me epin por vërehet një ndryshim – futet në përdorim metali – hekuri.
Mendojmë se përmes personazhit të Enkidus, autori paraqet anën subjektive, bile në disa raste aq bukur i paraqet momentet sa që të len përshtypjen se autori është një filozof i kohës. Si p.sh. kur e gjen barin e pavdekshmërisë. Ai nuk tregon egoizëm që ta përdorë vet, por mendon për ushtarët e tij, e realiteti është se efekti i porosisë së veprës nuk do të ekzistonte në të kundërtën.
Sado që përmes Ganimedit pretendojmë, pra edhe përmes vetë emrit të veprës Gilgameshit, të imagjinojmë diçka lidhur me autorësinë e veprës, jemi të vetëdijshëm se kjo është vetëm imagjinatë që pretendojmë të bëjmë, qoftë edhe një përpjekje minimale për të krijuar një hallkë vargoni, për të gjetur diçka të re në këtë ep.
Do të paraqesim edhe një moment nga vepra, këngën e gjashtë, ku autori mrekullueshëm përshkruan tiparet e kryeprotogonistit të veprës, gjë që na le përshtypje tamam si në epikën tonë kombëtare, por gjithsesi që lidhet edhe me përshkrimin mitologjik të Ganimedit.
“Hec Gilgamesh, bëhu dashnori im!
Dhuroma farën tënde, falma mua,
Bëhu im burrë e unë gruaja jote
Të mbrehur qerren unë do ta jap
Nga ari është e lapilazuli
Dhe nga floriri rrotat ajo i ka [3]
Po ashtu për bukurinë e Gilgameshit përshkruhet edhe në këngën e korit, me rastin e festave, kur Gilgameshi flet para popullit:
“Për hijeshit, ndër burr, kush dallohet?
Më madhështor ndër trima cili është:
Ndër burra Gilgameshi është më i bukuri
Madhështor ndër trima është Gilgameshi,
Kështu thekson gëzueshëm kori i grave[4].
Ajo që na shtyri të futemi në këta ujëra të turbullta është, pa dyshim njëri nga personazhet e vepres -Utnapishtimi (në veprat biblike Nuji-Noai-Noi, siç quhej për herë të parë në Babiloni).
Po i paraqes disa referenca, që mua ma ka marrë mendja se bënë të përmenden për të ardhur edhe te momenti më interesant – Utnapishtimi. Dihet se merita kryesore për gjetjen e epit të Gilgameshit i takon Gjorgj Smitit, i cili në Ninivë, afër Kujunxhikut, zbuloi shumë pllaka, ndër të cilat ndodhet edhe rrëfimi i plotë i Utnapishtimit për përmbytjen – kënga e njëmbëdhjetë, Smiti thotë: Njeriu që i shpëtoi përmbytjes së madhe dhe fitoi amshimin e jetës dhe të rinisë, stërgjysh i Gilgameshit, djalë i Ubara-Tutuit, i njohur edhe me ofiq Atra-hais. Kuptimi i këtij emri është i paqartë. Supozohet se ka kuptimin “Ai e gjeti jetën (Shpirtin)”. Emrin e tij e ndeshim shpesh edhe në formën Uta-naishtim, pra konsonanti p është i pashpjegueshëm. Ai është i vetmi njeri që ka marrë pjesë në Kuvendin Hyjnor[5]. Pikërisht konsonanti p na shtyri të mendojmë dhe të bëjmë një pyetje, ishte për dekor apo tejet i nevojshëm ky konsonant në atë pjese të emrit.
Besojmë se ky konsonant ishte shumë i nevojshëm për t’i dhënë vërtet kuptimin e plotë të emrit, i cili sipas mendimit tonë ndërton një togfjalësh kuptimplotë, si në aspektin material ashtu edhe ideor.
Emri UTNAPISHTIM është një togfjalësh, i ndërtuar bukur dhe shqip. Pjesa e parë e emrit është e ndërtuar nga emri UJT pastaj trajta e shkurtër e përemerit vetor NA dhe emri PISHTIM (geg.pshtimi-pështimi=shpëtimi) që ky emër në mënyrë të mrekullueshme tregon se në ujë bota e gjalle gjeti shpëtimin.
Po edhe emri tjetër, NOI, NAO (N’UJI-NUJI) është një emër që tregon rrethanë pra një rrethanor vendi, ku tregon se në ujë njeriu gjeti shpëtimin.
Besojmë se askush nuk ka arsye të mbështetet në aspektin e glorifikimit, sepse nuk ka të drejtë. Këtu nuk bëhet fjalë për periudhën e romantizmit, kur u formuan kombet, po është fjala për mija vite më parë. Dhe, në anën tjetër, nuk ka nevojë te kapen gjërat në aspektin ideologjik, sepse fjala është vetëm për aspektin gjuhësor. Nëse kemi të drejtë, bënë të mendojmë dhe të ecim në këtë drejtim.
[1] “Heronjtë e miteve antike”, Prtishtinë, l985,
[2] “Epi i Gilgameshit”, Prishtinë, l985 përk. A.Berishta
[3] po aty
[4] po aty
Komentoni
Artikuj te tjere
Bilall Maliqi: Bisedë me shkrimtarin drenicar, Riza Greiçevci
Vangjush Ziko: Balada e flakës shqiptare
Sami Islami: ‘’Solidariteti’’
Cikël poetik nga Nehat Jahiu
Halit Bogaj: Fjala e keqe
Cikël poetik nga Engjëll Koliqi
Libri i ri nga Alma Papamihali "Shtegëtim pulëbardhe''
Demir Krasniqi: Kur shqiptarët vriteshin si lepuj - Vrasja e Xhemajl Tahirit
Lulzim Logu: Poezia befasuese e poeteve tropojane
Sabile Keçmezi- Basha: “Ali Hadri-Jeta dhe vepra”
Ziko Ll. Kapurani: Ngjarje në rrugë
Anila Kadija: Të vallëzosh në tokën Italiane me rritmin e lahutës dhe daulles, gajdes...
Halit Bogaj: Nga largësia
Hajdin Islami: Ka nisur me aktivitete të shumta manifestimi “Flaka e Janarit 2010”
Arsim Halili: Intervistë me poetin Ekrem Ajruli
Halit Bogaj: Anila Bisha
Kristaq Turtulli: Fragment nga romani "Vetmia e Zërave''
Demir Krasniqi: Hiti politik i duetit Sejdiu - Thaçi
Kalosh Çeliku: Ujkesha nuk e do burr? k?lyshin me zgjebe
Zef Mulaj: Ditari i shekullit tim