E merkure, 01.05.2024, 12:50 PM (GMT+1)

Kulturë

Pilo Zyba: Shqet?simi i n?n?s

E hene, 18.01.2010, 04:12 PM


PILO ZYBA                                    
 
SHQETESIMI  I  NENES

Tregim

Sidorela ngjiti ne deren e dhomes se saj te gjumit tabelen " trokit para se te hysh", i bizeqeshi se jemes dhe humbi ne thellesi te kapakut te  portes.E mori me vete si kapakun e nje libri te stermadh ku fshihet jeta e personazheve qe krijon fantasia e shkrimtareve.

Zhanetes, nenes se saj, kjo mbyllje porte i ngjau me mbylljen e se shkuares ne marrdheniet me te bijen. Trokitja ne porte i ngjante hapjes se nje kapitulli te ri. Kjo tregonte se, per te hyte ne zemren apo ne dhomen e saj te gjumit, duhej te trokisje per te marre leje.Kishte dite qe Zhaneten nuk e zinte gjumi.

Nuk ishte ajo tabele e vogel, nena kishte disa muaj qe ndiqte me kujdes jeten e saj. Vajza tashme i dukej me e rritur, kishte hedhur shtat, kraharori i kishte kercyer e rrumbullakosur, mbi ije trupi kishte marre nje hark te lehte qe zbriste e hollohej prane belit per tu zgjeruar hijshem  siper vitheve e duke mbaruar te kembet e plota e te drejta. Syte e saj kishin marre shkelqim te plote, nje shkelqim te pa percaktuar here te thelle e here te siperfaqshem. Ne thellesi te tyre nena kuptonte dhe lexonte gurgullimen e lehte te burimeve, qe dilnin nga shpirti i saj vasheror here trishtushem dhe here te mbushura me bucime gezimi. Ajo kishte filluar te mbyllej gjate ne dhomen e saj, ne ate bote ku Zhaneta tashme nuk kishte te drejte te hynte.Ne shpirtin e saj ishte perzier dhe gezimi dhe trishtimi, kur e bija i kishte kerkuar ..per ditet e vecanta te muajit, per te brendshmet dhe dy tre pale sytjena ne nje numer me te madh nga ato qe i kishte blere kater muaj me pare kur kishte 14 vjetorin e lindjes.Fliste lirshem, qeshte vend e pa vend. Mbi tryezen e leximit qendronte nje ditar i bukur me nje fjongo te kalter dhe i kycur me nje celes te vogel

si miniature. Dhoma qendronte tejet e paster, cdo gje e sistemuar me kujdes, rrobet i nderronte shpesh dhe rrinte me ore te tera ne banje. Nje mbremje Zhaneta kishte gjetur edhe nje brisk rroje te vendosur diku ne nje kend.

Shqetesimi i saj sa vinte dhe shtohej, si shtrati i nje lumi nga reshjet e vazhdushme neper male. Libri i te fshehtave te vajzes duhej te lexohej pa tjeter, ndryshe duke qene larg  jetes se saj, ajo, mendonte se e bija mund te gabonte e te trishtohej.Shume here kur e bija mbremjeve fliste gjate ne telefon, ajo, leshonte antenat e pergjimit per te kuptuar ndonje fjale, qe me von te lidhej me levizjet e saj, per te zgjidhur enigmen e heroglifeve te jetes intime te se bijes. Ne veprimet e saj e jema nuk shikinte asnje ndryshim, e bija e puthte kur ikte e kur kthehej nga shkolla. Zhaneta per ta afruar edhe me teper e perqafonte dhe e shikonte thelle ne sy.

-Mama, pse me shikin ashtu me ngulm ?

-Je rritur, i peshperiste ajo. Ne syte e tu shikoj gezimin, shikoj veten time kur kam qene ne moshen tende. Me je bere si nje trendafil, kudo shperndan aromen e moshes dhe lulet e bukurise, kam frike se mos fryjne thellimet, te rrezojne petalet e buzeqeshjeve dhe ujvarat e gezimeve.

E bija qe nuk kuptonte shume, e puthte edhe njehere dhe mes kercimeve zbriste shkallet dy e nga dy per te dale jashte ku e prisnin shoqet.

-Kujdes, kujdes, mos nxito se do biesh te keqen mami. Ne fakt me keto fjale, ne thellesi te shpirtit, nuk e kishte per renien nga shkallet, ajo ndaj mundohej dhe e ndiqte me kujdes, qe ta ruante nga thellimet e jetes.Ajo mendente se nena duhet te jete nje engjell, te jete prane se bijes derisa ajo te fluturoje me krahet e saj. Zhani kishte thurur dhe thurte per te enderra te medha, nje vajze kishte, a nuk kishte te drejte?

Kishte dite qe vajza rrinte e heshtur, kishte deshire te dilte shpesh jashte, nuk perqendrohej.

Hynte, dilte, hante shume pak dhe nuk flinte e qete.Qendronte gjate mbremjeve ne dritare me veshtrimin larg ne thellesi te detit, sikur priste qetesine ti vinte qe andej. Zhani dilte ne ballkon dhe e shikonte kur bisedonte me shoqet e saj neper dritaret e shtepive te tyre me Vjollcen, Veren, Lirine. Bisedonin me ze te ulet sikur kishin frike se mos i degjonte njeri. Nata mbulonte me vellon e saj te erret pemet, pallatet e se fundi gjithe horizontin. Me pas hidhte vellon e shqetesimit mbi qiellin e gjere te shpirtit te nenes. Vajzat mbyllnin dritaret por dritat ne dhomat e tyre qendronin te ndezura. Zhani luftonte me veten, drita e dashurise saj  donte te hynte, te ndriconte kudo paqartesine dhe shqetesimin e saj.

I dridheshin duart kur trokiste ne deren e saj dhe i therriste:

-Eja zemra e mamit te hash se vajti von!

-Mama, mos me fole si dikur kur isha e vogel, perkedhelej vajza. Zemra e mamit, syri i mamit, une tani jam e rritur. Mjafton te me therrasesh ne emer.

Zhanit nje thellim i ftohte i pershkonte pemen e trupit  dhe ja rrezonte te gjitha frytet e shpreses, por nuk e jepte veten, i fliste embel si dikur kur i nanuriste per ta vene ne gjume. Por tani ato nanurizma i perkisnin se kaluares. Fjalet e saj i prishnin buzeqeshjen e mendimit, por ajo, e shtrydhte forcen e ndjenjes per te mos dale nga foleja e shpirtit.

-Bija ime! Sado e madhe qe te jesh, edhe sa pema perpara shtepise, per mua prape

mbetesh  ai fidani i perthyshem nga era. Ne syte e mi ti je drita, fjalet i dilnin vete.

Sidorela hante shpejt e shpejt dhe largohej.

Zhani mbyste vetmine me nje caj kamomili per ta zene gjumi.

Ditet e fundit vajzat mblidheshin ne dhomat e njera - tjetres dhe bisedonin gjate.Perrenjte e te qeshurave mbushnin shtepine. Hynin e dilnin si bletet ne koshere,

zhurmonin dhe largoheshin duke lene kosheren e shtepise bosh. Pas tyre zukatja i perkiste Zhanit. Ajo qendronte e heshtur. Kosherja e shpirtit te saj ishte bosh

pa mjaltin e zukames se tyre.

Ajo mbremje do mbetet nga te rrallat ne jeten e saj.

- Mami, vajza i fliste pa e pare ne sy.

- Shpirt i mamit.

- Kur kthehen shtegetaret?

Zhani mbeti si e ngrire. Ne syte e saj forca goditese e furtunes dukej qarte:

Edhe ca dite dhe vine. Sa te ikin rete, era, vetetimat.Sa te dali dielli e te celin mire gjethet.

Vajza buzeqeshi dhe u largua.

" Ne telefon ndoshta bisedon me ndonje marinar, mendoi. Ah, mosha e tyre! Ato gjetherojne e feshferijne, Ndersa  mua ky gjetherim i parakohshem me tremb.

 Kam frike se pranverat e parakohshme e genjejne lulezimin e tyre. Ate nate nuk vuri gjume ne sy. Donte te dinte dicka me shume por kujt ti lutej, ke te pyeste,

 pastaj i vinte dhe turp. Mos ndoshta shqetesohej kot? Shtrihej ne krevat, por ai i dukej si krateri i nje vullkani qe e digjte te gjalle. Nje ndjenje kjo qe nuk e

 kishte provuar kurre ne jete.

Te nesermen takoi njeren nga nenat e vajzave. Me Elenin shkollen e mesme e kishin bere bashke, pastaj ajo kishte mbaruar Psikologjine. Tani ishte mesuese

ne shkollen tetvjecare.

-Si jeni Eleni? U perqafuan.

-Mire, Ju?

Biseduan gjate, por Zhaneta nuk po nxirrte ndonje peshk nga deti i mendimeve te saj. Ndonse ne bisede e siper hodhi disa here grepin e pyetjeve.

-Vajzen si e keni?

-U rriten, i tha Eleni. Ditet e fundit e shikoj te pa perqendruar time bije. Here te gezuar e here te merzitur.Mosha ben te sajen. Po keshtu me tha dhe Margarita,

ka vajzen me femijet tane ne nje klase. Kane boten e tyre, mire eshte ti leme ne ate bote te cilen ne nuk arritem ta gezojme si duhet, varur nga kushtet e rrethanat.

-Eja per ndonje kafe, u harruam fare. Te pres  neser pasdite. Pasi u perqafuan u ndane. Zhani ngjiti me nje fryme shkallet, e bija duhej te ishte kthyes nga shkolla.

Ne mbremje filloje filloje te fryje nje ere e forte. Rete rendnin si karvane te zinj ngarkuar me mandata. Shiu trokiste neper tastjerat e xhamave me nje

ritem te trishtushem. Sinfonia e eres vinte e shurdher,e rende.Larg sepatat e vetetimave canin erresiren me nje ulerime te thelle e fshiheshin tej.

Zhaneta hapi perden dhe hodhi veshtrimin jashte. Erresire pus.Pranvera e sivjetme po vonohej. Ne pallatet rreth dritat ishin fikur. Vetem te Eli, Lili,

Meri ato ishin ndezur. Vajzat ishin shoqet e klases se Sidoreles. Pa dritaren e vajzes, drita e saj ishte e ndezur. Kishte dite qe binte shi. Nje ere si hingellima kuajsh

endej rrugeve te qytetit. Zhaneta mbylli porten e mendimeve dhe hyri brenda. Pa mbyllur mire perdet e trasha, nje vetetime u end si heroglife e zjarrte neper

qiellin e lagesht e ne cast, nje krisme e fuqishme u degjua fare prane. Pas saj dritat u prene.

-Mama!

-Sidorela, jam ketu, mos ki frike!

Vajza doli me vrap nga dhoma. Nje vetetime tjeter me e dobet beri per nje cast drite, Vajza pa te jemen dhe u leshua ne kraharor te saj.

Zhaneta e shterngoi ne kraharor.Ato caste donte te vetetinte, te bubullinte qe vajza te rrinte ngjitur pas zemres se saj.

-Mama, kam frike.

-Mos ki frike, jam une ketu.

-Nuk kam frike per vete, u ngasherye vajza.

Zhaneta mendoi se kishte frike per te ndaj e shterngoi edhe me fort. E kishte te nevojshem kete shterngim. Keshtu donte ta mbante te bijen, prane,

larg cdo rreziku, cdo erresire.

-Sonte do fleme bashke, si dikur kur ishe e vogel.

Vajza nuk foli. U shtrine ne shtrat.

-Vere koken ketu, i peshperiti Zhani dhe e vuri mbi kraharorin e saj. I perkedheli gjate floket, gushen. Ne erresire te plote i degjonte rrahjen e zemres,

i shikonte ngjyren e syve,buzet e kercyera dhe cipen e holle te tyre qe shkelqente nga bukuria e moshes. Degjonte frymemarrjen qe dilte nga thellesia e kraharorit.

Nuk e zinte gjumi ate nate, enderronte. Enderronte per nje rruge te kalter ku fluturonin pulbardha mbi nje det gezimi.

Kur u zgjua kishte dale drita. Qielli ishte qeruar. Kaltersia e tij ishte e thelle. Ne horizont dielli sillte nje penelate rrezesh kuqalashe. Ishte e diela e fundit e prillit.

-Sidorela, Sidorela!

Zhaneta u tremb, e bija po flinte. Zerat vinin nga jashte. Hapi dritaren e ballkonit. Moshataret e vajzes se saj po bertisnin dhe brohorisnin.

-Erdhen, erdhen.

Zhaneta nuk po kuptonte. Rendi te dhoma e saj e gjumit. Sidorela nuk ishte aty.

-Sidorela, Sidorela!

-Ketu jam mama.

Vajza po brohoriste ne dritaren e dhomes se saj. Zhaneta hapi deren, vajza ju hodh ne krah.

-Erdhen mami, erdhen!

-Kush erdhi?

-Shtegetaret, ja  ku jane.

E jema doli ne dritare. Ne shtyllen e larte elektrike qendronin ne folene prej thuprash dy lejleke te bardhe e te medhej. Ata ngjanin me dy stratege te borezuar

pas shterngates se nje nate me pare. Zhanetes i shperthyen reshjet e shiut te ndjenjave ne qiellin e kthjellet  te shpirtit. Pranvera porsa kishte trokitur ne qytetin e vogel bregdetar.


(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora