E shtune, 27.04.2024, 03:01 PM (GMT+1)

Kulturë

Halit Bogaj: ”Skënderbeu”

E marte, 19.01.2010, 09:48 PM


“SKËNDERBEU”

Nga Halit Bogaj

Filmi i parë shqiptar, në koproduksion me ''Mosfilmin”nga  Bashkimi Sovjetik i cili ishte edhe spektakli kryesor i Kinemtaografisë shqiptare i realizuar në vitin 1953.

Është koha kur filmi shqiptar sapo i bënte hapat e parë drejt realizimit të përpjekjeve të veta modeste për t’i arritur objektivat e veta të synuara  drejt një të ardhme më të ndritur edhe në drejtim të artit filmor.

Realizimi i filmit”Skënderbeu”ishte njëra ndër ngjarjet më të mëdha kombëtare ngase bëhej fjalë për një kryevepër të dëshiruar qysh moti me të cilën kthehej retrospektivisht një kohë e lavdishme e popullit tonë në luftën e tij çlirimtare kundër hordhive otomane të cilat e sulmonin vazhdimisht Shqipërinë  e shekullit 15 /kur bëhet fjalë në filmin e regjisorit sovjetik Sergej Jutkeviq/ i cili e realizoi në mënyrë të përsosur filmin në fjalë, natyrisht duke i pasur parasysh kushtet dhe rrethanat e krijuara të tij menjëherë pas daljes së Shqipërisë nga lufta pesëvjeçare kundër nazizmit gjerman.

Edhepse në filmin “Skënderbeu” rolin kryesor e kishin aktorët sovjetikë si:Akaki Horave/Skënderbeu/, N.Asokolovski/Hamzai/, O .Zhakov/Tanush Topia/, V.Anxhaparixe/Dafina/, etj, në të morën pjesë edhe aktorët e shquar shqiptarë si:Naim Frashëri/Pali/,Advie Alibali/Mamica/, Besa Imami/Donika Kastrioti/, Mihal Popi/Ballaban Pasha/, Marie Llogoreci/Kontesha/ etj.

Filmi ishte ngjarja më e madhe kinematografike e atyre viteve ngase bëhej fjalë për një spektakëll të llojit të veçantë çfarë nuk ishte parë akoma në ato vite në kinematografinë shqiptare,  por as në atë ballkanike.

Ngase kinematografia sovjetike kishte një traditë për filma të tillë spektalurarë të realizuar nga kineastë të dalluar si Sregej Anzenshtajni me filmin”Aleksandër Nevski”, filmi “Skënderbeu” ishte një sihariç i padiskutuar me të cilin mburrej kinematografia shqiptare e asaj periudhe të lavdishme .

Filmi zgjonte interesim të madh kudo që  shfaqej dhe na lente përshtypje të jashtëzakonshme si një e arritur e fuqishme dhe kulminante e artit të shtatë me të cilin na kujtohej një periudhë shumë e lavdishme e popullit tonë në një luftë të imponuar çlirimtare.

Filmi”Skënderbeu” ishte i bazuar në syzheun historik kur kryetrimi shqiptar ishte dërguar peng tek Sulltani dhe kur \babai i tij/Gjon Katsrioti e kishte porositur që ai të mos e harronte asnjëherë atdheun e tij të largët dhe’malet legjendare”, të cilat  i kishte mbajtur mend vazhdimisht , bashkë me porosinë e shenjtë të të jatit.

Në film na dalin në dritë edhe të dhënat historike se”Skënderi ishte rritur në oborrin mbretëror , duke u bërë edhe një përdorues i shkathët  i armëve dhe udhëheqës me fame ushtarake, i cili një ditë braktisi ushtrinë turke dhe me 300 kalorës u nis për Shqipëri, duke u ulur në tokën amë dhe duke e puthur atë me mallëngjim shumëvjeçar, për t’u betuar se nuk do ta lente kurrë në robëri”.

Në film na dalin në sipërfaqe edhe përpjekjet e kryetrimit tonë legjendar për bashkimin e popullit tonë në luftën e tij vendimtare kundër armikut shekullor”, si edhe thënia e tij e njhohur”Se lirinë nuk ua solla unë por e gjeta këtu  midis jush”.

Në Kuvendin e Lezhës i bashkoi princat shqiptarë të cilët e shpallën Kryekomandant.

Në vazhdim të filmit spektakular e shohim se hordhitë e mëdha turke i suleshin prore Shqipërisë së Kryetrimit legjendar por ato përherë ktheheshin me humbje të mëdha atje prej nga kishin ardhuir, duke mbetur kokëulura dhe plot turp në misionin e tyre të ndyer ndaj heroit tonë të madh kombëtar.

Më në fund dhe pas disfatave të shumta, në krye të Ushtrisë së tij të madhe u vu edhe vetë Sulltani i cili e sulmoi Kështjellën legjendare të Krujës duke mbetur edhe vetë i humbur dhe i turpëruar, ashtu siç thotë historia dhe Ismail Kadare në rominin e tij antologjik”Kështjella”.

Në filmi ”Skënderbeu” qëndron edhe fakti i pamohuar se sikur të mposhtej ushtria shqitare, e udhëhequr nga kolosi Skënderbe, Europa do të mposhtej para rrebesheve të egërsuara turke ndaj Skënderbeu ishte edhe shpëtimtari kryesor i civilizimit evropian nga barbaria e dëshmuar otomane e cila e kishte shtrirë ndikimin e saj në tërë Ballkanin, së cilës, përveç Sk]ënderbeut, nuk kishte mundur t’i përballonte askush tjetër nga regjioni ynë ballkanik.

Për heroin tonë legjendar u krijuan me dhjetra vepra të ndryshme në mbarë Evropën por për fat të keq vetëm një  film artistik i cili për ne ishte një krijim thuajse i shenjtë ngase hidhte dritë mbi jetën dhe të bëmat e kryetrimit tonë të famshëm i  cili luftoi një çerek shekulli kundër ushtrive më të mëdha otomane të cilave u prinin pashallarë dhe gjeneralë të njohur në mesin e të cilëve edhe vetë Sulltan Mehmeti i II i cili u mposht nga heroi ynë kombëtar.

“Skënderbeu” ishte dhe mbeti një film kolosal,por që ishte  realizuar me mundësi të pakta materiale dhe teknike,  por gjithsesi i  mirëpritur dhe tejet i shikuar në të gjitha viset e atdheut tonë të coptuar padrejtësisht nga fuqitë vendimmarrëse botërore.

Filmi bëhej gjithnjë e më i adhuruar ngase populli ishte kurreshtar për t’i  shikuar luftrat dhe betejat e shumta të atij që i kishte tronditur fallangat turke të cilat ia mësynin atdheut të tij të dashur ,për të cilin kishte ëndërruar që nga fëmijëria e tij.

Dhe kush do të mendonte dhe imagjinonte se sërish në  Kosovën e lirë do të  vinte dhe pikërisht në Televizionin e Kosovës të shfaqej filmi ynë antologjik”Skënderbeu”, të cilin e kishim si bukën, si ajrin dhe si frymëmarrjen tone kombëtare.

“Skënderbeu” erdhi prapë në  mesin tone dhe shfaqej në kinema dhe television, si një superspektakël i yni kombëtar, natyrisht i realizar me forcat  vetanake të Shqipërisë së pasluftës.

Me këtë film shqiptarët dëshmuan se ishin të prirur të krijonin edhe vepra të tilla spektakulare dhe historike dhe se kishin një kulturë të madhe si popull.

“Skënderbeu” si film ishte edhe një  sfidë e madhe për të krijuar edhe vepra të tjera kolosale, çfarë ndodhi në vitet e mëvonshme në Shqipëri, për të dshmuar se edhe populi ynë mund të krijonte vepra të tilla  të  fuqishme filmore.

Definitivisht populli ynë u bë më i pasur edhe me një film historic që arriti ta portretizonte si duhet heroin tone të madh dhe legjendar me të gjitha vetitë e tij prej luftëtari dhe strategu të pashooq i  cili njihej nga mbarë bota.

“Skënderbeu” si film dhe hero sërish erdhi në Kosovë, gjithmonë madhështor, actual dhe i pamposhtur që synonte bashkimin e popullit tone kudo që ishte.

Dhe sërish e pamë se kush ishte dhe çka dëshironte, duke i dënuar edhe tradhëtitë e brendshme shqiptare.

Mendimet dhe veprimet e tij patriotike dhe çlirimtare janë bërë sinonim shekullor mbarëkombëtar dhe sa here që e mendojmë sendërtimin e idealeve tona, e kujtojmë kryetrimin tone  historic.

Pas vitit 1968 për here të pare në vendin tone erdhi filmi”Skënderbeu” dhe mendonim  se mbarë Kosova shkonte në qytetet e saj për ta shikuar heroin e vetë të dashur që kishte ardhur midis nesh.

Më kujtohet si sot se me ditë të tëra prisnim në rreshta për të blerë bileta hyrëse dhe për ta shikuar filmin tone të  adhuruar.Nuk mund t’u besonim  syve tanë se kishte ndodhur një mrekulli e tillë  aq e paparitur, për ta shikuar kryetrimin tone legjendar emri i të  cilit kishte qenë i ndalauar në të  gjitha viset kosovare.Erdhi ai vit i lumtur  përplot me rreze drite qëe edhe na ta shihnim në ekranet tona atë hero kombëtar “që pat shituar në njëzet e dy luftra ushtarët e Turqnisë”, siç shprehet Filip Shiroka në një poezi të tij antologjike.E shikonim, e adhuronim dhe qanim nga gëzimi, duke e krahasuar emrin e tij me atë të Ilirit tjetër-Leka i Madh, emrin e të cilit, thotë  Filip Shiroka, e mbante Skënderbeu”ku emër më të madh s’kishte mundur t’i jepte sulltani /se emrin e Iskanderit/që dheun e pat sunduemun/.

Duke e shikuar filmin ishim të bindur se heroi ynë i madh defilonte si i gjallë para syve tanë dhe hynte përfundimisht në zemrat tona rinore dhe në çdo zemër shqiptare që e shikonte atë film të rrallë dhe të mirëpritur për të gjithë ne.

Dhe Skënderbeu erdhi në ato vite në Kosovë si një Statujë  e gjallë e Marsit”, siç do të  thoshte ikona tjetër letrare, Fan S.Noli.

Filmi”Skënderbeu”, në koproduksion shqiptaro-rus, ishte një fakt i pamohuar dhe një realitet kohor që shënoi sukses të madh në artin kinematografik shqiptar.Nuk ishte aspka e lehtë  që të realizohej një  film i tillë në kushte e njohura pas luftës së dytë botërore kur i mbarë vendi vuante në skamje dhe mjetrrim.Ekzistonte një vullnet i madh dhe një dëshirë e fuqishme për t’u arritur ai qëllim fundamental.


(Vota: 2 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora