E merkure, 01.05.2024, 07:08 AM (GMT+1)

Kulturë

Halit Bogaj: ''Boni dhe Klajd''i dhe “Bulevardi i muzgut”

E hene, 18.01.2010, 03:51 PM


Nga Halit Bogaj

BONI DHE KLAJDI/1967

“Boni dhe Klajdi” është dramë kriminalistike e regjisorit Artur Pen në të cilën aktrojnë:Voren Biti, Fej Danavej dhe Xhin Hekman në rolet kryesore.

“Boni dhe Klajdi” konsiderohet film epokal i kinematografisë amerikane, i cili  bëhet shumë i popullarizuar tek gjenerata e re amerikane.

Filmi kryesisht është xhiruar rreth Dallasit. Në disa situata janë shfrytëzuar lokalitetet e vërteta ku janë plaçkitur bankat nga Boni dhe Klajdi i vërtetë.

Filmi është menduar si version romantik dhe me humor të filmave të gangsterëve të viteve tridhjeta, por është rregulluar me teknikë moderne të xhirimit.Artur Pen  disa skena të filmit i ka xhiruar me qëllim me ton humoristik, të  cilat më vonë do të kthehen në ngjarje të përgjakshme. Në film ka ndikuar edhe vala e re e filmit francez. Në fillim ky film duhej t’i besohej regjisorit francez Fransoa Trifo, por  ai e kishte refuzuar.

Filmi “Boni  dhe Klajdi” arriti sukses të madh në Amerikë dhe i realizoi 70 milion dollarë fitim.


Roli i Bonit në fillim i ishte ofruar aktreshës Natali Vud, por ajo e  kishte refuzuar, jo vetëm rolin por edhe një honorar shumë të madh të cilin pastaj e kishte pranuar Fej Danavej me një honorar thuajse qesharak për t'u bërë më vonë njëra ndër aktoret më të mëdha amerikane pikërisht duke iu falenderuar këtij filmi antologjik.

Pas shfaqjes së filmit kritika e konsideronte se ai e ngriste shumë lart kriminalitetin të cilit ia mbante anën, aq më tepër kur rinia amerikane e shikonte me admirim filmin.

Filmi ishte nominuar për disa çmime oskarë por nuk e mori asnjë prej tyre.

Shumë vite më vonë ai shërbeu edhe për realizimin e disa veprave kinematografike siç ishin“Ordia e egër“,“Qentë rezervë“dhe“I ndjeri“

 
BULEVARDI I MUZGUT/1950/

“Bulevardi i muzgut” është dramë filmore e viteve 1950-ta të cilën e ka realizuar Bili Vajlderi, e që flet për një scenarist filmor i cili miqësohet me një femër të vjetër aktore të Holivudit/Gloria Svanson/.Filmi e ka fituar Globin e artë dhe konsiderohet si filmi më i mirë i regjisorit Bili Vajlder, si edhe njëri ndër klasikët më të mëdhenj të kinematografisë amerikane i radhitur edhe në Grupin e 100 filmave më të mirë të shekullit 20.Aktrojnë:Viliam Holden/Xho Gilis/, Gloria Svanson/Norma Desmond/,Erih Fon Shtrohajm/Maks Fon Majerling/, Nensi Olsen/Beti Shafer/, Sesil B. De Mil/vetveten/, etj.

Ngjarja ndodh në Holivud.Xho Gilis e shpallë veten të vdekur ngase e ka një borxh të cilin nuk ka kah ta paguajë.Në ikje e sipër, duke u strehuar në një ndërtesë, Gilis zbulon se aty banon një kamarier me emrin Maks Fon Majerling dhe një femër e vjetër dhe e pasur. Gilis e njeh damëm e vjetër si një Mega yll të filmit amerikan me emrin Norma Desmond, e cila ia ofron korigjimin e skenarëve filmorë, përmes të cilëve e planifikon kthimin e saj të dytë triumphal në ekran!Pasiqë ai gjendet në vështirësi të mëdha financiare e pranon ofertën e saj.

Ai varet plotësisht prej saj ndërsa ajo fillon t’i blejë atij dhurata të shtrenjta, duke hyrë aty edhe rrobet e bukura. Kur ajo e pranon se është dashuruar në të , ai e lëshon vilën dhe vendoset në shtëpinë e një miku  me rastin e kremtimit të festës së vitit të ri.

Aty e njohton vajzën me emrin Beti, por kur e thërret sërish vilën, Batleri i tregon se Norma kishte provuar të bënte vetëvrasje. Ai kthehet për ta qetësuar dhe në ndërkohë Norma e merr një ftesë nga regjisori Sesil B. De Mil me shpresë se do të angazhohet prapë në film, por merret vesh se ai kishte dashur vetëm ta përdorte automobilin e saj të vjetër për një film.

Gilis e fillon lidhjen e dashurisë me Betin ndërsa Norma hidhërohet sëtepërmi.Ai dhe Norma zihen ndërsa ai vendos që përgjithmonë të shkojë nga vila, por ajo shtin me revolever dhe trupi i tij bie në pishinë.Atëherë paraqitet policia dhe Normës i ngjallen halucinacionet se kinse gjendet para kamerave filmore dhe se sërish është bërë yll filmi.

Filmi i ka fituar 4 shpërblime Globus dhe 3 çmime  oskarë.

Tema e filmit paraqet faktin se gjithçka është kalimtare në jetë andaj edhe ambiciet e Normës janë të parealizeshme dhë ëndërrimtare ndaj edhe përfundojnë ashtu siç përfunduan në  film dhe se sukseset evidente duhet të arrihet në kohën e vetë.

Filmi është  edhe një kujtim i hidhur i Holivudit se yjet kur të plaken askush nuk interesohet për ta, gjë që është  shumë e padrejtë ndaj tyre, ashtu siç është e padrejtë edhe mospërfillja ndaj të gjithë atyre që kanë kontribuar në jetë.

Duke pasur parasysh rrezikun se do të refuzohej që ta realizonte filmin, Bili Vajlder e kishte dërguar skenarin pjesë-pjesë, duke arritur më në fund edhe qëllimin final- përfundimin e filmit.

Filmin e ngriti lart edhe kritika duke e çmuar si njërin ndër filmat më të mirë të të gjitha kohrave.


(Vota: 2 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora