E shtune, 27.04.2024, 04:27 PM (GMT+1)

Kulturë

Luan Tetaj: Idetë iluministe të filozofit francez, Pjer Beli (Pierre Bayle 1647-1706)

E marte, 19.01.2010, 09:50 PM


IDETË ILUMINISTE TË FILOZOFIT FRANCEZ

PJER BELI (Pierre Bayle 1647-1706) 

Ma. Luan Tetaj

ltetaj@hotmail.com

Franca ishte pjesëmarrëse, si vendet e tjera evropiane, në zhvillimet shkencore dhe në rritjen demografike, ekonomike të shekullit të XVIII-të. Ndërsa lëvizja filozofike e vënies në dyshim të besimeve tradicionale në emër të arsyes është franceze dhe vetëm franceze. Përveç « Iluminizmit », gjuha, letërsia dhe arti francez shëndërrisin në tërë Evropën[1].

Idetë iluministe vuan arsyen si bazë për të gjykuar shoqërinë dhe njeriun. Dërgonin kritika shumë të forta regjimit  të vjetër. U përpjekën të japin një tablo shoqërisë për të ardhmën, e cila duhej të siguronte « lirinë, barazinë dhe lumturinë », për të gjitha shtresat njerëzore pa dallime origjine kombëtare apo race. Ai ishte i pari mendimtar që ndikoi fuqishëm në formimin e mendimit kritik të shek. të iluminizmit, i cili hapi rrugën e mendimit të lirë të shekullit XVIII-të[2].                                                                         

Iluminizmi e konsideronte mendjen njerëzore gjykatësin më të lartë. Këtë parim themelor e shprehte Pjer Beli nëpërmjet kundërvënies së mendjes ndaj besimit fetar. Idetë filozofike dhe iluministe të Pjer Belit për qëllim kishin lirimin e pavarur të mendjes njerëzore ndaj besimit (fetar).  Iluminizmi në kuptimin më të gjerë luftonte për lirinë e arsyes. Në këtë kuptim, idetë iluministe u manifestuan qartë edhe në fushëveprimin e moralit. Njeriut i mjafton arsyeja dhe drita natyrore si dhuratë e natyrës.                           

            

Pierre Bayle-Portreti i Filozofit
Pierre Bayle - Portreti i Filozofit
Pjer Bel të drejtat e ndërgjegjies i shpalli në emër të arsyes i cila nuk duhej shkelur as atëherë kur nuk ishte në përputhje më mirëbesimin. Pjer Beli e konsideronte të moralshëm çdo veprim të njeriut që është në pajtim me arsyen, atëherë, rrjedhimisht edhe njerëzit që nuk besonin në Zotin mund të ishin të moralshëm d.m.th. të ndershëm. Edhe në këtë mënyrë mund të ekzistonin shoqëri njerëzish të pafe. Sepse parimi i vetëm teorik dhe praktik i veprimit njerëzor u konsideruan vetëm arsyeja dhe nxitja[3].

            Vepra kryesore e Pjer Belit është quajtur « Fjalori historik dhe kritik », ai dëshironte që fjalori i tij ti shtyente njerëzit drejt tolerancës dhe harmonisë në mes veti. Shpirti jo religjioz dhe stili i këtij iluministi paralajmëron Volterin. Fjalori i tij prej nga u influencuan në shekullin XVIII-të paralajmëron shekullin e iluminizmit dhe enciklopedinë e Didërosë.

Fjalori historik dhe kritik i filozofit Bel përbën arritjen më të lartë të një nga filozofëve më eminent të shekullit XVII-të. I vendosur në Roterdam Beli ishte në qendër të debateve intelektuale si autor dhe si korrespondent i suksesshëm. Fjalori i tij arriti të përfaqësonte një punë shembullore të metodologjisë kritike. Autori me seriozitet ka mbledhur, krahasuar, pyetur, gjithmonë duke kërkuar shkallën më të lartë të sigurisë të të dhënave historike, edhe në rastet më specifike. Gjatë pesëdhjetë vjetëve përveç tetë botimeve dhe ribotimeve, ky fjalor u përkthye edhe në gjuhë të ndryshme si anglisht, gjermanisht etj[4].

Fjalori i Belit është quajtur « Arsenali i shekullit të iluminizmit » dhe është ribotuar shumë herë nga fetaret, po ashtu edhe nga skeptikët ku gjenin burimet dhe argumentet e tyre filozofike. Për ta shkatërruar rendin e vjetër shoqëror të paarsyeshëm, iluminizmit ju deshtë të luftonte themelet e  tij. Duke qenë fëmijë i një prifti ai studionte filozofinë të Jezuitet në Tuluzë ku edhe e përqafoj katolicizmin, para se të flitej për religjionin reformist bëhet skeptik. Pjer Beli ligjëron filozofinë në (Akademinë Protestante) në qytetin e Sedanit.    

Fjalorit Historik dhe Kritik i vitit 1780
Fjalorit Historik dhe Kritik i vitit 1780
I larguar nga Franca për shkak të politikës fetare të Luigjit XIV, vendoset në Holandë në vitin 1682, ku kaloi jetën deri në fund të ditëve të tij. Ligjëron filozofinë dhe publikon shumë vepra po ashtu edhe një revistë letrare « Të rejat e Republikës së shkrimit »[5].

Pjer Beli më shumë se kurrë e mbronte tolerancën dhe konsideronte që askush nuk mund të pretendoj të mbron të vërtetën për vete dhe të bëjë të tjerët të besojnë më forcë. Ai parashtronte mundësinë e zgjedhjes së fesë e cila shkaktonte pakënaqësi edhe në mesin e protestantëve. Për të problematika (çështja) e moralit është e pavarur nga feja, ateistët mund të kenë po aq ndjesi morale sa edhe katolikët. Apostulli i tolerancës dhe mendimit të lirë  u bë lajmëtari i parë i arsyeshëm gjatë shekullit të iluminizmit[6].



[1] Jean Carpentier, Et François Lebrun, Histoire de France, Paris, 2000, f. 217

[2] Historia e Kohës se Re (2), Tiranë, 1993, f. 28

[3] Masar Stavileci, Tema Letrare Franceze, Prishtinë, 1996, f. 63, 64

[4] Ur/:http://www.republique-des-lettres.fr. pierre-bayle.php

[5] Pierre Bayle, Oeuvres, par A Niderst, éd, Sociales Paris, 1971, f. 7

[6] Po aty. f. 8



(Vota: 4 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora