E merkure, 01.05.2024, 07:17 AM (GMT+1)

Kulturë

Halil Rrustemaj: Prof. Akil Koci në Shtëpinë Muze të kompozitorit të madh Ludvig Van Bethoven

E hene, 18.01.2010, 04:10 PM


Korrespondencë nga Bonn-i Germany

Shkruan: Halil Rrustemaj


Në fillim të këtij muaji kompozitori,Akil Koci në Prishtinë botoi librin kritik: "Aspektet Filozofike dhe estetike në Simfonitë e Bethovenit". Akil Koci si krijues i takon rrymave të reja muzikore dhe lirisht mund të thuhët se është kompozitori më avangardist shqiptar.
Kompozitori i njohur shqiptar prof. Akil Koci këto ditë ka qëndruar në Bon si mysafir i Shtëpisë Muze të kompozitorit të madh Ludvig Van Bethoven për t´ia dorëzuar Bibliotekës së këtij muzeu Librin, "Aspektet Filozofike dhe estetike në Simfonitë e Bethovenit".
Profesorin Akil Koci gjatë qëndrimit në Bonn e ka shoqëruar Baronesha Dr.Melita Ausberger-Pintariq, e cila gjatë tërë vizitës në Gjermani ishte përkthyese besnike nga gjuha gjermane.
------------------------------------------------ 

Akil Koci ne Bonn, Janar 2010
Akil Koci ne Bonn, Janar 2010
Shënime biografike për Prof. Akil Koci

Nga krijimtaria e Kompozitorit Akil Koci dallohen veprat skenike:Sokoli e Mirushja, balet,Kënga e Rexhës, balet, Era dhe kolona, balet, viti 1985  Zef Lush Marku, balet, viti 1986  Apokaliptika,1988,Kthimi i Skënderbeut në Kruje,operë; 2003
Kompozitori Akil Koci njihet gjithashtu edhe si publicist, veprimtaria e të cilit është e njohur në suazat kombëtare dhe ndërkombëtare. Akil Koci është babai i muzikës moderne shqiptare.
Akil Koci, është lindur më 1 shtator 1936 e rritur në Prizren, ku krahas Shkollën fillores kreu edhe Shkollën e Mesme të Muzikës në degën e teorisë, në vitin 1957.
Në vitin 1962 kryen studimet e larta për teori pranë Akademisë së Muzikës në Sarajevë .
Prof. A. Koci studiuar kompozimin në Akademinë e  Muzikës në Shkup, Maqedoni, në vitet 1973; pastaj është bursist i DAAD  Gjermanisë në Akademinë e Kölnit, në kursin tremujor për muzikë elektronike te K. Stockhausen, në vitet 1974; në Stuttgart, te E. Karkoschka, po ashtu studion muziken elektronike në Nürenberg,  te kompozitori Baumgartner, në vitin 1974 ,të gjitha këto nga tre muaj si stipendist i DAAD,kurse pranohet edhe në klasën  internacionale të kompozimit te kompozitori dhe profesori M. Kelemen, pranë “ Statliche Hochschule für Musik”, në Stuttgart, në vitët 1974-76. 
Në vitët 1979 - 1981 kryen studimët pasuniversitare, shkallën e tretë në muzikologji në Akademinë e Muzikës në Sarajevë te Prof. Dr.Zija Kuçukaliq – ku mer titullin e Magjistrit të Muzikologjisë Mr.Sci, me temën “ Rëndësia dhe trajtimi i folklorit muzikor kosovar, në veprat e kompozitorëve jugosllav.”  
Prof. Koci ka punuar në Fakultetin e Arteve në Univerzitetin e Prishtinës. Kurse deri në mbylljen e Televizionit të Prishtinës ishte Kryredaktor i Programit Muzikor.
Aktualisht profesor Akil Koci jeton në Londër ku ka një shkollë muzikore private.

------------------------

Akil Koci & Ulrike Vos-Böker
Akil Koci & Ulrike Vos-Böker
Kompozitori i njohur shqiptar Akil Koci këto ditë ka qëndruar në Bon si mysafir i Shtëpisë Muze të kompozitorit të madh Ludvig Van Bethoven dhe gjatë takimit me zonjën Ulrike Voss-Böcker, Pedagoge dhe udhëheqëse e Muzeut   ia dorëzuar Bibliotekës së këtij muzeu Librin e posa botuar, "Aspektet Filozofike dhe estetike në Simfonitë e Bethovenit".

Zonja Ulrike Voss-Böcker, Pedagoge dhe udhëheqëse e Muzeut  në Shtëpinë e Betovenit, pasi i shprehu mirënjohje për veprën kopozitorit Akil Koci, lidhur me aktin e tillë të dorëzimit të një vepre në gjuhën shqipe, fillimisht është shprehur:
„ Në Shtëpinë e Betovenit punoj tash 10 vite, dhe sot pata nderin të pranoj kompozitorin Akil Koci nga Kosova, të cilin e falenderoj përzemërsisht për këte vepër që e ka përgatitur me pasion gjatë angazhimit të tij 10 vjeçar, dhe të cilën tani nergut ia dorëzoi  Shtëpisë së Betovenit.
Në Muzeun e Betovenit, ekzsiton një botues dhe një sektor shkencor të cilët me siguri do të kenë interes për aspekte të tilla studimi, pastaj këtu ka edhe shumë studiues të cilët hulumtojnë Simfonitë dhe Sonatat e Betovenit, mirëpo një aspekt i tillë akoma nuk  është vërejtur dhe tashmë lidhur me këte ne gëzohemi shumë pasi që biblioteka jonë në Bon do të plotësohet „ .
Nëse është ky rasti i parë që një kompozitor shqiptar, sjell librin në gjuhën e tij, apo ka raste të tilla me kompozitorët e vendeve tjera Zonja Ulrike Voss-Böcker e mahnitur me një veprim të tillë, theksoi: 
„ Ka raste të shpeshta që njerëzit nga  mbarë bota interesohen dhe kanë botuar libra për Betovenin, por në të vërtetë kjo është hera e parë që dikush të ketë shkruar diqka në gjuhën shqipe, biografi apo vepër.
Pra gjatë kohës që unë punoj këtu nuk ka patur rast të tillë, madje ky është rast i rrallë, që njerëzit të vijnë këtu drejtëpërdrejtë për të sjellur veprën e vet për të begatuar bibliotekën në shtëpinë e Betovenit“ .
Akil Koci & Ulrike Vos-Böker
Akil Koci & Ulrike Vos-Böker
Se  A do të përkthehet libër "Aspektet Filozofike dhe estetike në Simfonitë e Bethovenit" në gjermanisht, zonja Ulrike Voss-Böcker ka theksuar:

„ Lidhur me këte unë akoma nuk mund të them gjë, por mendoj se me siguri ne do të gjejmë një njeri i cili mund ta bëjë këte punë, dhe rreth kësaj ,sidoçoftë duhet të përpiqemi“ .

Se, çfarë prezanton libri "Aspektet Filozofike dhe estetike në Simfonitë e Bethovenit", Zotëri Koci, ka deklaruar:

“ Librin që e kam shkruar është një studim që deri tani nuk është studiuar sa duhet siç është, "Aspektet estetike dhe filozofike në simfonitë e Betovenit".
Kjo paraqet një analizë modeste të nëntë simfonive të tij, sepse sipas Montejn; vetë fjala “Filozofi”, do të thotë “për të dyshuar”, dhe pikërisht kjo ka qenë arsyeja pse e kam trajtuar këtë punë dhe jam përpjekur të analizoj çfarë lidhje ka në të vërtetë Betoveni me filozofinë e Greqisë, pse ai është më afër Sokratit dhe Historisë së Helades së vjetër.
Nëse e dijmë se 500 vite para Krishtit në bregdetin Jon është zhvilluar një kulturë e madhe jo vetem në aspektin e bazës materiale por edhe në atë shpirtërore që ka qenë e zhvilluar shumë.
Mendohet se Athina në kohën e Perikliut paraqet periudhen e rëndësishme, kurse Sokrati (469-399) Helades, i kanë dhënë atribute të rëndësishme asaj kulture dhe filozofisë dhe estetikës, sepse pikërisht në simfonitë e Bethovenit e vërejmë atë kulturë, atë pasuri e cila është bazuar, sepse jo vetëm Bethoveni por edhe Kamerata e Fiorentinës e ripërtërinë tragjedinë greke, kurse kompozitori, Jakopo Peri, shkruan operën e parë mbi elementet e tragjedisë greke, derisa Monteverdi krijoi vepra të reja të cilat bazohen në këto idioma” .
Në pyetjen se çfarë prezantojnë Simfonitë e Bethovenit profesr Koci shtoi:

“ Në tërësi, Simfonitë e Betovenit, paraqesin themelet e këtyre elementeve që bazohen në skepticizmin modern dhe racionalizmin. Në këte mënyrë kultura Greke ka qenë prezente jo vetëm në simfoninë e shtatë ( VII) për të cilën Wagneri ka thënë se paraqet Apoteozën e lojës, sepse pikërisht në këte simfoni paraqet solemnitetin e Dionisit, balansimin, estetikën e frymës greke që janë prezente, të cilat i hasim edhe në simfoninë e nëntë (IX)  në “ Odën e Gëzimit” .
Në pyetjen se , pse është fryma greke prezente në simfonitë e Bethovenit, çfarë kanë të përbashkët ato në të vërtetë?!, kompozitori shqiptar Akil Koci duke qeshur është shprehur:  

“ Pikërisht kjo ka qenë gjëja esenciale që jam munduar ta zbërthej dhe spiegoj në këtë libër dhe të sjell përfundime se pikërisht në veprat e tij, kemi frymën e kulturës greke bazuar në stabilitet, në fakte të balansit dhe frymën e skepticizmit modern. Shpresoj se me këtë libër kam parashtruar shumë fakte në të cilat hasim në veprat e Betovenit. Kjo në fakt paraqet edhe kontribut modest me të cilën jam munduar ta spiegoj këte çështje ”.


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora