Kulturë
Cikël poetik nga Hajdin Morina
E marte, 19.01.2010, 07:22 PM
 Hajdin Morina
Hajdin MorinaMUJË KRASNIQI ËSHTË NJË
Në qendër të qytetit
Një Mujë e ka qyteti im
Vetëm një si Diellin
Vetëm një si Lirinë
I vetmi që nuk pushon
24 orë ballin mbi re
Përditë e përqafojnë
Fëmijët nënat e dëshmorëve
Dhe shqiponjat
Pastaj në ditë festash
Para kamerave para mikrofonave
Mbajnë fjalët e rastit duartrokasin
Seç e zvogëlon përditë
Atdheun e partive politike
Lirinë seç e rrit 
Vetëm një është ai
Si Dielli si Liria si Flamuri
Një Mujë e ka qyteti im
Vetëm një si Diellin
Vetëm një si Drinin
LIRIA IME
Si të të përqafoj
Ti kokën nuk  e përkul
As sa një fije kashte
Mbi cilin qiell syri yt pushon
Nuk ta putha ballin as dje as sot
Ti kokën lart e më lart
GJAKU I ZANËS
Në një pranverë
Një Zanë e dhunuan barbarët
Dhe gjaku i saj i thau lulet
Dhe loti i saj i shteroi krojet
SHQIPONJAT
A kanë Shqiponjat
Mjaft qiell për fluturim
Nëpër hapësirat e Lirisë
Dhe Në fushën e kuqe
Të Flamurit të moçëm
Komentoni
					Artikuj te tjere
						Neki Lulaj: Barbarëve të karpateve
						Luan Çipi: Vasillaq Ndoni / Nëpër vite
						Cikël poetik nga Engjëll Koliqi
						Përparim Hysi: Ah,ai valc!
						Këze Kozeta Zylo: Libri, dhurata më e çmuar
						Sami Islami: Gëzimi i fëmijëve apo fëmijët e gëzuar?
						Ahmet Selmani: Universi i mistershëm poetik
						Kalosh Çeliku: Pabesia
						Jusuf Zenunaj: Në ditën e drejtësisë
						Julia Gjika: Apokalipsi në Haiti
						Cikël poetik nga Ylli M. Dilo
						Nexhat Rexha: Qëndrueshmëria poetike në kontekstin kohor
						Pilo Zyba: Shqet?simi i n?n?s
						Halil Rrustemaj: Prof. Akil Koci në Shtëpinë Muze të kompozitorit të madh Ludvig Van Bethoven
						Zef Mulaj: Mario Tobino
						Halit Bogaj: ''Boni dhe Klajd''i dhe “Bulevardi i muzgut”
						Remzi Salihu: Fshehtësitë simbolike në poezinë e Lida Lazajt
						Arsim Halili: Nënë më prit
						Cikël poetik nga Idlir Shehu (Dule)
						Cikël poetik nga Engjëll Koliqi
					
				
 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










